Per barnat narkotike dhe lendet psikotrope



Yüklə 345,63 Kb.
səhifə1/3
tarix14.05.2018
ölçüsü345,63 Kb.
#44238
  1   2   3

L I G J Nr.7975, datë 26.7.1995

PER BARNAT NARKOTIKE DHE LENDET PSIKOTROPE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991

"Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozim të Këshillit të

Ministrave,



LIGJ

Nr.9271, date 9.9.2004

PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NE LIGJIN NR.7975, DATE 26.7.1995 "PER BARNAT NARKOTIKE DHE LENDET PSIKOTROPE"

Ne tekstin e ligjit fjalët "Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes se Mjedisit" bëhen "Ministria e Shëndetësisë".

L I G J Nr. 9559, datë 8.6.2006

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7975, DATË 26.7.1995 "PËR BARNAT NARKOTIKE DHE LËNDËT PSIKOTROPE"

LIGJ Nr. 46/2013

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 7975, DATË 26.7.1995 "PËR BARNAT NARKOTIKE DHE LËNDËT PSIKOTROPE", TË NDRYSHUAR

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I :

KREU I

DISPOZITA TE PERGJITHSHME



Neni 1

Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë rregullat e prodhimit,

fabrikimit, importimit, eksportimit, tregtimit, përdorimit,

kontrollit dhe ruajtjes së barnave narkotike dhe lëndëve

psikotrope.

Neni 2


Në kuptim të këtij ligji, barna narkotike dhe lëndë psikotrope

me prejardhje natyrore ose sintetike janë një grup i vecantë

lëndësh, përdorimi abuziv i të cilave dëmton shëndetin dhe krijon

varësi të përdoruesit nga këto lëndë.

KREU II

KLASIFIKIMI I BARNAVE NARKOTIKE



DHE LENDEVE PSIKOTROPE

Neni 3


Lëndët dhe përgatesat e përfshira në këtë ligj janë

klasifikuar në 3 tabela, I, II dhe III sipas masave të kontrollit

që ushtrohen për këto lëndë.

Neni 4


Të gjitha bimët dhe lëndët e klasifikuara si barna narkotike

ose si lëndë psikotrope nga konventat ndërkombëtare ose akte të

tjera në zbatim të këtyre konventave; përgatesat e tyre, si dhe

gjithë bimët dhe lëndët e tjera të rrezikshme për shëndetin publik,

për shkak të efekteve të dëmshme që rezultojnë nga keqpërdorimi i

tyre, janë përfshirë në tri tabela. Klasifikimi i tyre është bërë

në bazë të shkallës së rrezikshmërisë për shëndetin që mund të

sjellë keqpërdorimi i tyre dhe faktit nëse ato kanë ose jo përdorim

mjekësor.

Tabela I: bimë dhe lëndë me rrezikshmëri të lartë që nuk

përdoren në mjekësi. Tabela II: bimë dhe lëndë me

rrezikshmëri të lartë që përdoren në mjekësi.

Tabela III: bimë dhe lëndë të rrezikshme që përdoren në

mjekësi.


Tabelat II dhe III janë ndarë në dy grupe A dhe B sipas masave

të kontrollit që zbatohen për to.

Neni 5

Bimët janë shënuar me emrin e tyre shqip dhe latinisht,



ndërsa lëndët janë shënuar me emrin ndërkombëtar në gjuhën shqipe

ose në mungesë të tij, me emrin shkencor.

Neni 6

Përzierjet e ngurta ose tretësirat që përmbajnë një ose më



shumë lëndë që kontrollohen nga ky ligj, si dhe lëndët psikotrope

të dozuara, i nënshtrohen të njëjtit kontroll si dhe lëndët

përbërëse të tyre. Përgatesat që përmbajnë dy ose më shumë lëndë,

të cilat u nënshtrohen regjimeve të ndryshme kontrolli, do të

trajtohen sipas regjimit të lëndës më të kontrolluar.

Neni 7


Tabelat janë përpiluar sipas Konventës Unike për Barnat

Narkotikë të vitit 1961 dhe Konventës për Lëndët Psikotrope të

vitit 1971.

Neni 8


Përgatesat, që përmbajnë një nga lëndët e tabelave II ose III,

por që paraqet rrezik abuzimi të papërfillshëm, dhe kur lënda nuk

mund të përftohet me metoda të thjeshta në sasi që krijojnë rrezik

abuzimi, mund të përjashtohen nga disa masa kontrolli të

parashikuara në këtë ligj me urdhër të ministrit të Shëndetësisë

dhe Mbrojtjes së Mjedisit. Në këtë urdhër përcaktohen qartë masat

e kontrollit nga të cilat përjashtohen këto përgatesa.

KREU III


NDALIMI I KULTIVIMIT TE BIMEVE QE PERMBAJNE

LENDE NARKOTIKE

Neni 9

Në Republikën e Shqipërisë ndalohet kultivimi i hashashit



(Papaver somniferum) për prodhimin e opiumit dhe të kashtës;

ndalohet kultivimi i bimës së kokës (Erythroxylon coca) për

prodhimin e alkaloideve e të lëndëvee aromatike, si dhe kultivimi

i bimës së kërpit indian (Cannabis sativa var. indica) për

prodhimin e kanabisit dhe rrëshirës së kanabisit apo për qëllime

industriale për prodhimin e fibrave dhe të farërave.



Neni 9 ndryshohet si me poshtë:

"Neni 9

Ne Republikën e Shqipërisë ndalohen kultivimi i hashashit (Papaver somniferum) për prodhimin e opiumit dhe te kashtës, kultivimi i bimës se kokës (Erythroxylon coca) për prodhimin e alkaloidëve e re lendeve aromatike, si dhe kultivimi i te gjitha llojeve dhe varieteteve te bimëve te gjinisë cannabis për prodhimin e kanabisit, te rrëshirës dhe vajit.

Lejohet kultivimi i kërpit (Cannabis sativa L) për qëllime industriale për prodhimin e fibrave

dhe te farërave verem për varietetet qe përmbajnë jo me shume se 0,1 për qind tetrahidrokanabinol.

Importimi i farërave për varietetet, qe përmbajnë nivelin e përcaktuar ne këtë nen, behet me

leje te Ministrit te Bujqësisë dhe Ushqimit.

Masat e kontrollit dhe re monitorimit te subjekteve, qe merren me këtë veprimtari, përcaktohen me udhëzim re përbashkët te Ministrit te Bujqësisë dhe Ushqimit dhe te Ministrit te Rendit Publik.

Për qëllime te këtij ligji, termi "cannabis", i përmendur ne paragrafin e pare, nënkupton majat e lulëzuara dhe te frutifikuara te bimëve te gjinisë cannabis, duke përjashtuar farërat dhe gjethet kur këto nuk janë te shoqëruara me majat, prej te cilave nuk është hequr rrëshira, pavarësisht nga emri qe ato mund re kenë. " .

Neni 10


Pronari ose përdoruesi i tokës bujqësore e jobujqësore, si dhe

të punësuarit pranë tyre, janë të detyruar të shkatërrojnë bimët e

përmendura në nenin 9, kur ato rriten në mënyrë spontane në tokën

e papunuar ose kanë qënë kultivuar në mënyrë të paligjshme nga

paraardhësit e tyre.

shtohet neni 10/1 me këtë përmbajtje:

"Neni 10/1

1. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, specialistët e Policisë së Rendit dhe të Policisë Kriminale në zonë, brenda juridiksionit të tyre administrativ, në bashkëpunim edhe me strukturën përkatëse të luftës kundër drogës në drejtorinë e policisë të qarkut, organizojnë punën për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, zbulimin e sipërfaqeve të kultivuara dhe identifikimin e personave përgjegjës.

2. Kryetari i njësisë bazë të qeverisjes vendore, specialistët e Policisë së Rendit dhe të Policisë Kriminale në zonë, për çdo rast të vërejtjes apo marrjes dijeni për kultivimin e bimëve narkotike në zonën që mbulojnë, janë të detyruar të raportojnë menjëherë me shkrim në strukturën përkatëse të luftës kundër drogës në drejtorinë e policisë të qarkut.

3. Kur personat e mësipërm veprojnë në kundërshtim me pikën 2 të këtij neni, sipas rastit, janë subjekte të veprave penale të parashikuara nga nenet 248, 300 dhe 301 të Kodit Penal.".

KREU IV


NDALIMI I VEPRIMTARIVE QE LIDHEN ME LENDET DHE

PERGATESAT E TABELES I

Neni 11

Ndalohet prodhimi, fabrikimi, tregtimi dhe shpërndarja me



shumicë dhe pakicë, transportimi, mbajtja, furnizimi, dhënia me

para ose falas, blerja, përdorimi, importimi , eksportimi, kalimi

tranzit i bimëve, lëndëve dhë përgatesave të përfshira në tabelën

I në territorin e Republikës së Shqipërisë.

KREU V

RREGULLIMI I VEPRIMTARIVE QE LIDHEN ME BIMET, LENDET



DHE PERGATESAT E TABELAVE II DHE III

Neni 12


Lëndët e përfshira në tabelat II dhe III dhe përgatesat e tyre

i nënshtrohen dispozitave të zbatueshme për të gjitha lëndët dhe

përgatesat e destinuara për përdorim mjekësor e veterinar, siç

përcaktohet në ligjin "Për barnat", në masën që këto të fundit janë

në pajtim me këtë ligj.

Neni 13


Prodhimi, fabrikimi, shitja me shumicë dhe më pakicë, tregtimi

ndërkombëtar, përdorimi i bimëve, lëndëve dhe përgatesave te

tabelave II dhe III u lejohet vetëm personave që janë të pajisur me

licencë të posaçme për këto veprimtari. Për objektet dhe ndërtesat

ku do të kryhen veprimtaritë e mësipërme kërkohet leje e posaçme.

Neni 13 ndryshohet si me poshtë:

"Neni13

Prodhimi, fabrikimi, tregtimi ndërkombëtar, shitja me shumice dhe pakice, përdorimi i bimëve, lendeve dhe përgatesave te përcaktuara ne tabelën II, u lejohet vetëm personave te pajisur me licence te posa me për këto veprimtari.

Licenca nevojitet edhe për prodhimin, fabrikimin dhe tregtimin ndërkombëtar te bimëve,

lendeve dhe përgatesave te përcaktuara ne tabelën III.

Për objektet dhe ndërtesat ku do te kryhen veprimtaritë e mësipërme kërkohet leje e

posaçme.".

A. Licenca për kryerje veprimtarie.

Neni 14

Licenca për kryerjen e veprimtarive të parashikuara në nenin



13 miratohet nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit

me propozim të Komisionit të Licencave Farmaceutike.

Licenca jepet ose refuzohet brenda 30 ditësh nga paraqitja e kërkesës.

Neni 14 ndryshohet si me poshtë:

"Neni 14

Licenca për kryerjen e veprimtarive te parashikuara ne nenin 13, miratohet nga Komisioni Ndërministror i përbëre nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Rendit Publik dhe Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit. Komisioni Ndërministror përcakton kriteret për pajisjen me licence.".

Neni 15


Personat juridikë shtetërorë të caktuar posaçërisht nga

ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit për të kryer

veprimtaritë e përfshira në nenin 13 nuk kërkohet të pajisen me

licencë.


Neni 15 shfuqizohet.

I. Kushtet e dhënies së licencës.

Neni 16

Licenca mund të jepet vetëm në qoftë se përdorimi i lëndëve



dhe përgatesave të tyre kufizohet për qëllime mjekësore dhe

shkencore.

Përdorimi i lëndëve të tabelave II dhe III në industri për

qëllime të tjera mund të autorizohet vetëm në rastet kur kërkuesi

tregon me prova se është në gjendje t'i sigurojë këto lëndë nga

vjedhja, keqpërdorimi dhe ndryshimi i destinacionit, si dhe të

sigurojë se produktet e fabrikuara nuk do të kenë efekte të

dëmshme, nuk do të keqperdoren dhe se lëndët nën kontroll që janë

në përbërjen e tyre nuk mund të ripërftohen lehtësisht.

Dispozitat e këtij ligji, përveç atyre që lidhen me

fabrikimin, nuk do të zbatohen për produktet që plotësojnë kushtet

e përcaktura në paragrafin e dytë të ketij neni.

Neni 17

Të drejtën për t'u pajisur me licencë për ushtrim veprimtarie



e kanë vetëm farmacistët ose personat juridikë nën drejtimin ose

administrimin e të cilëve bën pjesë edhe një farmacist. Kur

ndërmarrja ka më shumë se një degë, drejtimi teknik i secilës prej

tyre duhet të kryhet të paktën nga një ndihmës farmacist. Në të

gjitha rastet farmacisti është personalisht përgjegjës për zbatimin

e dispozitave të këtij ligji dhe kushteve të parashikuara në

licencë.

Neni 18


Dhënia e licencës kushtëzohet nga kualifikimi profesional i

kërkuesit dhe plotësimi i kushteve të tjera të parashikuara në

rregulloren përkatëse.

II. Kërkesa për licencë.

1.Të dhënat që jepen në çdo kërkesë.

Neni 19


a) Në kërkesën për licencë që paraqitet nga një person fizik

shënohet emri dhe adresa e tij, si dhe shoqërohet me një vërtetim

të shoqatës së farmacistëve ku është anëtarësuar.

b) Në kërkesën për licencë që paraqitet nga një person juridik

shënohet emri (emërtimi) i personit juridik, emri dhe adresa e

drejtuesit të tij, si dhe emri dhe adresa e personit përgjegjës për

zbatimin e kushtevë të licencës shoqëruar me vërtetimin e shoqatës

së farmacistëve ku bën pjesë.

Në të gjitha rastet në kërkesë shënohen emrat dhe adresat e të

gjithë personave që do të marrin pjesë në kryerjen e veprimtarive,

si dhe lloji i proceseve per të cilat kërkohet licenca.

2. Të dhëna plotësuese që duhet të jepen në çdo kërkesë sipas

llojit

të veprimtarisë që kërkohet të kryhet.



Neni 20

a) Kur kërkesa është formuluar për fabrikim, në të duhet të

shënohen emërtimi dhe sasia e lëndëve të para që do të përdoren për

fabrikim, lëndët dhe përgatesat që do të fabrikohen, procedurat e

fabrikimit që do të përdoren, sasitë e lëndëve dhe përgatesave që

parashikohen të fabrikohen së bashku me përbërjen dhe destinacionin

e tyre.

b) Kur kërkesa është formuluar për përdorim të lëndëve në



industri për qëllime të tjera jo mjekësore e shkencore,

specifikohen procedurat e denatyrimit ose të tjera që do të

përdoren për të siguruar që produktet e fabrikuara nuk mund të

keqpërdoren ose të japin efekte të dëmshme, si dhe që lënda nën

kontroll nuk mund të përftohet lehtësisht.

c) Kur kërkesa është formuluar për shitje me shumicë, në të

shënohet emri i lëndëve dhe përgatesave që do të shite n.

ç) Kur kërkesa është formuluar për eksport dhe/ose import, në

të shënohet natyra e veprimtarive të parashikuara, vendet me të

cilat do të kryhen, si dhe emri i lëndëve dhe përgatesave objekt i

këtyre veprimtarive.

3. Përmbajtja dhe rëndësia e licencës.

Neni 21

Në licencë, përveç të dhënave të nenit 19, përcaktohet edhe



aati i vlefshmërisë së saj. Në të tregohen lëndët dhe përgatesat

që lidhen me veprimtarinë e autorizuar, sasitë e tyre, lloji i

kontabilitetit që do të mbahet, si dhe gjithë kushtet e detyrimet

e tjera që duhet të përmbushë mbajtësi i licencës.

Neni 22

Licenca është vetjake dhe e patjetërsueshme.



Licenca mbulon të gjitha proceset që lidhen drejtpërdrejt me

veprimtarinë e autorizuar.

Neni 23

Çdo ndryshim i objektit, i emrit të personit juridik, i



natyrës së veprimtarisë të tij, çdo ndryshim i bimëve, lëndëve dhe

përgatesave të tabelave II dhe III që përfshihen në veprimtaritë e

autorizuara, çdo ndryshim i proceduarave të fabrikimit, i natyrës

ose përbërjes së lëndëve dhe përgatesave të fabrikuara bëhet vetëm

me autorizim të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së

Mjedisit. Ky autorizim jepet ose refuzohet brenda 30 ditëve nga

paraqitja e kërkesës.

Neni 24


Urdhri i ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit

për të ndaluar një ose më shumë procese që lidhen me bimët, lëndët

ose përgatesat e tabelave II dhe III, e bën të pavlefshme licencën

e mëparëshme lidhur me këto procese.

Neni 25

Ndërmarrjet private të autorizuara dhe ndërmarrjet shtetërore



të caktuara posaçërisht, kryejnë në territorin e Republikës së

Shqipërisë blerjen, transferimin ose shpërndarjen e bimëve, lëndëve

ose përgatesave të tabelave II dhe III vetëm me personat fizikë ose

juridikë të autorizuar.

Neni 26

Ndërmarrja private e autorizuar mund t'i transferohet vetëm



një personi fizik ose juridik të pajisur me licencë për të njëjtat

veprimtari që kryhen me të njëjtat bimë, lëndë dhe përgatesa.

Në rast të vdekjes ose të pushimit të veprimtarisë së

mbajtësit të licencës, Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së

Mjedisit mund të autorizojë, brenda 30 ditësh, vazhdimësinë e

veprimtarisë nën përgjegjësinë e një zëvendësuesi që plotëson

kushtet dhe që merr përsipër detyrimet e parashikuara në këtë ligj

dhe në licencë.

4. Pezullimi dhe anullimi i licencës

Neni 27


Licenca anullohet në rast se konstatohen shkelje të

dispozitave të këtij ligji, parregullsi në ushtrimin e veprimtarisë

së autorizuar, sidomos shkelje të detyrimeve të parashikuara në

licencë, pakujdesi të personelit përgjegjës ose në rast se kërkesa

për licencë përmban deklarime të pasakta.

Në rastet kur shkeljet e konstatuara nuk janë të rënda,

ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit mund të pezullojë

licencën për një periudhë jo më të gjatë se 6 muaj.

Licenca mund tþi refuzohet ose/dhe t'i anullohet çdo personi

që ka qënë i dënuar për trafik ose përdorim të paligjshëm të

lëndëve dhe përgatesave objekt i këtij ligji. Licenca pezullohet

deri në marrjen e vendimit të formës së prerë në rastet kur

mbajtësi i licencës është në proces hetimi ose gjykimi për një nga

këto shkelje.

Neni 28

Vendimi për refuzimin, pezullimin ose anullimin e licencës



merret pasi pala e interesuar thirret për të dhënë shpjegime.

Vendimi për refuzimin, pezullimin ose anullimin e licencës

duhet të jetë i motivuar dhe t'i njoftohet palës së interesuar.

Vendimi i komunikohet organeve kompetente për të kontrolluar

zbatimin e tij. Këto organe kanë listat e personave fizikë e

juridikë të pajisur me licencë.

Neni 29

Vendimi i anullimit ose pezullimit të licencës merret



pavarësisht nga sanksionet administrative e penale që mund të

zbatohen.

Neni 30

Në rast se ndërmarrja e pushon veprimtarinë ose licenca



anullohet apo i kalon afati, ministrit të Shëndetësisë dhe

Mbrojtjes së Mjedisit i dorëzohen dokumentacioni i porosive dhe

regjistrat. Në zbatim të vendimeve gjyqësore, Ministria e

Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit merr masat e nevojshme për

sigurimin e materialeve që gjënden në to.

B. Leja për përdorimin e objekteve dhe ndërtesave.

Neni 31

Leja për të përdorur të gjithën ose një pjesë të objekteve dhe



ndërtesave që disponon një person juridik privat i autorizuar ose

një ndërmarrje shtetërore e përcaktuar posaçërisht për prodhimin,

fabrikimin, shitjen me shumicë, tregtinë ndërkombëtare dhe

përdorimin e bimëve, lëndëve dhe përgatesave të tabelave II dhe III

jepet nga ministri i Brendshëm.

Leja jepet ose refuzohet brenda 90 ditësh nga paraqitja e

kërkesës.

Neni 32


Leja jepet vetëm për objekte dhe ndërtesa të përdorura nga

persona fizikë e juridikë të pajisur me licencë siç përcaktohet në

nenin 14, ose nga ndërmarrje shtetëore të caktuara posaçërisht për

të kryer veprimtari me bimët, lëndët dhe përgatesat e tabelave II

dhe III.

Neni 33


Në kërkesën për leje, saktësohet vendndodhja e çdo objekti e

ndërtese që do të përdoret tërësisht apo pjesërisht, si dhe e

drejta për shfrytëzimin e tyre. Kërkesa shoqërohet edhe me

përshkrimin dhe planimetrinë e hollësishme të objektit apo

ndërtesës.

Në kërkesë paraqiten masat e sigurimit që do të ndërmerren për

të realizuar kontrollin dhe për të parandaluar vjedhjen dhe

grabitjen e bimëve, lëndëve, përgatesave dhe produkteve të

fabrikuara.

Në kërkesë shënohet emri dhe adresa e personit fizik a juridik

që është ngarkuar posaçërisht me zbatimin e masave të sigurimt të

parashikuara.

Neni 34

Lëshimi i lejes bëhet pasi verifikohet plotësimi i kushteve



dhe masave të sigurimit të përcaktuara për objektet dhe ndërtesat

në udhëzimin e përbashkët të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtje

së Mjedisit dhe ministrit të Brendshëm.

Neni 35


Çdo objekt dhe çdo ndërtesë duhet të pajisen me leje të

veçantë. Megjithatë, i njëjti dokument mund të lejojë përdorimin e

disa objekteve dhe ndërtesave.

Neni 36


Në leje përcaktohet afati i vlefshmërisë së saj. Në të

cilësohen çdo objekt dhe çdo ndërtesë, ose pjesë të tyre,

përdorimi i të cilave autorizohet.

Në leje precizohen masat e sigurimit që do të zbatohen në

çdo rast, si dhe personi fizik a juridik që përgjigjet për

zbatimin e tyre.

Neni 37

Krijimi i degëve, përdorimi i pjesëve të reja ose objekteve



dhe ndërtesave të reja, si dhe çdo ndryshim në masat e sigurimit të

specifikuara në leje, bëhet vetëm me autorizim paraprak të

ministrit të Brendshëm.

Vendimi per lejimin ose refuzimin jepet brenda 30 ditëve nga

paraqitja e kërkesës.

Neni 38


Leja mund të anullohet për gjithë objektet dhe ndërtesat, ose

për disa prej tyre në rastet e mosrespektimit të detyrimeve të

specifikuara në leje ose në rast se deklarimet e bëra në kërkesën

për leje janë të pasakta.

Në rastet kur shkeljet e konstatuara nuk janë të rënda,

Ministri i Brendshëm mund të pezullojë lejen për një periudhë jo më

të gjatë se 6 muaj.

Neni 39


Vendimi për refuzimin, pezullimin ose anullimin e lejes merret

pasi pala e interesuar thirret për të dhënë shpjegime.

Vendimi për refuzimin, pezullimin ose anullimin e lejes duhet

të jetë i motivuar dhe t'i njoftohet palës së interesuar. Vendimi

i komunikohet organeve kompetente për të kontrolluar zbatimin e

tij. Këto organe kanë listat e ndërtesave dhe objekteve private e

shtetërore të pajisur me leje.

Neni 40


Ndërpreja e vlefshmërisë së licencës, për arsye që lidhen me

kryerjen e veprimtarive të autorizuara për të cilat përdoren

objektet dhe ndërtesat, e bën të pavlefshme lejen e dhënë për këto

të fundit.

KREU VI

PRODHIMI, FABRIKIMI, SHITJA OSE SHPERNDARJA ME SHUMICE,



TREGTIA NDERKOMBETARE DHE PERDORIMI I LENDEVE DHE

PERGATESAVE TE TABELAVE II DHE III

A. Kufizimi i sasisë së lëndëve

Neni 41


Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit cakton çdo

vit sasitë maksimale të lëndëve dhe përgatesave të ndryshme që çdo

person juridik privat dhe shtetëror mund të mbajë, duke pasur

parasysh funksionimin normal të tyre dhe konjukturën e tregut. Këto

kufizime mund të ndryshohen gjatë vitit nëse shihet e nevojshme.

B. Kufizimi i fabrikimit

Neni 42

Ministri i Shendetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit cakton çdo



vit sasitë maksimale të lëndëve dhe përgatesave të ndryshme që çdo

person juridik privat dhe shtetëror mund të fabrikojë duke pasur

parasysh konjukturën e tregut. Këto kufizime mund të ndryshohen

gjatë vitit nëse shihet e nevojshme.

C. Tregtia ndërkombëtare

Neni 43


Vetëm personat juridikë privatë të pajisur me licencë për

kryerje veprimtarie sipas nenit 14 dhe ndërmarrjet shtetërore të

caktuara posaçërisht, që përdorin objekte dhe ndërtesa të pajisura

me leje sipas nenit 31, mund të kryejnë tregtinë ndërkombëtare të

bimëve, lëndëve dhe përgatesave të tabelave II dhe III.

1. Eksporti dhe importi

Neni 44

Eksportimi dhe importimi i bimëve, lëndëve dhe përgatesave të



tabel ave II dhe III bëhet vetëm me autorizim të ministrit të


Yüklə 345,63 Kb.

Dostları ilə paylaş:
  1   2   3




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə