Republika e shqiperise agjencia e prokurimit publik dokumentat standarde


PËRSHKRIM I INFRASTRUKTURËS EKZISTUESE



Yüklə 0,95 Mb.
səhifə7/8
tarix17.09.2018
ölçüsü0,95 Mb.
#68784
1   2   3   4   5   6   7   8

6.PËRSHKRIM I INFRASTRUKTURËS EKZISTUESE

Kjo infrastrukture do te krijohet per here te pare dhe do te sherbeje si dalje per sistemet e kamerave te trupit, kamerave te Tiranes dhe proceset e tjera ne Drejtorine Vendore Tirane.


















Shtojca11


[ Shtojcë për t’u plotësuar nga Autoriteti Kontraktor në Marrëveshjen Kuadër]
PLANIFIKIMI I

KONTRATAVE NË MARRËVESHJEN KUADËR



 Shërbim:  Mall:  Punë:

Numri total i kontratave sipas Marrëveshjes Kuadër      




Kontrata Nr.

Titulli i Kontratës

Përshkrim i shkurtër i kontratës

01

          

               

02

          

               

03

          

               



          

               


Shtojca 12

( Shtojcë për t’u plotësuar nga Autoriteti Kontraktor)



SASIA DHE GRAFIKU I LËVRIMIT

Sasia e mallit që kërkohet:



Loti I “Ndërtimi i dhomës së infrastrukturës ICT të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile”


Loti II “Blerje dhe montim i sistemit te kontrollit me GPS te mjeteve te Drejtorise se Policise Qarkut Tirane”



Nr

Pershkrimi

Njesia

Sasia

Çmimi/Njësi

1

Instalim dhe konfigurim sistemi

copë

1




2

Server

copë

2




3

Licensa e serverit për 160 Pajisje

copë

160




4

Kosto Instalimi

copë

160




5

Pajisje monitorimi GPS/GPRS

copë

160




6

Mirëmbajtje sistemi për 4 - vite

copë

160




7

Monitorët Profesional

copë

15




8

Mbajtëset e monitorëve në mur

copë

15




9

Aplikacioni i Video wall server

copë

1




10

Licensat për lidhjen e TV në serverin e Video Wall

copë

15




11

Serveri per akplikacionin e menaxhimit të video-wall

copë

1




12

Switch 24 Gb-ports PoE

copë

1




13

Kartë grafike 4K capture, me portë HDMI

copë

1




14

Konstruksioni metalik dhe i gipsit

copë

1







Fondi Limit pa TVSH

13 755 300

AFATET E LËVRIMIT:
Loti I “Ndërtimi i dhomës së infrastrukturës ICT të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile”


Nr.

Emërtimi i fazës / Periudha kohore

M1

M2

M3

...

...

...

M51

1

Faza Përgatitore për sistemin

x



















2

Lëvrimi i pajisjeve hardware sipas grafikut të miratuar

x



















3

Faza e montimit dhe instalimeve

x

x

x













4

Faza testimit të sistemit







x













5

Marrja në dorëzim







x













6

Fillimi i proçesit të mirëmbajtjes










x

x

x

x


Loti II “Blerje dhe montim i sistemit te kontrollit me GPS te mjeteve te Drejtorise se Policise Qarkut Tirane”
Brenda Dates 30.06.2016

Shtojca 13

[ Shtojcë për t’u plotësuar nga Autoriteti Kontraktor]



NJOFTIM STANDARD PËR OFERTUESIN E SKUALIFIKUAR1
[Vendi dhe data]

[Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor]

[Adresa e ofertuesit]

I/E Nderuar, Z/Zj.


Ju falenderoj për pjesëmarrjen në procedurën e lartpërmendur të prokurimit publik. Procedura e kryer në përputhje me Ligjin nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”.
Oferta juaj u vlerësua me kujdes sipas kushteve dhe kërkesave të përcaktuara në njoftimin e kontratës dhe në dosjen e ofertës. Me keqardhje ju informoj se u s’kualifikuat, sepse oferta e dorëzuar nga ju u refuzua për shkak të arsyes (-ve) së/të mëposhtme:
_________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________
Nëse mendoni se Autoriteti Kontraktor ka shkelur LPP ose RrPP gjatë procedurës së prokurimit publik, atëherë keni të drejtë të filloni një procedurë rishikimi sic parashikohet në Kreun VII të LPP.
Edhe pse nuk mundëm të përdornim shërbimet tuaja në këtë rast, besoj se do të vazhdoni të jeni i interesuar në nismat tona të prokurimit.

Me respekt



< Emri >

Shtojca 14

[ Shtojcë për t’u plotesuar nga Autoriteti Kontraktor]


FORMULARI I NJOFTIMIT TË FITUESIT

[Data]

Për: [Emri dhe adresa e ofertuesit të shpallur fitues]

* * *

Procedura e prokurimit:



Përshkrim i shkurtër i kontratës: [Sasia ose qëllimi dhe kohëzgjatja e kontratës]

Publikime të mëparshme (nëse zbatohet): Buletini i Njoftimeve Publike [Data] [Numri]

Kriteret e përzgjedhjes së fituesit:  çmimi më i ulët  oferta ekonomikisht më e favorshme 

Njoftojme se, kane qenë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara:

1._________________________________ _____________________________

Emri i plotë i shoqërisë numri i NIPT-it

Vlera ______________________________



(me numra dhe fjalë)

2._________________________________ _____________________________



Emri i plotë i shoqërisë numri i NIPT-it

Vlera ___________________________



(me numra dhe fjalë)

Etj.____________________________

Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:

1._________________________________ _____________________________



Emri i plotë i shoqërisë numri i NIPT-it

2._________________________________ _____________________________



Emri i plotë i shoqërisë numri i NIPT-it

Përkatësisht për arsyet e mëposhtme:

__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________


      * * *

Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë [emri dhe adresa e ofertuesit të shpallur fitues] se oferta e paraqitur, me një vlerë të përgjithshme prej [shuma përkatëse e shprehur në fjalë dhe shifra]/pikët totale të marra [_____]është identifikuar si oferta e suksesshme.

      Rrjedhimisht, jeni i lutur të paraqisni pranë [emri dhe adresa e autoritetit kontraktor dhe referenca e kontaktit] sigurimin e kontratës, siç parashikohet në dokumentat e tenderit, brenda ____________ ditëve nga dita e marrjes/publikimit të këtij njoftimi.

      Në rast se nuk pajtoheni me këtë kërkesë, ose tërhiqeni nga nënshkrimi i kontratës, do të konfiskohet sigurimi i ofertës suaj (nëse është kërkuar) dhe kontrata do t’i akordohet ofertuesit vijues në klasifikimin përfundimtar, oferta e të cilit është dorëzuar me një vlerë të përgjithshme prej [vlera përkatëse e shprehur në fjalë dhe shifra], siç parashikohet në nenin 58 të Ligjit nr.9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.

      Njoftimi i Klasifikimit është bërë në datë ­­­­­­­­­­­­­­­­­­­_____________________________

      Ankesa: ka ose jo______________

      (nëse ka) ka marrë përgjigje në datë ___________________________

      * * *

      [Drejtuesi i autoritetit kontraktor]



Shtojca 15
[ Shtojcë për t’u plotësuar nga Autoriteti Kontraktor në rastin e marrëveshjes kuadër]
FORMULARI I NJOFTIMIT TË OPERATORËVE EKONOMIKË TË SUKSESSHËM NË MARRËVESHJEN KUADËR

[Data]

Për: [Emri dhe adresa e operatorëve ekonomikë të suksesshëm]



1._________________________________________

2. _________________________________________

3._________________________________________

* * *


Procedura e prokurimit:

Përshkrim i shkurtër i kontratës: [Sasia, objekti , kohëzgjatja e kontratës etj]

Publikime të mëparshme (nëse zbatohet): Buletini i Njoftimeve Publike [Data] [Numri]

Kriteret e përzgjedhjes së fituesit:  çmimi më i ulët  oferta ekonomikisht më e favorshme 

Njoftojmë se, kanë qenë pjesëmarrës në procedurë këta operatorë ekonomikë me vlerat përkatëse të ofruara:

1._________________________________ _____________________________



Emri i plotë i shoqërisë numri i NIPT-it

Vlera _____________________________



(me numra dhe fjalë)

2._________________________________ _____________________________



Emri i plotë i shoqërisë numri i NIPT-it

Vlera ____________________________



(me numra dhe fjalë)

Etj.____________________________

Janë skualifikuar operatorët ekonomikë të mëposhëm:

1._________________________________ _____________________________



Emri i plotë i shoqërisë numri i NIPT-it

2._________________________________ _____________________________



Emri i plotë i shoqërisë _________________numri i NIPT-it

Perkatësisht për arsyet e mëposhtme:

__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________


      * * *

Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë se jane identifikuar si operatorë ekonomikë të suksesshëm:

1._________________________________ _____________________________



Emri i plotë i shoqërisë numri i NIPT-it

Vlera _____________________________/ Pikët totale të marra _______________



(me numra dhe fjalë)

2.________________________________ _____________________________



Emri i plotë i shoqërisë numri i NIPT-it

Vlera ____________________________/ Pikët totale të marra ________________



(me numra dhe fjalë)

Etj.______________________________



      Njoftimi i Klasifikimit është bërë në datë ­­­­­­­­­­­­­­­­­­­_____________________________

      Ankesa: ka ose jo______________

      (nëse ka) ka marrë përgjigje në datë ___________________________

      [Drejtuesi i autoritetit kontraktor]



      Shtojca 16



KUSHTET E PËRGJITHSHME

Mallrat – Tender i Hapur


Neni 1: Qellimi

    1. Këto kushte të përgjithshme të kontratës (KPK) do të zbatohen për blerjen e Mallrave të prokuruara me anë të procedurёs së hapur.

    2. Ligji për Prokurimin Publik në Republikën e Shqipërise parashikon se dispozitat e Kodit Civil Shqiptar do të zbatohen për kontratat e prokurimit publik. Disa dispozita të Kodit Civil janë rishprehur në KPK me qëllim që të rrisin transparencën e kushteve të kontratës. Megjithatë, citimi i disa dispozitave këtu nuk mohon në asnjë mënyrë zbatimin e dispozitave të tjera të Kodit Civil të kësaj kontrate.

    3. Në mënyrë të ngjashme, disa dispozita të Ligjit mbi Prokurimin Publik janë rishprehur në KPK me qëllim që të rrisin transparencën e ligjit që rregullon prokurimin publik. Megjithatë, citimi i disa dispozitave këtu nuk mohon në asnjë mënyrë zbatimin e dispozitave të tjera të Ligjit mbi Prokurimin Publik mbi të drejtat, detyrat dhe detyrimet e palëve.

    4. KPK do të zbatohen deri në atë masë që të mos lënë mënjanë kushtet ose dispozitat e paraqitura në pjesë të tjera të kontratës.

    5. Kushtet e kontratës përfshijnë gjithashtu Kushtet e Veçanta të Kontratës (KVK). Në rast se ka një konflikt midis KPK dhe KVK, KVK do të mbizotërojnë mbi KPK.

Neni 2: Përkufizime

    1. “kontratë” do të thotë marrveshja e shkruar e lidhur midis Entit prokurues dhe Kontraktuesit që përbëhet nga Dokumentat e Tenderit duke përfshirë KPK dhe KVK, të gjitha bashkangjitjet dhe formularët e plotësuar dhe të gjitha dokumentat e tjera që përfshihen në referimin e çdo dokumenti.

    2. “çmim kontrate” do të thotë çmimi që i paguhet Kontraktuesit sipas kontratës për zbatimin e plotë dhe të përpiktë të detyrimeve të tij kontaktore.

    3. “Incoterms” do të thotë termat ndërkombëtare tregtare që përbëjnë rregullat e interpretimit të termave tregtare që përcaktojnë shpërndarjen e funksioneve, kostot, dhe rrisqet e lidhura me transferimin e Mallrave nga Kontraktuesi tek Autoriteti Kontraktor.

    4. “ Lëvrimi ” do të thotë të gjitha aktivitetet dhe veprimet që mundësojnë marrjen e Mallrave në vendin e shpërndarjes siç specifikohet në kontratë si paketimi, transportimi, sigurimi, tarifat, procedura doganore, ngarkimi dhe shkarkimi, instalimi, mbledhja, bashkimi, kontrollimi i veprimeve dhe mbikëqyrja e gjithë kësaj veprimtarie.

    5. “Autoriteti Kontraktor” do të thotë Autoriteti Kontraktor që është pjesë e kësaj kontrate dhe sipas dispozitave të kësaj kontrate blen Mallrat. Ky term kudo qe përdoret ka kuptim të njëjtë me ate te perkufizuar ne ligj.

    6. “Kontraktues” do të thotë personi fizik ose juridik që është palë e kësaj kontrate dhe sipas dispozitave të kësaj kontrate furnizon Mallrat.

    7. “palë (t)” do të thotë nënshkruesit e kontratës.

    8. “Mallrat” do të thotë materialet e papërpunuara, produktet, makineritë dhe pajisjet, objektet në formë të ngurtë, të lëngshme ose të gazshme.

    9. “Shërbimet në Lidhje me to” do të thotë shërbimet ndihmëse ose te paparashikuara të furnizimit të Mallrave, si transportimi, instalimi, mirmbajtja, trajnimi, shërbimet mbështetëse osë detyrime të ngjashme në lidhje me furnizimin e Mallrave.

    10. “objekt i kontratës” do të thotë të gjitha Mallrat dhe Shërbimet në Lidhje me to që Kontraktuesi do të sigurojë sipas kushteve të kontratës.

    11. “Standarte Teknike” do të thote specifikimet e aprovuara nga një trup i posacëm standartizimi për zbatimin e vazhdueshëm ose të përsëritur. Standarte të tilla përdoren si rregulla, rregullore ose përkufizim të karakteristikave për të siguruar se materialet dhe shërbimet e procesuara i përgjigjen qëllimit.

Neni 3: Hartimi i Kontratës

    1. Njoftimi i ofertes fituese do të sherbeje per hartimin e kontratës midis palëve, e cila duhet të firmoset brenda afatit të shprehur në Dokumentat e Tenderit.

    2. Ekzistenca e kontratës do të konfirmohet me nënshkrimin e dokumentit të kontratës duke trupëzuar të gjitha marrveshjet midis palëve.

Neni 4: Praktikat e Korruptuara, Konflikti i Interesit dhe Kontrolli i Procesverbaleve

    1. Autoriteti Kontraktor mund t’i kërkojë gjykatës të deklarojë të paligjshme kontratën nëse zbulon se Kontraktuesi ka kryer veprime korruptive. Veprimet korruptive përfshijnë veprimet e përshkruara në Nenin 26 të Ligjit mbi Prokurimin Publik.

    2. Kontraktuesi nuk duhet të ketë lidhje (të tashme ose të shkuara) me asnjë konsulent ose ndonje ent tjeter që ka marrë pjesë në pregatitjen e Dokumentave të Tenderit për këtë prokurim.

    3. Kontraktuesi duhet të lejojë Autoritetin Kontraktor të inspektojë llogaritë dhe regjistrat që kanë lidhje me zbatimin e kontratës ose t’i kontrollojë ato me anë të kontrollorëve të emëruar nga Autoriteti Kontraktor.

Neni 5: Informacioni Konfidencial

    1. Kontraktuesi dhe Autoriteti Kontraktor duhet të mbajnë në kofidencë të gjitha dokumentat, të dhënat dhe informacionet e tjera të dhëna nga pala tjetër në lidhje me kontratën.

    2. Kontraktuesi mund t’i japë nënkontraktuesit dokumenta të tilla, të dhëna ose informacione të tjera që merr nga Autoriteti Kontraktor deri në masën e kërkuar për nënkontraktuesin të kryejë punën e tij sipas kontatës. Në rast të tillë, Kontraktuesi duhet të përfshijë në kontratën e tij me nën-Kontraktuesin një dispozitë që parashikon ruajtjen e konfidencës siç thuhet në Paragrafin 5.1 më sipër.

Neni 6: Prona Intelektuale

    1. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në kontratë, të gjitha të drejtat e pronës intelektuale të siguruara nga Kontraktuesi gjatë zbatimit të kontratës do t’i përkasin Autoritetin Kontraktor i cili mund t’i përdorë ato sipas gjykimit të tij.

    2. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në kontratë, Kontraktuesi, pas përfundimit të kontratës, duhet t’i parashtrojë Autoriteti Kontraktues të gjitha raportet dhe të dhënat si hartat, diagramet, skicimet, specifikimet, planet, statistikat, llogaritjet dhe regjistrat mbështetës ose materialet e fituara, mbledhura ose pregatitura nga Kontraktuesi gjatë zbatimit të kontratës. Kontraktuesi mund të mbajë kopje të këtyre dokumentave dhe të dhënave, po nuk duhet t’i përdori për qëllime që s’kanë lidhje me kontratën pa leje paraprake më shkrim nga Autoriteti Kontraktor.

    3. Kontraktuesi duhet të sigurojë Autoritetin Kontraktor nga mospërgjegjësia për shkelje të të drejtave të pronës intelektuale që mund të dalin nga prodhimi ose shpërndarja e Mallrave sipas kontratës.

    4. Në rast se ngrihet ndonjë pretendim ose padi kundër Autoritetit Kontraktor në lidhje më ndonjë shkelje të pronës intelektuale të shkaktuar nga zbatimi i kontratës ose nga përdorimi i Mallrave të furnizuara sipas kontratës, Kontraktuesi duhet t’i japë Autoritetit Kontraktor të gjitha provat dhe informacionin në posedim të Kontraktuesit që kanë të bëjnë me këtë padi apo pretendim.

Neni 7: Origjina e Mallrave

    1. Nuk ka asnjë kufizim për kombësinë e origjinës së materialeve, përveç atyre që mund të jenë përcaktuar në ndonjë Rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

    2. Kontraktuesi mund të jetë i detyruar të verifikojë origjinën e materialeve.

    3. Për qëllime verifikimi, “origjinë” do të thotë vendi ku materialet janë nxjerrë, ose prodhuar. Materialet janë prodhuar kur, nëpërmjet prodhimit, procesimit, ose mbledhjes së mjaftueshme të komponentëve, rezulton një produkt i ri i njohur në tregti që është mjaft i ndryshëm në karakteristikat bazë ose në qëllim apo përdorim nga komponentët e tij.

    4. Origjina e materialeve ka dallim nga kombësia e Kontraktuesit ose nenkontraktuesit qe siguron materialet.

Neni 8: Qëllimi i Furnizimit dhe Pershtatshmeria e Mallrave me Specifikimet

    1. Kontraktuesi duhet të dorezojë Mallrat me cilësi, sasi dhe lloj të specifikuar në kontratë, si dhe të vendosura dhe paketuara në mënyrën e përcaktuar në kontratë.

    2. Mallrat nuk janë në perputhje me kontratën, në se ato nuk janë të përshtatshme për përdorimin e posacem të parashikuar në kontratë. Kur nuk është e mundur të përcaktohet një gjë e tillë, thuhet se Mallrat nuk janë në pajtim me kontratën në se ato nuk janë të përshtatshmë për përdorimin per te cilin sherbejne zakonisht sendet e tjera të të njëjtit lloj.

    3. Në se shitja është bërë në bazë të një modeli ose kampioni, shitësi (Kontraktuesi) duhet të dorezojë sendet që kanë të njëjtat cilësi si te modelit ose kampionit.

Neni 9: Pershtatshmeria e Mallrave me Standartet Teknike

    1. Mallrat e furnizuara sipas kontratës duhet të jenë konform kodeve dhe Standarteve Teknike të parashikuara në specifikimet teknike. Nëse gjatë ekzekutimit të kontratës, ka ndryshime në kodet perkatese ose ne Standartet Teknike, këto ndryshime do të zbatohen vetëm pas aprovimit nga Autoriteti Kontraktues.

    2. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet nga ndonjë dispozite tjetër të kontratës, kur nuk është përcaktuar asnjë Standart Teknik perkates në specifikimet teknike, Mallrat duhet të jenë konform Standarteve Teknike ndërkombëtare te tanishme. Nëse nuk ekzistojnë Standarte Teknike ndërkombëtare, Mallrat duhet të jenë konform Standarteve Teknike perkatese Shqiptare.

    3. Kontraktuesi nuk do të jetë përgjegjës për gabime në skicim, të dhëna, vizatim ose çdo aspekt tjetër të specifikimeve teknike të dhëna nga Autoriteti Kontraktues me përjashtim të rastit kur gabimi ishte aq i dukshëm sa Kontraktuesi duhet ta kishte parë dhe këshilluar Autoritetin Kontraktor për të.

    4. Shitesi (Kontraktuesi) nuk mban pergjegjesi per defekte te prones (Mallrave) per te cilat Autoriteti Kontraktor ishte ne dijeni ne momentin e lidhjes se kontrates ose nuk ishte ne dijeni per faj te tij, me perjashtim te rastit kur defektet kane te bejne me cilesine e Mallrave te specifikuar sipas kontrates ose perfaqsimin e reklames se shitesit (Kontraktuesit).

Neni 10: Pjesët e Këmbimit

    1. Në se kontrata parashikon, Kontraktuesi duhet të përfshijë me Mallrat e dhëna një sasi pjesësh këmbimi, në akordim me specifikimet teknike dhe çdo dispozitë perkatese të kontratës.

    2. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe, pjesët e këmbimit do të dorëzohen bashkë me Mallrat.

    3. Kontraktuesi duhet të garantojë disponueshmërinë e pjesëve të këmbimit për një periudhë të specifikuar në oferten e tij dhe të barabartë me jetgjatësinë e përdorimit të Mallrave.

    4. Në rast të një vendimi të nderprerjes se prodhimit të pjesëve të këmbimit, Kontraktuesi duhet të njoftojë Autoritetin Kontraktor në kohë të mjaftueshme për të lejuar Autoritetin Kontraktor të prokurojë sasi të mjaftueshme për përdorim të mëvonshëm.

    5. Pas ndërprerjes së prodhimit të pjesëve të këmbimit, Kontraktuesi duhet t’i japi gratis Autoriteti Kontraktor në se ai kërkon, çdo prodhim, vegël, skicim të pjesëve të kembimit të përdorura në prodhimin dhe mirmbajtjen e Mallrave.

Neni 11: Ambalazhimi

    1. Kontraktuesi duhet të dorëzojë Mallrat të vendosura dhe të ambalazhuara në mënyrën e përcaktuar në kontratë.

    2. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet nga ndonjë nen tjetër i kontratës, mund të thuhet se Mallrat nuk janë vendosur dhe paketuar në pajtim me kontratën në se ato nuk janë vendosur dhe paketuar në të njëjtën mënyrë që bëhet zakonisht për gjërat e të njëjtit lloj ose, në se mënyra e zakonshme nuk është e disponueshme, në një mënyrë që është e përshtatshme për ruajtjen dhe mbrojtjen e Mallrave.

Neni 12: Testimet dhe Inspektimet

    1. Kontraktuesi duhet të bëjë të gjitha testet dhe inspektimet e kërkuara nga dispozitat e kontratës. Kosto e këtyre testimeve dhe inspektimeve duhet të financohet tërësisht nga Kontraktuesi brenda kushteve të çmimit të kontratës

    2. Me shpenzimet e tij, Autoriteti Kontraktor ka të drejtë të ndjekë testimet dhe/ose inspektimet.

    3. Autoriteti Kontraktor gjithashtu mund t’i kërkojë Kontraktuesit të bëjë testime ose inspektime shtesë të paparashikuara në kontratë por të gjykuara të nevojshme për të verifikuar se Mallrat janë konform specifikimeve dhe kushteve të kontratës. Autoriteti kontraktor do të mbajë përgjegjësi për koston e këtyre testimeve. Më tej, nëse këto teste ndalojnë progresin e punës së Kontraktuesit, Autoriteti Kontraktor do të bie dakort të ndryshojë grafikun e levrimit.

    4. Autoriteti Kontraktor do të refuzojë çdo Mall që nuk e kalon testimin dhe/ose inspektimin ose nuk është konform specifikimeve teknike dhe kushteve të kërkuara në zbatimin e kontratës.

    5. As ekzekutimi i testeve as inspektimi i Mallrave nuk do ta clirojë Kontraktuesin nga çdo garanci ose detyrim tjetër sipas kontratës.

Neni 13: Kushtet e Dorëzimit

    1. Kontraktuesi është i detyruar të kryejë të gjitha aktivitetet dhe veprimet e dorëzimit me përjashtim kur Kontraktuesi përjashtohet në mënyrë specifike nga një aktivitet ose veprim i tillë nga ndonjë dispozitë e kontratës. Nëse një Incoterm përdoret për të përshkruar detyrimet e palëve, termi do të ketë kuptimin që i ka dhënë botimi i fundit i Incotermave botuar nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë.

    2. Vendi i dorëzimit të Mallrave do të jetë sipas specifikimit të kontratës.

    3. Koha e dorëzimit të Mallrave dhe data e përfundimit të Shërbimeve në Lidhje me to do të jetë sipas specifikimit në kontratë.

    4. Dorëzimi i Mallrave duhet të bëhet gjatë orarit të punës me përjashtim kur kjo kërkesë bie ndesh me ndonjë dispozite të kontratës.

    5. Kontraktuesi është i detyruar t’i japi Autoriteti Kontraktor njoftim të arsyeshëm për dorëzimin e Mallrave përpara arritjes së tyre.

Neni 14 Transportimi i Mallrave

    1. Kontraktuesi është i detyruar të sigurojë ngarkimin dhe transportimin e Mallrave siç kërkohet me qëllim që të plotësojë afatet dhe kushtet e dorezimit të specifikuara në kontratë.

    2. Në se Enti prokurues është i detyruar të marri Mallrat nga ndonjë mjet transporti apo agjenci transporti, Kontraktuesi duhet të japë lajmërim paraprak të arsyeshëm për transportin dhe t’i japi Entit prokurues të gjitha dokumentat e nevojshme për marrjen e Mallrave.

    3. Në se shitësi, [Kontraktuesi] është i detyruar t’i dorëzojë mallrat në mjetin e transportit në një vend të specifikuar në kontratë, rrisku i humbjes kalon tek Autoriteti Kontraktor vetëm kur mallrat i dorëzohen mjetit të transportit në vendin e specifikuar. Fakti se shitësi [Kontraktuesi] është i autorizuar të mbajë dokumentat përfaqsuese të mallrave nuk influencon në kalimin e rriskut.

Neni 15: Siguracioni

    1. Me përjashtim kur parashikohet nga një dispozitë tjetër në kontratë, Kontraktuesi duhet të sigurojë se Mallrat që do dorëzohen sipas kontratës janë plotësisht të siguruara ndaj humbjes ose dëmtimit gjatë transportit, magazinimit ose dorëzimit të tyre.

Neni 16: Egzaminimi dhe Pranimi i Mallrave

    1. Përpara pranimit, Autoriteti Kontraktor ka të drejtë të egzaminojë, inspektojë dhe testojë Mallrat. Ky aktivitet duhet të bëhet menjehere pas dorëzimit të Mallrave. Kontraktuesi ka të drejtë të marrë pjesë në këtë aktivitet dhe të shqyrtojë raportet e aktivitetit të pregatitura nga Autoriteti Kontraktor ose agjentët e tij.

    2. Autoriteti Kontraktor duhet të pranojë ose refuzojë Mallrat menjehere pas dorzimit dhe duhet t’i japi Kontraktuesit njoftim me shkrim për veprimin e tij për të pranuar ose refuzuar Mallrat.

Neni 17: Garancitë

    1. Kontraktuesi garanton se Mallrat janë të reja, të papërdorura dhe të modeleve të fundit dhe se ato trupëzojnë përmirsimet e fundit në skicim dhe materiale, me përjashtim kur parashikohet ndryshe në kontratë.

    2. Shitësi (Kontraktuesi) mban përgjegjësi për çdo defekt ose mospërputhje që egziston në momentin kur rrisku kaloi tek Autoriteti Kontraktor, edhe kur defekti shfaqet pas këtij momenti.

    3. Shitësi (Kontraktuesi) mban përgjegjësi për mosperputhjen që verifikohet pas momentit të treguar në paragrafin e mësipërm dhe që vjen nga mospërmbushja e ndonjë detyrimi, duke përfshirë garancinë që Mallrat duhet të jenë të përshtatshme për përdorimin e tyre të zakonshëm dhe specifik për një periudhë të caktuar kohe, ose se ato do të ruajnë cilësitë dhe karakteristikat e caktuara.

    4. Me përjashtim kur parashikohet nga një dispozitë tjetër në kontratë ose nga ligji,Autoriteti Kontraktor humbet të drejtën e tij per te kundershtuar per te metat e sendit në se ai nuk i denoncon ato te shitësi (Kontraktuesi), duke specifikuar natyrën e tyre, brenda dhjetë ditësh nga zbulimi i tyre.

    5. Autoriteti Kontraktor duhet t’i sigurojë Kontraktuesit të gjitha mundësitë e arsyeshme për Kontraktuesin për të inspektuar këto defekte.

    6. Pas marrjes së këtij njoftimi, Kontraktuesi duhet të riparojë menjehere ose të zëvendësojë Mallrat defektive ose pjesët e tyre gratis për Autoritetin Kontraktor.

    7. Në se pas marrjes së njoftimit, Kontraktuesi dështon në rregullimin e defektit brenda një periudhe të arsyeshme, Autoriteti Kontraktor mund të procedojë, me shpenzimet e Kontraktuesit, të ndërmarrë veprime për rregullimin e nevojshëm.

    8. Në çdo rast, Autoriteti Kontraktor humbet të drejtën për të kundershtuar per te metat e sendit në se ai nuk e ushtron të drejtën e tij brenda dy vjetësh nga data kur sendet i jane dorëzuar atij, po qe se ky afat nuk bie në kundërshtim me kohezgjatjen e garancisë kontraktore.

    9. Shitësi (Kontraktuesi) nuk mund të shfrytëzojë rregullat e parashikuara ketu në se defektet kanë të bëjnë me fakte të njohura prej tij ose që nuk mund të ishin të panjohura për të dhe që nuk i janë vënë në dukje Autoritetit Kontraktor.

Neni 18: Çmimi i Kontratës

    1. Çmimi i kontratës duhet të jetë çmimi i ofruar në oferten e Kontraktuesit dhe i pranuar nga Autoriteti Kontraktues.

    2. Me përjashtim kur parashikohet nga një dispozitë tjetër në kontratë, çmimi i kontratës përfshin kostot dhe tarifat, duke përfshirë taksat dhe tarifat doganore të lidhura me dorëzimin e Mallrave, pagesa për transportin, sigurimin, instalimin, testimet, ngarkimin, shkarkimin, udhezimet, manualet dhe dokumentat në gjuhën e specifikuar dhe të nevojshme për përdorim të rrëgullt, mirmbajtje dhe riparime të Mallrave. Çmimi i taksave dhe tarifave duhet të përcaktohet sipas ligjeve në fuqi 28 ditë para hapjes së ofertave.

Neni 19: Afatet e Pagesës

    1. Çmimi i kontratës, duke përfshirë çdo pagesë paraprake, duhet të paguhet në kohë siç specifikohet në kontratë.

    2. Me përjashtim kur parashikohet nga një dispozitë tjetër në kontratë, pagesa duhet bërë në monedhë Shqiptare. Kursi i shkëmbimit i monedhave të ndryshme do të jetë kursi i Bankes se Shqiperise i fiksuar në ditën e dërgimit për botimin të njoftimit të kontratës.

    3. Me përjashtim kur parashikohet nga një dispozitë tjetër në kontratë, kërkesa e Kontraktuesit për pagesë duhet t’i bëhet Autoritetit Kontraktor me shkrim. Për çdo kërkesë, Kontraktuesi duhet të paraqesë origjinalin dhe kopjen së bashku me një listë të sendeve që përshkruan Mallrat e dorëzuara dhe shërbimet e kryera.

    4. Me përjashtim kur parashikohet nga një dispozitë tjetër në kontratë, pagesa për Mallrat do të bëhet brenda 30 ditëve kalendarike nga dita që janë pranuar Mallrat ose nga dita e marrjes së kërkesës për pagesë cilado të jetë më vonë.

    5. Data e pagesës do të jete dita që fondet xhirohen nga llogaria e Autoritetit Kontraktor.

Neni 20: Vonesa në Bërjen e Pagesës

    1. Shpërblimi për dëmet e shkaktuara si rezultat i vonesës në pagesë konsiston në kamatën e arritur nga data e fillimit te vonesës së debitorit (Autoriteti Kontraktor), në monedhën zyrtare të vendit ku do të bëhet pagesa. Përqindja e kamates parashikohet me ligj. Në fund të çdo viti kamatat e arrira i shtohen shumës totale, mbi të cilën është bere llogaritja e tyre.

    2. Kamata ligjore paguhet pa detyruar kreditorin (Kontraktuesin) te provoje ndonje dem. Nëse kreditori (Kontraktuesi) provon se ka pesuar nje dem me te madh se kamata ligjore, debitori (Autoriteti Kontraktor) duhet të paguajë pjesën e mbetur të demit.

    3. Nëse kontrata parashikon transportim periodik ose në grup të Mallrave dhe pala kontraktuese nuk ka paguar për transporte të mëparshme, Kontraktuesi ka të drejtë të ndalojë transportin e grupeve të tjera deri sa të paguhet duke përfshirë edhe interesin e fituar.

Neni 21: Nryshimi i Ligjeve dhe Rregulloreve

    1. Nëse pas datës së nënshkrimit të kontratës, ndonjë ligj, rregullore, urdhëresë, urdhër ose procedurë me efektin e ligjit në Republikën e Shqipërisë hyn në fuqi, nxirret ose ndryshon dhe ndikon kushtet, duke përfshirë datën e dorëzimit, ose çmimin e kontratës, kushtet ose çmimi i kontratës do të rregullohen në atë masë sa Kontraktuesi është ndikuar në përmbushjen e detyrimeve të tij sipas kontratës.

Neni 22: Forca Madhore

    1. Kontraktuesi nuk duhet të mbajë përgjegjësi për humbjen e sigurimit te kontrates, dëmeve të likuiduara ose ndërprerjen për mosplotësim nëse dhe deri në masën që vonesa në zbatim ose ndonjë dështim tjetër në zbatimin e detyrimeve të tij sipas kontratës vijnë si rezultat i ndodhjes së Forcës Madhore.

    2. Për qëllimet e këtij neni “Forcë Madhore” do të thotë një ngjarje jashtë kontrollit të Kontraktuesit mbi fajin ose neglizhimin dhe e paparashikueshme. Ngjarje të tilla mund të përfshijnë, por nuk janë të limituara nga, veprimet e Autoritetit Kontraktor qoftë në kapacitetin e tij sovran ose kontraktual, lufta ose revolucionet, zjarri, përmbytja, tërmeti, epidemitë, shtrëngime të karantinës dhe embargo tranziti.

    3. Nëse ndodh ndonjë situatë e Forcës Madhore, Kontraktuesi duhet të njoftojë menjehere Autoritetin Kontraktor. Me përjashtim kur Autoriteti Kontraktor jep direktiva të ndryshme, Kontraktuesi duhet të vazhdojë të zbatojë detyrimet e tij sipas kontratës në masën praktikisht të arsyeshme dhe duhet të kërkojë të gjitha mjetet e arsyeshme për zbatimin që nuk pengohet nga Forca Madhore.

Neni 23: Vonesa në Zbatim dhe Zgjatja e Afatit

    1. Me përjashtim kur parashikohet ndryshe, Kontraktuesi duhet të fillojë zbatimin e kontratës menjëherë pas nënshkrimit të saj.

    2. Me përjashtim kur Autoriteti Kontraktor është dakort për zgjatje të afatit të kontratës, Autoriteti Kontraktor ka të drejtë të likuidojë dëmet për vonesën në zbatim nëse Kontraktuesi dështon në dorëzimin e Mallrave brenda periudhës së zbatimit të specifikuar në kontratë.

    3. Autoriteti Kontraktor mund të zbresë shumën e dëmeve të likuiduara që duhet paguar nga shuma e pagesës ndaj Kontraktuesit. Në rast të tillë Autoriteti Kontraktor duhet t’i japi Kontraktuesit njoftim me shkrim për shumën dhe arsyen e zbritjes.

    4. Autoriteti Kontraktor do të jetë dakort për një zgjatje të afatit në rastin e Forcës Madhore.

    5. Autoriteti Kontraktor mund të jetë dakort për zgjatje të afatit edhe në rrethana të tjera në se është në interesin publik për ta bërë këtë. Ne rast se Kontraktuesi ndeshet me kushte që pengojnë zbatimin në kohë, Kontraktuesi duhet të njoftojë me përpikmëri Autoritetin Kontraktor me shkrim për vonesën, shkakun dhe datën e propozuar të dorëzimit ose përfundimit. Autoriteti Kontraktor duhet të vlerësojë kërkesën. Nëse Autoriteti Kontraktor është dakort me vonesën, zgjatja do të hyjë në fuqi me një amendament me shkrim të kontratës të nënshkruar nga Autoriteti Kontraktor dhe Kontraktuesi.

Neni 24: Likuidimi i Dëmeve për Dorëzimin e Vonuar

    1. Dëmet e likuiduara për dorëzimin e vonuar do të llogariten me tarifat e mëposhtme ditore::

          1. Për kontratat me periudhë zbatimi jo më shumë se 6 muaj, tarifa ditore do të jetë 4/1000 të vlerës koresponduese të mbetur pa u zbatuar nga cmimi total i kontratës por kjo vlere do te llogaritet minimalisht mbi 25% të vlerës së kontrates.

          2. Për kontratat me periudhë zbatimi jo më shumë se 12 muaj, tarifa ditore do të jetë 2/1000 të vlerës koresponduese të mbetur pa u zbatuar nga cmimi total i kontratës por kjo vlere do te llogaritet minimalisht mbi 25% të vlerës së kontrates.

          3. Për kontratat me periudhë zbatimi më shumë se 12 muaj, tarifa ditore do të jetë 1/1000 të vlerës koresponduese të mbetur pa u zbatuar nga cmimi total i kontratës por kjo vlere do te llogaritet minimalisht mbi 25% të vlerës së kontrates.

Neni 25: Negociatat dhe Amendamentet

    1. Palët nuk do të negociojnë ndryshime ose amendamente të asnjë elementi të kontratës që do të ndryshonte mjaftueshëm kushtet që përbëjnë bazën e përzgjedhjes së Kontraktuesit.

    2. Asnjë amendament ose variacion tjetër i kontratës nuk do të jetë i vlefshëm pa qënë me shkrim, me datë, t’i referohet shprehimisht kontratës dhe nënshkruhet nga një përfaqsues i autorizuar i Kontraktuesit dhe Autoriteti Kontraktor.

    3. Çdo heqje dore nga të drejtat, pushtetet ose ndreqjet që mund të bëhen nga palët sipas kontratës duhet të bëhet me shkrim, të ketë datë dhe të firmoset nga një përfaqsues i autorizuar i palës që bën këtë dorëheqje dhe duhet të specifikojë të drejtën dhe masën në të cilën ajo lëshohet.

Neni 26: Ndryshimi i Porosisë

    1. Autoriteti Kontraktor rezervon të drejtën të porosisë Mallra ose Shërbime shtesë deri në një madhësi që nuk i kalon 20% të çmimit total të kontratës. Çdo porosi shtesë duhet të bëhet në mënyrë konsistente më rregullat dhe procedurat e parashikuara në Ligjin mbi Prokurimin Publik.

Neni 27: Ndërprerja për Mosplotësim

    1. Autoriteti Kontraktor mund të ndërpresë kontratën në tërësi ose pjesërisht nëse:

  1. Kontraktuesi dështon në dorëzimin e Mallrave brenda periudhës së specifikuar në kontratë ose brenda zgjatjes së dhënë; ose,

  2. Kontraktuesi dështon të zbatojë ndonjë detyrim tjetër të kontratës.

    1. Autoriteti Kontraktor duhet t’i japi Kontraktuesit njoftim me shkrim për ndërprerjen për mosplotësim dhe t’i japi Kontraktuesit 15 ditë të ndreqë mosplotësimin me përjashtim kur ndërprerja është bërë për veprime korruptive ose të paligjshme, rast në të cilin ndërprerja do të jetë e menjëhershme.

Neni 28: Ndërprerja për Shkak të Falimentimit

    1. Autoriteti Kontraktor mund të ndërpresë kontratën në çdo kohë nëse Kontraktuesi falimenton ose bëhet i paaftë të paguajë.

    2. Autoriteti Kontraktor duhet t’i japi Kontraktuesit njoftim me shkrim për ndërprerjen.

Neni 29: Ndërprerja për Shkak të Interesit Publik

    1. Autoriteti Kontraktor mund të ndërpresë kontratën në çdo kohë nëse gjykon se ky veprim duhet ndërmarrë për t’i shërbyer sa më mirë interesit publik.

    2. Autoriteti Kontraktor duhet t’i japi Kontraktuesit lajmërim me shkrim për ndërprerjen.

    3. Autoriteti kontraktor duhet të paguajë Kontraktuesin për të gjitha Mallrat e pranuara dhe Shërbimet në Lidhje me to të kryera përpara ndërprerjes dhe duhet t’i paguajë Kontraktuesit dëmet e shkaktuara për kryerjen e pjesshme të Mallrave dhe Shërbimeve në Lidhje me to. Në llogaritjen e shumës së dëmeve, Kontraktuesit do t’i kërkohet të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të minimizuar dëmet.

Neni 30: Nënkontraktimi

    1. Një nënkontratë do të jetë e vlefshme vetëm nëse është në formën e një marrveshjeje të shkruar me anë të së cilës kontraktori i beson kryerjen e një pjese të detyrimeve të kontratës së tij një pale të tretë.

    2. Kontraktori nuk duhet të nënkontraktojë pa aprovimin paraprak me shkrim të Autoritet Kontraktor dhe jo më shumë se 40% të vlerës së kontratës. Kontraktori duhet të njoftojë Autoritetin Kontraktor për elementet e kontratës që nënkontraktohet dhe dokumentacionin që provon aftësine e nën kontraktorit. Autoriteti Kontraktor duhet të lajmërojë kontraktorin për vendimin e tij, brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit, duke shprehur arsyet nëse e aprovon apo jo atë.

    3. Cdo nënkontraktor duhet të ketë të drejtë të marrë pjesë në prokurimin publik sipas Ligjit mbi Prokurimin Publik. Autoriteti mund të parashikojë pagesa direkte tek nënkontraktori për mallrat që do të furnizojë.

    4. Kontraktori mbetet plotësisht përgjegjës për zbatimin e kontratës pavarësisht nga sjellja e nenkontraktorit.

Neni 31: Transferimi i të Drejtave

    1. Kontraktuesi nuk duhet të transferojë, tërësisht ose pjesërisht, detyrimet e tij sipas kontratës me përjashtim kur jepet miratimi paraprak i Autoritetit Kontraktor.

Neni 32: Sigurimi i Kontratës

    1. Përpara nënshkrimit të kontratës, kontraktuesi duhet ti dorëzojë Autoriteti Kontraktor sigurimin e kontratës në shumën dhe formën e kërkuar.

    2. Shuma e sigurimit të kontratës duhet t’i paguhet Autoritetit Kontraktor si kompensim për çdo humbje të rezultuar nga dështimi i Kontraktuesi në plotësimin e detyrimeve të tij sipas kontratës.

    3. Garancia e sigurimit te kontrates do t’i kthehet Kontraktuesit jo më vonë se 30 ditë pas datës së pranimit të Mallrave. Megjithatë, pesë (5) përqind e depozitës do të mbahet deri në përmbushjen e kënaqshme të detyrimeve të kontrates.

Neni 33: Baza Ligjore

    1. Kontrata do të rregullohet dhe interpretohet sipas legjislacionit shqitar në fuqi.

Neni 34: Zgjidhja e Mosmarreveshjeve

    1. Autoriteti Kontraktor dhe Kontraktuesi duhet të bëjnë çdo përpjekje të zgjidhin mosmarrveshjet ose konfliktet e ndodhura midis tyre ose në lidhje me këtë marrveshje me negociata direkte.

    2. Në se palët dështojnë në zgjidhjen e mosmarrveshjes ose konfliktit, problemet do të konsiderohen me anë të zgjidhjes së mosmarrveshjeve sipas kontratës dhe procedurave juridike në fuqi sipas legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.

Neni 35: Përfaqësimi i Palëve

    1. Çdo palë duhet të emërojë me shkrim një person ose post organizativ, që do të jetë përgjegjës, në emër të palës, për marrjen e komunikatave dhe për përfaqësimin e palës në çështjet e lidhura me ekzekutimin e kontratës.

    2. Secila palë duhet të lajmërojë palën tjetër menjëherë për ndonjë ndryshim në emërimin e përfaqsuesit të palës. Në se njëra palë dështon të lajmërojë, duhet të marri përsipër çdo humbje të shkaktuar nga dështimi për të dhënë njoftim të mjaftueshëm.

    3. Palët mund të emërojnë persona ose njësi organizative shtesë për të përfaqsuar palën në veprime ose veprimtari të veçanta, rast në të cilin njoftimi me shkrim duhet dhënë dhe duhet të përcaktojë shtrirjen e autoritetit të përfaqsuesit.

Neni 36: Lajmërimet

    1. Çdo lajmërim i dhënë nga njëra palë tjetrës sipas kontratës duhet të bëhet me shkrim në adresën e specifikuar në kontratë.

    2. Njoftimi do të ketë efekt sapo të dorëzohet.

Neni 37: Llogaritja e Afateve

    1. Të gjitha referencat e ditëve do të jenë ditë kalendarike me përjashtim kur parashikohet ndryshe.

Shtojca 17

[ Shtojcë për t’u plotësuar nga Autoriteti Kontraktor]



KUSHTET E VEÇANTA

Mallrat – Procedurë e Hapur


Kushtet e veçanta të Kontratës hartohen në përputhje me objektin konkret të kontratës. Në rast se ka mospërputhje midis KPK dhe KVK do të mbizotërojne Kushtet e veçanta të kontratës.

Neni 1: Përkufizime

    1. Autoriteti Kontraktor është

    2. Kontraktuesi është

Neni 2: Sigurimi i Kontrates

    1. Sigurimi i Kontratës në shumën prej (10% të vlerës së ofertës) duhet të ofrohet nga Kontraktuesi për të siguruar egzekutimin e detyrimeve të tij sipas kontratës.

    2. Sigurimi i Kontratës do t’i lëshohet ose kthehet, menjehere Kontraktuesit sipas formularit të mëposhtëm:

Neni 3: Fillimi i Zbatimit

    1. Zbatimi i kontratës duhet të fillojëe më __________. Nëse data nuk është e përcaktuar, zbatimi do të fillojë në datën që Kontraktuesi nënshkruan formularin e kontratës.

Neni 4: Inspektimet dhe Testimet

    1. Inspektimet dhe testimet para pranimit të Mallrave do të bëhen:

Neni 5: Kushtet e Dorëzimit

    1. Data (t) dhe vendi (et) i dorëzimit të Mallrave do të bëhet sipas Grafikut të Lëvrimit të parashikuar në këtë kontratë.

    2. Kontraktuesi duhet të njoftojë Autoritetin Kontraktor______ ditë para çdo dorëzimi të Mallrave.

    3. Lajmërimi i dorëzimit duhet të bëhet me shkrim, faks, postë, e­-mail etj, tek:



    1. Nëse Autoriteti Kontraktor i merr Mallrat nga një palë e tretë, lajmërimi i dorëzimit duhet të përfshijë listën e dokumentave të nevojshme për marrjen e Mallrave dhe të tregojë se ku dhe kur do t’i jepen dokumentat Autoriteti Kontraktor.

    2. Nëse Autoriteti Kontraktor i merr Mallrat nga një palë e tretë, Kontraktuesi duhet të dorëzojë të gjitha dokumentat e nevojshme për marrjen e Mallrave tek:



Neni 6: Kushtet e Pagesës

    1. Pagesa e Mallrave duhet bërë brenda _________ ditëve nga data e pranimit të Mallrave ose nga data e marrjes se kerkeses me shkrim te pagesës, sado vone qe te vije. Nëse nuk është specifikuar, periudha kohore do të jetë 30 ditë.

    2. Monedha e pagesës do të jetë ______. Nëse është lënë e paplotësuar, pagesa do bëhet me monedhën Shqiptare.

Neni 7. Pagesa Paraprake

    1. Përqindja e pagesës paraprake do të jetë _____. Nëse nuk është specifikuar, Kontraktuesi nuk do të marrë pagesë paraprake.

    2. Nëse është premtuar një pagesë paraprake, avanca do të paguhet brenda ______ ditëve nga marrja e sigurimit te kontrates.

    3. Nëse jepet pagesa paraprake, shuma do të hiqet nga pagesa që duhet t’i jepet Kontraktuesit sipas formulës së mëposhtme:



Neni 8. Shërbimet në Lidhje me to

    1. Kushtet e veçanta të mëposhme do të zbatohen për kryerjen e pagesës së shërbimeve të lidhura

Neni 9. Zbritja e garancisë së kontratës
9.1 Nëse parashikohet zbritje periodike të garancisë së kontratës ajo kryhet si më poshtë

__________________________________________________________________________________________________________________________________________


Nëse nuk plotësohet, garancia mbetet e pandryshuar.

Shtojca 18
[ Shtojcë për t’u plotësuar nga Autoriteti Kontraktor]

FORMULARI I PUBLIKIMIT TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË NËNSHKRUAR

Seksioni 1 Autoriteti Kontraktor





      1.1 Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor

Emri ___________________________________________

Adresa ___________________________________________

Tel/Fax ___________________________________________

E-mail ___________________________________________

Faqja në Internet ___________________________________________




I.2 Lloji i autoritetit kontraktor:

Institucion Qëndror

Institucion i Pavarur





Njesi e Qeverisjes Vendore

Tjetër





Seksioni 2. Objekti i Kontratës

2.1 Lloji i Kontratës

Punë

Shërbime

Mallra







Lloji i “Kontratave Publike për Mallra”

Blerje

Qira

Leasing

Blerje me këste

Një kombinim i tyre











2.1.2 Kontratë në bazë të Marrëveshjes Kuadër

Po



Jo



Nëse Po, lloji i Marreveshjes Kuadër

Me 1 Operator Ekonomik 

Me disa operatorë ekonomikë 

Të gjitha kushtet janë të përcaktuara Po  Jo













2.2 Përshkrim i shkurtër i kontratës

1 Fondi limit _____________________________________________

2. Burimi i Financimit ______________________________________

3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër_______________________



2. 3 Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin:  
Kohëzgjatja në muaj  ose ditë 

ose


duke filluar nga // me përfundim në //

2.4 Ndarja në LOTE:  

Po



Jo



Nëse Po, numri i LOTEVE: 

2.5 Opsionet:  

Numri i rinovimeve të mundshme(nëse ka): 

ose: nga   

Seksioni 3. Procedura

3.1 Lloji i procedurës: E Hapur




















3.2 Kriteret e përzgjedhjes së fituesit:  
A) çmimi më i ulët

ose

B) oferta ekonomikisht më e favorshme 

lidhur me rëndësinë: Çmimi  pikë

etj.  pikë



3.3 Numri i ofertave të dorëzuara:

Numri i ofertave të rregullta:

3.4. Gjatë procesit të prokurimit në fushen e Teknologjisë të Informacionit dhe Komunikimit (TIK) janë përdorur standartet e përgatitura nga Agjencia Kombetare e Shoqërise së Informacionit:

Po



Jo



3.5. Gjatë procesit të prokurimit në fushën e Teknologjisë të Informacionit dhe Komunikimit (TIK), në rastin kur standartet janë të paaplikueshme, është marrë miratimi paraprak nga Agjencia Kombetare e Shoqërisë së Informacionit




Po



Jo



Seksioni 4 Informacion mbi kontratën

4.1 Numri i Kontratës: _______________Data e Kontratës //

      4.2 Emri dhe adresa e kontraktorit

Emri ___________________________________________

Adresa ___________________________________________

Tel/Fax ___________________________________________

E-mail ___________________________________________

Faqja e Internetit ___________________________________________

4.3 Vlera totale përfundimtare e kontratës (duke përfshirë lotet dhe opsionet):


Vlera

_______________ (pa TVSH)

Monedha

__________

Vlera

_______________ (me TVSH)

Monedha

__________

4.4 Informacione shtesë

________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Data e shpërndarjes së këtij njoftimi //

Shtojca 18/1


      [ Shtojcë për t’u plotësuar nga Autoriteti Kontraktor për publikim në Buletinin e Njoftimeve Publike]

      1.Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor

Emri ___________________________________________

Adresa ___________________________________________

Tel/Fax ___________________________________________

E-mail ___________________________________________

Faqja në Internet ___________________________________________
2. Lloji i procedurës: ___________________________________________
3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër_______________________

4. Fondi limit _____________________________________________

5. Vlera totale përfundimtare e kontratës (duke përfshirë lotet dhe opsionet):














Vlera

_______________ (me TVSH)

Monedha

__________













6. Data e lidhjes së kontratës ____________

      7. Emri dhe adresa e kontraktorit

Emri ___________________________________________

Adresa ___________________________________________

Nr. NIPT ___________________________________________

Shtojca 19

[Letër me kokë e Bankës / Kompanisë së Sigurimeve]

[ Shtojcë për t’u paraqitur nga Operatori Ekonomik]
FORMULARI I SIGURIMIT TË KONTRATËS

[Data]

Për: [Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor]

Në emër të: [Emri dhe adresa e ofertuesit të siguruar]

* * *


Procedura e prokurimit: [lloji i procedurës ]

Përshkrim i shkurtër i kontratës: [ objekti]

Publikimi (nëse zbatohet): Buletini i Njoftimeve Publike [Data] [Numri]


      * * *

Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, dhe me kusht që [emri i ofertuesit të përcaktuar fitues] t’i jetë akorduar kontrata,

Ne vërtetojmë se [emri i ofertuesit të përcaktuar fitues] ka derdhur një depozitë pranë [emri dhe adresa e bankës / kompanisë së sigurimeve] në një shumë prej [monedha dhe vlera, e shprehur në fjalë dhe shifra] si kusht për sigurimin e ekzekutimit të kontratës, që do të nënshkruhet me [emri i autoritetit kontraktor]

Marrim përsipër të transferojmë në llogarinë e [emri i autoritetit kontraktor] vlerën e siguruar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga kërkesa juaj e thjeshtë dhe e parë me shkrim, pa kërkuar shpjegime, me kusht që kjo kërkesë të përmendë mos-përmbushjen e kushteve të kontratës.

Ky Sigurim është i vlefshëm deri në zbatimin plotë të kontratës.

[Përfaqësuesi i bankës / kompanisë së sigurimeve]


Shtojca 20


Yüklə 0,95 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə