Republika e shqiperise gjykata e apelit



Yüklə 25 Kb.
tarix11.04.2018
ölçüsü25 Kb.
#37974



REPUBLIKA E SHQIPERISE

GJYKATA E APELIT

TIRANE

Nr. 3074/637 Akti.

Nr. 425 Vendimi.

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Gjykata e Apelit Tirane e perbere prej:
KRYESUESE: Maria QIRJAZI

ANETAR: Ridvan HADO

ANETAR: Evjeni SINOJMERI

Ne seancen gjyqesore te dates 01.03.2016, asistuar nga sekretare gjyqesore Elsa Selfo, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me nr.3074/637Akti, qe i perket paleve ndergjyqese:


PADITESA te Kunder-paditur : -Besnik Xama, i biri i Njaziut, i dtl 13.09.1962 i perfaqesuar me prokure te posacme Nr.2578 Rep, dhe Nr546/1 Kol, date 11.09.2013, hartuar ne zyren e Noterit Artan Treska nga Mevlan Likollari dhe Av. Majlinda Tili.

-Mevlan Likollari, i biri Sulejmanit, i datelindjes 17.06.1969, lindur dhe banues Tirane ne adresen: Rr”Vace Zela “pa B, Hyrja 1, ap 4, i mbrojtur nga Av. Majlinda Tili.
I PADITUR Kunder-padises : -Sulejman Osmëni, i biri i Seferit dhe i Nazifes i dtl 10.08.1938, lindur ne Benc Tepelene dhe banues ne Tirane ne adresen Rr.”Vace Zela”, pll B, sh.1, hy 4.

-Vasfije Osmëni, e bija e Islamit, e dtl 28.03.1939, lindur ne Korce dhe banuese ne Tirane, ne adresen Rr.”Vace Zela”, pa B sh.1, hy 4, -ne mungese.



E PADITUR: Drita Osmëni, e bija e Petrefit dhe e Ilvijes, e dtl 15.12.1956,- ne mungese.

PERSONA TE TRETE: Sulejman Osmëni, i biri i Seferit dhe i Nazifes i dtl 10.08.1938, lindur ne Benc Tepelene dhe banues ne Tirane, Rr.”Vace Zela”, pa B sh.1, hy 4.

-Vasfije Osmëni, e bija e Islamit, e dtl 28.03.1939, lindur ne Korce dhe banuese ne Tirane, Rr.”Vace Zela”, pa B sh.1, hy 4, -ne mungese.

-Gentiana Osmanaj, e bija e Sulejmanit, e dtl 30.01.1973, lindur dhe banuese ne Tirane, Rr.”Vace Zela”, pa B sh.1, hy 4.

OBJEKTI i Padise : Lirimi dhe dorezim banese me siperfaqe 67 m2, qe ndodhet ne Rrugen ‘’Llambi Bonata’’, pa 47, ap 9, Tirane, qe mbahet pa asnje titull ne menyre te paligjshme nga te paditurit.
BAZA LIGJOREe padise: Neni 31, 32 germa a, 153 dhe 154 te

K.Pr.Civil, Neni 296-303 i K.Civil.


OBJEKTI i Kunder-padise: Pavlefshmeri absolute te kontrates se dhurimit me Nr.68 Rep, me Nr.387 Kol, date 24.11.1994, te hartuar ne zyren e Noteres Zeqine Sina, kontrate e regjistruar ne hipoteke me Nr.28203 viti 1994, zgjidhjen e pasojave juridike kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme, fshirjen e regjistrimit te kesaj kontrate ne ZRPP Tirane.

-Pavlefshmerine e certifikates se pronesise te Zk 8230, 4/29+1-9, vol 27, fq.172, Rruga “Llambi Bonata “, pa 47, sh.1, ap 9, sip 67 m2, ne emer te Besnik Xama dhe Mevlan Osmani.


BAZA LIGJORE e kunder-padise: Neni 160 i K.Pr.Civile, Neni 92/a/b i K.Civil, Neni 106 e vijues i K.Civil, Vendimi unifikues Nr.13 dt 09.03.2006 i Kolegjeve te Bashkuara, neni 761e vijues, 764 e vijues, neni 659 e vijues, 681 e vijues i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.11272, date 24.11.2014, ka vendosur:
-Rrezimin e kerkese-padise me Nr. Regj. 6336 Them., qe i perket paditesave (te kunderpaditur) Besnik Xama dhe Mevlan Likollari, si te pa bazuar ne ligj dhe ne prova.

-Pranimin pjeserisht te kundra padise qe i perket te paditurit kunderpadites Dritan Osmëni.

-Deklarimin e kontrates se dhurimit Nr.68 Rep., dhe Nr.37 Kol., date 24.11.1994, hartuar ne zyren e Noteres Zeqine Sina, si pjeserisht absolutisht te pavlefshem, vetem per pjesen e te paditurit kundrapadites (dhuruesit ) Dritan Osmëni.

-Shpenzimet gjyqesore si te jene bere.
Kunder ketij vendimi kane bere ankim paditesat e kunderpaditur

Besnik Xama dhe Mevlan Likollari, duke parashtruar shkaqet per ndryshimin e tij, sipas ankimit bashkengjitur.



GJYKATA E APELIT TIRANE
-Pasi degjoi relatimin e gjyqtares Maria Qirjazi,

-degjoi perfaqesuesen e pales paditese av.Majlinda Tili, qe paraqiti kerkese per heqjen dore nga ankimi;

-degjoi te paditurin kunder-padites Sulejman Osmeni, qe paraqiti kerkese me shkrim se bashku me Vasfije Osmeni, per heqje dore nga e drejta e padise dhe kunderpadise;

-pasi shqyrtoi çeshtjen;


V Ë R E N:
Paditesat e kunderpaditur Besnik Xama dhe Mevlan Likollari me padine e paraqitur ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane kane kerkuar detyrimin e te paditurve Dritan Osmeni dhe Drita Osmeni te lirojne dhe dorezojne banesen me siperfaqe 67m2 qe ndodhet ne Rrugen “Llambi Bonata”, ap. Nr.9, Tirane, qe mbahet pa asnje titull ne menyre te paligjshme.

Nderkone i padituri Dritan Osmeni me kunderpadine e paraqitur ne kete gjykim, ka kerkuar Pavlefshmerine absolute te kontrates se dhurimit Nr.68 Rep, Nr.387 Kol., date 24.11.1994, te hartuar ne Zyren e Notere Zeqine Sina, dhe pavlefshmerine e certifikates se pronesise ne emer te Besnik Xama dhe Mevlan Osmeni.

Pas shqyrtimit te ceshtjes, Gjykata e Rrethit ka vendosur rrezimin e kerkese padise si e pambeshtetur ne ligj e ne prova, dhe pranimin e pjeseshem te kunderpadise.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur ankim ne apel vetem pala paditese.

Gjate shqyrtimit te ceshtjes ne Gjykaten e Apelit, ka rezultuar se ka vdekur i padituri kundrapadites Dritan Osmeni, dhe ne baze te deshmise se trashegimise se leshuar, eshte bere kalimi procedurial duke thirrur ne gjykim trashegimtaret e tij ligjor, prinderit e tij Sulejman e Vasfije Osmëni.

Ne séance gjyqesore ne apel, rezulton se u paraqit kerkese per heqje dore nga ankimi i bere prej paditesave, si dhe heqje dore nga e drejta e padise prej te paditurve kundrapadites tashme Sulejman e Vasfije Osmëni.

keto kushte, Gjykata e Apelit cmon se duhet vendosur mospranimi i ankimit te pales paditese, dhe prishja e vendimit 11272, date 24.11.2014, te Gjykates se Shkalles se Pare ne lidhje me kunderpadine, dhe rrezimi i kunderpadise.

PËR KËTO ARSYE:
Gjykata e Apelit Tirane, ne baze te nenit 201/2, dhe 450/d te K.Pr.Civile,
V E N D O S I :
-Mospranimi i ankimit sa i perket kerkespadise.

-Prishjen e vendimit civil nr.11272, date 24.11.2014, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe rrezimin e kunderpadise.

Kunder vendimit lejohet rekurs ne Gjykaten e Larte.

U shpall ne Tirane, sot me date 01.03.2016




ANETAR ANETAR KRYESUESE
Evjeni SINOJMERI Ridvan HADO Maria QIRJAZI

dv dv dv
Vërtetohet njësia me origjinalin
KANCELARE

Lertida BALILI


Yüklə 25 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə