Plani I shpenzimeve



Yüklə 7,23 Kb.
tarix05.02.2018
ölçüsü7,23 Kb.
#24834

MBT: Fillon lirimi i hapësirave publike në Gjakovë
T: Komunarët thirren në ligj, shfrytëzuesit ankohen
Nt/ Kamberi: Gjatë fushatës premtuan vende të reja pune, tani po i mbyllin edhe ato që janë
Në Gjakovë ka filluar aksioni për lirimin e hapësirave publike, veprim ky që ka hasur në reagime të shumta të atyre, që do të jenë të atakuar nga ky aksion.

“Drejtoria komunale e inspektoratit para tri ditësh ka filluar aksionin për lirimin e disa hapësirave publike të uzurpuara tash e sa kohë. Bëhet fjalë për 12 lokacione të ndryshme, të cilat deri në fund të këtij muaji do të lirohen dhe do t’u rikthehen në shfrytëzim qytetarëve”, ka bërë të ditur për gazetën Abetare Domi, zëdhënëse e Komunës së Gjakovës. Sipas Domit, bëhet fjalë kryesisht për trotuare dhe prona të tjera komunale, të cilat janë të uzurpuara nga biznese të ndryshme, të cilat aty kanë vendosur streha, objekte shtesë montazhi, apo tavolina, të gjitha këto në shërbim të zgjerimit të biznesit të tyre. “Këto hapësira të uzurpuara gjenden në pika vitale për qytetin dhe qytetarët, madje në afërsi të stacionit të autobusëve, stacionit të policisë, spitalit dhe lokacione të tjera vitale. Ky nuk është një vendim i marrë me ngut, por ai është marrë para rreth një viti e gjysmë, mirëpo e kemi shtyrë zbatimin e tij, nga dëshira që këtyre bizneseve t’u mundësojmë veprimtarinë e tyre. Kjo nuk ka mundur të shtyhet më, prandaj duke e zbatuar ligjin, kemi filluar veprimet konkrete”, ka thënë Domi. Nga inspektorët komunalë bëhet e ditur se nuk ka pasur ndonjë ekses të theksuar gjatë kësaj veprimtarie.


MST/ Pushtetarët ndryshe premtojnë, e ndryshe veprojnë
Të atakuarit ankohen se në këtë mënyrë po u pengohet afarizmi i tyre, duke ua rrezikuar vendin e punës shumë të punësuarve, që, në situatën aktuale, kur gjetja e një vendi pune paraqet problem tejet të madh, do të thotë shumë. Kështu thotë edhe Artil Kamberi, të cilit, në objektin e tij karshi stacionit të policisë, pas këtij vendimi, nga 40 tavolina që kishte, i kanë ngelur vetëm 7 sosh. “Ne nuk dëshirojmë të krijojmë probleme, prandaj në momentin kur na është prezantuar vendimi, vetë i kemi çmontuar pajisjet edhe për faktin se kanë kushtuar shumë shtrenjtë, prandaj kemi pasur dëshirë t’i ruajmë. Mirëpo, mendoj se nuk është aspak në rregull që kështu të veprohet. Lokali ynë është larg rrugës, larg trotuarit dhe nuk i pengon askujt. Kjo hapësirë, për vite me radhë, ka qenë shndërruar në deponi mbeturinash, ndërsa ne, për rregullimin e saj, duke e shndërruar thuajse në një park, kemi investuar më shumë se 20 mijë euro, e tash do të ngelim me “gishta në gojë”, ka thënë Artili për gazetën. Ai ka bërë të ditur se për shfrytëzimin e kësaj hapësire publike gjatë 5 muajve të verës, rregullisht ka paguar nga 600 euro, prandaj, siç thotë ai, nuk është në rregull që të trajtohet si uzurpator.

“Gjatë fushatës zgjedhore, na patën premtuar se do të bëjnë çmos që të intensifikojnë zhvillimin ekonomik dhe të rrisin numrin e vendeve të punës. Jo që nuk po hapin vende të reja të punës, por edhe ata që janë të punësuar po i hedhin në rrugë”, ka thënë Kamberi.



B.Vula
Foto: uzurpimet gjakove
Yüklə 7,23 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə