Republika e shqiperise agjencia e prokurimit publik dokumentat standarde



Yüklə 0,66 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə31/35
tarix14.09.2018
ölçüsü0,66 Mb.
#68648
1   ...   27   28   29   30   31   32   33   34   35

Dokumentat Standarde të Tenderit 
detyrimet e palëve, termi do të ketë kuptimin që i ka dhënë botimi i fundit i Incotermave
botuar nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë.
13.2 Vendi i dorëzimit të Mallrave do të jetë sipas specifikimit të kontratës.       
13.3 Koha e dorëzimit të Mallrave dhe data e përfundimit të Shërbimeve të lidhura me to do të
jetë sipas specifikimit në kontratë.   
13.4 Dorëzimi i Mallrave duhet të bëhet gjatë orarit të punës me përjashtim të rastit kur kjo
kërkesë bie ndesh me ndonjë dispozitë të kontratës.
13.5 Kontraktuesi është i detyruar të njoftojë Autoritetin Kontraktor brenda një periudhe kohore
të arsyeshme për dorëzimin e Mallrave përpara arritjes së tyre.
Neni 14
Transportimi i Mallrave
14.1 Kontraktuesi   është   i   detyruar   të   sigurojë   ngarkimin   dhe   transportimin   e   Mallrave   siç
kërkohet,   me   qëllim   që   të   plotësojë   afatet   dhe   kushtet   e   dorëzimit   të   specifikuara   në
kontratë.
14.2 NëAurtoriteti Kontraktor është i detyruar të marrë Mallrat nga ndonjë mjet transporti apo
agjenci   transporti,   Kontraktuesi   duhet   të   japë   lajmërim   paraprak   të   arsyeshëm   për
transportin dhe t’i dorëzojë Autoritetit Kontraktor të gjitha dokumentat e nevojshme për
marrjen e Mallrave.
14.3 Nëse shitësi, [Kontraktuesi] është i detyruar t’i dorëzojë mallrat në mjetin e transportit në
një vend të specifikuar në kontratë, risku i humbjes kalon tek Autoriteti Kontraktor vetëm
kur  mallrat  i  dorëzohen  mjetit   të  transportit   në vendin  e  specifikuar.    Fakti  se shitësi
[Kontraktuesi]   është   i   autorizuar   të   mbajë   dokumentat   përfaqësuese   të   mallrave   nuk
influencon në kalimin e rriskut.   
Neni 15: Siguracioni
15.1 Me   përjashtim   të   rasteve   kur   parashikohet   ndryshe   në  kontratë,   Kontraktuesi   duhet   të
sigurojë qëe Mallrat që do të dorëzohen sipas kontratës janë plotësisht të siguruara ndaj
humbjes ose dëmtimit gjatë transportit, magazinimit ose dorëzimit të tyre.
Neni 16: Verifikimi dhe Pranimi i Mallrave
16.1 Përpara pranimit, Autoriteti Kontraktor ka të drejtë të verifikojë, inspektojë dhe testojë
Mallrat. Këto veprime duhet të kryhen menjëherë pas dorëzimit të Mallrave. Kontraktuesi
ka të drejtë të marrë pjesë në këtë proces dhe të shqyrtojë raportet përkatëse të prërgatitura
nga Autoriteti Kontraktor ose agjentët e tij.
16.2 Autoriteti Kontraktor pranon ose refuzon Mallrat menjëherë pas dorëzimit duke njoftuar
me shkrim Kontraktuesin në lidhje me vendimin e tij për të pranuar ose refuzuar Mallrat.
Neni 17:  Garancitë
102


Dokumentat Standarde të Tenderit 
17.1 Kontraktuesi garanton se Mallrat janë të reja, të papërdorura dhe të modeleve të fundit dhe
se ato trupëzojnë përmirësimet e fundit në skicim dhe materiale, me përjashtim të rasteve
kur parashikohet ndryshe në kontratë.
17.2 Shitësi (Kontraktuesi) mban përgjegjësi për çdo defekt ose mospërputhje që ekziston në
momentin kur risku kalon tek Autoriteti Kontraktor, edhe kur defekti shfaqet pas këtij
momenti.   
17.3 Shitësi (Kontraktuesi) mban përgjegjësi për mospëputhjen që verifikohet pas momentit të
treguar në paragrafin e mësipërm dhe që vjen nga mospërmbushja e ndonjë detyrimi, duke
përfshirë   garancinë   që   Mallrat   duhet   të   jenë   të   përshtatshme   për   përdorimin   e   tyre   të
zakonshëm dhe specifik për një periudhë të caktuar kohe, ose se ato do të ruajnë cilësitë
dhe karakteristikat e caktuara.   
17.4 Me   përjashtim   të   rasteve   kur   parashikohet   ndryshe   në   kontratë   ose   në   ligj,  Autoriteti
Kontraktor humbet të drejtën e tij për të kundërshtuar lidhur me të metat e sendit nëse ai
nuk i denoncon ato të shitësi (Kontraktuesi), duke specifikuar natyrën e tyre, brenda dhjetë
ditëve nga zbulimi i tyre.
17.5 Autoriteti   Kontraktor   s   i   mundëson   Kontraktuesit   të   gjitha   mjetet   e   nevojshme   për   të
inspektuar këto defekte.
17.6 Pas marrjes së këtij njoftimi, Kontraktuesi duhet të riparojë menjëherë ose të zëvendësojë
Mallrat defektoze ose pjesët e tyre pa pagesë shtesë për Autoritetin Kontraktor.
17.7 Nëse pas marrjes së njoftimit, Kontraktuesi dështon në rregullimin e defektit brenda një
periudhe të arsyeshme, Autoriteti Kontraktor mund të ndërmarrë veprime për rregullimin e
nevojshëm, me shpenzimet e Kontraktuesit.
17.8 Në çdo rast, Autoriteti Kontraktor humbet të drejtën për të kundërshtuar për të metat e
sendit nëse ai nuk e ushtron të drejtën e tij brenda dy vjetësh nga data kur sendet i janë
dorëzuar   atij,   po   qe   se   ky   afat   nuk   bie   në   kundërshtim   me   kohëzgjatjen   e   garancisë
kontraktore.   
17.9 Shitësi (Kontraktuesi) nuk mund të shfrytëzojë rregullat e parashikuara ketu nëse defektet
kanë të bëjnë me fakte të njohura prej tij ose që nuk mund të ishin të panjohura për të dhe
që nuk i janë vënë në dukje Autoritetit Kontraktor.  
Neni 18: Çmimi i Kontratës
18.1 Çmimi   i   kontratës   është   çmimi   i   dhënë   në   ofertën   e   Kontraktuesit   dhe   i   pranuar   nga
Autoriteti Kontraktor.
18.2 Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në kontratë, çmimi i kontratës përfshin
kostot dhe tarifat, duke përfshirë taksat dhe tarifat doganore të lidhura me dorëzimin e
Mallrave, pagesa për transportin, sigurimin, instalimin, testimet, ngarkimin, shkarkimin,
udhëzimet,   manualet   dhe   dokumentat   në   gjuhën   e   specifikuar   dhe   të   nevojshme   për
103


Dokumentat Standarde të Tenderit 
përdorim të rrëgullt, mirëmbajtje dhe riparime të Mallrave. Vlera e taksave dhe tarifave
duhet të përcaktohet sipas legjislacionit përkatës, në fuqi 28 ditë para hapjes së ofertave.
Neni 19: Afatet e Pagesës
19.1 Çmimi  i kontratës, duke përfshirë çdo pagesë paraprake, duhet të paguhet në kohë siç
specifikohet në kontratë.
19.2 Me   përjashtim   të   rasteve   kur   parashikohet   ndryshe   në   kontratë,   pagesa   duhet   bërë   në
monedhë Shqiptare. Kursi i këmbimit të monedhave të ndryshme do të jetë kursi i Bankes
së Shqiperise i fiksuar në ditën e dërgimit për botim të njoftimit të kontratës.
19.3 Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në kontratë, kërkesa e Kontraktuesit për
pagesë duhet t’i bëhet Autoritetit Kontraktor me shkrim. Për çdo kërkesë, Kontraktuesi
duhet të paraqesë origjinalin dhe kopjen së bashku me një listë të sendeve që përshkruan
Mallrat e dorëzuara dhe shërbimet e kryera.
19.4 Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në kontratë, pagesa për Mallrat do të
bëhet brenda 30 ditëve kalendarike nga dita që janë pranuar Mallrat ose nga dita e marrjes
së kërkesës për pagesë cilado të jetë më vonë.
19.5 Data e pagesës do të jete dita që fondet xhirohen nga llogaria e Autoritetit Kontraktor.
Neni 20: Vonesa në Bërjen e Pagesës
Në rast të verifikimit të vonesave në kryerjen e pagesave nga ana e Autoritetit Kontraktor,
megjithëse kontraktuesi ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij në përputhje me kushtet e
kontratës,   detyrimet   e   prapambetura   dhe   kamatëvonesat   përkatëse   do   të   kryhen   në
përputhje   me   parashikimet   e   ligjit   nr.   48/2014   “Për   pagesat   e   vonuara   në   detyrimet
kontraktore e tregtare”. 
Neni 21: Nryshimi i Ligjeve dhe Rregulloreve
21.1 Nëse pas datës së nënshkrimit të kontratës, ndonjë ligj, rregullore, urdhëresë, urdhër ose
procedurë me efektin e ligjit në Republikën e Shqipërisë hyn në fuqi, nxirret ose ndryshon
dhe ndikon kushtet, duke përfshirë datën e dorëzimit, ose çmimin e kontratës, kushtet ose
çmimi   i   kontratës   do   të   rregullohen   në   atë   masë   sa   Kontraktuesi   është   ndikuar   në
përmbushjen e detyrimeve të tij sipas kontratës.
Neni 22: Forca Madhore
22.1 Kontraktuesi   nuk   mban   përgjegjësi   për   humbjen   e   sigurimit   të   kontratës,   dëmeve   të
likuiduara ose ndërprerjen për mosplotësim, nëse dhe deri në masën që vonesa në zbatim
ose ndonjë dështim tjetër në zbatimin e detyrimeve të tij sipas kontratës vijnë si rezultat i
verifikimit te rasteve të Forcës Madhore.
22.2 Për   qëllimet   e   këtij   neni   “Forcë   Madhore”   do   të   thotë   një   ngjarje   jashtë   kontrollit   të
Kontraktuesit mbi fajin ose neglizhimin dhe e paparashikueshme nga ana e tij. Ngjarje të
104


Yüklə 0,66 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   27   28   29   30   31   32   33   34   35




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə