Republika e shqiperise agjencia e prokurimit publik dokumentat standarde



Yüklə 0,66 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə30/35
tarix14.09.2018
ölçüsü0,66 Mb.
#68648
1   ...   27   28   29   30   31   32   33   34   35

Dokumentat Standarde të Tenderit 
Neni 8:
Qëllimi i Furnizimit dhe Përshtatshmëria e Mallrave me Specifikimet
8.1
Kontraktuesi   duhet   të   dorëzojë   Mallrat   në   përputhje   me   cilësinë,   sasinë   dhe   llojin   e
specifikuar në kontratë, si dhe të vendosura dhe paketuara në mënyrën e përcaktuar në
kontratë.  
8.2
Mallrat   nuk   janë   në   perputhje   me   kontratën,   nëse   ato   nuk   janë   të   përshtatshme   për
përdorimin e posaçëm të parashikuar në kontratë.   Kur nuk është e mundur të përcaktohet
një gjë e tillë, thuhet se Mallrat nuk janë në përputhje me kontratën nëse ato nuk janë të
përshtatshme për përdorimin per te cilin sherbejne zakonisht sendet e tjera të të njëjtit lloj.
8.3
Nëse shitja është bërë në bazë të një modeli ose kampioni, shitësi (Kontraktuesi) duhet të
dorëzojë sendet që kanë të njëjtat cilësi si të modelit ose kampionit.  
Neni 9:
Përputhshmëria e Mallrave me Standardet Teknike
9.1
Mallrat   e   furnizuara   sipas   kontratës   duhet   të   jenë   konform   kodeve   dhe   Standardeve
Teknike të parashikuara në specifikimet teknike. Nëse gjatë ekzekutimit të kontratës, ka
ndryshime në kodet përkatëse ose në Standardet Teknike, këto ndryshime do të zbatohen
vetëm pas aprovimit nga Autoriteti Kontraktor.
9.2
Me përjashtim të rasteve kur parashikohet nga ndonjë dispozite tjetër e kontratës, kur nuk
është përcaktuar asnjë Standard Teknik përkatës në specifikimet teknike, Mallrat duhet të
jenë konform Standardeve Teknike ndërkombëtare. Nëse nuk ekzistojnë Standarde Teknike
ndërkombëtare, Mallrat duhet të jenë konform Standardeve Teknike përkatëse Shqiptare.
9.3
Kontraktuesi nuk mban përgjegjësi për gabime në skicim, të dhëna, vizatim ose çdo aspekt
tjetër të specifikimeve teknike të dhëna nga Autoriteti Kontraktor me përjashtim të rastit
kur   gabimi   ishte   aq   i   dukshëm   sa   Kontraktuesi   duhet   ta   kishte   parë   dhe   këshilluar
Autoritetin Kontraktor për të.
9.4
Shitësi (Kontraktuesi) nuk mban përgjegjësi për defekte të Mallrave për të cilat Autoriteti
Kontraktor ishte në dijeni në momentin e lidhjes së kontratës ose nuk ishte në dijeni për faj
të   tij,   me   përjashtim   të   rastit   kur   defektet   kanë   të   bëjnë   me   cilesinë   e   Mallrave   të
specifikuar sipas kontratës ose përfaqësimin e reklamës se shitesit (Kontraktuesit).
Neni 10: Pjesët e Këmbimit
10.1 Nëse është e parashikuar në kontratë, Kontraktuesi duhet të përfshijë me Mallrat e lëvruara
një sasi pjesësh këmbimi, në përputhje me specifikimet teknike dhe çdo dispozitë përkatëse
të kontratës.
10.2 Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe, pjesët e këmbimit do të dorëzohen
bashkë me Mallrat.
10.3 Kontraktuesi duhet të garantojë disponueshmërinë e pjesëve të këmbimit për një periudhë
të specifikuar në ofertën e tij dhe të barabartë me jetëgjatësinë e përdorimit të Mallrave.
100


Dokumentat Standarde të Tenderit 
10.4 Në rast të një vendimi të ndërprerjes së prodhimit të pjesëve të këmbimit, Kontraktuesi
duhet të njoftojë Autoritetin Kontraktor brenda një kohe të arsyeshme/mjaftueshme për t’i
lënë mundësi  atij që të prokurojë sasi të mjaftueshme për përdorim të mëvonshëm.
10.5 Pas ndërprerjes së prodhimit të pjesëve të këmbimit, Kontraktuesi duhet t’i japë pa pagesë
Autoritetit Kontraktor, nëse ai e kërkon, çdo prodhim, vegël, skicim të pjesëve të këmbimit
të përdorura në prodhimin dhe mirëmbajtjen e Mallrave.
Neni 11: Ambalazhimi 
11.1 Kontraktuesi duhet të dorëzojë Mallrat të vendosura dhe të ambalazhuara në mënyrën e
përcaktuar në kontratë.   
11.2 Me përjashtim të rasteve kur parashikohet nga ndonjë nen tjetër i kontratës, mund të thuhet
se Mallrat nuk janë vendosur dhe paketuar në përputhje me kontratën nëse ato nuk janë
vendosur dhe paketuar në të njëjtën mënyrë që bëhet zakonisht për gjërat e të njëjtit lloj
ose,   nëse  mënyra   e  zakonshme   nuk  është   e   disponueshme,   në   një   mënyrë   që   është   e
përshtatshme për ruajtjen dhe mbrojtjen e Mallrave.   
Neni 12:  Testimet dhe Inspektimet
12.1 Kontraktuesi duhet të bëjë të gjitha testet dhe inspektimet e kërkuara nga dispozitat e
kontratës. Kosto e këtyre testimeve dhe inspektimeve duhet të financohet tërësisht nga
Kontraktuesi brenda kushteve të çmimit të kontratës
12.2 Me   shpenzimet   e   tij,   Autoriteti   Kontraktor   ka   të   drejtë   të   ndjekë   testimet   dhe/ose
inspektimet.
12.3 Autoriteti   Kontraktor   gjithashtu   mund   t’i   kërkojë   Kontraktuesit   të   bëjë   testime   ose
inspektime   shtesë   të   paparashikuara   në   kontratë   por   të   gjykuara   të   nevojshme   për   të
verifikuar se Mallrat janë konform specifikimeve dhe kushteve të kontratës.   Autoriteti
kontraktor do të mbajë përgjegjësi për koston e këtyre testimeve. Më tej, nëse këto teste
ndalojnë   progresin   e   punës   së   Kontraktuesit,   Autoriteti   Kontraktor   do   të   pranojë   të
ndryshojë grafikun e lëvrimit.
12.4 Autoriteti Kontraktor do të refuzojë çdo Mall që nuk e kalon testimin dhe/ose inspektimin
ose nuk është  konform specifikimeve  teknike  dhe kushteve  të  kërkuara në  zbatimin  e
kontratës.
12.5 Ekzekutimi   i   testeve,   apo   inspektimi   i   Mallrave   nuk   e   shkarkojnë   Kontraktuesin   nga
garancitë apo detyrimet e tjera sipas kontratës.
Neni 13: Kushtet e Dorëzimit
13.1 Kontraktuesi   është   i   detyruar   të   kryejë   të   gjitha   aktivitetet   dhe   veprimet   e   dorëzimit
përveçse kur Kontraktuesi përjashtohet në mënyrë specifike nga një aktivitet ose veprim i
tillë   nga   ndonjë   dispozitë   e   kontratës.   Nëse   një   Incoterm   përdoret   për   të   përshkruar
101


Yüklə 0,66 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   27   28   29   30   31   32   33   34   35




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə