Protokolli fakultativ I paktit ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike



Yüklə 146,96 Kb.
Pdf görüntüsü
tarix07.11.2018
ölçüsü146,96 Kb.
#78175


PROTOKOLLI FAKULTATIV I PAKTIT NDËRKOMBËTAR PËR TË DREJTAT 

CIVILE DHE POLITIKE 

 

Miratuar dhe hapur për nënshkrim, për ratifikim dhe për aderim nga Asambleja e 

Përgjithshme me Rezolutën e saj 2200 A (XXI) të datёs 16 dhjetor 1966 

 

HYRË NË FUQI: më 23 mars 1976,  

Në përputhje me nenin 9 

 

Shetet palë të këtij Protokolli



 

Duke pasur parasysh se, për t’i arritur mёtej qëllimet e Paktit Ndërkombëtar për të 

Drejtat Civile dhe Politike (në tekstin e mëtejmë: “Pakti”) dhe zbatimin e dispozitave të tij, 

do të ishte e përshtatshme që të aftësohet Komiteti i të Drejtave të Njeriut, të formuar në 

pjesën e katërt të Paktit (në tekstin e mëtejmë: “Komiteti”), pёr të marrë dhe shqyrtuar, 

ashtu siç parashikohet në këtë Protokoll, komunikimet që vijnë nga individёt të cilët 

pohojnё se janë viktima të shkeljes së cilavedo të drejta të parashikuara nё kёtё Pakt, 

 

U morën vesh për sa vijon

 

Neni 1 



 

      Çdo  shtet  palë  i  këtij  Pakti  që bëhet palë e këtij Protokolli njeh kompetencёn e 

Komitetit pёr të marrë dhe shqyrtuar komunikimet që vijnë nga individёt të cilёt varen nga 

juridiksioni i tij, e të cilët pohojnё se janë viktima të shkeljes nga ky shtet palё të cilavedo 

të drejta të parashikuara nё këtë Pakt. Komiteti nuk do të pranojë kurrfarё komunikimi qё 

ka tё bёjё me një shtet palë të këtij Pakti, që nuk është palë e këtij Protokolli. 

 

Neni 2 

 

      Sipas  dispozitave  tё nenit 1, individёt tё cilёt pohojnё se janё viktima tё shkeljes së 

cilavedo të drejta të parashikuara nё kёtё Pakt dhe që kanё shteruar të gjitha mjetet juridike 

tё brendshme në dispozicion mund t’i parashtrojnë një komunikim me shkrim Komitetit 

duke kërkuar që ta shqyrtojë. 

 

Neni 3 



 

      Komiteti konsideron si të papranueshëm çdo komunikim anonim tё paraqitur në bazë të 

këtij Protokolli, ose të cilin ai e quan si një shpërdorim të së drejtës për të paraqitur 

komunikime të tilla ose si të papajtueshëm me dispozitat e Paktit. 




 

Neni 4 

 

      1. Sipas dispozitave tё nenit 3, çdo komunikim që i paraqitet në bazë të këtj Protokolli 

Komiteti ia kalon shtetit palë të këtij Protokolli, pёr tё cilin pohohet se ka shkelur çfarëdo 

dispozite të këtij Pakti. 

 

      2.  Brenda  gjashtë  muajve  në  vazhdim, shteti në fjalë i paraqet me shkrim Komitetit 



shpjegimet ose deklaratat të cilat e sqarojnë çështjen duke treguar, kur është rasti, edhe 

masat që mund të ketë marrë për të rregulluar situatën.  

 

 

 

Neni 5 

 

      1. Komiteti shqyrton komunikimet që merr në bazë të këtij Protokolli duke pasur 

parasysh të gjitha informacionet me shkrim që i janë parashtruar nga njё individ dhe nga 

shteti palë i interesuar. 

 

      2. Komiteti nuk do të marrë në shqyrtim kurrfarё komunikimi të një individi pa u 



siguruar më parë se: 

 

(a) Çështja e njёjtё nuk është duke u shqyrtuar nga një instancë tjetër ndërkombëtare 



për ta hetuar ose zgjidhur; 

 

(b) Individi ka shteruar të gjitha mjetet juridike tё brendshme nё dispozicion. Ky 



nuk duhet tё jetё rregull nёse procedurat sipas mjetit juridik zgjaten tej afateve të 

arsyeshme. 

 

      3.  Komiteti  mban  mbledhje  me  dyer të mbyllura kur shqyrton komunikimet e 



parashikuara në këtë Protokoll. 

 

      4. Komiteti ia bën të njohura konstatimet e tij shtetit palë të interesuar si dhe individit. 



 

Neni 6 

 

      Komiteti në raportin vjetor që e harton në përputhje me nenin 45 të Paktit përfshin edhe 

një përmbledhje të shkurtёr tё aktiviteteve të tij në kuadër të këtij Protokolli. 

 

Neni 7 




 

      Në pritje të realizimit të objektivave të Rezolutës 1514 (XV) të miratuar nga Asambleja 

e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara më 14 dhjetor të vitit 1960 lidhur 

me Deklaratën për Dhënien e Pavarësisë Vendeve dhe Popujve Kolonialë, dispozitat e këtij 

Protokolli nuk e kufizojnë aspak të drejtën e peticionit që u njihet këtyre popujve nga Karta 

e Kombeve të Bashkuara si dhe nga konventa e instrumente të tjera ndërkombëtare që janë 

lidhur nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara dhe institucioneve të tyre të specializuara. 

 

Neni 8 



 

1. Ky Protokoll është i hapur për nënshkrimin e çdo shteti që ka nënshkruar Paktin. 

 

2. Ky Protokoll i nënshtrohet ratifikimit nga çdo shtet që ka ratifikuar Paktin ose që ka 



aderuar në të. Instrumentet e ratifikimit do të depozitohen pranë Sekretarit të Përgjithshëm 

të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 

 

3. Ky Protokoll do të jetë i hapur për aderimin e çdo shteti që ka ratifikuar Paktin ose qё 



ka aderuar në të. 

 

4. Aderimi do të bëhet nëpërmjet depozitimit të një instrumenti të aderimit pranë 



Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 

 

5. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombete të Bashkuara informon të gjitha 



shtetet tё cilat kanë nënshkruar këtë Protokoll ose që kanë aderuar në të, lidhur me 

depozitimin e çdo instrumenti të ratifikimit ose të aderimit. 

 

Neni 9 

 

1. Sipas kushtit tё hyrjes sё Paktit në fuqi, ky Protokoll do të hyjë në fuqi tre muaj pas 

datës së depozitimit pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të 

Bashkuara të instrumentit të dhjetë të ratifikimit ose të aderimit. 

 

2. Për secilin prej shteteve që do të ratifikojë këtë Protokoll ose qё do të aderojë në të 



pas depozitimit të instrumentit të dhjetë të ratifikimit ose të aderimit, ky Protokoll do të 

hyjë në fuqi tre muaj pasi ky shtet të depozitojë instrumentin e tij të ratifikimit ose të 

aderimit. 

 

Neni 10 



 


      Dispozitat  e  këtij  Protokolli zbatohen, pa asnjë kufizim dhe përjashtim, për të gjitha 

njësitë konstitutive të shteteve federative. 

 

Neni 11 

 

      1. Çdo shtet palë i këtij Protokolli mund të propozojë njё amendament dhe të depozitojë 

tekstin e tij pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 

Sekretari i Përgjithshëm ua kalon atëherë shteteve palë të këtij Protokolli të gjitha projektet 

e amendamenteve duke u kërkuar të shprehen nëse duan të thirret një konferencë e shteteve 

palë për të shqyrtuar këto projekte dhe për tё votuar pёr to. Në qoftë se të paktën një e treta 

e shteteve shprehen në favor të thirrjes së Konferencës, Sekretari i Përgjithshëm e thërret 

Konferencën nën patronazhin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Çdo amendament i 

miratuar nga shumica e shteteve palë të pranishme dhe votuese në Konferencë i shtrohet për 

miratim Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. 

 

      2. Këto amendamente hyjnë në fuqi pasi t’i ketё miratuar Asambleja e Përgjithshme e 



Kombeve të Bashkuara dhe të jenё pranuar, në përputhje me rregullat e tyre kushtetuese 

përkatëse, me shumicën e dy të tretave të shteteve palë të këtij Protokolli. 

 

      3. Kur këto emendamente hyjnë në fuqi, ato bëhen të detyrueshme për ato shtetete palë 



që i kanë pranuar, ndërsa shtetet e tjera mbeten të lidhura me dispozitat e këtij Protokolli 

dhe me çdo amendament të mëparshëm që i kanë pranuar. 

 

Neni 12 

 

      1.  Çdo  shtet  palë  mund  të denoncojë këtë Protokoll kurdoherё me një njoftim me 

shkrim drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 

Denoncimi do të hyjë në fuqi tre muaj pasi Sekretari i Përgjithshëm të ketë marrë njoftimin. 

 

      2.  Denoncimi  nuk  do  të  pengojë  zbatimin e dispozitave të këtij Protokolli për çdo 



komunikim të parashtruar në bazë të nenit 2 para se denoncimi të hyjë më fuqi. 

 

Neni 13 



 

       Pavarësisht nga njoftimet e parashikuara në nenin 8, paragrafin 5 të këtij Protokolli, 

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të informojë të gjitha 

shtetet e përmendura në nenin 48, paragrafin 1 të Paktit: 

 

(a) Për nënshkrimet e vëra në këtë Protokoll dhe për instrumentet e ratifikimit e të 



aderimit të depozituara në përputhje me nenin 8; 


 

(b) Për datën kur ky Protokoll do të hyjë në fuqi në përputhje me nenin 9 dhe për 

datën kur do të hyjnë në fuqi amendamentet e parashikuara nё nenin 11: 

 

(c) Për denoncimet e bëra në përputhje me nenin 12. 



 

Neni 14 

 

      1. Ky Protokoll, tekstet e të cilit në gjuhët kineze, angleze, frënge, ruse dhe spanjolle 

janë njësoj autentike, do të depozitohet në arkivat e Organizatës sё Kombeve të Bashkuara. 

 

      2. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do t’u dërgojë nga 



një kopje të vërtetuar të këtij Protokolli të gjitha shteteve të përmendura në nenin 48 të 

Paktit. 


(Unofficial version,19 June, 2003) 

Document Outline

  • Neni 1
  • Neni 2
  • Neni 3
  • Neni 4
  • Neni 5
  • Neni 6

Yüklə 146,96 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə