Nr. 8450, date 24 1999 per perpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftes



Yüklə 87 Kb.
tarix31.10.2018
ölçüsü87 Kb.
#77607














L I G J
Nr.8450, date 24.2.1999

PER PERPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTES,


TE GAZIT DHE NENPRODUKTEVE TE TYRE

Ne mbështetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës me propozimin e Këshillit te Ministrave,

K U V E N D I
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1


Shteti përcakton politiken e zhvillimit te veprimtarive ne fushën e përpunimit, transportimit dhe tregtimit te naftës, gazit dhe nënprodukteve te tyre, si dhe ushtron funksionin e tij rregullator, ne përputhje me nevojat e vendit, te mbrojtjes kombëtare dhe te sigurimit publik, duke respektuar parimet e ekonomisë se tregut.

Neni 2


Ne zbatim te këtij ligji, ministria, qe mbulon veprimtarinë e hidrokarbureve, është përfaqësuese e shtetit ne fushën e përpunimit, transportimit dhe tregtimit te naftës, gazit dhe nënprodukteve te tyre.
Për ndjekjen dhe realizimin e dispozitave te këtij ligji, si dhe te ligjit nr.7746, date 28.7.1993 "Për hidrokarburet" (kërkimi dhe prodhimi), me ndryshimet përkatëse, ne ministri funksionon Drejtoria e Përgjithshme e Hidrokarbureve.

Neni 3


Dispozitave te këtij ligji u nënshtrohen, pa asnjë dallim, te gjithë personat juridike, publike ose private, vendas apo te huaj, qe kane si objekt te veprimtarisë se tyre përpunimin, transportimin e tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve te tyre.
Përjashtimisht, Këshilli i Ministrave u jep personave juridike te caktuar, disa funksione apo kompetenca qe i përkasin sektorit publik dhe qe lidhen me zhvillimin e veprimtarive, objekt i këtij ligji.

Neni 4


Ushtrimi i veprimtarive ne fushën e përpunimit, transportimit dhe tregtimit te naftës, gazit e nënprodukteve te tyre behet vetëm nga persona juridike, pasi te jene pajisur paraprakisht me lejet dhe autorizimet përkatëse, sipas përcaktimeve te këtij ligji. Ne mungese te këtyre lejeve dhe autorizimeve, veprimtaria e kryer quhet e paligjshme.

Neni 5


Ushtrimi i veprimtarive te parashikuara ne kete ligj i nënshtrohet dispozitave te legjislacionit shqiptar për mbrojtjen e mjedisit.

Neni 6


Importimi dhe eksportimi i naftës, gazit dhe nënprodukteve te tyre behet lirisht, nga dhe ne cilindo shtet, ne përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe te marrëveshjeve ndërkombëtare te kësaj fushe, ku shteti ynë është pale, duke respektuar dobinë ekonomike.

Neni 7


Këshilli i Ministrave ka kompetence liberalizimin e çmimeve te shitjes me pakice te nënprodukteve te naftës dhe te gazit. Ne situata te veçanta tregu, Këshilli i Ministrave mund te vendose kufizime te përkohshme (çmime tavan apo dysheme) për çmimet e shitjes me pakice te nënprodukteve te naftës e te gazit.

Neni 8


Personat juridike, qe ushtrojnë veprimtari ne përputhje me kete ligj, janë te detyruar te paraqesin ne ministri informacion për programin e zhvillimit, si dhe te dhënat periodike, qe lidhen me realizimin e veprimtarisë se tyre. Lloji i te dhënave dhe informacionit, forma dhe afatet e dërgimit te tyre, nga personat juridike, përcaktohen kjo ministri.
Ministria përgjigjet për përpunimin dhe publikimin e këtij informacioni, duke përcaktuar formën, afatet dhe mënyrën e botimit.

Neni 9
Rezerva e sigurisë

1. Për mbulimin e nevojave te konsumit kombëtar ne periudha krize dhe situatash te jashtëzakonshme brenda territorit te vendit, rafineritë e naftës dhe shoqëritë e tregtimit me shumice janë te detyruara te mbajnë rezerva sigurie. Këshilli i Ministrave përcakton kategoritë e naftës dhe te nënprodukteve te saj, për te cilat duhet mbajtur rezerva e sigurisë.
2. Rafineritë e naftës dhe shoqëritë e tregtimit me shumice te naftës, gazit natyror dhe nënprodukteve te tyre janë te detyruara te mbajnë rezerva sigurie, te barabarta me 30 dite mesatare shitjeje, sasi qe llogaritet duke u mbështetur ne te dhënat dhe rezultatet faktike te veprimtarisë se vitit te mëparshëm.
3. Sasia e rezervës se sigurisë, qe detyrohet te mbaje çdo rafineri nafte dhe çdo shoqëri tregtimi me shumice, përcaktohet sipas kritereve te mësipërme, me urdhër te ministrit. Drejtoria e përgjithshme e hidrokarbureve përgjigjet për kontrollin e sasive te rezervës se sigurisë ne te gjitha subjektet.
Rafineritë e naftës dhe shoqëritë e tregtimit me shumice detyrohen te plotësojnë sasinë përkatëse te rezervës se sigurisë, brenda 9 muajve nga hyrja ne fuqi e këtij ligji.
4. Rafineritë e naftës, rezervën e sigurisë deri ne 50 për qind te sasisë se saj, mund ta mbajnë edhe ne formën e naftës bruto ne rezervuarët e tyre apo ne rezervuarët e shoqërive te prodhimit te naftës, me te cilat ato kane kontrata furnizimi. Shoqëria e tregtimit me shumice rezervën e sigurisë e mban ne rezervuarët prone te shoqërisë apo te marra ne përdorim prej saj ne baze te një kontrate.

Neni 10


Ne kuptim te këtij ligji, nafta, gazi natyror dhe nënproduktet e tyre klasifikohen ne kategori, si vijon:
Kategoria O
A. Nafta bruto
B. Gazi natyror

Kategoria I


A. Gazi i lëngshëm

Kategoria II


A. Benzine automjetesh
B. Benzine mjetesh te fluturimit ajror
C. Nënprodukte te tjera, te lëngshme si: benzol, toluol, ksilol, solven, white spirit.

Kategoria III


A. Gazoil (Diezel)
B. Vajguri ndriçues
C. Lende djegëse për mjetet e fluturimit ajror reaktive (kerozene)

Kategoria IV


A. Vajrat
B. Solare

Kategoria V


A. Bitum (asfalt)
B. Mazut

KREU II


PERSONAT JURIDIKE, QE USHTROJNE VEPRIMTARI TE PERPUNIMIT, TRANSPORTIMIT DHE TREGTIMIT TE NAFTES, GAZIT DHE NENPRODUKTEVE TE TYRE

Neni 11


Personat juridike, qe i nënshtrohen këtij ligji, ne përputhje me natyrën e veprimtarisë se ushtruar, klasifikohen si vijon:
a) rafineri nafte, qe ushtrojnë veprimtari te përpunimit te naftës bruto;
b) naftësjellës e gazsjellës, qe ushtrojnë veprimtarinë e transportimit te naftës bruto dhe te gazit natyror (kategoria O);
c) shoqëritë e tregtimit me shumice, qe ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit me shumice te naftës bruto, gazit dhe nënprodukteve te tyre;
ç) stacionet e shitjes se karburanteve, qe ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit te karburanteve për automjete;
d) njësitë e shitjes se lendeve djegëse, qe ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit te tyre për ngrohje te konsumatoreve.

Neni 12
Rafineritë e naftës

1. Rafineritë e naftës janë persona juridike, te themeluara ne formën e shoqërive anonime, te cilat me marrjen e leje se koncesionit, kryejnë veprimtari ne përpunimin e naftës bruto, duke prodhuar nënprodukte te saj. Rafineritë e naftës për tregtimin e produkteve te tyre kane te drejte te formojnë shoqëri tregtimi me shumice te nënprodukteve te naftës apo te zotërojnë aksione ne një shoqëri te tille. Ne këto raste rafineritë e naftës duhet te respektojnë dispozitat lidhur me konkurrencën.
2. Ndërtimi i rafinerive te reja te naftës behet vetëm me leje te posaçme te Këshillit te Ministrave, pasi te jete plotësuar paraprakisht dokumentacioni i përcaktuar nga ministria.
3. Rafineritë e naftës kane te drejte te përpunojnë nafte bruto te prodhimit te vendit ose me origjine nga importi. Ato kane te drejte te realizojnë marrëveshje për furnizimin me nafte bruto me shoqëri prodhuese te naftës, me naftësjellës, me shoqëri te tregimit me shumice, si dhe kane te drejte te realizojnë marrëveshje për importimin e naftës bruto.
4. Rafineritë e naftës kane te drejte t'i shesin prodhimet e tyre ne vend dhe për eksport.
5. Rafinerive te naftës u ndalohet te lidhin çfarëdo marrëveshje për furnizim te drejtpërdrejtë te stacioneve te shitjes se karburanteve, te njësive te shitjes se lendeve djegëse, te shoqërive qe tregtojnë me pakice apo shoqërive te papajisura me leje, sipas përcaktimeve te këtij ligji.
6. Rafineritë e naftës përgjigjen për markën e prodhimit dhe cilësinë e nënprodukteve te naftës te prodhuara prej tyre.
7. Rafineritë e naftës përgjigjen për respektimin e normave te përcaktuara ne kete ligj, lidhur me rezervën e sigurisë.

Neni 13
Naftësjellësit, gazsjellësit

1. Naftësjellësit dhe gazsjellësit janë persona juridike te themeluar si shoqëri anonime, qe, ne baze te lejes se koncesionit, kane te drejte te realizojnë veprimtari te importimit, eksportimit dhe transportimit me ane te instalimeve te tyre te naftës bruto dhe gazit natyror, te vendit ose te importit, deri ne vendin përcaktuar te pranimit nga rafineritë e naftës ose shoqëritë e tregtimit me shumice. Instalimet e naftësjellësve dhe gazsjellësve përfshijnë linjat (tubacionet), rezervuarët e magazinimit (stokimit) dhe pajisjet e tjera, qe shërbejnë për transportimin dhe trajtimin e fluidit.
2. Ndërtimi i naftësjellësve dhe gazsjellësve për transportimin, importimin dhe eksportimin e naftës bruto dhe te gazit natyror, behet me vendim te Këshillit te Ministrave.
3. Personat juridike, qe ushtrojnë veprimtari te prodhimit ne vend te naftës bruto dhe te gazit natyror, kane te drejte te ndërtojnë instalimet përkatëse dhe te ushtrojnë veprimtari te transportimit, ne përputhje me dispozitat e ligjit nr.7746, date 28.7.1993 "Për hidrokarburet" (kërkimi dhe prodhimi).
4. Transportimi i naftës bruto dhe i gazit natyror për import a eksport realizohet nëpërmjet kontratave qe sigurojnë furnizimin e vazhduar shumëvjeçar te konsumatoreve. Një kopje e këtyre kontratave, brenda 10 ditëve nga data e lidhjes se saj, depozitohet ne Drejtorinë e Përgjithshme te Hidrokarbureve.

Neni 14
Shoqëritë e tregtimit me shumice



1. Veprimtaria e tregtimit me shumice te naftës bruto, gazit natyror dhe nënprodukteve te tyre, te vendit a te importit, ushtrohet nga shoqëritë e tregtimit me shumice. Përjashtim nga ky rregull bëjnë: a. personat juridike qe prodhojnë hidrokarbure ne baze te ligjit nr.7746, date 28.7.1993 "Për hidrokarburet" (kërkimi dhe prodhimi), te cilët kane edhe te drejtën e tregimit te prodhimit te tyre; b. rafineritë e naftës te cilat do te tregtojnë prodhimet e tyre. Shoqëritë e tregtimit me shumice kane te drejte ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre ne te gjithë ose ne një pjese te territorit te vendit. Këto shoqëri disponojnë impiante për depozitimin e na ftës, gazit dhe nënprodukteve te tjera dhe përgjigjen për funksionimin e këtyre impianteve, ne përputhje me normat teknike te miratuara nga ministria dhe masat e Mbrojtjes Nga Zjarri (MNZ).
2. Tregtimi me shumice i naftës, gazit dhe nënprodukteve te tjera ushtrohet vetëm nga shoqëritë tregtare, te themeluara ne formën e shoqërive anonime, pasi te jene pajisur me leje tregtimi, sipas dispozitave te këtij ligji.
3. Shoqëritë e tregtimit me shumice kane te drejte te themelojnë apo te marrin pjese ne shoqëri qe ushtrojnë veprimtari si stacione te shitjes se karburanteve apo njësi te lendeve djegëse.
4. Shoqëritë e tregtimit me shumice transportimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve te tyre e bëjnë me naftësjellës, ne baze te kontratës se transportit, te lidhur me to, me mjete transporti hekurudhor, detar dhe tokësor, te cilat janë te pajisura me licence, ne përputhje me ligjin nr.8308, date 18.8.1998 "Për transportet rrugore". Këto mjete transporti mund te jene prone e shoqërisë se tregtimit me shumice ose mund te merren ne përdorim prej tyre kundrejt pagesës. Shoqëria e tregtimit me shumice përgjigjet për sasinë dhe cilësinë e ngarkesës gjate transportit.
5. Shoqëritë e tregtimit me shumice janë te detyruara te furnizojnë ne mënyrë te pandërprerë impiantet e tyre dhe, njëkohësisht, te garantojnë furnizimin normal te kontraktoreve me produktet përkatëse. Ne zbatim te këtij detyrimi ato duhet te mbajnë dokumentacion te veçante sipas përcaktimeve te bëra nga ministri i Financave dhe ministri përgjegjës për hidrokarburet.
6. Shoqëritë e tregtimit me shumice e realizojnë veprimtarinë e tyre ne tregun e brendshëm, si dhe eksportimin e importimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve te tyre nëpërmjet kontratës. Kryerja e pagesave për importet dhe eksportet, shlyerja e detyrimeve te tjera kontraktore, si dhe çdo detyrim doganor e fiskal, qe lidhet me këto shoqëri, behet nëpërmjet dokumentacionit bankar.
7. Shoqëritë e tregtimit me shumice kane te drejte te furnizojnë me nënproduktet përkatëse te naftës dhe gazit mjetet detare dhe ajrore.
8. Shoqëritë e tregtimit me shumice përgjigjen për dërgimin ne ministri ne afatet e caktuara te informacionit te kërkuar për veprimtarinë e tyre.
9. Shoqëritë e tregtimit me shumice përgjigjen për markën e produktit dhe cilësinë e nënprodukteve te naftës dhe gazit qe tregtojnë. Ato kane te drejte te ushtrojnë kontroll ne stacionet e shitjes se karburanteve apo ne njësitë e shitjes se lendeve djegëse te furnizuara prej tyre, me qellim te garantimit te cilësisë se nënprodukteve te naftës dhe gazit, qe u ofrohen konsumatoreve.
10. Shoqëritë e tregtimit me shumice përgjigjen për respektimin e normave te përcaktuara ne kete ligj, lidhur me rezervën e sigurisë.

Neni 15
Stacionet e shitjes se karburanteve

1. Veprimtaria e tregtimit me pakice te karburanteve, ku përfshihen nënproduktet e kategorisë I, II dhe III, te përcaktuara ne nenin 10 te këtij ligji, ushtrohet nga stacionet e shitjes se karburanteve.
Stacionet e shitjes se karburanteve janë persona juridike, qe themelohen ne një nga format e shoqërive te parashikuara nga legjislacioni tregtar.
Stacionet e shitjes se karburanteve lejohen te ushtrojnë veprimtarinë e tyre vetëm pasi te jene pajisur nga organi kompetent me autorizimin përkatës, sipas këtij ligji, me kusht qe ndërtimi i instalimeve dhe funksionimi i tyre gjate ushtrimit te veprimtarisë te jene ne përputhje me kushtet teknike te përcaktuara nga ministria.
2. Stacionet e shitjes se karburanteve janë te detyruara te furnizohen vetëm nga shoqëritë e tregtimit me shumice, te licencuara sipas këtij ligji, ne baze te kontratave te lidhura ndërmjet tyre.
3. Stacionet e shitjes se karburanteve, mbështetur ne llojin e marrëveshjes tregtare te bashkëpunimit me shoqëritë e tregtimit me shumice, klasifikohen si vijon:
- Stacione qe furnizohen ekskluzivisht nga një shoqëri tregtimi me shumice, te cilat janë te detyruara te mbajnë markën e saj tregtare. Këto stacione, për ekspozimin e markës se shoqërisë se tregtimit me shumice dhe për informimin e konsumatoreve, janë te detyruara te vendosin tabela te dukshme e te dallueshme qarte nga distanca. Deri ne përfundim te afatit te marrëveshjes tregtare te bashkëpunimit ekskluziv, përkatës, këtyre stacioneve u ndalohet te furnizohen me karburante te shoqërive te tjera te tregtimit me shumice, qofte drejtpërdrejt ose tërthoras;
- stacionet te quajtura te bardha, nuk kane veprimtari te mbështetur ne një marrëveshje tregtare bashkëpunimi ekskluziv me një shoqëri tregtimi me shumice. Këto stacione kane te drejte te mbajnë markën e tyre te posaçme tregtare. Rregullat për mbajtjen e një marke te posaçme përcaktohen nga ministri përgjegjës për hidrokarburet. Stacioni i shitjes se karburanteve është i detyruar qe, brenda 10 ditëve nga data e nënshkrimit, te depozitoje ne Drejtorinë e Përgjithshme te Hidrokarbureve një kopje te marrëveshjes tregtare te bashkëpunimit ekskluziv.
4. Stacioneve te shitjes se karburanteve u ndalohet te tregtojnë karburante për mjete transporti, detar e ajror, si dhe lende djegëse te lëngëta apo te gazta.
5. Ne çdo stacion te shitjes se karburanteve duhet te jene te ekspozuara, ne mënyrë te dukshme dhe te qarte llojet e karburanteve qe tregtojnë, çmimet e tyre, koha e punës dhe shërbimet e tjera qe kryhen nga stacioni.
6. Stacionet e shitjes se karburanteve përgjigjen për cilësinë e karburanteve, duke ruajtur për kete qellim edhe kampionet përkatëse te karburanteve, te furnizuara nga shoqëritë e tregtimit me shumice.
7. Ne çdo stacion te shitjes se karburanteve mbahet dokumentacioni, ne përputhje me normat e përcaktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Hidrokarbureve.

Neni 16
Njësitë e lendeve djegëse

1. Veprimtaria e tregtimit me pakice te lendeve djegëse për ngrohje për konsumatoret ushtrohet nga njësitë e lendeve djegëse.
Njësitë e shitjes se lendeve djegëse janë vetëm persona juridike, te themeluar ne njërën nga format e shoqërive te parashikuara nga legjislacioni shqiptar.
Njësitë e shitjes se lendeve djegëse lejohen te ushtrojnë veprimtarinë e tyre pasi te jene pajisur nga organi kompetent me autorizimin përkatës sipas këtij ligji.
Njësive te shitjes se lendeve djegëse u ndalohet te tregtojnë karburante për automjete, si dhe qe te ushtrojnë veprimtarinë e tyre pranë stacioneve te shitjes se karburanteve.
2. Instalimet e njësive te lendeve djegëse, qe përfshijnë pajisjet e depozitimit dhe ato te shitjes, dhe funksionimi i këtyre njësive duhet te jene ne përputhje me normat teknike te përcaktuara nga ministria dhe me rregullat e MNZ-se.
3. Njësitë e shitjes se lendeve djegëse janë te detyruara qe furnizimin e tyre ta bëjnë vetëm nga shoqëritë e tregtimit me shumice, te licencuara sipas këtij ligji. Ato përgjigjen për cilësinë e produkteve qe tregtojnë
4. Ne njësitë e shitjes se lendeve djegëse duhet te jene te ekspozuar informacioni për llojet e lendeve djegëse për ngrohje qe tregtojnë, çmimet e tyre, koha e punës dhe shërbimet e tjera qe kryhen nga njësia.

KREU III
LEJA E KONCESIONIT, LEJA E TREGTIMIT, AUTORIZIMET DHE PROCEDURA E DHENIES SE TYRE

Neni 17

Personat juridike qe ushtrojnë veprimtari te përpunimit, transportimit dhe tregtimit te naftës bruto, gazit natyror dhe nënprodukteve te tyre, përpara fillimit te ushtrimit te veprimtarisë përkatëse janë te detyruar te pajisen me leje koncesioni, leje tregtimi ose autorizimi.



Neni 18
Leja e koncesionit

1. Leja e koncesionit u jepet personave juridike, te parashikuar ne pikat "a" dhe "b" te nenit 11 te këtij ligji.


2. Leja e koncesionit jepet me vendim te Këshillit te Ministrave përpara fillimit te punimeve për ndërtimin e instalimeve, për një periudhe deri ne 30 vjet me te drejte përsëritjeje.

Neni 19
Leja e tregtimit

1. Leja e tregtimit u jepet personave juridike te parashikuar ne piken "c" te nenit 11 te këtij ligji, te cilët ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit te naftës dhe gazit dhe nënprodukteve te tyre, për kategoritë përkatëse, te parashikuara ne nenin 10.
2. Lejet e tregtimit ndahen ne tri lloje, si vijon:
a. leja e tregtimit, e llojit A:
Leje tregtimi për shoqëritë qe tregtojnë produkte te kategorisë 0, II, III, IV dhe V, me përjashtim te nënprodukteve qe destinohen për furnizimin e mjeteve te fluturimit ajror.
b. leja e tregtimit, e llojit B:
Leje tregtimi për shoqëritë qe tregtojnë produkte te kategorisë I (gaz i lëngshëm).
c. leja e tregtimit, e llojit C:
Leje tregtimi për shoqëritë qe tregtojnë karburante për mjetet e fluturimit ajror.
3. Lejet e tregtimit te llojit A, B, C jepen nga ministri përgjegjës për hidrokarburet, sipas kritereve dhe procedurave te parashikuara ne kete ligj dhe te akteve nënligjore te nxjerra ne baze dhe për zbatim te tij nga Këshilli i Ministrave.
4. Lejet e tregtimit jepen me afat 10 vjet me te drejte rinovimi.

Neni 20
Autorizimet

1. Autorizimet u jepen personave juridike, te parashikuar ne pikat "ç" dhe "d", te nenit 11 te këtij ligji, te cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre për tregtimin e karburanteve për automjete (stacionet e shitjes se karburanteve) dhe për shitjen e lendeve djegëse (njësitë e shitjes se lendeve djegëse).
2. Autorizimet për personat juridike, qe ushtrojnë veprimtaritë e parashikuara ne pikat "ç" dhe "d" te nenit 11, jepen nga organi i pushtetit vendor për një periudhe deri ne 5 vjet me te drejte përsëritjeje.
3. Autorizimet për personat juridike, qe ushtrojnë veprimtarinë e stacionit te karburanteve te ndërtuara ne autostrada, jepen nga ministri përgjegjës për transportin, për një periudhe deri ne 10 vjet, me te drejte përsëritjeje.
4. Kriteret dhe procedurat për dhënien e autorizimeve përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.

Neni 21
Kushtet e dhënies se lejeve te tregtimit

Personat juridike, qe paraqesin kërkesë për leje tregtimi sipas nenit 19 te këtij ligji, janë te detyruar te plotësojnë kushtin e kapitalit minimal te shoqërisë dhe atë te kapacitetit te depozitimit ne instalimet prone te saj ose te marra ne përdorim me kontrate, për një periudhe kohe te barabarte me atë te vlefshmërisë se lejes se tregtimit. Kushtet e dhënies se lejes se tregtimit përcaktohen nga Këshilli i Ministrave. Kushti i kapitalit minimal duhet te jete i specifikuar sipas llojit te lejes se kërkuar, ndërsa kushti i kapacitetit te depozitimit te jete i specifikuar, sipas llojit te lejes dhe kategorisë se produkteve qe tregtojnë.

KREU IV
KONTROLLI MBI PERSONAT JURIDIKE, QE USHTROJNE VEPRIMTARI TE PERPUNIMIT, TRANSPORTIMIT DHE TREGTIMIT TE NAFTES, GAZIT DHE NENPRODUKTEVE TE TYRE

Neni 22

Shteti organizon dhe ushtron kontroll ne personat juridike qe veprojnë ne fushën e përpunimit, transportimit dhe tregtimit te naftës, gazit dhe nënprodukteve te tyre. Drejtimet kryesore te këtij kontrolli janë :


- Respektimi i normave teknike dhe i masave te mbrojtjes nga zjarri ne instalimet, impiantet dhe pajisje qe përdoren nga persona juridike;
- respektimi i treguesve cilësore i standardeve ligjore dhe dispozitave te tjera ligjore e nënligjore, ne parandalimin e abuzimeve dhe falsifikimeve qe mund te kryhen nga persona juridike;
- respektimi i dispozitave ligjore e nënligjore, lidhur me rezultatet financiare dhe plotësimit te detyrimeve fiskale te personave juridike ndaj shtetit.

Neni 23
Inspektorati Shtetëror i Kontrollit te Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve te tyre

1. Organi shtetëror, i specializuar për kontrollin e veprimtarisë se personave juridike te ushtruar ne përputhje me dispozitat e këtij ligji, është Inspektorati Shtetëror i Kontrollit te Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve te tyre, qe funksionon dhe varet nga ministri përgjegjës për hidrokarburet.
Ne përbërje te këtij Inspektorati funksionon Laboratori Qendror i Kontrollit.
2. Inspektorati Shtetëror i Kontrollit te naftës, gazit dhe nënprodukteve te tyre përgjigjet për ushtrimin e kontrollit për zbatimin e kushteve te parashikuara ne lejet apo autorizimet përkatëse qe u janë dhënë personave juridike, ne instalimet, impiantet dhe pajisjet e përdorura, ne mënyrë qe ato te respektojnë normat teknike te masave mbrojtëse ndaj zjarrit, treguesit cilësore, standardet shtetërore dhe dispozitat ligjore e nënligjore, me qellim parandalimin e abuzimeve dhe falsifikimeve qe mund te kryhen. Për realizimin e këtyre detyrave ai bashkëpunon me organet e tjera shtetërore.
Rregullat për organizimin, funksionimin dhe veprimtarinë e Inspektoratit Shtetëror te Kontrollit te Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve te tyre përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.

Neni 24
Kontrolli nga organet doganore dhe tatimore

Ministria e Financave, me strukturat e saj te organeve tatimore e doganore, organizon dhe ushtron kontroll ndaj personave juridike qe i nënshtrohen këtij ligji, lidhur me respektimin e dispozitave ligjore, qe lidhen me rezultatin financiar te tyre dhe plotësimin e detyrimeve fiskale e doganore ndaj shtetit, për kontrollin e treguesve cilësore e sasiore, si dhe te normave te tjera ligjore e nënligjore për parandalimin e abuzimeve e falsifikimeve, qe nga çasti i hyrjes se mallit ne pikat doganore, deri ne procesin përfundimtar te shitjes se tyre.

Neni 25
Sanksionet

Veprimtaria e personave juridike qe shkel dispozitat e këtij ligji, ne rast se nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobe si vijon:
a) Për shkelje te nenit 8 masa e gjobës është nga 30 000 leke deri ne 50 000 leke.
b) Për mosrespektim te sasisë se rezervës se sigurisë dhe afateve te plotësimit te tyre, sipas nenit 9, masa e gjobës është deri ne 50 për qind te vlerës se sasisë se produktit, qe mungon nga kuota e përcaktuar si rezerve sigurie.
c) Për shkelje te nenit 12 pika 5, masa e gjobës është nga 800 000 leke deri ne 1 000 000 leke.
ç) Për shkelje te nenit 14 pika 9, ku thuhet: "Shoqëritë e tregtimit me shumice përgjigjen për markën e produktit dhe cilësinë e naftës, gazit dhe nënprodukteve te tyre qe tregtojnë", masa e gjobës është nga 500 000 leke deri ne 700 000 leke.
d) Për shkelje te nenit 15 pika 3 paragrafi i pare, për secilin detyrim veç e veç dhe paragrafi i dyte për dorëzimin e marrëveshjes ne afat, si dhe për piken 4 dhe piken 6, masa e gjobës është nga 300 000 leke deri ne 500 000 leke.
dh) Për shkelje te nenit 16 pika 3, masa e gjobës është nga 100 000 leke deri ne 200 000 leke.
e) Për mosrespektimin e normave teknike ne instalimet, impiantet dhe pajisjet te cilat përdoren nga personat juridike, qe ushtrojnë veprimtari sipas këtij ligji, masa e gjobës është:
- Për rafineritë e naftës, naftësjellësit, gazsjellësit nga 300 000 leke deri ne 500 000 leke.
- Për shoqëritë e tregtimit me shumice nga 200 000 leke deri ne 400 000 leke.
- Për stacionet e shitjes se karburanteve dhe njësitë e shitjes se lendeve djegëse nga 100 000 leke deri ne 300 000 leke.
e) Ne rast kur ushtrohet veprimtari pa leje, konform dispozitave te këtij ligji, personi dënohet me gjobe nga 4 000 000 leke deri ne 5 000 000 leke.
Masa e gjobës se parashikuar ne shkronjën "a" dhe "b" te këtij neni jepet nga Drejtoria e Përgjithshme e Hidrokarbureve, kurse te gjitha gjobat e tjera jepen nga Inspektorati Shtetëror i Kontrollit te Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve te tyre.
Ne rast përsëritjeje te shkeljeve te mësipërme organi kompetent ka te drejtën e heqjes se lejes se koncesionit, te tregtimit apo autorizimit përkatës për ushtrimin e veprimtarisë.
Ankimi kundër vendimit te dënimit me gjobe behet ne përputhje me kushtet dhe procedurat e parashikuara ne ligjin nr.7697, date 7.4.1993 "Për kundërvajtjet administrative".

Neni 26
Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2326, date 3.3.1999 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Rexhep Meidani





























LIGJ
Nr .9218, date 8.4.2004

PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NE LIGJIN NR.8450, DATE 24.2.1999 "PER PERPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTES, GAZIT DHE NENPRODUKTEVE TE TYRE"

Ne mbështetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:

Ne ligjin nr.8450, date 24.2.1999 "Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve te tyre", bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Ne nenin 9, pas pikës 2 shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:


"Duke filluar nga viti 2007 deri ne vitin 2010 rezerva e sigurisë do te jete e barabarte me 60 dite mesatare shitjeje, ndërsa nga viti 2010 e ne vazhdim rezerva e sigurisë do te jete e barabarte me 90 dite mesatare shitjeje.".

Neni 2


Ne nenin 11 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Ne shkronjën "ç", pas fjalëve "veprimtarinë e tregtimit te karburanteve" shtohen fjalët "gazit te lëngshëm dhe vajrave lubrifikante.".
2. Ne fillim te shkronjës "d" shtohen fjalët "Stacionet dhe", ndërsa fjala "ngrohje" zëvendësohet me fjalët "përdorim rezidencial".

Neni 3


Pas nenit 12 shtohet neni 12.1 me këtë përmbajtje:

"Neni 12.1

Impiantet e përpunimit te nënprodukteve te naftës
1. Impiantet e përpunimit te nënprodukteve te naftës janë persona juridike, te krijuar sipas legjislacionit ne fuqi, qe ushtrojnë veprimtari ne fushën e ripërpunimit te nënprodukteve te naftës, për te prodhuar nënprodukte te reja.
2. Ndërtimi dhe funksionimi i impianteve te përpunimit te nënprodukteve te naftës bëhen pasi ato te jene pajisur me "Leje përpunimi", sipas procedurave dhe kushteve te përcaktuara me vendim te Këshillit te Ministrave.
3. Impiantet e përpunimit te nënprodukteve te naftës e zhvillojnë veprimtarinë e shitjes se prodhimeve te tyre vete ose nëpërmjet një shoqërie tjetër tregtimi me shumice, vetëm pas marrjes se lejes se tregtimit nga ministria përgjegjëse për hidrokarburet.
4. Impiantet e përpunimit te nënprodukteve te naftës përgjigjen për markën e prodhimit dhe
cilësinë e produkteve qe prodhojnë.
5. Subjektet zotëruese te impianteve te përpunimit te nënprodukteve te naftës kane te drejte te themelojnë apo te marrin pjese ne shoqëritë, qe ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit me pakice te prodhimeve te tyre.".

Neni 4


Ne nenin 14 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Ne fund te pikës 7 shtohen fjalët "si dhe konsumatoret e mëdhenj industriale (kombinate,
fabrika dhe uzina)."
2. Pas pikës 10 shtohen pikat 11 dhe 12 me këtë përmbajtje:
"11. Shoqëritë anonime te pajisura me leje tregtimi, qe ndryshojnë emrin e subjektit juridik,
kane te drejte te bëjnë shtesa ose ndryshim kategorie, brenda te njëjtit lloj lejeje, duke respektuar afatin e lejes se mëparshme dhe duke plotësuar, për secilën kategori, kushtet dhe normat teknike, te vërtetuara nga Inspektorati Shtetëror i Kontrollit te Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve te tyre.
12. Futja ne treg dhe përdorimi i pajisjeve nen presion, qe shërbejnë për trajtimin dhe ambalazhimin e gazit te lëngshëm te naftës nga shoqëritë e tregtimit me shumice te këtij nënprodukti (GLN), behet vetëm kur ato plotësojnë kërkesat e ligjit nr.8739, date 12.2.2001 "Për garantimin e sigurisë se punës te pajisjeve nen presion". Shoqëritë e tregtimit me shumice te gazit te lëngshëm te naftës bëjnë mbushjen e bombolave me këtë nënprodukt.".

Neni 5


Ne nenin 15, paragrafi i pare i pikës 1 ndryshohet si me poshtë:
"Veprimtaria e tregtimit me pakice te karburanteve, gazit te lëngshëm për automjete dhe
vajrave lubrifikante, ku përfshihen nënproduktet e kategorive I, II, III dhe IV/A, kryhet nga stacionet e shitjes se karburanteve. Me përjashtim te nënproduktit te kategorisë IV/A, nënproduktet e tjera tregtohen vetëm nëpërmjet aparateve te matjes dhe te regjistrimit te sasisë se shitjes. Stacionet e shitjes se karburanteve, gazit te lëngshëm për automjete dhe vajrave lubrifikante ndalohen te mbushin bombola me gaz te lëngshëm për përdorim shtëpiak apo tregtar.".

Neni 6


Ne nenin 16 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Paragrafi i pare i pikës 1 ndryshohet si me poshtë:
" Veprimtaria e tregtimit me pakice te lendeve djegëse për ngrohje dhe gatim për
konsumatoret kryhet nga stacionet dhe njësitë e lendeve djegëse.".
2. Pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:
"5. Njësitë e tregtimit me pakice te bombolave te gazit te lëngshëm te naftës janë te detyruara te respektojnë kushtet dhe rregullat teknike për përpunimin e këtyre bombolave, te përcaktuara me vendim te Këshillit te Ministrave.".

Neni 7


Ne nenin 17, pas fjalëve "leje koncesioni" shtohen fjalët "leje përpunimi".

Neni 8


Ne nenin 18, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
"3. Kushtet dhe procedurat për dhënien e lejeve te koncesionit përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave."

Neni 9


Pas nenit 18 shtohet neni 18.1 me këtë përmbajtje:

"Neni 18.1

Leja e përpunimit
1. Leja e përpunimit u jepet personave juridike, te pë rcaktuar ne shkronjën "a. 1" te nenit 11
te këtij ligji, te cilët kryejnë veprimtarinë e përpunimit te nënprodukteve te naftës.
2. Leja e përpunimit jepet nga ministri përgjegjës për hidrokarburet, sipas kushteve dhe
procedurave te këtij ligji dhe te akteve nënligjore te miratuara nga Këshilli i Ministrave.
3. Lejet e përpunimit jepen për 20 vjet, me te drejte rinovimi.",

Neni 10


Ne nenin 20 pika 1 fjalët "për tregtimin e karburanteve" zëvendësohen me fjalët "për tregtimin e karburanteve"gazit te lëngshëm te naftës dhe vajrave lubrifikante".

Neni 11


Ne nenin 23 pika 2 ndryshohet si me poshtë:
"2. a) Inspektorati Shtetëror i Kontrollit te Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve te tyre përgjigjet për:
- zbatimin dhe respektimin e normave dhe te kushteve teknike ne përdorimin e instalimeve, impianteve dhe pajisjeve përkatëse, nga personat juridike, qe kryejnë veprimtari ne përputhje me dispozitat e këtij ligji;
- zbatimin e kushteve te përcaktuara ne lejet apo autorizimet përkatëse, qe u janë dhënë personave juridike, qe ato te respektojnë normat teknike për mbrojtjen nga zjarri dhe ruajtjen e mjedisit;
- respektimin e treguesve cilësore te standardeve apo rregullave shtetërore për cilësinë e
naftës, gazit dhe nënprodukteve te tyre, për parandalimin e abuzimeve dhe te falsifikimeve;
- kryerjen e analizave ne laboratorin qendror te Inspektoratit Shtetëror te Kontrollit te Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve te tyre, për sasitë e importuara, para zhdoganimit, për sasitë e prodhuara ne vend, si dhe për kontrollin periodik te detyrueshëm te tregut te brendshëm.
Shpenzimet për kontrollin e cilësisë përballohen nga vete subjektet, ne vlerën qe caktohet nga ministri përgjegjës për hidrokarburet.
b) Për realizimin e këtyre detyrave Inspektorati Shtetëror i Kontrollit te Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve te tyre bashkëpunon me organet e tjera shtetërore dhe te qeverisjes vendore, qe mbulojnë fushën e ndërtimit, te rendit publik, te veprimtarisë tregtare, te mbrojtjes nga zjarri dhe te ruajtjes se mjedisit.
c) Rregullat për organizimin, funksionimin, financimin dhe administrimin e te ardhurave nga Inspektorati Shtetëror i Kontrollit te Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve te tyre përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave. "

Neni 12


Ne fund te nenit 24 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
"Kontrolli i treguesve cilësore për zhdoganimin e mallit behet nga Inspektorati Shtetëror i
Kontrollit te Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve te tyre.".

Neni 13


Neni 25 ndryshohet si me poshtë:

"Neni 25


Sanksionet
1. Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbejnë vepër penale, përbejnë kundërvajtje
administrative dhe dënohen me gjobe.
a) Për shkelje te nenit 8 masa e gjobës është nga 50 000 leke deri ne 100 000 leke.
b) Për mosrespektim te sasisë se rezervës te sigurisë dhe te afateve te plotësimit te tyre, sipas nenit 9, masa e gjobës është deri ne 50 për qind e vlerës se sasisë se produktit, qe mungon nga kuota e përcaktuar si rezerve sigurie.
c) Për shkelje te nenit 12 pikat 5 e 6 masa e gjobës është nga 800 000 leke deri ne 1 000 000
leke për secilën, veç e veç nga pikat e lartpërmendura.
ç) Për shkelje te nenit 14 pika 5 masa e gjobës është nga 50 000 leke deri ne 100 000
leke.
d) Për shkelje te nenit 14 pika 6 masa e gjobës është nga 800 000 leke deri ne 1 000 000 leke.
dh) Për shkelje te nenit 14 pika 9 masa e gjobës është nga 500 000 leke deri ne 700 000
leke.
e) Për shkelje te nenit 14 pika 12 subjekti gjobitet:
i) ne masën nga 300 000 leke deri ne 500 000 leke kur mbush dhe tregton bombola te gazit
te lëngshëm te naftës te pakolauduara;
ii) ne masën nga 100 000 leke deri ne 200 000 leke kur ve ne qarkullim bombola me gaz te lëngshëm te naftës, qe nuk kane identitetin e shoqërisë (ngjyra, marka, tapa e stampuar) ose kur ato janë nen peshën e deklaruar;
iii) ne masën nga 500 000 leke deri ne 700 000 leke kur subjekti bën mbushje te bombolave
te gazit te lëngshëm jashtë impianteve te pajisura me lejen përkatëse.
e) Për shkelje te nenit 15 pika 1 paragrafi i pare masa e gjobës është nga 50 000 leke deri ne
100 000 leke.
f) Për shkelje te nenit 15 pika 3 paragrafi i pare për secilin detyrim veç e veç dhe paragrafi i dyte, për dorëzimin e marrëveshjes ne afat, si dhe për shkelje te pikave 4 e 6 masa e gjobës është nga 300 000 leke deri ne 500 000 leke.
g) Për shkelje te nenit 15 pika 7 masa e gjobës është nga 70 000 leke deri ne 100 000
leke.
gj) Për shkelje te nenit 16 pika 3 masa e gjobës është nga 100 000 leke deri ne 200 000
leke.
h) Për shkelje te nenit 16 pika 4 masa e gjobës është nga 30 000 leke deri ne 50 000
leke.
i) Për mosrespektim te kushteve dhe te normave teknike ne instalimet, impiantet dhe pajisjet
masa e gjobës është:
- nga 700 000 leke deri ne 1 000 000 leke për rafineritë e naftës, impiantet e përpunimit,
naftësjellësit e gazsjellësit, si dhe instalimet bregdetare;
- nga 300 000 leke deri ne 500 000 leke për shoqëritë e tregtimit me shumice;
- nga 2 00 000 leke deri ne 300 000 leke për stacionet e shitjes se karburanteve dhe njësitë e
shitjes se lendeve djegëse.
j) Ushtrimi i veprimtarisë pa leje ose pa autorizim, konform dispozitave te këtij ligji përbën
shkelje dhe subjekti gjobitet si me poshtë:
i) nga 4 000 000 leke deri ne 5 000 000 leke për rafineritë e naftës, impiantet e përpunimit,
naftësjellësit e gazsjellësit, instalimet bregdetare dhe shoqëritë e tregtimit me shumice;
ii) nga 700 000 leke deri ne 1 000 000 leke për stacionet e shitjes se karburanteve dhe
stacionet e njësitë e shitjes se lendeve djegëse.
Masa e gjobës, e parashikuar ne shkronjat "a" dhe "b" te këtij neni, jepet nga Drejtoria e Përgjithshme e Hidrokarbureve, kurse te gjitha gjobat e tjera jepen nga Inspektorati Shtetëror i Kontrollit te Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve te tyre.
2.1. Ne rast përsëritjeje te shkeljeve te mësipërme ose te moszbatimit te sanksioneve te dhëna për këto shkelje, organi përgjegjës ka te drejtën e bllokimit te veprimtarisë se subjektit deri ne 30 dite, duke pezulluar veprimin e lejes se koncesionit, lejes se përpunimit, lejes se tregtimit apo te autorizimit.
2.2. Ne rast mosplotësimi nga subjekti te kushtit te bllokimit te përkohshëm ose te përsëritjes, qofte edhe te njërës prej shkeljeve te mësipërme, organi qe vendos sanksionin i propozon organit përgjegjës heqjen e lejes se koncesionit, lejes se përpunimit, lejes se tregtimit apo te autorizimit përkatës për ushtrimin e veprimtarisë.
3. Te ardhurat e përfituara nga gjobat e vena ndahen si me poshtë:
a) 10 për qind organit qe vendos gjobën;
b) 90 për qind Buxhetit te Shtetit.
Mënyra e përdorimit te këtyre te ardhurave përcaktohet nga Këshilli i Ministrave.
4. Ankimi kundër vendimit te dënimit me gjobe behet ne përputhje me ligjin nr. 7679, date 7.4.1993 "Për kundërvajtjet administrative". ".

Neni 14


Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4221, date 5.5.2004 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred Moisiu




L I G J
Nr. 9574, datë 3.7.2006

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8450, DATË 24.2.1999 "PËR PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTËS, TË GAZIT DHE NËNPRODUKTEVE TË TYRE", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I


I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Në ligjin nr.8450, datë 24.2.1999 "Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre", të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1


Kudo në ligj emërtimi "Drejtoria e Përgjithshme e Hidrokarbureve" zëvendësohet me emërtimin "Struktura përgjegjëse për veprimtarinë e hidrokarbureve.".

Neni 2


Pika 4 e nenit 14 ndryshohet si më poshtë: Neni 12.1 shfuqizohet.

Neni 4


Kudo në nenin 17 hiqen fjalët "Leje përpunimi".

Neni 5


Neni 18.1 shfuqizohet. Neni 21 ndryshohet Në nenin 25 bëhen

"4. Shoqëria e tregtimit me shumicë përgjigjet për sasinë dhe cilësinë e ngarkesës gjatë transportit.".

Neni 3

Neni 12.1 shfuqizohet.



Neni 4

Kudo në nenin 17 hiqen fjalët "Leje përpunimi".

Neni 5

Neni 18.1 shfuqizohet. Neni 21 ndryshohet Në nenin 25 bëhen



Neni 6

Neni 21 ndryshohet si më poshtë:

"Neni 21

Personat juridikë, që paraqesin kërkesë për leje tregtimi, sipas nenit 19 të këtij ligji, janë të detyruar të plotësojnë kushtin e kapacitetit të depozitimit në instalimet, prona të tyre ose të marra në përdorim me kontratë, për një periudhë kohore të barabartë me atë të vlefshmërisë së lejes së tregtimit. Kushtet e dhënies së lejes së tregtimit përcaktohen nga Këshilli i Ministrave. Kushti i kapacitetit të depozitimit specifikohet, sipas llojit të lejes dhe kategorisë së produkteve që tregtojnë.".

Neni 7

Në nenin 25 bëhen këto ndryshime:


a) Fjalët "Impiante përpunimi" dhe "Leje përpunimi" hiqen.
b) Paragrafi i fundit i pikës 1 ndryshohet si më poshtë:
"Masa e gjobës, e parashikuar në shkronjat "a" dhe "b" të këtij neni, jepet nga ministri përgjegjës për veprimtarinë e hidrokarbureve, ndërsa të gjitha gjobat e tjera jepen nga Inspektorati Shtetëror i Kontrollit të Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve të tyre.".

Neni 8


Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare

Shpallur me dekretin nr.4990, datë 21.7.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu











L I G J
Nr. 9595, datë 27.7.2006

PËR KRIJIMIN E INSPEKTORATIT QENDROR TEKNIK

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I


I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Neni 1

Krijohet Inspektorati Qendror Teknik si institucion në varësi të ministrit përgjegjës për ekonominë.



Neni 2

Funksionet, kompetencat dhe përgjegjësitë e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për Inspektoratin Shtetëror të Kontrollit të Naftës dhe Gazit, Inspektoratin e Pajisjeve nën Presion dhe Inspektoratin e Pajisjeve dhe Instalimeve Elektrike, si dhe asetet, të drejtat dhe detyrimet e këtyre inspektorateve i kalojnë Inspektoratit Qendror Teknik.

Neni 3

Inspektorati Qendror Teknik drejtohet nga Kryeinspektori, i cili emërohet dhe shkarkohet nga ministri përgjegjës për ekonominë. Struktura dhe organika e Inspektoratit Qendror Teknik miratohen nga Kryeministri, me propozimin e ministrit përgjegjës për ekonominë.


Inspektorati Qendror Teknik ka rregulloren e brendshme, e cila miratohet nga ministri përgjegjës për ekonominë.

Neni 4


Inspektorati Qendror Teknik është institucion publik buxhetor dhe siguron të ardhura edhe nga shërbimet, që kryhen në zbatim të legjislacionit në fuqi, të cilat derdhen 100 për qind në Buxhetin e Shtetit.
Buxheti i Inspektoratit Qendror Teknik është i veçantë dhe miratohet me buxhetin e ministrisë përgjegjëse për ekonominë.

Neni 5


Në ligjin nr.8450, datë 24.2.1999 "Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre", të ndryshuar, emërtimi "Inspektorati Shtetëror i Kontrollit të Naftës dhe Gazit" zëvendësohet me emërtimin "Inspektorati Qendror Teknik".
Në ligjin nr.8734, datë 1.2.2001 "Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve dhe instalimeve elektrike", emërtimi "Inspektorati i Pajisjeve dhe Instalimeve Elektrike" zëvendësohet me emërtimin "Inspektorati Qendror Teknik".
Në ligjin nr.8739, datë 12.2.2001 "Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve nën presion", emërtimi "Inspektorati i Pajisjeve nën Presion" zëvendësohet me emërtimin "Inspektorati Qendror Teknik".

Neni 6


Shkronja "c" e pikës 2 të nenit 23 të ligjit nr.8450, datë 24.2.1999 "Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre", të ndryshuar, shfuqizohet.
Nenet 12 shkronja "a", 13 e 15 të ligjit nr.8734, datë 1.2.2001 "Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve dhe instalimeve elektrike", shfuqizohen.
Nenet 12 shkronja "a", 13 e 15 të ligjit nr.8739, datë 12.2.2001 "Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve nën presion", shfuqizohen.

Neni 7
Dispozita kalimtare

Buxheti i Inspektoratit Qendror Teknik për vitin 2006 do të jetë buxheti i miratuar për Inspektoratin Shtetëror të Kontrollit të Naftës dhe Gazit, Inspektoratin e Instalimeve dhe Pajisjeve Elektrike dhe Inspektoratin e Pajisjeve nën Presion.

Neni 8


Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5015, datë 4.8.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu



















Yüklə 87 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə