Republika e shqiperise agjencia e prokurimit publik dokumentat standarde



Yüklə 0,66 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə3/35
tarix14.09.2018
ölçüsü0,66 Mb.
#68648
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   35

Dokumentat Standarde të Tenderit 
1.7 
Për procedurat e prokurimit që zhvillohen në rrugë shkresore, Operatorët Ekonomikë
duhet të dorëzojnë vetëm ofertën origjinale të futur në një zarf jotransparent, të mbyllur,
të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e Ofertuesit dhe të shënuar: “Ofertë për
furnizimin e  mallrave; Nr e Njoftimit _. 
“MOS E HAPNI, ME PËRJASHTIM TË RASTEVE KUR ËSHTË I PRANISHËN
KOMISIONI   I   VLERËSIMIT   TË   OFERTËS,   DHE  JO   PARA   dd/mm/vv
___________ orës _________“
Kur oferta kërkohet të paraqitet me mjete elektronike, operatorët ekonomike duhet
të   dorëzojnë   ofertën   në   mënyrë   elektronike   në   faqen   zyrtare   të   APP-së,
www.app.gov.al. 
1.8
Për   procedurat   e   prokurimit   që   zhvillohen   në   rrugë   shkresore,   ofertuesit   mund   të
modifikojnë ose të tërheqin ofertat e tyre, me kusht që ky modifikim ose tërheqje të
kryhet para afatit kohor përfundimtar për paraqitjen e ofertave. Si modifikimet, ashtu
edhe tërheqjet duhet t’i komunikohen Autoritetit Kontraktor me shkrim para datës së
fundit   për   dorëzimin   e   ofertave.   Zarfi   që   përmban   deklaratën   e   Ofertuesit   duhet   të
shënohet përkatësisht: “MODIFIKIM OFERTE” ose “TËRHEQJE OFERTE”.
Kur oferta kërkohet të paraqitet me mjete elektronike, ofertuesi mund te modifikojë
në   çdo   kohë   ofertën   deri   përpara   përfundimit   të   afatit   kohor   për   dorëzimin   e
ofertave, pa patur nevojë për ndonjë komunikim me autoritetin kontraktor, pasi
veprimet kryhen në llogarinë e tij, në faqen zyrtare të APP-së, www.app.gov.al.
Seksioni 2 Përllogaritja e ofertës ekonomike 
2.1 
Operatori Ekonomik duhet të plotësojë Formularin e Ofertës bashkangjitur me këto DT,
duke përcaktuar mallrat që do të levrohen, sasitë dhe çmimin e tyre.
2.2
Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lek), duke përfshirë edhe
tatimet që zbatohen, por pa përfshirë TVSH. Nëse çmimet kuotohen në një monedhë të
huaj, atëherë ato duhet të kthehen në Lekë Shqiptare sipas kursit zyrtar të këmbimit të
Bankës së Shqipërisë, në datën në të cilën është dërguar për publikim njoftimi i kontratës
dhe duhet të ruhen në atë kurs deri në skadimin e periudhës së vlefshmërisë së ofertës.
2.3 
Ofertuesi duhet të shënojë në Formularin e Ofertës, çmimet totale të ofertës të të gjitha
Mallrave, pa TVSH. Vlera e TVSH, kur aplikohet, i shtohet çmimit të dhënë dhe përbën
vlerën totale të ofertës.
2.4.     Në rastin e nje marrëveshje kuadër ku të gjitha kushtet NUK janë përcaktuar, 
çmimet për kontratat e bazuara në marrëveshjen kuadër nuk janë të fiksuara; ato 
janë objekt i ndryshimit pas një mini-konkursi midis operatorëve ekonomikë, palë 
në marreveshjen kuadër.
2.5  
Sigurimi i Ofertës, kur kërkohet, duhet të dorëzohet bashkë me ofertën para skadimit të
afatit kohor për dorëzimin e ofertave. Mospajtimi me kërkesat për sigurimin e ofertës do
të ketë si pasojë refuzimin e ofertës.  
10


Dokumentat Standarde të Tenderit 
2.6 
Sigurimi i Ofertës mund të dorëzohet në një nga format e mëposhtme:
a) garanci bankare 
b) garanci sigurimi
Formulari i sigurimit të ofertës duhet të nënshkruhet nga lëshuesi (Banka, kompania e
sigurimit,  etj)  dhe duhet  të   dorëzohet  së  bashku  me  ofertën  para  hapjes së  ofertave,
përndryshe oferta do të refuzohet. 
Dokumentat   si   më   sipër   duhet   të   jenë   të   vlefshëm   përgjatë   gjithë   periudhës   së
vlefshmërisë së ofertës. Në rastin kur sigurimi i ofertës ka formën e një garancie bankare,
Autoriteti   Kontraktor   ia   rikthen   ofertuesve   sigurimin   përkatës   brenda   15   ditëve   nga
nënshkrimi i kontratës.
2.7  Periudha e Vlefshmërisë së Ofertës
 Periudha e vlefshmërisë së ofertës fillon që nga momenti i hapjes së ofertave. Në çdo rast,
të paktën 5 ditë nga përpara përfundimit të afatit kohor për vlefshëmrinë  e ofertave,
autoriteti   kontraktor   mund   t’i   kërkojë   Ofertuesit   me   shkrim   të   zgjasë   periudhën   e
vlefshmërisë, deri në një datë të caktuar. Ofertuesi mund t’a refuzojë këtë kërkesë me
shkrim   pa   humbur   të   drejtën   për   rimbursim   të   sigurimit   të   ofertës,   kur   ka   një   tillë.
Ofertuesi që bie dakord të zgjasë periudhën e vlefshmërisë së ofertës njofton Autoritetin
Kontraktor me shkrim, dhe  paraqet një sigurim oferte të zgjatur, nëse ka pasur një të tillë.
Oferta nuk mund të modifikohet. Nëse Ofertuesi nuk i përgjigjet kërkesës së bërë nga
Autoriteti Kontraktor lidhur me zgjatjen e periudhës së vlefshmërisë së ofertës, ose nuk e
pranon kërkesën në fjalë, ose nuk  paraqet një sigurim të zgjatur të ofertës, kur kërkohet,
atëherë Autoriteti Kontraktor do të refuzojë ofertën.
 
2.8   Veprimet e jashtëligjshme sipas Nenit 26 të LPP-së
Seksioni 3. Vlerësimi i Ofertave
3.1 Kriteret e përzgjedhjes
(Opsioni 1) Çmimi më i ulët i ofertës së kualifikuar.
Kontrata do t’i akordohet atij Ofertuesi që ka ofruar çmimin më ulët të ofertës.
Në rastin e procedurave të prokurimit për furnizimin me karburante, gazoil, benzol dhe karburant
për ngrohje, çmimi më i ulët bazohet në:
i) çmimi  i bursës, sipas Reuters lëvruar sipas kushtit CIF-Shqipëri, i cili është publikuar në
Buletinin e fundit të Njoftimeve Publike, para datës së dorëzimit dhe hapjes së ofertave;
11


Dokumentat Standarde të Tenderit 
ii) elementet fiskale, përfshi akcizën, taksë karboni si dhe çdo taksë tjetër sipas legjislacionit në
fuqi;
iii) marzhi më i ulët i fitimit, të shprehur në përqindje.
Vlera absolute e marzhit të  fitimit nuk do të ndryshojë gjatë ekzekutimit të kontratës, në rast të
luhatjes se çmimeve.
(Opsioni 2) Oferta ekonomikisht më e favorshme.
Për kriteret vlerësuese duhet përcaktuar qartë pesha specifike e secilit kriter  dmth sa pikë do të
ketë çdo kriter
 
dhe si do të llogariten pikët për ofertuesit e njëpasnjëshëm.
Të gjitha kriteret e vendosura për vlerësimin e ofertave duhet të jenë sa më objektive dhe të
shprehen në shifra. Në çdo rast, kur kriteret janë më shumë se një, pesha e kriterit të cmimit nuk
do të jetë më pak se 50 pikë. Pikët maksimale që do të marrë një ofertë do të jenë 100.
Formula me të cilën do të llogariten pikët e ofertuesve në këtë rast është:  
Po= Pk1+Pk2+Pk3+.....
Ku:
Po -  jane pikët totale të ofertës së vler
ësuar
Pk1/Pk2/Pk3/... -  jane pikët për çdo kriter të vlerësuar
Pikët për çdo kriter përllogariten sipas formulës:
Pk1= Vmink1 x Pmaxk1/Ok1
Pk1 _____    Pikët e kriterit që vlerësohet
Vmin k1       Vlera e më e ulët e kriterit që vlerësohet
Pmaxk1        Pikët maksimale që i jepen kriterit që vlerësohet
Ok1              Treguesi i ofertës për kriterin që vlerësohet
Sqarim: Si kriter vlerësimi duhet të përzgjidhet vetëm njëri prej opsioneve. Plotësimi i të dy
opsioneve e bën procedurën të pavlefshme.
3.2      Korrigjimi i gabimeve dhe pjesët e hequra
3.2.1   Autoriteti   Kontraktor   korrigjon   ato   gabime   në   ofertë,   që   janë   thjesht   të   një   natyre
aritmetike,   nëse   gabimi   zbulohet   gjatë   shqyrtimit   të   ofertave.  Autoriteti   Kontraktor   e
njofton   menjëherë   Ofertuesin   në   fjalë   me   një   njoftim   me   shkrim/elektronik   mbi   çdo
korrigjim të tillë dhe mund të vazhdojë me ndryshimin e gabimit, me kusht që Ofertuesi
t’a   ketë   miratuar   këtë   komunikim   që   i  është   bërë.   Nëse   Ofertuesi   refuzon   të   pranojë
12


Yüklə 0,66 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   35




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə