Parashikimit me simulimin monte carlo



Yüklə 1,14 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə1/8
tarix07.11.2018
ölçüsü1,14 Mb.
#77982
  1   2   3   4   5   6   7   8


-1-

HULUMTIMI EMPIRIK

I PASIGURISË SË

PARASHIKIMIT ME

SIMULIMIN MONTE CARLO

03 (53) 2012

Altin Tanku

Elona Dushku

Kliti Ceca*



-2-

*Altin Tanku, Elona Dushku, Kliti Ceca,  Departamenti i Kërkimeve,  Banka e 

Shqipërisë.

Pikëpamjet e shprehura në këtë material janë të autorëve dhe ato nuk pasqyrojnë 

domosdoshmërisht pikëpamjet dhe politikën e Bankës së Shqipërisë.

Autorët i janë mirënjohës komenteve të vlefshme të bëra nga Hilda Shijaku dhe 

Vasilika Kota (nga Banka e Shqipërisë), si dhe nga pjesëmarrësit në “Takimin e 

5



 Rajonal të Kërkimeve Ekonomike në Evropën Juglindore”, të organizuar nga 

Banka e Shqipërisë, në nëntor 2011. 


-3-

PËRMbAjTjA



1. Hyrje  

5

  

2. Një përqasje analitike për hulumtimin e pasigurisë së parashikimit 

9

3. Simulimi deterministik dhe stokastik i modelit 

13

4. Teknika e simulimit Monte Carlo 

17

5. Eksperimenti me MEAM dhe rezultatet kryesore 

21

6. Përfundime 

30

Literaturë 32

Shtojca 34


-4-


-5-

“Ndryshimi i vetëm midis parashikimeve të ekonomistëve dhe të 

fallxhoreve është se ekonomistët janë më të aftë në shpjegimin e 

arsyeve që i bënë të gabonin.”

(F. J. H. Don, 2001)

1. HyRjE


Në vitin 2006, banka e Shqipërisë vendosi të heqë dorë nga 

regjimi i shënjestrimit monetar në favor të atij të shënjestrimit 

të inflacionit. Në këto kushte, banka e Shqipërisë i përqendroi 

përpjekjet e saj kërkimore dhe analitike në zhvillimin e modeleve 

empirike për parashikimin e inflacionit dhe gjithashtu të një modeli 

makroekonomik, MEAM (modeli makroekonometrik për Shqipërinë). 

Ky model ka për qëllim analizimin e skenarëve dhe të goditjeve 

të ndryshme në ekonomi, duke mundësuar kështu parashikimin jo 

naiv të ecurisë së variablave kryesorë makroekonomikë, bazuar në 

zhvillimet aktuale dhe të pritshme.

Kjo përvojë relativisht e shkurtër bën që modelimi të përfaqësojë 

një veprimtari të re për bankën e Shqipërisë. Megjithatë, kjo nuk 

e ka penguar procesin vendimmarrës që të mbështetet gjerësisht 

dhe me sukses në rezultatet e disa modeleve që përdoren për 

parashikimin apo për analizimin e goditjeve në ekonomi. Modelet 

iu ofrojnë vendimmarrësve informacione të rëndësishme sasiore, 

duke paraqitur njëkohësisht edhe një kuadër për diskutimin e 

zhvillimeve të pritshme në ekonominë shqiptare. Pavarësisht 

analizës së hollësishme që modelet ofrojnë për zhvillimet e 

përgjithshme ekonomike, ato (veçanërisht MEAM) përfaqësojnë 

struktura shumëdimensionale dhe shpesh gjenerojnë rezultate që 

priten me skepticizëm dhe hapin debat. 

Në pjesën më të madhe të rasteve, skepticizmi vjen nga fakti 

se vendimmarrësve u raportohen vetëm vlerësime (parashikime) 

pikësore ose deterministike të zhvillimeve të pritshme në të ardhmen, 

të raportuara nga modeli. Për këtë arsye, pasiguritë, që rrethojnë 




-6-

mekanizmin e transmetimit ekonomik në përgjithësi dhe vlerësimin 

empirik në veçanti, bëjnë që rezultatet pikësore të përftuara të mos 

ofrojnë parashikimin më të mirë të mundshëm që korrespondon 

me pritshmëritë e vendimmarrësve. Gjithashtu, pasiguria e këtyre 

rezultateve rritet akoma më shumë, pasi ato paraqiten në formën 

e parashikimeve pikësore, dhe jo me pasigurinë që rrethon 

parashikimet për arsyet e mësipërme.

Si ndërtuesi i modelit, ashtu dhe vendimmarrësit janë të 

vetëdijshëm për faktin se parashikimet ose skenarët pikësorë të 

raportuar janë të pasigurt. Modeli në vetvete është një përgjithësim 

sa më real dhe i ngurtë i realitetit, dhe si i tillë mbart pasiguri. 

Vlerësimet pikësore e fshehin këtë pasiguri, për aq kohë sa ato nuk 

paraqiten në formën e shpërndarjes probabilitare. Rrjedhimisht, pa 

një vlerësim të kësaj pasigurie është e vështirë të kuptohet nëse një 

parashikim alternativ është ose jo i ndryshëm nga ai deterministik, 

i shoqëruar me shpërndarje probabilitare. Një nga pyetjet më të 

shpeshta të bëra nga vendimmarrësit gjatë prezantimeve është: Sa 

besim keni në këto rezultate? Në kuadrin ekonometrik, kjo pyetje 

mund të riformulohej kështu: Cili është probabiliteti i pasigurive në 

vlerësimin e parashikimit, ose më mirë, cila është shpërndarja e 

vlerësimit stokastik? 

Ky material ka për qëllim që t’i përgjigjet pjesërisht kësaj 

pyetjeje specifike, si dhe të zvogëlojë këtë hendek informativ midis 

vendimmarrësve dhe modeluesve, duke matur dhe ofruar një matje 

të pasigurisë që rrethon rezultatet e analizës së parashikimeve dhe të 

goditjeve të prodhuara nga MEAM. Ky material synon të kontribuojë në:

•  Aplikimin e simulimit stokastik dhe të teknikës Monte Carlo për 

të analizuar ndjeshmërinë e makromodelit, bazuar në mbetjet 

rastësore. 

• Identifikimin dhe kuantifikimin e burimeve të pasigurisë në 

model dhe të kuptuarit qartë të burimeve dhe të masës së 

gabimit në parashikim. 

•  Vlerësimin nëse rezultatet e parashikimit janë sistematikisht të 

nënvlerësuara apo të mbivlerësuara, duke u bazuar në formën 

e shpërndarjes së parashikimit. 




Yüklə 1,14 Mb.

Dostları ilə paylaş:
  1   2   3   4   5   6   7   8




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə