Republika e shqiperise agjencia e prokurimit publik dokumentat standarde


AFATI KOHOR I IMPLEMENTIMIT TË PROJEKTIT



Yüklə 0,95 Mb.
səhifə4/8
tarix17.09.2018
ölçüsü0,95 Mb.
#68784
1   2   3   4   5   6   7   8

AFATI KOHOR I IMPLEMENTIMIT TË PROJEKTIT




Nr.

Emërtimi i fazës / Periudha kohore

M1

M2

M3

...

...

...

M51

1

Faza Përgatitore për sistemin

x



















2

Lëvrimi i pajisjeve hardware sipas grafikut të miratuar

x



















3

Faza e montimit dhe instalimeve

x

x

x













4

Faza testimit të sistemit







x













5

Marrja në dorëzim







x













6

Fillimi i proçesit të mirëmbajtjes










x

x

x

x


  1. TË DREJTAT E KODIT TË APLIKACIONIT


Kontraktori duhet te dorezoje konfigurimin fillestar ne forme skripti per cdo program te instaluar (Kur pajisjet funksionojnë nëpërmjet një software dhe kanë nevojë për konfigurime, skripti duhet te permbaje konfigurimet e pajisjes në mënyrë që të funksionojë normalisht në rastin kur pajisjet dalin nga konfigurimi). Të gjitha te drejtat mbi dokumentacionin teknik do t’i përkasin autoritetit kontraktor. Sistemi do të dorëzohet i shoqëruar, së bashku me setin e dokumentacionit teknik të pajisjeve hardware që do të instalohen.
  1. KËRKESAT FUNKSIONALE


Dhoma e Serverave duhet te konfigurohet sipas dimensioneve te me-poshteme:

Gjatesi: 810 cm

Gjeresi: 475 cm

Lartesi: 410 cm

Kjo dhome duhet dizenjuar per te hostuar minimalisht 9 Kabinete. Kabinetet do te perdoren ato ekzistuese, dhe ne te ardhmen do te shtohen kabinete te tjera.

Kabinetet duhet te instalohen ne rresht, refereruar diagrames se Dhomes se Serverave.

Ne Dhomen e Serverave duhet te instalohet dysheme teknologjike, me lartesi 50 cm. Dyshemeja teknologjike do te sherbeje per kalimin e kabllove elektrik si dhe per kalimin e ajrit te ftohte e cila do te gjenerohet nga kondicioneret e dhomave me precizion. Per kete arsye ne pjesen e perparme te cdo kabineti duhet te instalohet nje grile ajrimi, e cila do te sherbeje per qarkullimin e ajrit te ftohte nga poshte dyshemese per te qarkulluar me pas nepermjet pllakes ne pjesen perpara te kabinetit.

Kabinetet duhet te zgjidhen te tilla qe te lejojne qarkullimin e ajrit per paisjet qe do te instalohen ne te. Ventilimi duhet te arrihet duke perdorur rrjedhen e ajrit natyral midis rreshtave “ftohte” dhe “ngrohte” nepermjet grilave te ajrimit ne pjesen perpara dhe prapa te dyerve te kabineteve.Ventilimi nepermjet hapesirave te kapakut (vrimave ne dyert e perparme dhe pasme) duhet te siguroje nje mimum prej 80% te hapesires boshe.



Fig.1 Skema e supozuar e instalimit te pajisjeve.

Kabllimi i shpemdarjes se fuqise duhet te instalohet ne rreshtin e ftohte, poshte dyshemese ne bazament, nepermjet kanalinave metalike te galvanizuara. Vendosja e kanalinave duhet te dizenjohet e tille qe te mos pengoje qarkullimin e ajrit te ftohte perpara kabinetit me ane te grilave te ajrimit.

Kabllimi i rrjetit data duhet te instalohet ne rreshtin e ngrohte, poshte dyshemese ne bazament, nepermjet kanalinave metalike te galvanizuara. Vendosja e kanalinave duhet te dizenjohet e tille qe te mos pengoje qarkullimin e ajrit te ftohte perpara kabinetit me ane te grilave te ajrimit.

Vendosja e dyshemese teknologjike, duhet te jete ne perputhje me organizimin e vendosjes se kabineteve ne menyre te tille qe te lejojne pllakat ne pjesen e perparme dhe pjesen prapa te kabineteve, te levizen dhe hiqen. Kabinetet duhet te linearizohen me cepat e pllakave si perpara dhe prapa. Nje minimum prej 1 meter e hapesires perpara kabinete-ve duhet siguruar per instalimin e paisjeve. Distanca prej 1.2 meter eshte e preferueshme per te lejuar paisje te thella te instalohen lehtesisht. Nje minum prej 0.6 meter e hapesires prapa kabinete-ve duhet siguruar per aksesimin e paisjeve ne pjesen prapa kabinetit. Hapesira prej 1 meter eshte e preferueshme te lejohet.

Sistemi i kondicionimit per Dhomen e Serverave duhet te jete i teknkologjise me precision. Konfigurimi duhet te jete me fryrje nga poshte dyshemese dhe me aspirim nga lart. Sistemi i kondicionimit duhet te siguroje operim te vazhdueshem dhe te panderprere, duke ruajtur kushtet optimale te kondicionimit, gjate 24 oreve, per 365 dite ne vit. Kondicionimi duhet te garantoje funksionimin redundant te dy apo me shume sistemeve, ashtu edhe funksionimin ne paralel per rritje kapaciteti. Konfigurimi dhe menaxhimi i sistemit duhet te realizohet nepermjet nje kontrolleri te integruar, me menu te organizuar me disa nivele (informacion, alarme, kontroll, sherbime). Menu-te e informacionit dhe alarmeve mund te jene te lexueshme per cdo person qe ka akses ne dhomen e serverave. Kontrolleri duhet te kete memorje per te ruajtumgjarjet e fundit. Kontrolleri duhet te kete Inputet per te lidhur sensore te ndryshme (temperature, lageshti) si edhe duhet te suportoje lidhjen me nje sistem BMS nepermjet protkolleve Modbus, BACnet, SNMP, HTTP, etj.

Sistemi i kondicionimit duhet te mundesoje percaktimet e orareve te funksionimit ne menyre qe te ule kapacitetin e punes gjate periudhave te ndryshme.

Ne Dhomen e Serverave duhet te instalohet sistemi i dedektimit dhe shuarjes ne rast zjarri. Ky sistem duhet te siguroje dedektimin e zjarrit me ane te sensoreve te tymit si dhe te shuaje zjarrin me ane te agjenteve te paster te cilet ruhen ne cilindra me presion. Ne dizenjimin e ketij sistemi duhet te merren parasysh zonat e krijuara me ndarje fizike, si zona e dyshemese teknologjike dhe zona e hapesires se kabineteve. Ky sistem duhet te suportoje lidhjen me nje sistem BMS nepermjet protokollove Modbus, BACnet, SNMP, HTTP, etj.

Ne Dhomen e Serverave sistemi elektrik duhet te dizenjohet duke patur parasysh redudancen e burimeve te ushqimit dhe komponenteve te saj. Per kete arsye Dhoma e Serverave duhet te furnizohet me energji nga dy linja te pavaruara nga kabina kryesore e godines.

Redundanca duhet te vazhdoje gjithashtu ne burimet e ushqimit te panderprere UPS, dhe me pas per te perfunduar ne burimet shpemdarese PDU ne secilin kabinet. Skema e shpemdarjes se energjise duhet te ndjeke diagramen e meposhteme:



Panelet e shperndarjes se fuqise lokale duhet te instalohen ne Dhomen e Serverave. Linjat kryesore te ushqimit duhet te lidhet dhe shtrihet nga Kabina kryesore e godines. Te gjitha paisjet IT brenda kabineteve duhet te kene dy burime te pavarura perkatesisht nga shperndarsit e energjise, PDU-te. Keto te fundit duhet te fumizohen drejtpersedrejti nga paisjet UPS, dhe ne raste emergjence, nga burimi KESH. Te gjitha PDU-te duhet te jene te monitorueshme dhe te kene dalje te mjaftueshme per te mbuluar te gjithe paisjet brenda kabinetit. Secili Kabinet duhet te kete poshte dyshemese, kutine e shperndarjes se energjise, e cila do te jete dhe pika e furnizimit te PDU-ve. Te gjitha burimet e ushqimit, linjat, kabllimet, komponentet e kabineteve, UPS-te, PDU-te, etj duhet te evidentohen me etiketimet dhe sinjalistiken perkatese per evidentim. Sistemet e UPS-ve duhet te instalohen brenda Dhomes se Serverave. Sistemi i tokezimit per Dhomen e Serverave duhet te jete i ndare nga rrjeti i tokezimit te godines. Ne kete rrjet duhet te tokezohen te gjitha paisjet te cilat ndodhen brenda kesaj dhome si UPS-te, Panelet Elektrike, Kondiconimi, Dyshemeja Teknologjike, Paisjet IT, Kanalinat, Tubacionet, etj. I gjithe sistemi i tokezimit duhet te qenderzohet ne nje pike te vetme, e cila duhet te perfundoje ne panelin elektrik.

Dhoma e Serverave duhet te paiset me sistem survejimi 24 ore. Sistemi duhet te bazohet ne teknologjine IP dhe me resolucion te larte. Te gjitha filmimet duhet te ruhen ne video rregjistrator rrjeti dhe per nje afat jo me pak se 30 dite. Gjithashtu Dhoma duhet te paisjet me sistem aksesi qe do te mundesoje hyrjen e kontrolluar te personelit, ndalimin e personave te paautorizuar si dhe regjistrimin e hyrje-daljeve. Sistemi duhet te perfshije kontrollerin, lexuesit, kartat, bravat elektrike/magnetike si dhe softwarin e menaxhimit.

Sistemi i monitorimit te Dhomes se Serverave do te perdoret per te mbajtur nen kontroll nje sere parametrash te cilat do te mundesoje stafin e IT-se te jete gjithmone ne monitorimin e vazhdueshem te tyre si dhe te njoftohet si me ane te emailit por edhe me SMS per cdo ndryshim dhe kapercim te limiteve te vlerave duke mundesuar marrjen ne kohe te veprimve per te evituar cdo lloj nderprerje apo keqfunksionim te sistemeve te instaluar ne dhomen e serverave. Ky sistem duhet te monitoroje temperaturen e dhomes dhe te kabineteve, lageshtine e ambjentit ne

dhome, dedektimin e prezences se ujit, dhe kontrollin e tensionit ne dhome. Per kete arsye sistemi monitorimit duhet te jete i paisur me te gjithe sensoret e nevojshem te cilat do te mundesojne mbjedhjen dhe monitorimin e te dhenave ne kohe reale.

Komponentet e kabllimit baker duhet te jene te kategorise 6A te cilat do te suportojne nje kapacitet transmetimi minimalisht 1 Gbps, kurse te gjitha komponentet e fibres duhet te jene multimode OS2, dhe te suportojne nje kapacitet transmetimi minimalisht 10 Gbps. Ne secilin kabinet per hostimin e paisjeve do te instalohen nga 1 patch panel minimalisht me 12 porta Ethernet te kategorise 6A, modulare, si dhe nje patch panel fiber multimode OS2 minimalisht me 12 porta. Te gjitha lidhjet e ketyre patchpaneleve duhet te perfundojne ne kabinetet e agregimit te rrjetit. Te gjitha linqet e lidhura duhet te testohen me analizator rrjeti ne prezence te autoritetit kontraktir, si dhe te gjitha raportet e gjeneruara do ti paraqiten autoritetit kontraktor per miratim. Sistemi i Menaxhimit per Dhomen e Serverave do te sherbeje per te kontrolluar dhe monitoruar infrastukturen fizike te dhomave se serverave, si fuqia, kondicionimi, siguria dhe mjedisi. Monitorimi ne kohe reale, raportimet sipas kerkesesave te perdoruesit dhe grafiket, njoftimi i problemeve te menjehershme dhe eskalimi i tyre, do te mund te siguroje nje vleresim dhe zgjidhje te shpejte te ngjarjeve apo problemeve kritike te infrastruktures IT dhe sistemeve ne dhomen e serverave.

Trainimi për operimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të sofistikuara do të sigurohet nga Furnizuesi. Trainimi duhet të përfshijë të gjitha objektet e trainimit, materiale etj.

Furnizuesi duhet të paraqesë një propozim të Trainimit që përbëhet nga të pakten kërkesat e mëposhtme:

a)Të sigurohet që stafi i DPGJC-së që do të kryejë operacionet dhe mirëmbajtjen, të ketë marrë njohuri të plota për të gjitha aspektet e dizajnit operacioneve të përditshme, mirembajtjes rutine dhe në rast avarie, më qëllim ruajtjen efektive dhe efikase të sistemeve/pajisjeve të Server Room-it të DPGJC-së. Stafi i IT-së i mirëmbajtejes të fitojë njohuri të plota dhe vflersim të të gjitha aspekteve të projektimit, të operacioneve ditore, avarie dhe mirëmbajtjes rutinë.

b)Një propozim final për trainimin duhet të dorëzohet të paktën dy javë para përfundimit të kontratës dhe do të perfshijë të gjitha aspeketet e funksionimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve.

c)Për të arritur njohuritë e duhura do të ofrohen parimet dhe teoritë kryesore por gjithashtu edhe njohuri praktike.

Kursi i trainimit duhet të mirëmbajë, por pa u kufizuar në, si vijon:

a)Përshkrimi përgjithshëm i sistemeve dhe pajisjeve të saj lidhur si një e tërë.

b)Start-up dhe mbyllje e procedurave.

c)Masat e sigurisë gjatë fillimit të aktivitetit dhe në perfundim te tij.

d)Procedurat e defekteve/avarive.

e)Identifikimi i të gjitha parametrave operative e cila ndikon në ecurinë e Server Room-it

f)Rregullimi i parametrave operative për të arritur kushte optimale.

g)Check-listën e të gjithë inspektimeve dhe shërbimeve periodike të kryera në Server Room.

h)Përdorimi i mjeteve të posaçme.




    1. Yüklə 0,95 Mb.

      Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə