Republika e shqipërisë gjykata e apelit tiranë Nr. 1013/456 Akti Nr. 415 Vendimi



Yüklə 43,86 Kb.
tarix02.03.2018
ölçüsü43,86 Kb.
#28980



REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E APELIT

TIRANË

________________________________________________________

Nr.1013/456 Akti

Nr.415 Vendimi
V E N D I M
NË EMËR TË REPUBLIKËS”
Gjykata e Apelit Tiranë e përbërë prej :
KRYESUES: ALAUDIN MALAJ

ANËTAR: ARTUR KALAJA

ANËTAR: EVJENI SINOJMERI
Sot më datë 03.06.2016 mori në shqyrtim çështjen civile me Nr.1013/456 akti që i përket palëve:
PADITËS: Union Bank Sha
E PADITUR: Shoqëria Përmbarimore Private EXECUTORES LITIUM,
Persona të tretë: Banka e Tiranës Sha
Shoqëria “City Park’ Sha
Shoqëria Përmbarimore Private “Strati Bailiff’s Service” Shpk
OBJEKTI : 1.Kundershtim i veprimit permbarimor “Vendim per shpalljen e shitjes në ankand të pasurisë së palujtëshme me Nr.742,743,744 Regj. Date 16.02.2015”

2. Anullimin e “Vendim per shpalljen e shitjes në ankand të pasurisë së palujtëshme me Nr.742, 743, 744 Regj. Date 16.02.2015”

3.Vleresimin e pronave te sekuestruara me eksperte vleresues te caktuar nga Gjykata.

4.Marrjen e mases te sigurimit te padise nduke pezulluar procedurat permbarimore deri ne perfundim te gjykimit


BAZA LIGJORE : Nenet 202-206, 516, 534, 564, 610 e vijues te K.Pr.C.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr.5802 Akti, datë 08.05.2015 ka vendosur:

  1. Pranimin e kerkeses, marrjen e mases se perkoheshme, duke urdheruar pezullimin e veprimeve permbarimore me nr.742, 743, 744 rregj., dt. 16.02.2015, konkretisht : « Per shpalljen e shitjes ne ankand te pasurise se palujteshme », te njoftuar nga shoqeria permbsirimore « Executores Litium » sh.p.k., me shkresen Nr. 742, 743, 744 Prot. dt. 06. 05. 2015.

  2. Kjo mase konsiderohet e rene nga fuqia me kalimin e 20 (njezet) diteve nga momenti i dhenies se vendimit te pezullimit.



Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim personi i trete Banka e Tiranes sh.a duke kërkuar prishjen e vendimit dhe rrëzimin e kërkesës per marrjen e masës se pezullimit, për këto arsye:

  • Vendimi i gjykates se rrethit eshte i padrejte dhe i marre ne shkelje te rregullave ligjore, pasi Gjykata nuk ka vleresuar sakte dhe drejt rrethanat e faktit qe kane ngjare midis paleve e as provat e paraqitura per shqyrtim gjyqesor dhe nuk i ka interpretuar ato ne pgrputhje me ligjin, duke dhene nje vendim ne interpretim dhe zbatim te gabuar te ligjit.

  • Gjykata ka vendosur te pranoje kete kerkese te paditesit dhe ne vendimin e saj nuk i ka dhene asnje pergjigje prapesimeve te personit te trete “Banka e Tiranes” sh.a.

  • Vendimi i Gjykates se Rretti Gjyqesor Tirane eshte marr ne shkelje te renda te ligjit material dhe atij procedurial. Paditesi ne kundershtim me ligjin ka kerkuar pezullimin e veprimeve permbarimore. Gjykata ne shkelje flagrante te nenit 6 te K.Pr.C ka gjykuar veprime jashte objektit te padise.

  • Gjykata ka dhene nje mase pezullimi per disa veprime permbarimore pezullimi i te cilave nuk i eshte kerkuar kurre nga paditesi duke shkelur rende interesat e drejtesise dhe duke i shkaktuar Bankes se Tiranes sh.a nje dem te rende dhe te pariparueshem.

  • Gjykata me kete vendim ka paragjykuar ne thelb zgjidhjen e ceshtjes dhe per kete shkak nuk mund te perceptohet se ajo do te jete e paanshme ne gjykimin e ceshtjes.

  • Gjykata ka marre nje vendim mbeshtetur mbi prova te paverteta dhe pa kryer nje hetim te gjitheanshem dhe pa ju dhene mundesi pales se paditur dhe Personit te Trete te japin shpjegimet e tyre.

  • Gjykata ne rastin kur shqyrton ceshtjen per marrjen e mases se sigurimit te padise duhet te vleresoje Ekzistencen e rrezikut aktual dhe jo potencial sikurse shprehet gjykata ne arsyetimin e saj.

  • Gjykata nuk ka arsyetuar se cili eshte ai rrezik qe vertet shkakton kanosjen e te drejtes se paditesit dhe nuk ka treguar se cilat jane faktet me vertetimin e te cilave e drejta e kerkuesit po rrezikohej sepse veprimet apo mosveprimet e te paditurit qe ishin kryer se fundi po rrezikonin te drejten e pretenduar prej tij.

  • Gjykata ne kundershtim me nenin 610 te Kodlt te Procedures Civile ka vendosur nje mase sigurimi pa i kekruar paditesit te jape nje garanci pasurore per demin qe mund ti shkaktohet te paditurit nga sigurimi i padise, nderkohe qe dispozitat jane urdheruese dhe Ligji sanksionon se kur ne ekzekutim eshte nje titull per dhenien e kredive bankare Gjykata mund te vendose pezullimin vetem me garanci.

GJYKATA E APELIT TIRANË



Pasi dëgjoi relatorin A.MALAJ, dëgjoi përfaqësuesen e palës paditëse, e cila kërkoi pushimin e gjykimit, në mungesë të palës së paditur

Shoqëria Përmbarimore Private Executores Litium, dhe personit te trete

Shoqëria Përmbarimore Private “Strati Bailiff’s Service” Shpk, per te cilat

njoftimi i tyre është bërë me shpallje dhe pa shkaqe nuk u paraqit në gjykim, pasi dëgjoi përfaqësuesin e personit te trete Banka e Tiranes, av.Envi Hicka i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit, pasi dëgjoi përfaqësuesin e personit te trete Shoqeria “City Park” sh.a, av.Elidon Laze, i cili kërkoi pushimin e gjykimit, e pasi shqyrtoi çështjen ne tërësi,


V E R E N


  1. Faktet e Çështjes

Nga aktet e administruara në dosje ka rezultuar se:

Pala paditëse Union Bank sh.a shpk i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me padi duke kërkuar: “Kundershtim i veprimit permbarimor “Vendim per shpalljen e shitjes në ankand të pasurisë së palujtëshme me Nr.742,743,744 Regj. Date 16.02.2015”, Anullimin e “Vendim per shpalljen e shitjes në ankand të pasurisë së palujtëshme me Nr.742, 743, 744 Regj. Date 16.02.2015”, Vleresimin e pronave te sekuestruara me eksperte vleresues te caktuar nga Gjykata. Marrjen e mases te sigurimit te padise nduke pezulluar procedurat permbarimore deri ne perfundim te gjykimit, sipas neneve 202-206, 516, 534, 564, 610 e vijues te K.Pr.Civile.
Rezulton se pala paditese shoqeria Union Bank Sha, ka lidhur me shoqerine « City Park » Shpk ne mbeshtetje te Nenit 1050 e vijues te Kodit Civil, nje Kontrate Kredie Bankare Nr.10250 Rep., Nr. 1675 Kol. dt. 30.12.2009 per shumen 2,000,000 Euro.

Palet kane percaktuar ne vijimesi kushtet respektive te kesaj kontrate tip si dhe te drejtat e detyrimet e tyre reciproke. Ne mbeshtetje te kesaj kontrate eshte lidhur nje kontrate hipotekimi Nr.10253 Rep., Nr.1676Kol., dt. 30.12.2009.

Ka rezultuar se kredimaresi per shkak te veshtiresive flnanciare nuk ka arritur te shlyejne konform kushteve kontraktuale ne afat dhe ne sasine e duhur kestet mujore te kontrates. Per kete qellim ata kane rezultuar debitore ndaj Union Bank Sha. Ne kushtet kur kredimarresit nuk respektuan shlyerjen e detyrimeve qe buron nga kjo kontrate, me vendimin Nr.11863 akti date 20.12.2012 Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka leshuar Urdherin e Ekzekutimit per ekzekutimin e (titullit ekzekutiv) Kontraten e Kredise bankare Nr.10250 Rep,Nr.l675 kol date 30.12.2009, qe i perket shoqerise City Park sh.p.k.

Nisur nga ky fakt Union Bank Sh.a. ne mbeshtetje te Neneve 510/d dhe 511/g te K. Pr. Civile ka kerkuar prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane leshimin e urdherit te ekzekutimit per titullin ekzekutiv, kontraten e kredise bankare Nr.10250 Rep., Nr. 1675 Kol., dt.30.12. 2009.



Gjykata nga ana e saj pasi e ka shqyrtuar kerkesen ka vendosur me Vendimin Nr.11863 Akti dt.20.12.2012: « Pranimin e kerkeses. Leshimin e urdherit te ekzektutimit per titullin ekzekutiv: Kontrate Kredie Bankare, Nr.10250 Rep., Nr.1675 Kol, dt.30.12.2009».

Mbas marrjes se titullit ekzekutiv Union Bank Sha, konform kerkesave proceduriale ligjore te parashikuara ne Nenet 515 e vijues te K. Pr. Civile me kerkesen formale ka vene ne levizje shoqerine permbarimore « Strati Bailiff Service »Shpk, e cila ne dt.09.01.2013, e ka rregjistruar per te vene ne ekzekutim kete titull ekzekutiv.

Nderkohe paditesi eshte vene ne dijeni shkreserisht nga Shoqeria City Park sh.p.k, se per llogari te kreditorit Banka e Tiranes sh.a, pala e paditur Shoqeria Permbarimore Private EXECUTORIES LITIUM ka caktuar me vendimin Nr.742,743,744 Regj. date 16.02.2015, per shpalljen ne ankand te pasurise se palujteshme, te cilat jane kolateral me barre hipotekore ne favor te Union Bank.

Ne seance gjyqesore, paditesi ka paraqitur para gjykates kerkese per marrjen e mases se perkoheshme, per pezullimin e veprimeve permbarimore me nr.742, 743, 744 rregj., dt. 16.02.2015, konkretisht ; « Per shpalljen e shitjes ne ankand te pasurise se palujteshme », pasi: “ Me dt.06.05.2015 i padituri Shoqeria Permbarimore “Executores Litium” me shkrese “Njoftim”, Nr.742, 743, 744 rregj., ka njoftuar paditesin Union Bank Sha ka caktuar dt.11.05,2015 ne ora 10.30, per zhvillimin e ankandit per shitjen e pasurive te paluajteshme te shoqerise “City Park” Sha, per llogari te titujve ekzekutiv ne favor te shoqerise Banka e Tiranes Sha, me nje cmim fillestar 24,480,000 Euro.


Paditesit ka pretenduar ne gjykim jo vetem qe vleresimi i pasurive te palujteshme, eshte nje vleresim dukshem me i ulet se vlera reale e tyre, por cenohen edhe te drejtat e paditesit Union Bank, e cila shtrin te drejtat e saj, mbi po te njejtat pasuri te debitorit shoqeria “City Park’’ Sha. Per kete shkak ka interes te ligjshem ne goditjen e veprimeve permbarimoreper llogari te Banka e Tiranes Sha.

Paditesi gezon cilesite e kreditorit dhe te hipotekuesit mbi pasurite e paluajteshme te te njejtit debitor “City Park” Sha, pasuri keto qe sherbejne si garanci per ekzekutimin e detyrimeve dhe ndaj shoqerise Union Bank Sha, referuar Kontrates se Hipotekimit Nr. 10259 Rep., Nr.l676Kol., dt.30.12.20091idhur ndermjet shoqerise “City Park” Sha dhe Union Bank Sha, e cila ka sherbyer per bllokimin ne favor te kreditorit/paditesit deri ne shlyeijen perfundimtare te kredise Nr. 10250 Rep., Nr. 1675Kol., dt.30.12.2009, per shumen e pergjitheshme 2,000, 000 Euro.

Pala paditese ka shprehur ne seance gjyqesore se veprimi permbarimor qe lidhet me caktimin e vleres se sendit per efekt shitjeje ne ankand eshte bere nje vleresim subjektiv dhe ne kundeshtim te hapur me ligjin. Ky vleresim nuk ka asnje argument objektiv ku mbeshtetet pasi ne vetvete ai ka bere nje zhvleresim total te prones ndryshe nga sa realisht eshte vlera e tij. Kjo per faktin se ne procesin tjeter gjyqesor qe kjo pale po zhvillon ne gjykate per kundeshtimin e vleses se sendit.

Per keto fakte te cilat cenojne drejtperdrejt interesat pasurore te pales paditese, paditesat ne seancen gjyqesore te dates 08.05.2015, kane kerkuar para gjykates qe fillimisht si mase provizore deri ne zgjidhjen e çeshtjes se themelit te vendoset nga gjykata pezullimi i kryerjes se veprimeve nga ana e permbaruesit gjyqesor pasi ekzekutimi i menjehershem i ketij titulli ekzekutiv duke u kryer veprimi permbarimor per shitjen e sendit ne ankand me ate vlere (24,480,000 Euro) do te sillte pasoja te pariparueshme pasurore per paditesit. Te gjitha keto fakte dhe prova te shprehura nga pala paditese ligjerojne kerkimin e saj per pezullimin e veprimeve te Permbaruesit gjyqesor.


Perfaqesuesit e personit te trete Banka e Tiranes sh.a. jsne shprehur se veprimet permbarimore kane qene plotesisht te ligjshme ne kohen e kryerjes se tyre dhe se vleresimi i sendit dhe caktimet e cmimeve jane bere ne koherence me natyren e prones se sekuestruar, qellimin e perdorimit te saj dhe menyren e zhvillimit. Persa per te gjitha keto fakte kjo pale kerkoi qe te mos pezulloheshin veprimet e metejshme permbarimore, pasi demi do te ishte po ashtu i pariparueshem edhe per kete pale ndergjyqese. Teresia e veprimeve te kryera nga ana e shoqerise permbarimore « Executores Litium » Shpk, ka qene ne perputhje me ligjin procedurial civil per ekzekutimin e titullit ekzekutiv. Keshtu sipas saj referuar praktikes se paraqitur permbarimore jane kryer me rigorozitet te gjitha veprimet permbarimore ne afatet dhe menyrat e percaktuara ne ligj per te cilat formalisht kane marre dijeni debitoret. Sipas saj vleresimet e sendeve jane bere ne konformitet me detyrimet ligjore nga eksperte te licensuar duke bere vlersimin real te prones. Pezullimi i veprimeve permbarimore do te cenonte interesat e personit te trete. Per te gjitha keto fakte kjo pale ka kerkuar qe ky kerkim i kerkese-padise te mos pranohet si i tille pasi eshte i pa bazuar ne prova dhe ne ligj per kete faze te gjykimit te kesaj çeshtjeje.
Pala e trete shoqeria « City Park »Sha ka pretenduar se vleresimi i pasurive te palujteshme, eshte nje vleresim i dukshem me i ulet se vlera reale e tyre dhe perderisa prane kesaj gjykate eshte duke u zhvilluar gjykimi ku eshte kundershtuar vlera e sendit, shitja ne ankand e aseteve te kesaj shoqerie do te sillte pasoja te pariparueshme per palet nese nuk merret masa e perkoheshme.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane pasi ka shqyrtuar cështjen ka vendosur:

  1. Pranimin e kerkeses, marrjen e mases se perkoheshme, duke urdheruar pezullimin e veprimeve permbarimore me nr.742, 743, 744 rregj., dt. 16.02.2015, konkretisht : « Per shpalljen e shitjes ne ankand te pasurise se palujteshme », te njoftuar nga shoqeria permbsirimore « Executores Litium » sh.p.k., me shkresen Nr. 742, 743, 744 Prot. dt. 06. 05. 2015.

  2. Kjo mase konsiderohet e rene nga fuqia me kalimin e 20 (njezet) diteve nga momenti i dhenies se vendimit te pezullimit.”

Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim personmi i trete Banka e Tiranes sh.a, duke kërkuar ndryshimin e vendimit dhe rrëzimin e kerkeses, për shkaqet e përshkruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.





  1. Vlerësimi i Gjykatës

Gjykata e Apelit Tiranë çmon se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane duhet te prishet dhe çështja te pushohet, për këto arsye:


Me padinë objekt gjykimi pala paditëse Union Bank sh.a ka kerkuar kundershtim i veprimit permbarimor “Vendim per shpalljen e shitjes në ankand të pasurisë së palujtëshme me Nr.742,743,744 Regj. Date 16.02.2015”, Anullimin e “Vendim per shpalljen e shitjes në ankand të pasurisë së palujtëshme me Nr.742, 743, 744 Regj. Date 16.02.2015”, Vleresimin e pronave te sekuestruara me eksperte vleresues te caktuar nga Gjykata. Marrjen e mases te sigurimit te padise nduke pezulluar procedurat permbarimore deri ne perfundim te gjykimit.
Dosja ne Gjykaten e Apelit Tiranë ka ardhur mbi bazen e ankimit te bere nga personi i trete Banka e Tiranës sh.a.

Ne seancen gjyqesore te dt.03.06.2016, perfaqesuesi i personit te trete, Banka e Tiranes sh.a, deklaroje perpara gjykates se me vendimin Nr.5652 dt.06.07.2015 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane ishte vendosur pushimi i gjykimit te çeshtjes ne themel.



Ne keto kushte, ne baze te nenit 211 te K.Pr.Civile i cili thote :” Rënia e masës së sigurimit të padisë: Kur padia për të cilën është lejuar masa e sigurimit, nuk është ngritur brenda afatit të caktuar nga gjykata ose gjyqtari, masa e sigurimit quhet se ka rënë nga fuqia. Kur vendoset refuzimi i padisë ose pushimi i gjykimit të saj, gjykata vendos heqjen e sigurimit të padisë, e cila zbatohet kur vendimi të marrë formën e prerë. Garancia e dhënë sipas nenit 202 të këtij Kodi, i kthehet paditësit, në rast se pala tjetër brenda pesëmbëshjetë ditëve pasi vendimi të ketë marrë formën e prerë, nuk paraqit padi për shpërblimin e dëmit të ardhur për një shkak të tillë.” gjykata konstaton se ka rene shkaku dhe kjo mase ka humbur fuqine e saj.
Prandaj në këto rrethana vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë duhet të prishet dhe cështja të pushohet.
P E R K E T O A R S Y E
Bazuar në nenin 466/c te Kodit të Proçedurës Civile, gjykata:
V E N D O S I
Prishjen e vendimit Nr.5802 rregj dt.08.05.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pushimin e gjykimit te çështjes.
Tiranë, më 03.06.2016
ANETARE ANETAR KRYESUES

Evjeni SINOJMERI Artur KALAJA Alaudin MALAJ


Yüklə 43,86 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə