Republika e shqiperise agjencia e prokurimit publik dokumentat standarde



Yüklə 0,95 Mb.
səhifə1/8
tarix17.09.2018
ölçüsü0,95 Mb.
#68784
  1   2   3   4   5   6   7   8

Dokumentat Standarde të Tenderit


REPUBLIKA E SHQIPERISE

AGJENCIA E PROKURIMIT PUBLIK

DOKUMENTAT STANDARDE

TË PROCEDURËS SË HAPUR

MALLRA

Procedurë e hapur”


Ndërtimi i dhomës së infrastrukturës ICT të DPGJC dhe blerje dhe montim i sistemit te kontrollit me GPS te mjeteve te DPQT”



I NJOFTIMI I KONTRATËS

Seksioni 1. Autoriteti Kontraktor



      1.1 Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor

Emri Ministria e Puneve te Brendshme, Drejtoria e Prokurimeve të Përqendruara

Adresa Sheshi Skënderbej Nr. 3, Tiranë

Tel/Fax +355 42 256 851

E-mail www.prokurime@punetebrendshme.gov.al



Faqja e Internetit www.punetebrendshme.gov.al

1.2 Lloji i autoritetit kontraktor:

Institucion qëndror

Institucion i pavarur

X



Njesi e qeverisjes vendore

Tjetër





1.3 Kontratë në kuadrin e një Marrëveshjeje të veçantë ndërmjet Shqipërisë dhe një Shteti tjetër

Po



Jo

X

Seksioni 2. Objekti i kontratës

2.1 Lloji i Kontratës

Punë

Shërbime

Mallra





X

Lloji i “Kontratave Publike për Mallra”

Blerje

Qira

Leasing

Blerje me këste

Një kombinim i tyre

X
























2.1.2 Kontratë në bazë të Marrëveshjes Kuadër

Po



Jo

X

2.1.3 Lloji i Marreveshjes Kuadër

Me një Operator Ekonomik 

Me disa operatorë ekonomikë 

Të gjitha kushtet janë të përcaktuara Po Jo













2.1.4 Numri i operatorëve ekonomikë me të cilët do të perfundojë Marrëveshja Kuadër:___________(Këtu duhet të përcaktohet numri maksimal i operatorëve ekonomikë me të cilët do të lidhet Marrëveshja Kuadër).

2.1.5

Kushtet që do zbatohen në rastin e rihapjes së konkurimit dhe/ose përdorimi i mundshëm i blerjes elektronike .

     

2.1.6 Autoriteti kontraktor/Autoritetet kontraktore të cilat do të lidhin marrëveshjen kuadër: _________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

2.2 Përshkrim i shkurtër i kontratës/marrëveshjes kuadër

  1. Fondi limit 42 674 267 (dyzet e dy milion e gjashtëqind e shtatëdhjetë e katër mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e shtatë) Lekë pa TVSH.

  2. Objekti i kontratës: “Ndërtimi i dhomës së infrastrukturës ICT të DPGJC dhe blerje dhe montim i sistemit te kontrollit me GPS te mjeteve te DPQT”

2. 3 Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin:  
Kohëzgjatja:

  • Per Lotin I brenda 3 muajve nga momenti i lidhjes se kontrates.

  • Per Lotin II brenda datës 30.06.2016.

duke filluar nga // me përfundim në //

2.3.1. Kohëzgjatja e Marrëveshjes Kuadër




Kohëzgjatja në muaj:  ose ditë:  (nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kuadër(jo më shumë se (4) vjet)

Ose duke filluar nga // (dd/mm/vvvv)

Përfunduar më // (dd/mm/vvvv)

2.4 Vendi i dorëzimit të objektit të kontratës/marrëveshjes kuadër:

Në adresat e autoriteteve kontraktore të përfshira në këtë procedure prokurimi.



2.5 Ndarja në LOTE:  


Po

X

Jo



Nëse po,

2.6 Përshkrim i shkurtër i loteve:


  • Loti I “Ndërtimi i dhomës së infrastrukturës ICT të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile” me fond limit: 28 918 967 (njëzet e tetë milion e nëntëqind e tetëmbëdhjëtë mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) Lekë pa TVSH.



  • Loti II “Blerje dhe montim i sistemit te kontrollit me GPS te mjeteve te Drejtorise se Policise Qarkut Tirane” me fond limit 13 755 300 (trembëdhjetë milion e shtatëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e treqind) Lekë pa TVSH.

Një Ofertues mund të aplikojë për [një lot], [disa lote], [të gjitha lotet]. Për çdo lot paraqitet një ofertë e veçantë.


2.7 Opsionet:  

Numri i rinovimeve të mundshme (nëse ka): 

Ose: nga  

2.8 Do të pranohen variantet:  


Po



Jo

X

2.9. Gjatë procesit të prokurimit në fushën e Teknologjisë të Informacionit dhe Komunikimit (TIK) janë përdorur standartet e përgatitura nga Agjencia Kombëtare e Shoqerisë së Informacionit:

Po

X

Jo



2.10. Gjatë procesit të prokurimit në fushën e Teknologjisë të Informacionit dhe Komunikimit (TIK), në rastin kur standardet janë të pa-aplikueshme, është marrë miratimi paraprak nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit:




Po

X

Jo



Seksioni 3 Informacioni ligjor, ekonomik, financiar dhe teknik

3.1 Kriteret e Pranimit sipas shtojcës 8.

3.2 Sigurimi i Ofertës: (i zbatueshëm në rastin e procedurave të prokurimit me vlerë më të lartë se kufiri i lartë monetar, në rast se kërkohet nga autoriteti kontraktor).
Operatori Ekonomik paraqet Formularin e sigurimit të ofertës, kur kërkohet, sipas Shtojcës 4. Vlera e kërkuar e sigurimit të ofertës është _________ Lekë (shuma e shprehur në fjalë).
Në rastet e dorëzimit të ofertës për Lote, vlera e sigurimit të ofertës, kur kërkohet, për secilin nga Lotet është si më poshtë:
Loti 1 ______ Lekë

Loti 2 ______ Lekë



Seksioni 4 Procedura

4.1 Lloji i procedurës: E Hapur

4.2 Kriteret e përzgjedhjes së fituesit:  
A) çmimi më i ulët X

Në rastin e procedurave të prokurimit për furnizimin me karburante, gazoil, benzol dhe karburant për ngrohje, çmimi më i ulët bazohet në:

i) çmimi i bursës, sipas Reuters lëvruar sipas kushtit CIF-Shqipëri, i cili është publikuar në Buletinin e fundit të Njoftimeve Publike, para datës së dorëzimit dhe hapjes së ofertave;

ii) elementet fiskale, përfshi akcizën, taksë karboni;

iii) marzhi më i ulët i fitimit, të shprehur në përqindje.

Vlera absolute e marzhit të fitimit nuk do të ndryshojë gjatë ekzekutimit të kontratës, në rast të luhatjes se çmimeve.

Ose

B)  oferta ekonomikisht më e favorshme 

lidhur me rëndësinë: Çmimi  pikë

etj.  pikë

Autoriteti Kontraktor duhet të specifikojë pikët për çdo kriter vlerësimi të vendosur.

4.3 Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje:  
Data: 30/05/2016 Ora: 11:00

Vendi: Ministria e Puneve te Brendshme, Drejtoria e Prokurimeve të Përqendruara



Kur oferta kërkohet të paraqitet me mjete elektronike operatorët ekonomike duhet të dorëzojnë ofertën në mënyrë elektronike në faqen zyrtare të APP-së, www.app.gov.al

4.4 Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje:  
Data: 30/05/2016 Ora: 11:00

Vendi: Ministria e Puneve te Brendshme, Drejtoria e Prokurimeve të Përqendruara



Informacioni mbi ofertat e paraqitura me mjete elektronike duhet t’i komunikohet të gjithë atyre Operatorëve Ekonomikë që kanë dorëzuar oferta, në bazë të kërkesës së tyre.

4.5 Periudha e vlefshmërisë së ofertave: 150 ditë.

4.6 Gjuha (-ët) për hartimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje:  


Shqip

X

Anglisht



Tjetër

_______________

Seksioni 5 Informacione plotësuese

5.1 Dokumenta me pagesë (i zbatueshëm vetëm për procedurat që nuk zhvillohen me mjete elektronike):



Po



Jo

X

Nëse Po

Monedha

_________

Çmimi

_______

Ky çmim mbulon kostot aktuale të kopjimit dhe shpërndarjes së DT tek Operatorët Ekonomikë. Operatorët Ekonomikë të interesuar kanë të drejtë të kontrollojnë DT para blerjes së tyre.



5.2 Informacione shtesë (vendi, zyra, mënyrat për tërheqjen e dokumentave të tenderit)

__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Data e shpërndarjes së këtij njoftimi 05/05/2016


II. UDHËZIME PËR OPERATORËT EKONOMIKË
Seksioni 1. Hartimi i ofertës
1.1 Operatorët Ekonomikë janë të detyruar të përgatisin oferta, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në këto DT. Ofertat që nuk përgatiten në përputhje me këto DT do të refuzohen si të papranueshme.
1.2 Operatori Ekonomik përballon kostot që lidhen me përgatitjen dhe dorëzimin e ofertës së tij. Autoriteti Kontraktor nuk është përgjegjës për këto kosto.
1.3 Për procedurat e prokurimit që zhvillohen në rrugë shkresore, origjinali i ofertes duhet të shtypet ose të shkruhet me bojë që nuk fshihet. Të gjitha fletët e ofertës duhet të lidhen së bashku dhe të numerizohen. Të gjitha fletët e ofertës, përveç literaturës së pandryshueshme e të printuar duhet të pajisen me iniciale ose të nënshkruhen nga Personi (-at) e autorizuar. Çdo ndryshim në ofertë duhet të jetë i lexueshëm dhe i firmosur nga Personat e Autorizuar.
1.4 Në rast të ofertave të paraqitura nga një bashkim operatorësh ekonomik, oferta duhet të shoqërohet me Prokurën/autorizimin me Shkrim për Personat e Autorizuar që do të përfaqësojnë bashkimin gjatë procedurës së prokurimit
1.5 Oferta duhet të përfshijë dokumentat e mëposhtëm:
a) Formulari i Ofertës, plotësuar sipas Shtojcës 1 të DT ose Shtojcës 2 të DT (në rastin e procedurave të prokurimit për furnizimin me karburante, gazoil, benzol dhe karburant për ngrohje).
b) Dokumentat që lidhen me objektin e prokurimit (skica, katalogje, kampione etj)

___________ ,

___________ ,

___________ .


c) Dokumentat dhe vërtetimet e kërkuara në Shtojcën 8.
ç) (Opsion) ofertën alternative teknike (nëse parashikohet)
Një Operator Ekonomik duhet të paraqesë vetëm një ofertë.
1.6 Fshehtësia e procesit sipas nenit 25 të LPP-së.

1.7 Për procedurat e prokurimit që zhvillohen në rrugë shkresore, Operatorët Ekonomikë duhet të dorëzojnë vetëm ofertën origjinale të futur në një zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e Ofertuesit dhe të shënuar: “Ofertë për furnizimin e mallrave; Nr e Njoftimit _.

MOS E HAPNI, ME PËRJASHTIM TË RASTEVE KUR ËSHTË I PRANISHËN KOMISIONI I VLERËSIMIT TË OFERTËS, DHE JO PARA dd/mm/vv ___________ orës _________“
Kur oferta kërkohet të paraqitet me mjete elektronike, operatorët ekonomike duhet të dorëzojnë ofertën në mënyrë elektronike në faqen zyrtare të APP-së, www.app.gov.al.
1.8 Për procedurat e prokurimit që zhvillohen në rrugë shkresore, ofertuesit mund të modifikojnë ose të tërheqin ofertat e tyre, me kusht që ky modifikim ose tërheqje të kryhet para afatit kohor përfundimtar për paraqitjen e ofertave. Si modifikimet, ashtu edhe tërheqjet duhet t’i komunikohen Autoritetit Kontraktor me shkrim para datës së fundit për dorëzimin e ofertave. Zarfi që përmban deklaratën e Ofertuesit duhet të shënohet përkatësisht: “MODIFIKIM OFERTE” ose “TËRHEQJE OFERTE”.
Kur oferta kërkohet të paraqitet me mjete elektronike, ofertuesi mund te modifikojë në çdo kohë ofertën deri përpara përfundimit të afatit kohor për dorëzimin e ofertave, pa patur nevojë për ndonjë komunikim me autoritetin kontraktor, pasi veprimet kryhen në llogarinë e tij, në faqen zyrtare të APP-së, www.app.gov.al.
Seksioni 2 Përllogaritja e ofertës ekonomike
2.1 Operatori Ekonomik duhet të plotësojë Formularin e Ofertës bashkangjitur me këto DT, duke përcaktuar mallrat që do të levrohen, sasitë dhe çmimin e tyre.
2.2 Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lek), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por pa përfshirë TVSH. Nëse çmimet kuotohen në një monedhë të huaj, atëherë ato duhet të kthehen në Lekë Shqiptare sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, në datën në të cilën është dërguar për publikim njoftimi i kontratës dhe duhet të ruhen në atë kurs deri në skadimin e periudhës së vlefshmërisë së ofertës.
2.3 Ofertuesi duhet të shënojë në Formularin e Ofertës, çmimet totale të ofertës të të gjitha Mallrave, pa TVSH. Vlera e TVSH, kur aplikohet, i shtohet çmimit të dhënë dhe përbën vlerën totale të ofertës.

2.4. Në rastin e nje marrëveshje kuadër ku të gjitha kushtet NUK janë përcaktuar, çmimet për kontratat e bazuara në marrëveshjen kuadër nuk janë të fiksuara; ato janë objekt i ndryshimit pas një mini-konkursi midis operatorëve ekonomikë, palë në marreveshjen kuadër.

2.5 Sigurimi i Ofertës, kur kërkohet, duhet të dorëzohet bashkë me ofertën para skadimit të afatit kohor për dorëzimin e ofertave. Mospajtimi me kërkesat për sigurimin e ofertës do të ketë si pasojë refuzimin e ofertës.
2.6 Sigurimi i Ofertës mund të dorëzohet në një nga format e mëposhtme:
a) garanci bankare

b) garanci sigurimi

Formulari i sigurimit të ofertës duhet të nënshkruhet nga lëshuesi (Banka, kompania e sigurimit, etj) dhe duhet të dorëzohet së bashku me ofertën para hapjes së ofertave, përndryshe oferta do të refuzohet.
Dokumentat si më sipër duhet të jenë të vlefshëm përgjatë gjithë periudhës së vlefshmërisë së ofertës. Në rastin kur sigurimi i ofertës ka formën e një garancie bankare, Autoriteti Kontraktor ia rikthen ofertuesve sigurimin përkatës brenda 15 ditëve nga nënshkrimi i kontratës.
2.7 Periudha e Vlefshmërisë së Ofertës
Periudha e vlefshmërisë së ofertës fillon që nga momenti i hapjes së ofertave. Për sa kohë nuk ka skaduar afati kohor për vlefshmërinë e ofertave, Autoriteti Kontraktor mund t’i kërkojë Ofertuesit me shkrim të zgjasë periudhën e vlefshmërisë, deri në një datë të caktuar. Ofertuesi mund t’a refuzojë këtë kërkesë me shkrim pa humbur të drejtën për rimbursim të sigurimit të ofertës, kur ka një tillë. Ofertuesi që bie dakord të zgjasë periudhën e vlefshmërisë së ofertës njofton Autoritetin Kontraktor me shkrim, dhe paraqet një sigurim oferte të zgjatur, nëse ka pasur një të tillë. Oferta nuk mund të modifikohet. Nëse Ofertuesi nuk i përgjigjet kërkesës së bërë nga Autoriteti Kontraktor lidhur me zgjatjen e periudhës së vlefshmërisë së ofertës, ose nuk e pranon kërkesën në fjalë, ose nuk paraqet një sigurim të zgjatur të ofertës, kur kërkohet, atëherë Autoriteti Kontraktor do të refuzojë ofertën.

2.8 Veprimet e jashtëligjshme sipas Nenit 26 të LPP-së


Seksioni 3. Vlerësimi i Ofertave
3.1 Kriteret e përzgjedhjes
(Opsioni 1) Çmimi më i ulët i ofertës së kualifikuar.
Kontrata do t’i akordohet atij Ofertuesi që ka ofruar çmimin më ulët të ofertës.
Në rastin e procedurave të prokurimit për furnizimin me karburante, gazoil, benzol dhe karburant për ngrohje, çmimi më i ulët bazohet në:
i) çmimi i bursës, sipas Reuters lëvruar sipas kushtit CIF-Shqipëri, i cili është publikuar në Buletinin e fundit të Njoftimeve Publike, para datës së dorëzimit dhe hapjes së ofertave;

ii) elementet fiskale, përfshi akcizën, taksë karboni;

iii) marzhi më i ulët i fitimit, të shprehur në përqindje.

Vlera absolute e marzhit të fitimit nuk do të ndryshojë gjatë ekzekutimit të kontratës, në rast të luhatjes se çmimeve.
(Opsioni 2) Oferta ekonomikisht më e favorshme.
Për kriteret vlerësuese duhet përcaktuar qartë pesha specifike e secilit kriter dmth sa pikë do të ketë çdo kriter dhe si do të llogariten pikët për ofertuesit e njëpasnjëshëm.

Të gjitha kriteret e vendosura për vlerësimin e ofertave duhet të jenë sa më objektive dhe të shprehen në shifra. Në çdo rast, kur kriteret janë më shumë se një, pesha e kriterit të cmimit nuk do të jetë më pak se 50 pikë. Pikët maksimale që do të marrë një ofertë do të jenë 100.

Formula me të cilën do të llogariten pikët e ofertuesve në këtë rast është:

Po= Pk1+Pk2+Pk3+.....


Ku:

Po - jane pikët totale të ofertës së vlerësuar

Pk1/Pk2/Pk3/... - jane pikët për çdo kriter të vlerësuar
Pikët për çdo kriter përllogariten sipas formulës:
Pk1= Vmink1 x Pmaxk1/Ok1

Pk1 _____ Pikët e kriterit që vlerësohet

Vmin k1 Vlera e më e ulët e kriterit që vlerësohet

Pmaxk1 Pikët maksimale që i jepen kriterit që vlerësohet

Ok1 Treguesi i ofertës për kriterin që vlerësohet
Sqarim: Si kriter vlerësimi duhet të përzgjidhet vetëm njëri prej opsioneve. Plotësimi i të dy opsioneve e bën procedurën të pavlefshme.

3.2 Korrigjimi i gabimeve dhe pjesët e hequra
3.2.1 Autoriteti Kontraktor korrigjon ato gabime në ofertë, që janë thjesht të një natyre aritmetike, nëse gabimi zbulohet gjatë shqyrtimit të ofertave. Autoriteti Kontraktor e njofton menjëherë Ofertuesin në fjalë me një njoftim me shkrim/elektronik mbi çdo korrigjim të tillë dhe mund të vazhdojë me ndryshimin e gabimit, me kusht që Ofertuesi t’a ketë miratuar këtë komunikim që i është bërë. Nëse Ofertuesi refuzon të pranojë korrigjimin e propozuar, atëherë oferta do të refuzohet, pa konfiskim të sigurimit të ofertës, nëse ekziston një e tillë.
3.2.2 Gabimet në llogaritjen e çmimit do të korrigjohen nga Autoriteti Kontraktor, si më mëposhtë:
- në rast se ka mospërputhje ndërmjet shumave të shprehura në shifra dhe atyre në fjalë, atëherë do të mbizotërojnë shumat e shprehura në fjalë, me përjashtim të rasteve kur shuma në fjalë lidhet me një gabim aritmetik;
- nëse ka mospërputhje ndërmjet çmimit njësi dhe vlerës së përgjithshme që merret nga shumëzimi i çmimit njësi dhe sasisë, atëherë do të mbizotërojë çmimi njësi, dhe rrjedhimisht duhet të korrigjohet shuma në total, nëse ka një gabim në një shumë total, që korrespondon me mbledhjen ose zbritjen e nëntotaleve, atëherë do të mbizotërojë nëntotali dhe totali duhet të korrigjohet. Shumat e korrigjuara në këtë mënyrë janë të detyrueshme për ofertuesin. Nëse ofertuesi nuk i pranon ato, atëherë oferta e tij do të refuzohet Ofertat me gabime aritmetike refuzohen, kur shumat absolute të të gjitha korrigjimeve janë më të larta ose më të ulëta se 2% e vlerës së ofertës ekonomike të ofruar.
3.3 Ofertat anomalisht të ulëta
3.3.1 Nëse oferta e dorëzuar, rezulton anomalisht e ulët në lidhje me mallrat e ofruara, atëherë Autoriteti Kontraktor i kërkon Ofertuesit në fjalë të justifikojë çmimin e ofruar. Nëse Ofertuesi nuk arrin të japë një justifikim që të bindë Autoritetin Kontraktor, atëherë ky i fundit ka të drejtë të refuzojë ofertën.

3.3.2 Oferta do të cilësohet anomalisht e ulët sipas përcaktimit të bërë në nenin 66 të Kreut VII të RrPP .

Në rastin kur janë të vlefshme dy ose më pak oferta, në përputhje me nenin 56, të LPP-së, oferta vlerësohet anomalisht e ulët kur ajo është ulur më shumë se 25 përqind e fondit limit të përllogaritur.

Në rastin kur janë të vlefshme tre ose më shumë oferta, në përputhje me nenin 56 të LPP-së, oferta vlerësohet anomalisht e ulët nëse vlera e saj do të jetë më e vogël se 85 përqind e mesatares së ofertave të vlefshme.

Nëse një apo disa oferta vlerësohen si anomalisht të ulëta, komisioni i vlerësimit të ofertave duhet të kërkojë sqarime nga ofertuesit, përpara se të marrë vendim për kualifikimin ose jo të tyre, në përputhje me nenin 56 të LPP.
Në çdo rast ofertuesi ka detyrimin të argumentojë dhe dokumentojë me prova shkresore sqarimet mbi elementin/elementët e veçantë të ofertës, në përputhje me kërkesat e nenit 56 të LPP.

Formula që do të zbatohet për të cilësuar një ofertë anomalisht të ulët, në rastin kur ka tre ose më shumë oferta të vlefshme është si më poshtë:


O – Oferta

MO – Mesatarja e Ofertave të vlefshme

n – Numri i Ofertave të vlefshme

ZM – Zbritja e Mundshme


MO = O1 + O2 + O3 + … On / n

ZM = 85 % Mo
Vlera e Ofertës që vlerësohet si rrjedhim Oferta është Anomalisht e Ulët
Në rastin kur kriter vlerësimi është përzgjedhur oferta ekonomikisht më e favorshme, do të verifikohet nëse ofertat janë anomalisht të ulëta vetëm nëse oferta e klasifikuar me pikët më të larta e ka ofertën ekonomike me vlerën më të ulët.
3.4. Ankimi administrativ në dispozicion të Operatorëve Ekonomikë sipas nenit 63 të LPP-së.
Seksioni 4. Nënshkrimi i Kontratës
4.1 Njoftimi i fituesit
Autoriteti Kontraktor njofton Ofertuesin fitues, përmes dërgimit të njoftimit të fituesit, siç parashikohet në Shtojcën 14. Një kopje e këtij njoftimi publikohet në Buletinin e Njoftimeve Publike, siç kërkohet në Nenin 58 të LPP-së.
4.2 Sigurimi i kontratës
4.2.1 Autoriteti Kontraktor kërkon sigurim për ekzekutimin e kontratës. Shuma e sigurimit për ekzekutimin e kontratës do të jetë 10 % e vlerës së kontratës. Formulari i Sigurimit të Kontratës, sipas Shtojcës 19 të DT, duhet të nënshkruhet dhe të dorëzohet para nënshkrimit të kontratës.
4.2.2 Sigurimi për ekzekutimin e kontratës mund të dorëzohet në një nga format e mëposhtme:

  1. garanci bankare

  2. garanci sigurimi


Ky formular nuk përdoret nga autoritetet kontraktore në rastin e prokurimit të kontratave sektoriale.
4.3 Njoftimi i kontratës së nënshkruar
Në pajtim me RrPP, pas nënshkrimit të kontratës, autoriteti kontraktor dërgon një njoftim në APP për publikim në Buletinin e Njoftimeve Publike.
Shënim: Autoritetet kontraktore nuk duhet të ndërhyjnë për të bërë asnjë lloj ndryshimi në dokumentat e tenderit nga pika 2 në pikën 4.

III. SHTOJCAT
Shtojcat e mëposhtme janë pjesë përbërëse e DT:
Shtojca 1: Formulari i Ofertës

Shtojca 2: Formulari i Ofertës, në rastin e procedurave të prokurimit për furnizimin me karburante, gazoil, benzol dhe karburant për ngrohje

Shtojca 3: Ftesa për Ofertë në rastin e Marrëveshjes Kuadër

Shtojca 4: Formulari i Sigurimit të Ofertës

Shtojca 5: Formulari i Informacionit Konfidencial

Shtojca 6: Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike nga operatori ekonomik

Shtojca 7: Deklarata për konfliktin e interesit

Shtojca 8: Formular për Vërtetimin e Kualifikimit/pjesëmarrjes

Shtojca 9: Deklarata mbi gjendjen gjyqësore

Shtojca 10: Specifikimet teknike

Shtojca 11: Planifikimi i kontratave në marrëveshjen kuadër

Shtojca 12: Sasia e mallrave dhe kushtet e lëvrimit

Shtojca 13: Formulari për Njoftimin S’kualifikimit

Shtojca 14: Formulari i Njoftimit të Fituesit

Shtojca 15 Formulari i Njoftimit të Operatorëve Ekonomike të suksesshëm në Marrëveshjen Kuadër

Shtojca 16: Kushtet e Përgjithshme të Kontratës

Shtojca 17: Kushtet e Vecanta të Kontratës

Shtojca 18: Formulari i njoftimit të Kontratës së nënshkruar

Shtojca 18/1: Formulari i njoftimit të Kontratës së nënshkruar për publikim në Buletinin e Njoftimeve Publike

Shtojca 19: Formulari i Sigurimit të Kontratës

Shtojca 20: Formulari i Ankesës në Autoritetin Kontraktor

Shtojca 21: Draft Marrëveshja Kuadër ku Jo të gjitha kushtet janë të përcaktuara

Shtojca 22: Draft Marrëveshja Kuadër ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara

Shtojca 1

[ Shtojcë për t’u plotësuar nga operatori ekonomik]


FORMULARI I OFERTËS

Emri i Ofertuesit_____________________


Për: [Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor]

* * *


Procedura e prokurimit: [lloji i procedurës]

Përshkrim i shkurtër i kontratës: [objekti]

Publikimi (nëse zbatohet): Buletini i Njoftimeve Publike [Data] [Numri]/Nr.Referencës në faqen e APP-së


      * * *

Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, Ne, të nënshkruarit, deklarojmë se:

  1. Çmimi total i ofertës sonë është [monedha dhe vlera e ofertës]; pa TVSH;

  2. Çmimi total i ofertës sonë është [monedha dhe vlera e ofertës]; me TVSH



1

2

3

4

5

6


Nr


Përshkrimi i mallrave


Sasia


Çmimi Njësi


Çmimi Total


Afati









































































Çmimi Neto )




TVSH (%)




Çmimi Total



Nënshkrimi i ofertuesit ______________


Vula ______________
Shënim: Çmimet duhet të shprehen në Monedhën ____( kërkuar në dokumentat e tenderit )
Shtojca 2
[ Shtojcë për t’u plotësuar nga operatori ekonomik në rastin e procedurave të prokurimit për furnizimin me karburant, gazoil, benzol dhe karburant per ngrohje]
FORMULARI I OFERTËS
Emri i Ofertuesit_____________________
Për: [Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor]

* * *


Procedura e prokurimit: [lloji i procedurës]

Përshkrim i shkurtër i kontratës: [ objekti]

Publikimi (nëse zbatohet): Buletini i Njoftimeve Publike [Data] [Numri]


      * * *

Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, Ne, të nënshkruarit, deklarojmë se:

  1. Marzhi ynë i fitimit i shprehur në përqindje është si më poshtë:




1

2

3

5


Nr


Përshkrimi i mallrave

Marzhi i fitimit i shprehur në perqindje



Afati i levrimit



























Nënshkrimi i ofertuesit ______________
Vula ______________
Shtojca 3

[ Shtojcë për tu plotësuar nga autoriteti kontraktor në Marrëveshjen Kuadër gjatë rihapjes së procesit të mini-konkursit]


FTESA PËR OFERTË
(shkruani emrin e Autoritetit Kontraktor)

fton për të paraqitur oferta në procedurën për furnizimin e mallrave të mëposhtme:

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

(jepni një përshkrim të saktë të objektit të kontratës dhe sasisë siç përkufizohet në Dokumentat e Tenderit (DT).


Vendi i Dorëzimit të Mallit

(jepni nje pershkrim te shkurter)
Malli duhet të dorëzohet brenda datës ____________
Oferta duhet të paraqitet

………………………………………………………………………………………………………[Jep adresën e saktë]

Përpara

……………………………………………………………………………………………………

[Përcaktoni datën dhe orën]

Kriteret e përcaktimit të ofertës fituese ________________________________________


Forma e komunikimit:

Me shkrim  elektronike (email, fax, etj) 



Shtojca 4.

[Letër me kokë e Bankës / Kompanisë së Sigurimeve]

[ Shtojcë për t’u paraqitur nga operatori ekonomik kur kërkohet nga autoriteti kontraktor]

FORMULARI I SIGURIMIT TË OFERTËS

[Data]

Për: [Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor]

Në emër të: [Emri dhe adresa e ofertuesit të siguruar]

* * *


Procedura e prokurimit [lloji i procedurës]

Përshkrim i shkurtër i kontratës: [objekti]

Publikimi (nëse zbatohet): Buletini i Njoftimeve Publike [Data] [Numri]/Nr.Referencës në faqen e APP-se


      * * *

Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur,

Ne vërtetojmë se [emri i ofertuesit të siguruar] ka derdhur një depozitë pranë [emri dhe adresa e bankës / kompanisë së sigurimit] me një vlerë prej [monedha dhe vlera, e shprehur në fjalë dhe shifra] si kusht për sigurimin e ofertës, dorëzuar nga operatori i lartpërmendur ekonomik.

Marrim përsipër të transferojmë në llogarinë e [emri i autoritetit kontraktor] vlerën e siguruar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga kërkesa juaj e thjeshtë dhe e parë me shkrim, pa kërkuar shpjegime, me kusht që kjo kërkesë të përmendë mospërmbushjen e njërit nga kushtet e mëposhtme:


  • Ofertuesi e ka tërhequr ose ka ndryshuar ofertën, pas afatit përfundimtar për paraqitjen e ofertave ose para afatit perfundimtar, nëse është përcaktuar kështu në dokumentat e tenderit;

  • Ofertuesi ka refuzuar nënshkrimin e kontratës së prokurimit kur autoriteti kontraktor e kërkon një gjë të tillë;

  • Ofertuesi nuk ka paraqitur sigurimin e kontratës, ku oferta është shpallur fituese ose nuk ka plotësuar ndonjë kusht tjetër përpara nënshkrimit të kontratës së përcaktuar në dokumentat e tenderit.

Ky Sigurim është i vlefshëm për periudhën e specifikuar në [njoftimin e kontratës ose ftesën për tender].

[Përfaqësuesi i bankës / kompanisë së sigurimit]



Shtojca 5
LISTA E INFORMACIONIT KONFIDENCIAL

[ Shtojcë për t’u plotësuar nga Operatori Ekonomik, nëse është rasti]

(Shënoni më poshtë informacionin që dëshironi të mbahet konfidencial)

Lloji, natyra e informacionit që duhet të mbetet konfidencial



Numri i faqes dhe pikat e DT që dëshironi të mbeten konfidenciale



Arsyet pse ky informacion duhet të mbetet konfidencial



Afati kohor që ky informacion të mbetet konfidencial

































































Shtojca 6

[ Shtojcë për t’u plotësuar nga Operatori Ekonomik]




DEKLARATË MBI PERMBUSHJEN E SPECIFIKIMEVE TEKNIKE

Deklaratë e operatorit ekonomik pjesëmarrës në procedurën e prokurimit publik, që do të zhvillohet në datë _________________ nga Autoriteti Kontraktor________________ me objekt ____________ me fond limit __________.



Unë i nënshkruari _______________,me cilësinë e ________ të personit juridik _______________deklaroj se:
Përmbushim të gjitha specifikimet teknike, të përcaktuara në dokumentat e tenderit dhe e vërtetojmë këtë me çertifikata e dokumenta (nëse kërkohen nga autoriteti kontraktor), të dorëzuar bashkë me këtë deklaratë.
Data e dorëzimit të deklaratës ________________
Përfaqësuesi i ofertuesit
Nënshkrimi
V ula

Shtojca 7
[ Shtojcë për t’u plotesuar nga Operatori Ekonomik]
DEKLARATË

Mbi konfliktin e interesave
Deklaratë e operatorit ekonomik pjesëmarrës në procedurën e prokurimit publik që do të zhvillohet në datë _________________ nga Autoriteti Kontraktor________________ me objekt ____________ me fond limit __________.
Konflikti i interesit është gjendja e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesave privatë të një zyrtari, në të cilën ai ka interesa privatë, të drejpërdrejtë ose të tërthortë që ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij publike.
Në zbatim të nenit 21 pika 1 e Ligjit Nr. 9367, datë 07.04.2005, kategoritë e zyrtarëve përcaktuar në Kreun III, Seksioni II, që iu ndalohet në mënyrë absolute të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga lidhja e kontratave me një palë një institucion publik janë:
- Presidenti i Republikës, Kryeministri, zvkryeministri, ministrat, ose zvministrat, Deputetet, Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurori i Përgjithshëm, Gjyqtarët e Prokurorët në nivelin e Gjykatës së Shkallës së Parë e në atë të Apelit, Avokati i Popullit, Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Anëtarët e Enteve Rregullatore, (Këshilli i Mbikqyrjes i Bankës së Shqipërisë, përfshirë Guvernatorin dhe Zv/Guvernatorin; të konkurrencës, telekomunikacionit; energjisë; furnizimit me ujë; të sigurimeve; letrave me vlerë; mediave), Sekretarët e Përgjithshëm të institucioneve qendrore si dhe çdo zyrtar tjetër, në çdo institucion publik, që është të paktën i barazvlefshëm për nga pozicioni me drejtorët e përgjithshëm, titullarët e institucioneve të administratës publike që nuk janë pjesë e shërbimit civil.
Për zyrtarët e nivelit të mesëm drejtues sipas nenit 31, dhe për zyrtarët e parashikuar në nenin 32 të kreut të III, seksioni 2 të këtj ligji, ndalimi sipas pikës 1 të këtij neni, për shkak të interesave private të zyrtarit, të përcaktuara në këtë pikë zbatohet vetëm në lidhjen e kontratave në fushën e territorit dhe të juridiksionit të institucionit, ku punon zyrtari. Ky ndalim zbatohet edhe kur palë është një institucion i varësisë.

Kur zyrtari është në funksionin e kryetarit a të nënkryetarit të bashkisë, komunës ose të këshillit të qarkut, të anëtarit të këshillit përkatës ose është zyrtar i nivelit të lartë drejtues të një njësie të qeverisjes vendore, ndalimi për shkak të interesave privatë të zyrtarit, të përcaktuara në këtë pikë, zbatohet vetëm në lidhjen e kontratave, sipas rastit, me bashkinë, komunën ose këshillin e qarkut, ku zyrtari ushtron këto funksione. Ky ndalim zbatohet edhe kur palë në kontratë është një institucion publik, në varësi të kësaj njësie (neni 21 pika 2 e Ligjit Nr. 9367, datë 07.04.2005).


Ndalimet e përcaktuara në nenin 21 pika 1, 2 të Ligjit Nr. 9367, datë 07.04.2005, me përjashtimet përkatëse, zbatohen në të njëjtën masë edhe për personat e lidhur me zyrtarin që në kuptim të këtij ligji janë bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi, fëmijë në moshë madhorë, prindërit e zyrtarit të bashkëshortit/es dhe bashkëjetuesit/es.
Unë i nënshkruari _____________________, me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik _______________deklaroj nën përgjegjësinë time personale se:
Jam në dijeni të kërkesave dhe ndalimeve të përcaktuara në Ligjin Nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, si dhe në aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive si dhe të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.
Në përputhje me to deklaroj se asnjë zyrtar i përcaktuar në Kreun III, Seksioni II te Ligjit Nr. 9367, datë 7.4.2005, dhe në këtë deklaratë, nuk zotëron interesa private në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me personin juridik që unë përfaqësoj.

Data e dorëzimit të deklaratës ________________


Emri, Mbiemri, Nënshkrimi

____________________________

Vula


Shtojca 8

[ Shtojcë për t’u plotesuar nga Autoriteti Kontraktor]


Loti I “Ndërtimi i dhomës së infrastrukturës ICT të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile”

1. KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT/KUALIFIKIMIT

Kandidati/Ofertuesi duhet të dorëzojë:



  1. Një dokument që vërteton se (subjekti juaj):

a) nuk është në proces falimentimi, (statusi aktiv)

b) nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 45/1 të LPP,

c) nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, që lidhet me aktivitetin e profesional,
Kërkesat si më sipër, plotësohen me dorëzimin e Ekstraktit të Regjistrit Tregtar për të Dhënat e Subjektit, Ekstraktit mbi Historikun e Subjektit, të lëshuara nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, si dhe vetëdeklarimin e subjektit, sipas Shtojcës 9 “Deklaratë mbi Gjendjen Gjyqësore.


  1. Një dokument që vërteton se (subjekti juaj):

a) ka plotësuar detyrimet fiskale,

b) ka paguar të gjitha detyrimet e sigurimeve shoqërore ,

të lëshuar nga Administrata Tatimore.

Kriteret e Përgjithshme për Pranim, nuk duhet të ndryshohen nga autoritetet kontraktore. Këto kritere (pikat 1,2) duhet të vërtetohen përmes dokumentave të lëshuar jo më parë se tre muaj nga dita e hapjes së ofertës.

3. Operatori ekonomik duhet të jetë i regjistruar në regjistrat përkatës profesionalë ose tregtarë të shtetit në të cilin ata janë themeluar, duke vërtetuar personalitetin e tyre ligjor, për këtë kandidatët duhet të dorëzojnë një kopje të Ekstraktit mbi historikun e subjektit të leshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.

Kandidati/Ofertuesi i huaj duhet të vërtetojë se ai i plotëson të gjitha kërkesat e renditura më sipër. Nëse dokumentat e sipërpërmendur nuk lëshohen në shtetin e tyre të origjinës, atëherë mjafton një deklaratë me shkrim. Nëse gjuha e përdorur në procedurë është shqip, atëherë dokumentat në gjuhë të huaj duhet të shoqërohen me një përkthim të noterizuar në gjuhën shqipe.

Në rastet e bashkimit të operatorëve ekonomikë, çdo anëtar i grupit duhet të dorëzojë dokumentat e lartpërmendur.

Veç kësaj, nëse oferta dorëzohet nga një bashkim operatorësh ekonomikë, duhet të dorëzohen:



a. Marrëveshja e noterizuar sipas së cilës bashkimi i operatorëve ekonomikë është krijuar zyrtarisht;

b. Prokura e posaçme.

2. KRITERET E VEÇANTA TË KUALIFIKIMIT

1. Kandidati/Ofertuesi duhet të dorëzojë:

a. Sigurimin e ofertës, (nëse është e zbatueshme) sipas Shtojcës 4;

b.Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike, sipas Shtojcës 6;

c.Deklaratë mbi Konfliktin e Interesit sipas Shtojcës 7;

ç. Formularin e Ofertës, sipas Shtojcës 1 ose Shtojcës 2 (në rastin e procedurave të prokurimit për furnizimin me karburante, gazoil, benzol dhe karburant për ngrohje);



d. Vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri.

2. Kandidati/Ofertuesi duhet të dorëzojë:



2.1. Kapaciteti ligjor i operatorëve ekonomikë:

  • Kjo pikë e kritereve plotësohet me Kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimit të plotësuara më sipër.

2.2. Kapaciteti ekonomik dhe financiar:  

  1. Vërtetim nga organet tatimore, për xhiron mesatare vjetore te realizuar gjatë dy viteve të fundit financiare (2014, 2015), e cila duhet të jetë sa vlera e fondit limit te Lotit I.

  2. Kopje te certifikuara te bilancit per vitet 2014, 2015 të vulosura ne organet tatimore.



    1. Kapaciteti teknik:  

  1. Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për furnizimet e mëparshme të ngjashme të realizuara gjatë 3 (tre) viteve te fundit, ne vleren prej 40 % të vlerës së fondit limit Lotit I.

Këto furnizime të ngjashme duhet të vërtetohen me dokumentacionin si më poshtë:

  1. Kur furnizimet e ngjashme janë realizuar me institucione shtetërore, operatori ekonomik duhet të paraqesë:

    • kontraten e lidhur si dhe vërtetimin e lëshuar nga institucioni shtetëror për realizimin e furnizimeve dhe/ose

    • faturat tatimore të shitjes, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara.

Dhe/ose

  1. Kur furnizimet e ngjashme janë realizuar me subjekte private, operatori ekonomik duhet të paraqesë faturën përkatëse tatimore të shitjes ku të shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara.




  1. Operatori ekonimik duhet te paraqese Çertifikatat vetjake ISO 9001, ISO 20000, ISO 27001.

  2. Operatori ekonomik duhet te kete ne stafin e tij minimalisht 10 te punesuar nga te cilet te perfshihen specialistet me kualifikimet e meposhteme:

  • te paktën 1 (një) person te certifikuar ne menaxhimin e projekteve PM (Project Management) te vertetuar me çertifikate perkatese. Menaxheri i projektit (pjesë e stafit) duhet të ketë minimumi 5 (pese) vjet eksperience pune në fushën e IT-së, e vërtetueshme me libreze pune;

  • te paktën 5 (pese) Inxhinierë të diplomuar në njeren nga fushat e: Inxhinierisë Elektronike, Inxhinieri Informatike ose Teknologji Informacioni;

  • te pakten 1 (nje) teknik elektrik te pajisur me certificate per instalim elektrik;

  • te paktën 1 (nje) person te certifikuar ne menaxhimin e mirëmbajtjes dhe SLA (ITIL - Information Technology Infrastructure Library) për menaxhimin e shërbimeve te Teknologjisë se Informacionit. Per kete te paraqitet çertifikata ITIL - Information Technology Infrastructure Library.

  • te paktën 1 (nje) Inxhiniere te diplomuar dhe te certifikuar për DBA (Database Administrator) për administrimin e bazës se te dhënave (do te vërtetohet me certifikatën përkatëse te dorëzuar)

  • të paktën 1 (nje) specialist IT te certifikuar për Certified System Administrator për Menaxhimin e Sistemeve Operative si Microsoft, Linux, UNIX etj

Per te vertetuar kete pike operatori ekonomik duhet te paraqese vertetim per numerin e punonjesve per periudhen Janar 2016 – Prill 2016, te shoqeruar me listepagesat e çertifikuara nga organet tatimore, shoqeruar me diplomë/çertifikate, CV, kontrata te punës dhe librezat e punes, per profesionet e kerkuara me siper.

  1. Operatori duhet të jetë i pajisur me liçencë profesionale lëshuar nga organet përkatëse e cila të përmbajë minimalisht kategoritë: NS-13A, NS-14A.

  2. Operatori ekonomik duhet të paraqese Autorizim nga Prodhuesi ose nga Distributori i Autorizuar nga Prodhuesi, per produktet dhe sherbimet qe do te ofroje Në rast se do të paraqitet kjo e fundit, duhet të vërtetohet lidhja midis Distributorit te Autorizuar dhe Prodhuesit.

  3. Operatori ekonomik duhet te paraqesë kataloget e produkteve ku përfshihet manuali i instalimit, për gjithë modulet e produkteve te ofruara.

  4. Operatori duhet të ketë në pronësi ose me qera Pajisje multifunksionale per testime sigurie dhe certifikime ne panelet elektrike sipas standarteve nderkombetare IEC/EN60204-1:2006 dhe IEC/EN61439-1.

  5. Operatori duhet të ketë në pronësi ose me qera pajisje multifunksionale per testime sigurie dhe certifikime ne rrjetet kompjuterike LAN dhe Fiber Optike.

Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Shenim:

Operatoret ekonomike qe do te ofertojne per te 2 Lotet, duhet te kene kapacitetet financiare dhe teknike sa shuma e loteve përkatëse te marra sebashku.

Loti II “Blerje dhe montim i sistemit te kontrollit me GPS te mjeteve te Drejtorise se Policise Qarkut Tirane”

Shtojca 8

[ Shtojcë për t’u plotesuar nga Autoriteti Kontraktor]



1. KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT/KUALIFIKIMIT

Kandidati/Ofertuesi duhet të dorëzojë:



  1. Një dokument që vërteton se (subjekti juaj):

a) nuk është në proces falimentimi, (statusi aktiv)

b) nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 45/1 të LPP,

c) nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, që lidhet me aktivitetin e profesional,
Kërkesat si më sipër, plotësohen me dorëzimin e Ekstraktit të Regjistrit Tregtar për të Dhënat e Subjektit, Ekstraktit mbi Historikun e Subjektit, të lëshuara nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, si dhe vetëdeklarimin e subjektit, sipas Shtojcës 9 “Deklaratë mbi Gjendjen Gjyqësore.


  1. Një dokument që vërteton se (subjekti juaj):

a) ka plotësuar detyrimet fiskale,

b) ka paguar të gjitha detyrimet e sigurimeve shoqërore ,

të lëshuar nga Administrata Tatimore.

Kriteret e Përgjithshme për Pranim, nuk duhet të ndryshohen nga autoritetet kontraktore. Këto kritere (pikat 1,2) duhet të vërtetohen përmes dokumentave të lëshuar jo më parë se tre muaj nga dita e hapjes së ofertës.

3. Operatori ekonomik duhet të jetë i regjistruar në regjistrat përkatës profesionalë ose tregtarë të shtetit në të cilin ata janë themeluar, duke vërtetuar personalitetin e tyre ligjor, për këtë kandidatët duhet të dorëzojnë një kopje të Ekstraktit mbi historikun e subjektit të leshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.

Kandidati/Ofertuesi i huaj duhet të vërtetojë se ai i plotëson të gjitha kërkesat e renditura më sipër. Nëse dokumentat e sipërpërmendur nuk lëshohen në shtetin e tyre të origjinës, atëherë mjafton një deklaratë me shkrim. Nëse gjuha e përdorur në procedurë është shqip, atëherë dokumentat në gjuhë të huaj duhet të shoqërohen me një përkthim të noterizuar në gjuhën shqipe.

Në rastet e bashkimit të operatorëve ekonomikë, çdo anëtar i grupit duhet të dorëzojë dokumentat e lartpërmendur.

Veç kësaj, nëse oferta dorëzohet nga një bashkim operatorësh ekonomikë, duhet të dorëzohen:



a. Marrëveshja e noterizuar sipas së cilës bashkimi i operatorëve ekonomikë është krijuar zyrtarisht;

b. Prokura e posaçme.

2. KRITERET E VEÇANTA TË KUALIFIKIMIT

1. Kandidati/Ofertuesi duhet të dorëzojë:

a. Sigurimin e ofertës, (nëse është e zbatueshme) sipas Shtojcës 4;

b.Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike, sipas Shtojcës 6;

c.Deklaratë mbi Konfliktin e Interesit sipas Shtojcës 7;

ç. Formularin e Ofertës, sipas Shtojcës 1 ose Shtojcës 2 (në rastin e procedurave të prokurimit për furnizimin me karburante, gazoil, benzol dhe karburant për ngrohje);



d. Vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri.

2. Kandidati/Ofertuesi duhet të dorëzojë:



2.1. Kapaciteti ligjor i operatorëve ekonomikë:

  • Kjo pikë e kritereve plotësohet me Kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimit të plotësuara më sipër.

2.2. Kapaciteti ekonomik dhe financiar:  

  1. Vërtetim nga organet tatimore, për xhiron mesatare vjetore te realizuar gjatë dy viteve të fundit financiare (2014, 2015), e cila duhet të jetë sa vlera e fondit limit te Lotit II.

2.Kopje te certifikuara te bilancit per vitet 2014, 2015 të vulosura ne organet tatimore.

2.3Kapaciteti teknik:  

1.Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për furnizimet e mëparshme të ngjashme të realizuara gjatë 3 (tre) viteve te fundit, ne vleren prej 40 % të vlerës së fondit limit te Lotit II.

Këto furnizime të ngjashme duhet të vërtetohen me dokumentacionin si më poshtë:

a)Kur furnizimet e ngjashme janë realizuar me institucione shtetërore, operatori ekonomik duhet të paraqesë:



    • kontraten e lidhur si dhe vërtetimin e lëshuar nga institucioni shtetëror për realizimin e furnizimeve dhe/ose

    • faturat tatimore të shitjes, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara.

Dhe/ose

b)Kur furnizimet e ngjashme janë realizuar me subjekte private, operatori ekonomik duhet të paraqesë faturën përkatëse tatimore të shitjes ku të shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara.



  1. Operatori ekonomik duhet te paraqese Çertifikatë vetjake ISO 9001-2008.

  2. Operatori ekonomik duhet te kete ne stafin e tij minimalisht 6 te punesuar nga te cilet:

  • 1 (nje) inxhinier elektronik;

  • 1 (nje) inxhinier telekomunikacioni;

  • 1 (nje) teknik elektrik te pajisur me certificate per instalim elektrik,

industrial dhe civil.

Per te vertetuar kete pike operatori ekonomik duhet te paraqese vertetim per numerin e punonjesve per periudhen Janar 2016 – Prill 2016, te shoqeruar me listepagesat e çertifikuara nga organet tatimore. Per inxhinierin elektronik dhe te telekomunikacionit OE duhet te paraqese, librezen e punes, diplomen dhe kontraten e punes. Per teknikun elektrik OE duhet te paraqese librezen e punes, kontraten e punes dhe çertifikaten per instalim elektrik, industrial dhe civil.




  1. Operatori ekonomik duhet të paraqese Autorizim nga Prodhuesi ose nga Distributori i Autorizuar nga Prodhuesi, në rast se do të paraqitet kjo e fundit duhet të vërtetohet lidhja midis Distributorit te Autorizuar dhe Prodhuesit, per produktet:

  • Pajisje monitorimi GPS/GPRS

  • Per Monitoret Profesional

  • Per softwarin e Video wall



  1. Operatori ekonomik duhet te paraqese çertifikata trajnimi, te stafit te tij, per instalimin e GPS-ve dhe sistemeve te vezhgimit te monitoreve, nga kompania e prodhuesit, produktet e te cilit do te ofrohen ne kete prokurim.

  2. Operatori ekonomik duhet te paraqese nje deklarate ku merr persiper montimin, konfugurimin dhe instalimin e pajisjeve ashtu siç kerkohen ne specifikimet teknike.

Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Shenim:

Operatoret ekonomike qe do te ofertojne per te 2 Lotet, duhet te kene kapacitetet financiare dhe teknike sa shuma e loteve përkatëse te marra sebashku.

Shtojca 9

[ Shtojcë për t’u plotësuar nga Operatori Ekonomik]



DEKLARATË MBI GJENDJEN GJYQËSORE

Deklaratë e operatorit ekonomik pjesemarrës në procedurën e prokurimit që do të zhvillohet në datë _______________ nga Autoriteti Kontraktor ___________ me objekt ___________________me fond limit __________.

Unë i nënshkruari __________________me cilesinë ___________të operatorit ekonomik ___________________ deklaroj se:


  • Operatori ekonomik ____________________ nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 45/1 të LPP,




  • Operatori ekonomik ____________________ nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, që lidhet me aktivitetin profesional.

Data e dorëzimit të deklaratës _____________

Përfaqësuesi i ofertuesit

Nënshkrimi

Vula




Shtojca 10


[ Shtojcë për t’u plotesuar nga Autoriteti Kontraktor]
SPECIFIKIMET TEKNIKE
Loti I “Ndërtimi i dhomës së infrastrukturës ICT të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile”


  1. Yüklə 0,95 Mb.

    Dostları ilə paylaş:
  1   2   3   4   5   6   7   8




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə