Republika e shqiperise agjencia e prokurimit publik dokumentat standarde



Yüklə 0,66 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə4/35
tarix14.09.2018
ölçüsü0,66 Mb.
#68648
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   35

Dokumentat Standarde të Tenderit 
korrigjimin   e   propozuar,   atëherë   oferta   do   të   refuzohet,   pa   konfiskim   të   sigurimit   të
ofertës, nëse ekziston një e tillë.   
3.2.2  Gabimet   në   llogaritjen   e   çmimit   do   të   korrigjohen   nga   Autoriteti   Kontraktor,   si   më
mëposhtë:  
- në rast se ka mospërputhje ndërmjet shumave të shprehura në shifra dhe atyre në fjalë,
atëherë do të mbizotërojnë shumat e shprehura në fjalë, me përjashtim të rasteve kur
shuma në fjalë lidhet me një gabim aritmetik; 
- nëse ka mospërputhje ndërmjet çmimit njësi dhe vlerës së përgjithshme që merret nga
shumëzimi   i   çmimit   njësi   dhe   sasisë,   atëherë   do   të   mbizotërojë   çmimi   njësi,   dhe
rrjedhimisht duhet të korrigjohet shuma në total, nëse ka një gabim në një shumë total, që
korrespondon   me   mbledhjen   ose   zbritjen   e   nëntotaleve,   atëherë   do   të   mbizotërojë
nëntotali dhe totali duhet të korrigjohet. Shumat e korrigjuara në këtë mënyrë janë të
detyrueshme për ofertuesin. Nëse ofertuesi nuk i pranon ato, atëherë oferta e tij do të
refuzohet  Ofertat   me   gabime   aritmetike   refuzohen,   kur   shumat   absolute   të   të   gjitha
korrigjimeve janë më shumë se  ± 2% e vlerës së ofertës ekonomike të ofruar 
3.3     Ofertat anomalisht të ulëta
3.3.1  Nëse oferta e dorëzuar, rezulton anomalisht e ulët në lidhje me mallrat e ofruara, atëherë
Autoriteti Kontraktor i kërkon Ofertuesit në fjalë të justifikojë çmimin e ofruar. Nëse
Ofertuesi nuk arrin të japë një justifikim që të bindë Autoritetin Kontraktor, atëherë ky i
fundit ka të drejtë të refuzojë ofertën. 
3.3.2   Oferta do të cilësohet anomalisht e ulët sipas përcaktimit të bërë në nenin 66 të Kreut VII
të RrPP .
Në rastin kur janë të vlefshme dy ose më pak oferta, në përputhje me nenin 56, të LPP-së,
oferta vlerësohet anomalisht e ulët kur ajo është ulur më shumë se 25 përqind e fondit
limit të përllogaritur. 
Në rastin kur janë të vlefshme tre ose më shumë oferta, në përputhje me nenin 56 të LPP-
së, oferta vlerësohet anomalisht e ulët nëse vlera e saj do të jetë më e vogël se 85 përqind
e mesatares së ofertave  të vlefshme.        
Nëse një apo disa oferta  vlerësohen  si anomalisht  të  ulëta,  komisioni  i vlerësimit  të
ofertave   duhet   të   kërkojë   sqarime   nga   ofertuesit,   përpara   se   të   marrë   vendim   për
kualifikimin ose jo të tyre, në përputhje me nenin 56 të LPP.
Në çdo rast ofertuesi ka detyrimin të argumentojë dhe dokumentojë me prova shkresore
sqarimet mbi elementin/elementët e veçantë të ofertës, në përputhje me kërkesat e nenit
56 të LPP.
Formula që do të zbatohet për të cilësuar një ofertë anomalisht të ulët, në rastin kur ka tre 
ose më shumë oferta të vlefshme është si më poshtë:
O – 
Oferta
13


Dokumentat Standarde të Tenderit 
M
O
 –  Mesatarja e Ofertave të vlefshme
n – 
Numri i Ofertave të vlefshme
Z
M – 
Zbritja e Mundshme
M
O
 = O
1
 + O
2
 + O
3
 + … O
n
 / n
 
Z
M
 = 85 % Mo
Vlera e Ofertës që vlerësohet 
Ulët
Në rastin kur kriter vlerësimi është përzgjedhur oferta ekonomikisht më e favorshme, do të
verifikohet nëse ofertat janë anomalisht të ulëta vetëm nëse oferta e klasifikuar me pikët
më të larta e ka ofertën ekonomike me vlerën më të ulët.
3.4. 
Ankimi administrativ në dispozicion të Operatorëve Ekonomikë sipas nenit 63 të LPP-së.
Seksioni 4. 
Nënshkrimi i Kontratës
4.1   Njoftimi i fituesit
Autoriteti Kontraktor njofton Ofertuesin fitues, përmes dërgimit të njoftimit të fituesit, siç
parashikohet   në   Shtojcën   14.   Një   kopje   e   këtij   njoftimi   publikohet   në   Buletinin   e
Njoftimeve Publike, siç kërkohet në Nenin 58 të LPP-së. 
4.2   Sigurimi i kontratës
4.2.1  Autoriteti Kontraktor kërkon sigurim për ekzekutimin e kontratës. Shuma e sigurimit për
ekzekutimin e kontratës do të jetë 10 % e vlerës së kontratës. Formulari i Sigurimit të
Kontratës,   sipas   Shtojcës   19   të   DT,   duhet   të   nënshkruhet   dhe   të   dorëzohet   para
nënshkrimit të kontratës. 
4.2.2  Sigurimi për ekzekutimin e kontratës mund të dorëzohet në një nga format e mëposhtme:
i.
garanci bankare
ii.
garanci sigurimi
Ky formular nuk përdoret nga autoritetet kontraktore në rastin e prokurimit të kontratave
sektoriale.
4.3  Njoftimi i kontratës së nënshkruar
 Në pajtim me RrPP, pas nënshkrimit të kontratës, autoriteti kontraktor dërgon një njoftim
në APP për publikim në Buletinin e Njoftimeve Publike. 
14


Dokumentat Standarde të Tenderit 
Shënim:  Autoritetet  kontraktore  nuk duhet  të ndërhyjnë  për të  bërë asnjë lloj  ndryshimi  në
dokumentat e tenderit nga pika 1 në pikën 4.
        
III. 
SHTOJCAT
Shtojcat e mëposhtme janë pjesë përbërëse e DT:
Shtojca 1: Formulari i Ofertës ekonomike
Shtojca 2: Formulari i Ofertës ekonomike, në rastin e procedurave të prokurimit për furnizimin 
me karburante, gazoil, benzol dhe karburant për ngrohje
Shtojca 3: Ftesa për Ofertë në rastin e Marrëveshjes Kuadër
Shtojca 4: Formulari i Sigurimit të Ofertës
Shtojca 5: Formulari i Informacionit Konfidencial
Shtojca 6: Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike nga operatori ekonomik
Shtojca 7: Deklarata për konfliktin e interesit
Shtojca 8: Deklaratë mbi përmbushjen e kritereve të përgjithshme
Shtojca 9: Kriteret e Përgjithshme të Pranimit/Kualifikimit
Shtojca 10: Specifikimet teknike
Shtojca 11: Planifikimi i kontratave në marrëveshjen kuadër
Shtojca 12: Sasia e mallrave dhe kushtet e lëvrimit
Shtojca 13: Formulari për Njoftimin S’kualifikimit  
Shtojca 14: Formulari i Njoftimit të Fituesit 
Shtojca 15 Formulari i Njoftimit të  Operatorëve Ekonomike të suksesshëm në Marrëveshjen 
Kuadër
Shtojca 16: Kushtet e Përgjithshme të Kontratës
Shtojca 17: Kushtet e Vecanta të Kontratës
Shtojca 18: Formulari i njoftimit të Kontratës së nënshkruar 
Shtojca 18/1: Formulari i njoftimit të Kontratës së nënshkruar për publikim në Buletinin e 
Njoftimeve Publike
Shtojca 19: Formulari i Sigurimit të Kontratës
Shtojca 20: Formulari i Ankesës në Autoritetin Kontraktor
Shtojca 21: Draft Marrëveshja Kuadër ku Jo të gjitha kushtet janë të përcaktuara
Shtojca 22: Draft Marrëveshja Kuadër ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara
Shtojca 23: Formulari i Njoftimit të Anullimit
Shtojca 1 
[ Shtojcë për t’u plotësuar nga operatori ekonomik]
15


Yüklə 0,66 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   35




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə