Republika e shqiperise agjencia e prokurimit publik dokumentat standarde


SUPOZIMET DHE RISQET Supozimet e Projektit



Yüklə 0,95 Mb.
səhifə3/8
tarix17.09.2018
ölçüsü0,95 Mb.
#68784
1   2   3   4   5   6   7   8

SUPOZIMET DHE RISQET



    1. Supozimet e Projektit

Meqënese godina e Ministrisë së Punëve të Brendshme është në një rikonstruksion të plotë, ambientet e planifikuara për tu përdorur për dhomën e re të serverave duhet të jenë të gatshme per fillimin e implementimit te këtij projekti. (Instalimet hidraulike, elektrike, mbyllja e dritareve, krijimi i hapësirës komunikuese midis dy dhomave, vendosja e lidhjes me gjeneratorin etj.)



    1. Rrisqet

Mos përfundimi ne kohe i punimeve civile ne godinën e Ministrise se Puneve te Brendshme do te jete nje risk per fillimin e implementimit te projektit.




  1. QËLLIMI I PUNËS



    1. Të Përgjithshme


    Baza ligjore e cila mundëson realizimin e proceseve qe do te automatizohen nëpërmjet këtij projekti eshte si vijon:

    Në përcaktimin e specifikimeve teknike është marrë parasysh “Rregullorja për Ndërtimin e Dhomës së Serverave” e publikuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqerisë së Informacionit, në 02.12.2008.

    Ligji Nr. 10129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen civile”, i ndryshuar

    Ligji Nr. 8951, datë 10.10.2002 “Për numrin e identitetit të shtetasve”

    Ligji Nr. 8952, datë 10.10.2002 “Për dokumentin e identitetit të shtetasve shqiptar”, i ndryshuar












      1. Përshkrimi i detyrës

Dhoma e serverave do të ndërtohet në ambientet e rikostruktuara të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ndertimi i dhomës se serverave do te përfshijë: Instalimet e plota elektrike, Sistemi i kondicionimit, Dyshemeja teknologjike, Sistemi i kontrollit te aksesit, Sistemi i mbrojtjes nga zjarri, Sistemi i monitorimit me kamera, skermimi i ambientit dhe mirëmbajtja per periudhën 4 vjecare.



      1. Hapësira gjeografike që do të mbulohet

Dhoma e serverave e Drejtorise se Pergjithshme të Gjendjes Civile.



      1. Grupet e synuara


Grupi i Synuar është stafi i Drejtorise së Përgjithshme të Gjendjes Civile.
      1. Siguria e sistemit

Siguria e sistemit do te perfshije sistemin e monitorimit me kamera, kontrollin e aksesit me karta ose PIN, dere e sigurisë se larte dhe skermimi i ambientit per mos depërtimin e valëve elektromagnetike.

Detyrat specifike

• Te realizohet sistemi i kondicionimit

• Te realizohet sistemi i kontrollit te aksesit

• Te realizohet monitorimi dhe rregullimi i temperatures ne dhomen e serverave

• Te realizohet monitormi i temperaturave per cdo kabinet

• Te realizohet monitorimi dhe rregullimi i lageshtise

• Te realizohet monitorimi i rrjedhjes se ujit

• Te realizohet monitorimi i luhatjes se tensionit

• Te realizohet sistemi i survejimit me kamera


  1. LOGJISTIKA DHE KOHA



    1. Vendndodhja

Dhoma e serverave do te jete e lokalizuar ne ambientet e Ministrisë se Puneve te Brendshme.



    1. Data e Fillimit dhe Periudha e Implementimit të Detyrave

Data e destinuar e fillimit është data e lidhjes se kontrates dhe periudha e zbatimit të kontratës do të jetë tre muaj nisur nga kjo datë.




  1. RAPORTIMI




    1. Kërkesat e Raportimin

Kontraktuesi do të paraqesë raportet e mëposhtme në shqipe në origjinal dhe dy kopje:



  • Raporti Fillestar prej maksimumi 12 faqesh duhet të prodhohet pas dy javësh nga fillimi i implementimit. Në raport Kontraktuesi duhet të përshkruaj p.sh. gjetjet fillestare, progresi në mbledhjen e të dhënave, çdo vështirësi të pritura ose të hasura përveç programit të punës apo udhëtimeve të stafit. Kontraktuesi duhet të vazhdojë me punën e tij / saj derisa Autoriteti Kontraktues të dërgoj komente mbi raportin fillestar

  • Drafti i raportit përfundimtar i faqeve maksimale 12 (teksti kryesor, duke përjashtuar anekset). Ky raport duhet të dorëzohet jo më vonë se një muaj para përfundimit të periudhës së zbatimit të detyrave.

  • Raporti final me të njejtat specifika si drafti i raportit përfundimtar, inkorporimin e komenteve të pranuara nga palët në draft raport.Afati i fundit për dërgimin e raportit përfundimtar është 5 ditë pas marrjes së komenteve në draft raportin përfundimtar. Raporti duhet të përmbajë një përshkrim mjaftueshëm të detajuar të opsioneve të ndryshme për të mbështetur një vendim të informuar mbi dhomën e serverave. Analizat e detajuara që i mbështesin rekomandimet do të prezantohen në anekset në raportin kryesor. Raporti përfundimtar duhet të sigurohet së bashku me faturën përkatëse.



    1. Dorëzimi dhe Miratimi i Raporteve

Raporti i përmendur më sipër duhet t’i dorëzohet Menaxherit të Projektit të identifikuar në kontratë. Menaxheri i Projektit është përgjegjës për aprovimin e raporteve.

Kontraktori duhet te dorezoje programet e instaluara per konfigurim,monitorim njoftim etj, ne forme te ri-instalueshme (setup+licensa) dhe konfigurimin fillestar ne forme skripti.


  1. KOMUNIKIMI ME SISTEME TË TJERA


Nuk ka

  1. GARANCIA


Garancia per pajisjet e lëvruara do te jetë 4 vjet.


  1. MIRËMBAJTJA

Në përputhje me dispozitat e VKM-së nr. 710, datë 21 gusht 2013, “Pёr Krijimin dhe Funksionimin e Sistemeve tё Ruajtjes sё Informacionit, Vazhdueshmёrisё sё Punёs dhe Marrёveshjeve tё Nivelit tё Shёrbimit” mirembajtja do te kete nje kohëzgjatje prej 4 vitesh.



Mirëmbajtja do te përfshije shërbimet periodike sipas manualeve të pajisjeve dhe riparimin pa kosto në rastet e defekteve.


  1. Yüklə 0,95 Mb.

    Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə