Republika e shqiperise agjencia e prokurimit publik dokumentat standarde



Yüklə 0,66 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə8/35
tarix14.09.2018
ölçüsü0,66 Mb.
#68648
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   35

Dokumentat Standarde të Tenderit 
Vula
Shtojca 9
[ Shtojcë për t’u plotesuar nga Autoriteti Kontraktor]
1. KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT/KUALIFIKIMIT
Ofertuesi duhet të deklarojë se:
a)           Është i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë
objektin   e   prokurimit.  Në   rastin   kur   ofertuesi   është   një   organizatë   jofitimprurëse,   duhet   të
deklarojë  se është i  regjistruar  si person juridik,  sipas Ligjit Nr.8788,  datë  07.05.2001 “Për
Organizatat jo Fitimprurëse”.
b)      nuk është në proces falimentimi, (statusi aktiv)
b)      nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 45/1 të LPP, 
c)     nuk është  dënuar me  vendim të gjykatës  së formës së prerë, për vepra që lidhen    me
veprimtarinë profesionale.
d)     ka paguar të gjitha detyrimet  për pagimin  e tatimeve  e të kontributeve  të    sigurimeve
shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi.
Edhe Ofertuesi i huaj duhet të deklarojë se i plotëson të gjitha kërkesat e renditura më sipër
nëpërmjet paraqitjes së një vetëdeklarate me shkrim. 
Nëse gjuha e përdorur në procedurë është gjuha shqipe, atëherë dokumentat në gjuhë të huaj
duhet të shoqërohen me një përkthim të noterizuar në gjuhën shqipe.
Në   rastet   e   bashkimit   të   operatorëve   ekonomikë,   çdo   anëtar   i   grupit   duhet   të   dorëzojë
vetëdeklaratën e lartpërmendur.
Kriteret e Përgjithshme për Pranim, nuk duhet të ndryshohen nga autoritetet kontraktore. 
Këto kritere duhet të plotësohen me dorëzimin e vetëdeklaratës me shkrim të subjektit, në
ditën e hapjes së ofertës, sipas Shtojcës 8. 
Në   çdo   rast,   autoriteti   kontraktor  ka   të   drejtë   të   kryejë   verifikimet   e   nevojshme   mbi
vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga operatori ekonomik si më sipër.
Veç kësaj, nëse oferta dorëzohet nga një bashkim operatorësh ekonomikë, duhet të dorëzohen:
a.     Marrëveshja e noterizuar sipas së cilës  bashkimi i operatorëve ekonomikë është krijuar 
zyrtarisht; 
   b.      Prokura e posaçme. 
2. KRITERET E VEÇANTA TË KUALIFIKIMIT
25


Dokumentat Standarde të Tenderit 
1. Kandidati/Ofertuesi duhet të dorëzojë:
a. Sigurimin e ofertës, (nëse është e zbatueshme) sipas Shtojcës 4;
b.Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike, sipas Shtojcës 6;
c.Deklaratë mbi Konfliktin e Interesit sipas Shtojcës 7;
ç. Formularin e Ofertës, sipas Shtojcës 1 ose Shtojcës 2 (në rastin e procedurave të prokurimit
për furnizimin me karburante, gazoil, benzol dhe karburant për ngrohje);
d. Vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike
të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri.
2. Kandidati/Ofertuesi duhet të dorëzojë:
2.1.
Kapaciteti ligjor/profesional i operatorëve ekonomikë: 
Sipas Shtojcës Nr.9, pika1, Kriteret e Përgjithshme të Pranim/Kualifikimit
2.2.
Kapaciteti ekonomik dhe financiar:  
1) Operatori   Ekonomik   ofertues   duhet   te   paraqese   pasqyrat   financiare   vjetore   (bilancet)
gjatë 3(tre) viteve te fundit (2014, 2015, 2016) te çertifikuar nga organet tatimore. (nëse
është çertifikuar bilanci i vitit 2017 të praqiten bilancet 2015, 2016, 2017)
2) Xhiroja   vjetore   mesatare   e   operatorit   ekonomik   ofertues   gjatë   3(tre)   viteve   te   fundit
(2015, 2016, 2017) te jete jo me pak se 40% e vlerës së fondit limit dhe kjo të jetë e
vërtetuar nga Drejtoria Rajonale Tatimore me shkresë ose me dokument të nxjerrë online
me vulë elektronike.
3) Te mos kete detyrime tatimore për të cilat duhet të paraqesi një vërtetim nga organet
tatimore   ose   vetëdeklarim.   Ne   rast   bashkimi   operatorësh   ekonomikë,   vërtetimin   nga
organet tatimore ose vetëdeklarimin duhet ta kete secili subjekt më vete. 
4) Të mos ketë detyrime për taksat vendore për të cilat duhet të paraqesi një vërtetim nga
organet   e   njësisë   vendore   ku   ushtron   aktivitetin.   Ne   rast   bashkimi   operatorësh
ekonomikë, vërtetimin nga organet e njësisë vendore duhet ta kete secili subjekt më vete. 
5) Mosshlyerja   e   detyrimeve   të   energjisë   elektrike   përbën   shkak   për   skualifikimin   e
operatorit  ekonomik,  përveç rastit  kur rezulton  se detyrimet  e papaguara të energjisë
elektrike, të konfirmuara në vertetimin e lëshuar nga furnizuesi, janë në proces ankimi në
gjykatë. Furnizuesi i energjisë elektrike është i detyruar që ta lëshojë këtë vërtetim jo më
vonë se 5 (pesë) ditë nga data e depozitimit të kërkesës nga operatori ekonomik.
6) Ofertuesi duhet të ketë kryer furnizime të ngjashme në një vlerë jo me pak se 40 % te
fondit limit, të realizuara gjate 3 (tre) viteve te fundit (2015, 2016, 2017). Për plotësimin
e këtij kriteri operatori ekonomik ofertues duhet të paraqesë; a) Kontrata te realizuara me
autoritete kontraktore, te cilat detyrimisht duhet te jene te shoqeruara me vertetimin e
realizimit   me   sukses   te   saj,   leshuar     nga   autoriteti   kontraktor   ku   te   shenohen   datat,
26


Dokumentat Standarde të Tenderit 
shumat,   emërtimet,   vlerat   dhe   sasite   e   mallrave.   b)   Per   furnizime   te   realizuara   me
subjekte   private   operatori   ekonomik   te   paraqese   faturat   tatimore   te   shitjes,   (ku   te
shprehen qarte datat, shumat, sasite, emertimet, vlerat).
2.3
Kapaciteti teknik:  
a) Operatori ekonomik ofertues duhet   te paraqese autorizim   prodhuesi ose distributori
zyrtar per materialet elektrike dhe hidraulike sipas objektit të prokurimit, kjo e vertetuar
nepermjet dokumentave origjinal ose të noterizuar si perfaqesues i kompanise prodhuese
per te gjithe mallin/mallrat   objekt prokurimi. Ne rast paraqitje autorizimi distributori,
operatori   ekonomik   duhet   te   paraqesi   ne   leter   angazhim   ose   akt   marreveshje   midis
prodhuesit dhe distributorit e vlefshme midis tyre (e perkthyer ne shqip dhe e noterizuar).
Autorizimi  duhet te permbaje  te dhena te plota te prodhuesit si: telefon, fax, e-mail,
website kjo e nevojshme per autoritetin kontraktor ne rast verifikimi  nga ana e tij.
b) Operatori ekonomik ofertues duhet  te jetë pajisur me Çertifikaten ISO 9001:2008 ose
ekuivalente, lidhur me sistemin e menaxhimit te cilesise, e cila të përfshijë objektin e
prokurimit, si dhe të jetë e vlefshme. (dokumentacioni te paraqitet ne gjuhen shqipe ose i
perkthyer dhe e noterizuar).
c) Operatori ekonomik ofertues duhet te jetë pajisur me Çertifikaten ISO 14001:2004 ose
ekuivalente, lidhur me sistemin e menaxhimit te mjedisit, e cila të përfshijë objektin e
prokurimit, si dhe të jetë e vlefshme. (dokumentacioni te paraqitet ne gjuhen shqipe ose i
perkthyer dhe e noterizuar).
d) Enti çertifikues për lëshimin e çertifikatave ISO të kërkuara për operatorin ekonomik
ofertues   të   jetë   i   akredituar   nga   institucione   shtetërore   vendase   ose   te   huaja,   kjo   e
verifikueshme nepermjet nje dokumenti zyrtar te leshuar nga autoriteti akreditues ose të
paraqitet një vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA) ku vërtetohet
vlefshmëria e çertifikatës në Republikën e Shqipërisë.  (dokumentacioni te paraqitet ne
gjuhen shqipe ose i perkthyer dhe noterizuar).
e) Operatori ekonomik ofertues duhet te paraqese çertifikaten ISO qe verteton qe sistemi i
menaxhimit te cilesise se prodhuesit, te mallrave objekt prokurimi eshte sipas ISO 9001:
2008 ose ekuivalente (dokumentacioni te paraqitet ne gjuhen shqipe ose i perkthyer dhe
noterizuar).
f) Operatori ekonomik ofertues  duhet te kete ne pronesi ose me  qira te pakten 1 (nje)
automjet per transportin e mallit ne destinacion, per kete duhet te paraqese Çertifikaten e
pronesise, Lejen e Qarkullimit, Siguracionin dhe Kolaudimin te vlefshme per periudhen e
realizimit te procedures, ose ne rast se nuk e ka mjetin ne pronesi te paraqese kontraten
noteriale te marrjes me qira te tij si dhe dokumentacinin shoqerues per qarkullimin e
mjetit (Lejen e Qarkullimit, Siguracionin dhe Kolaudimin) te vlefshme per periudhen e
realizimit te procedures.
g) Operatori ekonomik ofertues duhet te paraqese Certifikaten e Konformitetit CE, IEC
60898-1 ose ekuivalente dhe ICE 60947-2 ose ekuivalente per automatet termoelektro-
magnetike dhe per automatet diferenciale.
h) Ne menyre  qe te  krahasohet  pajtueshmeria  me  specifikimet  teknike  dhe standartet  e
kerkuara, operatori ekonomik ofertues duhet te paraqese katalogun/et ose fragmente te
27


Yüklə 0,66 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   35




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə