Republika e shqiperise agjencia e prokurimit publik dokumentat standarde


HYRJE Përfituesi /Autoriteti Kontraktues



Yüklə 0,95 Mb.
səhifə2/8
tarix17.09.2018
ölçüsü0,95 Mb.
#68784
1   2   3   4   5   6   7   8

HYRJE



    1. Përfituesi /Autoriteti Kontraktues


Ministria e Puneve te Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme të Gjendjes Civile



    1. Historiku

Dhoma e serverave aktuale e DPGJC eshte ndërtuar në vitin 2008. Në këtë dhome u instaluan pajisjet per regjistrin kombëtar te gjendjes civile. Gjatë viteve ne kete janë instaluar pajisje te reja (servera ups etj) pa investuar ne sistemet kondicionimit apo rinovuar pajisjet egzistuese te mbrotjes nga zjarri dhe pajisjet e monitorimit. Godina aktuale ku ndodhet kjo dhomë do ti kalojë një institucioni tjetër. Gjithashtu hapësira dhe fuqia ftohëse e kësaj dhome nuk mjafton njëkohësisht per pajisjet egzistuese dhe per pajisjet qe priten te shohten (arkivat dixhitale, sistemi i adresave etj.). DPGJC do të ndërtoje një dhomë të re për pajisjet në ambientet e brendshme të MPB.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile (DPGJC) në Ministrinë e Punëve të Brendshme menaxhon dhe mirëmban Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGJC).

“Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile” është dokumenti shtetëror unik, ku pasqyrohen përbërësit e gjendjes civile të çdo shtetasi shqiptar, shtetasi të huaj dhe çdo personi pa shtetësi, me banim të përkohshëm/të përhershëm në Republikën e Shqipërisë.

“Gjendja civile” është tërësia e të dhënave personale të shtetasve shqiptarë, shtetasve të huaj, si dhe të personave pa shtetësi, që janë me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, të cilat regjistrohen dhe mbahen në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe që vërtetojnë lindjen, ekzistencën, individualitetin, lidhjet ose marrëdhëniet ndërmjet tyre.

Përditësimi i të dhënave në RKGJC bëhet nga nëpunësit e shërbimit të gjendjes civile në zyrat e gjendjes civile në bashki/njësi bashkiake/komuna.

Veprimet në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe në aktet e gjendjes civile bëhen me anë të teknikave informatike.

Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile të shtetasve, është ndërtuar sipas standardeve, ku çdo ndërhyrje, qoftë edhe zyrtare, e bërë nga punonjësit e zyrave të gjendjes civile, evidentohet dhe ruhet nga vetë sistemi.

Çdo veprim i punonjësve të gjendjes civile kryhet në kohë reale.

Sistemi kompjuterik i RKGJC bazohet në një infrastrukturë solide Hardware dhe Software të teknologjisë IBM, duke garantuar performancën dhe autenticitetin e të dhënave.

Në RKGJC, aktualisht kryhen rreth 130,000 - 180,000 transaksione në ditë dhe sistemi kompjuterik është online dhe pa ndërprerje gjatë orëve të shërbimit të gjendjes civile.

    1. Situata Aktuale në Sektor

DPGJC është pjesë e shumë projekteve prioritare që përfshijnë dixhitalizimin dhe automatizimin e shërbimeve EGOV.

Në këtë kuadër në periudhën afatshkurtër do të kryen investime per rritjen e kapaciteteve përpunuese sipas standarteve europiane.

Kjo rritje e kapaciteteve përpunuese sjell rritjen e kërkesave per hapesire më të madhe me kushte sipas standarteve per instalimin e pajisjeve egzistuese dhe atyre te reja.

RKGJC është i mbështetur në konceptin e Disponueshmerisë së Lartë (HA) realizuar nëpërmjet zgjidhjes IBM HACMP cluster. Serverat janë virtualizuar nëpërmjet VIOS dhe HMC. Aktualisht janë në përdorim gjithsej 4 (kater) server IBM Power6, që janë në punë prej vitit 2008, 2 serverat e Site-it të parë dhe prej vitit 2010, 2 serverat e Site-it të dytë, të cilët sherbejnë si nyje fizike për Cluster-in, dhe secili prej tyre ka një processor me 4 core. Dy prej ketyre nyjeve fizike egzekutojnë rolin e serverave të databazes (databaze DB2) dhe kanë nga 64 GB RAM secili. Dy nyjet e tjera mbajnë rolet e WebSphere dhe LDAP, dhe cdo nyje është e pajisur me 32GB RAM.

Pajisjet egzistuese qe disponon DPGJC dhe qe te zhvendosen ne ambjentet e reja te dhomës se serverave pas përfundimit te këtij projekti, aktualisht janë te instaluar ne 7 kabinete. Kabinetet janë te kompletuara me UPS, PDU dhe te gjitha aksesoret e nevojshëm per funksionimin normal.

Përsa i përket linjave elektrike, do te shfrytëzohen dy linjat elektrike te OSHEE te cilat vijnë ne Ministrine e Puneve te Brendshme, Gjeneratori i përgjithshëm i godinës (i cili eshte ne proces prokurimi) dhe një UPS 40 KVA TrippLite UPS 40,000VA/32,100W, SmartOnline, Input/Output: 220/380V, 230/400V, 240/415V, 3-Fazor i cili disponohet nga DPGJC.

  1. OBJEKTIVAT, QËLLIMI DHE REZULTATET E PRITURA



    1. Objektivi i Përgjithshëm

Ndertimi i nje dhome serverësh me parametra bashkëkohor te kondiconimit, monitorimit, mbrojtjes nga zjarri dhe sigurise.

Ndertimi i dhomës së serverave në bazë të standarteve të përcaktuara nga AKSHI


    Standardizimi në ndërtim, menaxhimi dhe mirëmbajtja e dhomës se serverave te Drejtorise se Pergjithshme se Gjendjes Civile. Garantimi i funksionimit të infrastrukturës kompjuterike në kushte normale dhe ne kushte emergjence;


    1. Qëllimi

Qëllimi(et) i kësaj kontrate është/janë si më poshtë:



  • Garantimi i fleksibilitetit te infrastrukturës fizike;

  • Minimizimi i probabilitetit të mosfunksionimit të sistemeve të informacionit nga faktorë të jashtëm;

  • Rritja e sigurisë së informacionit.

  • Sistemi qe do të ndërtohet dhe do te zbatohet, duhet të jetë në përputhje me dispozitat e vendimit Nr. 945, Dt. 02.11.2012, Për miratimin e rregullores “Administrimi i Sistemit te bazave të të dhënave shteterore”, në lidhje me disponueshmerine, integritetin dhe konfidencialitetin e sistemit.



    1. Rezultatet që Duhet të Arrihen nga Kontraktori





    Ndërtimi i dhomës së serverave në bazë të standarteve të përcaktuara nga AKSHI duke rritur disponueshmërinë dhe sigurinë e shërbimeve .

    Objekti kryesor i këtij shërbimi, është ndërtimi i dhomës së serverave në çdo komponent të tij, duke shtuar shërbimet dhe pajisjet si më poshte:



  • Punime për ngritjen e dyshemese ( dyshemeja teknologjike).

  • Sistemi i kondicionimit sipas standarteve.

  • Furnizimi dhe Instalimi i sistemit të kondicionimit në përputhje me fuqinë e instaluar dhe nxehtësinë e çliruar në ambjent.

  • Nje sistemi monitorimi dhe alarmi për dedektimin e lagështirës, ndryshimit të temperaturës dhe zjarrit.

  • Zgjidhja për shuarjen e zjarrit.

  • Paneli elektrik.

  • Instalimet elektrike.

  • Instalimi i dy automateve ne panel “Bypass” per cdo UPS

  • Skermimi i ambientit.

  • Sistemi i kamerave.

  • Sistemi i kontrollit te aksesit dhe dera sipas standarteve.

  • Tokezimi i pajisjeve.






  1. Yüklə 0,95 Mb.

    Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə