Procesverbal nga mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Nr



Yüklə 1,25 Mb.
tarix05.09.2018
ölçüsü1,25 Mb.
#66755


logo with address

Procesverbal nga mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Nr. 68

Datë: 07. 12. 2017, ora: 13:00

Vendi: Selia e KQZ-së/Prishtinë

Kryesues i mbledhjes: Binak Vishaj, anëtar i KQZ

Në mbledhje morën pjesë anëtarët e KQZ: Betim Gjoshi, Sami Hamiti, Ilir Gashi, Adnan Rrustemi, Binak Vishaj, Eshref Vishi, Stevan Veselinoviq, Ercan Spat, Bajram Ljatifi, Ergit Qeli.

SKQZ: Enis Halimi, Krye shef i SKQZ. Miradije Mavriqi, drejtoreshë e ZRPPC. Përkthyese: Vera Dula.

Procesmbajtës: Fehmi Ajvazi (ZLKMP).

RENDI I DITËS


  1. Hyrje: z. Binak Vishaj, anëtar i KQZ

  2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nr. 66 dhe 67 të KQZ

3. Raport nga Sekretariatit për përsëritjen e votimit për Zgjedhjet e Raundit të Dytë për Kryetar Komune në Istog;

4. Certifikimi i Rezultateve Përfundimtare për anëtarë të Kuvendit Komunal në Vushtrri për zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017;

5. Certifikimi i Rezultateve Përfundimtare të Zgjedhjeve për 15 (pesëmbëdhjetë) komuna për Raundin e Dytë për Kryetar të Komunave ;

6. Raport i Këshillave të KQZ-së;

Këshilli për Çështje Ligjore;

-Shqyrtimi dhe miratimi i anëtarëve të Kuvendeve Komunale.

7. Të ndryshme;

1. Hyrje: z. Binak Vishaj, anëtar i KQZ

Binak Vishaj: Me autorizimin e znj. Valdete Daka kryetare e KQZ-së, më lejoni që të kryesoj mbledhjen e 68 të KQZ-së. Para jush, e keni rendin e ditës, besoj e keni parë... ! A ka dikush prej rendit të ditës diçka me propozuar, apo me shtuar?

Enis Halimi: Një përmirësim teknik: është edhe procesverbal i nr. 66 dhe 67 që duhet t’i miratojmë. E keni pas më herët...

Ilir Gashi: Ndoshta është mirë që krye shefi të na shpjegoj se kemi kërkuar të futet rend të ditës çështja e buxhetit për shkak të rivotimit të Raundit të Dytë në Istog, kështu që, a është e paraparë në raportin e Sekretariatit apo kjo tash, po mendoj se duhet të futet ne rend dite si pikë e veçantë. Atëherë të jetë si pikë e gjashtë e rendit të ditës, pas raportit të Këshillit për Çështje Ligjore.

Adnan Rrustemi: Sot, kemi pasur mbledhje të Këshillit të Operacioneve Zgjedhore. Kemi miratuar këshillat e vendvotimeve për procesin e rivotimit në Istog. Nuk po e shoh si rend të pikës së ditës, nuk e di a ka menduar Sekretariati me përmbyll sot, a jo? Nëse po...

Betim Gjoshi: Edhe unë kam një kërkesë kryesues. Mendoj se, duhet të jetë si rend dite, miratimi i rezultatit për kryetar të komunës së Kllokotit. Nuk e kemi miratuar rezultatin përfundimtar, na ka ardhur sot gabim certifikimi, por nuk kemi miratuar rezultatin për kryetar të komunës. Me 29, mbledhja kur kemi miratuar rezultatin për raund të dytë, e kemi larguar nga rendi i ditës Istogun dhe Kllokotin. Kur e kemi dërguar në rivotim Istogun, bazë vendimit të Supremes, kemi harruar me miratuar Kllokotin. Sot na ka ardhur për certifikim. Edhe pos kësaj edhe rreth certifikimit të kryetarëve ndoshta edhe sekretariati na jep dy kandidatë për kryetar komune nuk e kanë sjellë ende dorëheqjen nga pozita e deputetit, njëri është duke e pruar por për tjetrin nuk po biem në kontakt. Nëse nuk e bie ai është mirë që ato mos mu certifikuar.

Binak Vishaj: Nëse nuk ka dikush tjetër diçka. E para është të futet procesverbali nr. 67. Si pikë e veçantë, u kërkua nga kryesuesi për buxhet raporti financiar për përsëritjen e zgjedhjeve në Istog. Këshilli i Operacioneve Zgjedhore diskutoi lidhur me formulën e këshillit të vendvotimit si dhe largimi i komunës Kllokotit nga certifikimi i rezultateve përfundimtare, është rezultat përfundimtar për Kllokotin, dhe ka mundësi ankimimi 24 orë në Gjykatën Supreme. Si dhe për këtë të dy kryetarët e komunave që janë deputet. Kush për këtë rend dite?

Anëtarët e KQZ, miratuan rendin e ditës.

2.Sqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet nr. 66 dhe 67 të KQZ

Atëherë, i kemi procesverbalet nr. 66 dhe 67. A ka dikush diçka rreth tyre? Kush është për miratimin e tyre?



Anëtarët e KQZ-së, miratuan procesverbalet

3. Raport nga Sekretariatit për përsëritjen e votimit për Zgjedhjet e Raundit të Dytë për Kryetar Komune në Istog

Enis Halimi: Faleminderit kryesues. Sekretariati, po vazhdon me aktivitetin e tij në funksion të përmbushjes së detyrave për zgjedhjet e rivotimit në komunën e Istogut që mbahen datën 17 dhjetor. Bazuar në vendimin e komisionit për miratimin e kësaj procedure që ka të bëjë me votuesit jashtë Kosovës, ne i kemi marr të gjitha masat rreth këtij vendimi që atyre apikuesve që kanë qenë në zgjedhjet e kaluara, ne ju kemi shkruar dhe ju kemi kërkuar konfirmimin e gatishmërisë së tyre për të marr pjesë në këtë proces të rivotimit. Komfor vendimit, ashtu siç ka qenë, madje duke ofruar edhe dëshmi shtesë për vendbanimin e tyre jashtë Kosovës. Gjithsej, janë votues të kësaj kategorie: 1587. Periudha e regjistrimit jashtë Kosovës, ka filluar me datën 2 dhjetor dhe ka mbaruar me datën 6 dhjetor. Për gjatë kësaj periudhe, kemi pranuar gjithsej 90 e-maile nga 90 votues. 85 votues janë regjistruar suksesshëm gjatë periudhës së aplikimit për regjistrim dhe kanë dërguar dëshmi zyrtare ashtu sikurse ne kemi kërkuar. Ndërkaq, 5 votues të tjerë nga këta 90, nuk kanë dërguar dëshmi shtesë dhe adresën e vendbanimit. E keni tabelën në faqen e dytë në raport: nga këta 85, ne i kemi të shpërndarë sipas shteteve, pra nga ku kanë ardhur këto e-maile. Pra, i kemi nga Austria 6, Belgjika 4, Danimarkë 2, Franca 22, Gjermania 18, e kështu me radhë.

Bazuar në vendimin e KQZ-së, tha z. Halimi, këta që nuk e konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të votuar jashtë Kosovës, me automatizëm do të kthehen në listën votuese, ndërkaq këta të tjerët që kanë aplikuar suksesshëm të drejtën e tyre për të votuar jashtë Kosovës, atëherë këta vendosen në lista. Edhe aspektet e tjera për sa i takon votimit të Istogut, janë duke shkuar mbarë. Jemi në procesin e grumbullimit të materialeve administrative, teknike dhe tjera ne funksion të realizimit të këtij votimi. Po ashtu, edhe për KKZ-të, domethënë formula, përkatësisht përbërja e tyre është diskutuar në mbledhjen e sotme të KOZ-it, dhe presim miratim.

Përgjithësisht, tha z. Halimi, është një vijim i mirë, jemi në vijim të realizimit të këtij procesit...

Betim Gjoshi: Faleminderit krye shef. E pash që në raport përmbledhës kemi 85 votues nga diaspora për komunën e Istogut. Është e vërtet që vendimi i KQZ-së, kërkon që atë që nuk kanë mundur me konfirmuar dhe që më herët janë larguar nga regjistri civil dhe të kthehen edhe të jenë pjesë e listës votuese. Këtë ju kisha kërkuar që në mbledhjen e parë të KQZ-së me na sjell me miratuar listën përfundimtare të votuesve apo të kthehen në listë votuese ta kemi një raport të saktë dhe të kthehen në listë votuese. Edhe është mirë me na treguar shifrën sa nuk kthehen jashtë vendit prej dy kategorive, prej personave që janë në regjistër civil edhe të cilët e kanë të drejtën për të votuar jashtë vendit edhe të cilët nuk e gëzojnë me qenë votues brenda vendit, që ua lejon një prind që ka lindur para vitit 98 . Është mirë ta dimë se na ndërron lista votuese realisht, totali i votuesve të Kosovës para kthimit dhe pas kthimit ka me na ndërruar ka me qenë kësaj here më i vogël si total e kam fjalën për shkak të kësaj kategorie që nuk munden me qenë votues të rregullt në Kosovë, a realisht kanë mundur me qenë votues jashtë vendit por tashmë nuk janë. Për këtë është mirë në mbledhjen e ardhshme na me miratuar kthimin e kaq punëtoreve në listë se kemi të bëjmë me drejt themelore të njeriut, të drejtën për të votuar. Duhet të jemi të kujdesshëm të paktën me fakte sa i përket kësaj edhe të jemi të bazuar në vendimin e PZAP-it të cilin e kemi argumentin edhe i cili është i konfirmuar me vendim të Gjykatës Supreme si organ më i lartë juridik.

4. Certifikimi i Rezultateve Përfundimtare për anëtarë të Kuvendit Komunal në Vushtrri për zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017

Binak Vishaj: Atëherë e ftojmë z. Buzhala të na jap njoftime për këto temat që i ngriti Betimi, në rast se i ka të gatshëm, nëse jo atëherë përmbledhjen e lejmë për mbledhjen e ardhshme. Mund ta sjellësh me shkrim si raport edhe për secilin temë dhe marrim vendim për numrin që kthehet në listë të rregullt edhe për numrin që nuk mundet të kthehet në listë të rregullt dhe që ka pasur të drejt me qenë në listën me postë. Atëherë a ka dikush tjetër diçka rreth raportit të sekretariatit për zgjedhje të Istogut? Nëse jo atëherë vazhdojmë me pikën e tretë që është certifikimi i rezultateve përfundimtare për anëtar të kuvendit komunal Vushtrri për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Gjykata Supreme ka marr vendim që ka hedhur poshtë një ankesë të më hershëm, pas vendimit të Gjykatës Supreme ne sot certifikojmë rezultatin për asamble të komunës së Vushtrrisë me këtë përmbajtje:

Partia PDK ka 11 ulëse,

LVV ka 7 ulëse,

LDK ka 6 ulëse,

AAK ka 3 ulëse,

AKR ka 3 ulëse,

LB ka 2 ulëse,

Nisma për Kosovën ka 1 ulëse,

Lista Srbska ka 1 ulëse,

Partia e Drejtësisë ka 1 ulëse.



Atëherë kush është për certifikimin e rezultateve për asamble të komunës së Vushtrrisë?

Anëtarët e KQZ-së, miratuan certifikimin e rezultateve për asamble të komunës së Vushtrrisë?

Betim Gjoshi: Me sa jemi në dijeni, ka përfunduar komuna e fundit, certifikimi për Vushtrri, ndërsa sa u përket kuvendeve komunale, ka përfunduar certifikimi në të gjitha komunat.

Binak Vishaj: Po, certifikim i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për 15 komunat e Raundit të Dytë për Kryetarë të Komunave. Këtu, përjashtohet Kllokoti dhe është mundësia e ankimimit prapë në gjykatën supreme 24 orë. Po ashtu, largohet komuna e Ferizajt derisa kryetari i komunës që ka fituar është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe, akoma nuk e ka sjellë dorëheqjen.

Adnan Rrustemi: Jam dakord me shty Ferizajn, vetëm për sa kohë nuk e jep betimin nuk e fillon mandatin, pavarësisht certifikimit. Mundemi me certifikuar, ndërkohë me ushtruar funksionin e deputetit, derisa nuk e jep betimin si kryetar i komunës, po le të shtyhet.

Binak Vishaj: Fillojmë me komunën e Gjakovës, Ardian Gjini- AAK, ka fituar 21999 vota ose 53.46% ndërsa Mimoza Kusari Lila- ALTERNATIVA ka fituar 19152 vota ose 46.54%. Ardian Gjini është kryetar i komunës së Gjakovës. Kush është për certifikimin e Gjakovës? Faleminderit! Gjilani, Lutfi Haziri- LDK ka fituar 21 261 vota ose 63.81%, kurse Sami Kurteshi nga VV 12 057 ose 36.19%. Lutfi Haziri është kryetar i komunës së Gjilanit. Kush është për certifikimin e rezultatit? Dragashi, Shaban Shabani ka marrë 6 579 vota ose 51.07%, kurse Selim Kryeziu ka marrë 6 303 vota ose 48.93%. Shaban Shabani është kryetar i Dragashit. Kush është për certifikim? Kacaniku, Besim Ilazi-PDK, ka marrë 6782 vota ose 54.73%, Basri Kodra-VV, ka marrë 5 609 vota osë 45.27%. kryetar i komnës është Besim Ilazi nga PDK. Kush është për certifikim? Komuna e Kamenicës, Qendron Kastrati LVV ka marr 8764 vota ose 55.57%, Shapi Surdulli nga LDK ka marr 7006 vota ose 44.43%. Kryetar i komunës së Kamenicës është Qendron Kastrati. Kush është për? Faleminderit. Komuna e Mitrovicës zotri Agim Bahtiri nga Aleanca Kosova e Re ka marr 16509 vota ose 57.41% dhe zonja Valdete Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës ka marr 12245 vota ose 42.59% atëherë kryetaë i komunës së Mitrovicës është zotri Agim Bahtiri. Kush është për certifikim? Komuna e Obliqit zotri Xhafer Gashi Aleannca për Ardhmërin e Kosovës ka marr 6370 vota ose 60.52%. Mehmet Krasniqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka marr 4155 ose 39.48%.Kryetari i kmunës së Obiliqit atëherë është zotri Xhafer Gashi. Kush është për certifikim? Podujeva zotri Agim Veliu nga LDK ka marr 20027 ose 63.78%, Ajet Potera nga VV ka marr 11373 vota ose 36.22%. Kryetari i Komunës së Podujevës është zotri Agim Veliu. Kush është për nga LDK? Shtime Naim Ismaili PDK 6252 vota ose 51.61%, Fatmir Rashiti kandidat i pavarur 5861 vota ose 43.39%.Kryetar i Komunës së Shtimes është Naim Isamili. Kush është për certifikim? Suhareka Bali Muharremaj AAK 13755 vota ose 52.57%, Sali Asllanaj LDK 12410 vota ose 47.43%. Kryetar i Komunës së Suharekës është zotri Bali Muharremaj nga AAK. Kush është për? Vushtrri Xhafer Tahiri LDK 15122 vota ose 54.24%, Ferid Idrizi PDK 12758 vota ose 45.76%. Kryetar i komës së Vushtrrisë është zotri Xhafer Tahiri nga LDK. Kush është për? Malisheva Ragib Begaj Nisama për Kosovën 10868 vota ose 55.80%. Mursel Gashi LDK 8067 vota ose 44.20%. Kryetar i Komunës së Malishevës është zotri Rgib Begaj NGA Nisma për Kosovën. Kush është për? Komuna e Parteshit Dragan Petkoviq Lista Serbe 1331 vota ose 61.94%, dhe Nenad Sfetkoviq GINS 818 ose 38.6%.Atëherë kryetarë i kimunës së Parteshit është Dragan Petkoviq nga LS. Kush është për? Komunënë e Kllokotit e japim rezultatet përfundimtare gjë që tham edhe më herët që nga ky moment fillon edhe e drejta për tu ankuar 24 orë në Gjykatën Supreme në rast se ka dikush diqka për të ngritur rreth këtij rezultati. Kush është për reaxultatin e Kllolotit? Bozhidan Dearnovic GKV 1042 vota ose 50.24% dhe Strahinja Spashiq LS 1032 vota ose 49.76%.

Anëtarët e KQZ-së, miratuan anëtarët e Kuvendeve Komunale të dalë nga zgjedhjet Lokale të 22 tetorit, 2017.



Betim Gjoshi: Pasi u miratuan me unanimitet edhe certifikuan është mirë me u miratuar ministria e pushtetit lokal për me filluar këto 13 komuna që me i certifikuar sot edhe inaugurimi i tyre ose procedura për inaugurimin e tyre.

Binak Vishaj: E njoftojmë me shkresë se cilat komuna janë certifikuar në mënyrë që me mujtë me procesuar atë. Atëherë vazhdojmë me pikën e 5 të rendit të ditës janë raportet e këshillave, është këshilli për Cështjet ligjore.

5. Raport i Këshillave të KQZ-së

Këshilli për Çështje Ligjore;

Shqyrtimi dhe miratimi i anëtarëve të Kuvendeve Komunale.

Sami Hamiti: Faleminderit kryesues. Ne, dje e kemi mbajtur të këshillit për çështje ligjore dhe kemi shqyrtuar 14 kërkesa për zëvendësime. Ne ndërkohë sot kanë ardhur edhe 3 propozime të fundit. Po i kemi pru drejtpërdrejtë për shkak që të mos kemi.. edhe u dakorduam edhe me anëtarët e këshillit për çështje ligjore që kjo punë të procedohet sot mos të presim se janë çështje faktikisht, praktike dhe të rregullta, kështu që zotëri kryesueses unë të lus që të lexosh një nga një dhe ne do ti votojmë sepse shërbimet thotë që të gjitha dokumentacion është i plotësuar në rregull dhe i përmbush kriteret ligjore.

Binak Vishaj: Atëherë, komuna e Lipjanit emërohet anëtare e kuvendit komunal zotri Manush Shamolli i cili e zëvendëson Esef Sahitin nga subjekti politik Nisam për Kosovën. Kush është për? Gjakovë zonja Drita Buza Zhavelli emërohet anëtare në kuvendin komunal në vend të zonjës Mimoza Kusari nga subjekti politik Alternativa. Gjakovë Muharrem Musa emërohet anëtarë i kuvendit komunal në vend të zotit Adrian Gjini nga AAK. Malishevë Hamza Bytyqi emërohet anëtarë i kuvendit komunal në vend të Isni Kilajt nga subjekti politik PDK. Ferizaj Xhevdet Haxhidema emërohet anëtarë i kuvendit komunal zëvëndëson zotin Agim Aliu nga PDK. Deqan Kastriot Lokaj emërohet anëtarë i kuvendit komunal dhe e zëvendëson zotin Zek Sinanaj nga LVV. Deqan emërohet anëtarë iluvendit komunal zotri Mehemet Osaj dhe e zëvendëson zotin Sami Cacaj AAK. Junik emërohet anëtarë i kuvendit komunal zotri Muharrem Krasniqi dhe e zëvendëson Leonard LLullumën nga AAK. Zveqn Millorad Mlladojeviq emërohet anëtarë i kuvendit komunal dhe e zëvendëson Ivan Todosojeviq nga LS. Mitrovica e Veriut Radovan Taniq emërohet anëtarë i kuvendit komunal dhe e zëvendëson Goran Rakiq nga LS. Leposaviq Bojan Ignatoviq emërohër anëtarë i kuvendit komunal dhe e zëvendëson Zoran Tadiq nga LS. Graqanic Zoran Mitroviq emërohet anëtarë i kuvendit komunal dhe e zëvendëson Segjan Popoviq nga LS. Skenderaj Pajzit Isufi emërohet anëtarë i kuvendit komunal dh ee zëvendëson Musa Dërvishajn nga Aleanca Kosova e Re. Gjakovë Kreshnik Aliaj emërohet anëtarë i kuvendit komunal dhe e zëvendëson Driton Qaushin nga LVV. Podujev Patriot Rudari emërhet anëtarë i kuvendit komunal dhe e zëvendëson Fatmir Rumollin nga AAK. Kaqanik Nexhat Loku emërohet anëtarë i kuvendit komunal dhe e zëvendëson Besim Ilazin nga PDK dhe Gjakovë Bashkim Gashaj emërohet anëtërë i kuvendit komunal dhe e zëvendëson Hajdar Beqën nga PDK.

Tani, kush është për...?



Anëtarët e KQZ-së, miratuan anëtarët e Asambleve të Kuvendeve Komunale të dalë nga Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit, 2017.

Betim Gjoshi: Kryesues, ju kisha lutë që sa më shpejt me u draftuar këto vendime dhe me u shpall në ueb faqe.

Binak Vishaj: Një pjesë e madhe është bërë për këtë qëllim se janë edhe kryetarët e komunave që kanë qenë në bartës listave normal që sa më shpejt të ju bëjmë të mundshëm që me qenë pjesë e seancës solemne po besoj që do ti kryejmë me kohë edhe nuk do të mungoj do të jenë brenda afatit të caktuar.

6. Këshilli për Buxhet dhe Financa

Ilir Gashi: Faleminderit kryesues. Përshëndetje. Sipas vendimeve të PZAP-it dhe natyrisht të organeve që kanë vendosur që Istogu të shkoj në rivotim KQZ-ja ka marr vendim që Istogu të shkoj në rivotim me datën 17.12.2107 me planin e buxhetit të KQZ-ës për vitin 2017 buxheti për organizimet dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale është planifikuar për raundin e parë dhe të dytin ndërsa për rivotim nuk ështe planifikuar buxhet për asnjë komunë, po themi për rivotim të raundit të dytë. Organizimi i rivotimit në komunën e Istogut, është në vazhdimësi të procesit të zgjedhjeve lokale 2017 dhe ku pjesa më e madhe e stafit të përkohshëm për zgjedhjet lokale për shkak të obligimeve të shumta do të jenë deri në fund të vitit të angazhuar. Këta njëherë do të angazhohen edhe në rivotim për komunën e Istogut. Prandaj për angazhim të tyre, nuk është që nuk ka pasur planifikim të buxhetit shtesë. Gjithashtu, është vlerësuar edhe cilësia dhe sasia e materialeve zgjedhore në depot dhe pas kësaj janë hartuar edhe kërkesat që janë përgatitur specifikat për disa materiale zgjedhore. Buxheti i planifikuar për rivotim në raundin e dytë për kryetarë komunën në Istogut është në shumë prej 98516 euro është planifikuar në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve sepse të gjitha aktivitetet që do të zhvillohen kanë të bëjnë me këtë kategori. Buxheti për rivotim në Istog është planifikuar sipas njësive kërkuese që kanë dal dhe ky buxhet është i karakterizuar ne mallra dhe shërbime dhe ka të bëjë me prodhimin e materialeve zgjedhore siç janë fletëvotimet të listës komunale të votuesve, format zgjedhore, furnizimi me material sensitiv, transportin e materialit zgjedhor, pagesat e anëtareve të këshillave të vendvotimeve, stafit tjetër ndihmës, menaxherëve të të qendrave të votimit, kombinuesve për bartjen e materialit për informimin publik, disniktivët për anëtarët e KVV, QNR-ës, stafin teknik dhe vëzhgues, pagesat e stafit të angazhuar në qendrën e numërimit dhe rezultateve si dhe me aktivitetet tjera të planifikuara me planin operacional andaj me buxhetin e planifikuar për rivotim në Istog janë të specifikuar të gjitha shpenzimet sipas njësive kërkuese, kërkojmë pra që si pasoj e kësaj dhe të gjithë këto që u thanë më lartë KQZ-ja ta miratoj këtë buxhet të planifikuar për rivotim në komunën e Istogut. Faleminderit. Totali është 98516 euro për detaje tjera besoj krye shefi është këtu edhe drejtoresh mund të jetë këtu që mund të jap përgjigje. Faleminderit.

Binak Vishaj: Duke marr parasysh që ky buxhet nuk është trajtuar në këshillin për buxhet. Atëherë, e hapi debatin, për të gjithë kush është i interesuar ta debatojmë dhe çfarëdo që kanë për shqetësimet dhe ato që i mendojnë e kemi edhe krye shefin edhe drejtoreshën për të dhënë sqarime.

Betim Gjoshi: Unë, i përgëzoj për punën administratën për punën që e kanë bërë dhe kanë sjellë një buxhet detaj. E mira e kësaj është mesa kuptova, nuk kemi nevojë me kërkuar buxhet shtesë e kemi një planifikim për shkak të zotimeve dhe çështjeve tjera, transferove e që duhen. Nëse më kishin lejuar nëse nuk tregoheni nikoqir në disa vende se për mua është e pa arsyeshme nëse tash e kemi pajtimin. Pikën në faqe pesë, pika 4 për me fol me numra shkaku i mediave se e kemi të drejtën për ta bërë publike deri sa të miratohen. Mendoj që janë shumë të tepruara, jemi duke biseduar për një proces që. Te 1.2 faqe 5, kategoria nën 4, faqe 6 tek 1.5 departamenti i përkrahjes 4 rubrikat e para duhet me u zbrit për 70% sepse nuk është e arsyeshme përpos personit të domosdoshëm të shkoj atje. Nëse doni zvogëloni nëse doni mos e përdorni, mendoj ndoshta sjell problem se buxhet duhet me sjell një leje 2-3 dit shkuarja atje vizita i bie nga këto 4000 euro, me 1300 euro kryhet pra si të doni ju mendoni kjo është . për pjesën rreth QNR-së dhe rreth terrenit rreth materialeve mirë që keni parë më shumë, nuk besoj se shkojnë aq por më mirë që keni menduar mos me na dalë telashe. Jemi duke folur për datën 17 nuk mundemi me ekzekutuar pagesat e raundit të dytë dhe sa do të arrimë të Istogut pa fajin e juaj por gabimet e shumta. Nuk e di si këshilli për buxhet dhe ju sekretariat ti drejtoheni Qeveris për bartjen e mjeteve për vitin e ardhëm sepse do të mbetemi me obligime po supozoj por në bazë të praktikës të votimeve në fund të vitit. Por është mirë si me administruar këtë pjesë, dhe mbi të gjitha të llogaritet prerja për vitin e ardhshëm. Për ndryshe e përkrahi buxhetin në përjashtim të këtyre përmirësimeve, të tjerat janë kërkesa të domosdoshme dhe mirë që i kemi sepse kemi pasur mjete dhe kjo është rruga që është dashur me ndjek.

Adnan Rrustemi: Tek vërejtjet sa i përket informimit publik, por me sqaruar si funksionon. Në dispozicion me shpenzimet që i kemi bërë edhe për komunat e tjera kjo shumë aq sa koha është e shkurtë për ta realizuar. Mendoj se për 50% duhet me zbrit se nuk ka hapësirë për realizim te asaj. Janë 36000 euro për informim publik.

Ilir Gashi: Po mendoj që do të jetë në kompetencë të krye shefit dhe njësive të tjera ta trajtojnë këtë çështje. Çka ka mundësi me reduktuar nga rezultatet e ndalura si propozim që është në mundësi që t`ju lejohet të reduktojnë aty ku ka mundësi.

Binak Vishaj: Tek dy kategoritë që u ngritën pajtohem për informim publik është shumë që ja vlen gjysma e saj është e mjaftueshme është një situatë të vështirë atje për me implementuar informimin publik. Dhe nuk kemi një situatë ligjore që të bëjmë informim publik shtesë. Këtë pjesë sapo e ngriti Betimi që mjafton vetëm zyrtari i administratës që të shkoj që është përgjegjës për shtypjen e fletëvotimeve dhe nuk shkon dikush tjetër nga KQZ-ja. Këto dy pika kanë qenë kryesoret për tu reduktuar, nëse nuk ka dikush tjetër. Kush është për buxhetin e Istogut për rivotim? Faleminderit shumë. Atëherë mbeti edhe prej këshillit për operacione zgjedhore të shqyrtohet përbërja e këshillave të vendvotimit për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Istogut.



Adnan Rrustemi: Ju e keni materialin e bashkangjitur. Ne në këshillin e operacioneve zgjedhore e kemi shqyrtuar përbërjen e këshillave të vendvotimeve, natyrisht që formula nuk ka ndryshuar prej raundit të dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar komune në Istog. E reflekton përbërjen e njëjtë kryesues ndahen në mes dy subjekteve politike që janë në garë për kryetar komune. Ndërsa subjektet e tjera vazhdojnë të kenë komisionar ngjashëm siç kanë pasur edhe më parë, në disa vendvotime jo shumë kanë pjesëmarrjen. Ne e rekomandojmë KQZ-në të miratoj si të tillë, njësoj edhe anëtarët e tjerë nuk ka asnjë vërejtje.

Betim Gjoshi: Unë, nuk kam asnjë vërejtje edhe e përkrahi këshillin. Po flasim për një fenomen, sot po flasim për numra. Por neve mundet me na ndodh në ditën e zgjedhjeve probleme të mëdha, kjo e para kërkon përshpejtim krye shef, vitin tjetër nuk e kemi vit zgjedhor. Online mbikëqyrur për çdo ndryshim, pjesëmarrje në trajnim, pagesë bankare po na ndodh problem i pagesave me komisionar. Po na ndodh më e rënda po punon tjetër kush dhe po paguhet tjetër kush, që doni ju ofroj me dëshmi. E kemi miratuar një femër KQZ-ja e ka kryer detyrën një asamblist i partisë dhe është paguar mixha i këtij asamblisti. Nuk keni kontroll me formular me i bë, kamë shembuj të shumtë për këtë arseje është mirë me vu në rend se ne po miratojmë po i bëjmë qejf vetit se po vëmë rend dhe ligj në vend, a në teren jemi ndryshe, po bëjmë zgjedhje veç kur po bëhet problemi se kur nuk duhet në rregull ne nuk e dimë. Unë, nuk e di si kanë punuar, unë e di se kemi mundur me bërë punën më mirë atje me dështuar, dhe duhet me shënuar se kjo është detyra juaj për të ardhmen mos me lejuar se njëjtë Istogun po e miratojmë 131 numra nuk kemi asgjë tjetër, por brenda 131 po manipulohet shumë pa fajin tonë. Nuk marrin pjesë në trajnim, prej rezervave, punon dikush tjetër sepse është dëshmor, invalid, veteran por ne nuk kemi nevojë me dhënë asi mundësi. Ne duhet me paguar atë që trajnohet, punon.

Binak Vishaj: Atëherë, kush është për këtë përbërje e këshillave të vendvotimit? Faleminderit. Të ndryshme, nëse nuk ka dikush diçka.

Betim Gjoshi: Diçka: nëse rastësisht kemi një konfirmim nga gjykata që ka përfunduar procedura me komunat e tjera, se nëse pranojmë dorëheqjen e komunës së Ferizajt, është mirë që nesër mos me prit kohë se pa asnjë arsye këto komuna kemi mundur të enjten me i certifikuar. Shumica prej tyre ka ndryshim pushtetesh dhe nuk është mirë ne mu bë palë me dorëzuar detyrën që e kanë fituar mandatin.

Binak Vishaj: Faleminderit për pjesëmarrje...

Për KQZ

Binak Vishaj, anëtar

--------------------------


Yüklə 1,25 Mb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə