Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə10/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   102

 
xvii 
vendos  në  Venezia,  ku  shumë  shqiptarë  gjetën  mikpritje  dhe,  njëkohësisht,  hapësirë  për  të  shprehur 
kontributin e tyre përmes ideve dhe veprave në Rilindjen evropiane.
10
 Në të njënjtën kohë, përmendet dhe një 
grup i vendosur në Mexoiuzo dhe Palaco Adriano.
11
 Sipas studimeve, mendohet që kontaktet e para mes dy 
popujve të kënë qënë në kohën e Aleksandrit Molos, mbretit të Epirit, i cili mbërriti në Itali në 331 p.k., me 
synim pushtimin e saj. Synimi për të krijuar një mbretëri të madhe epiriote në Perëndim, e vazhdoi në 280 p.k. 
Pirroja  i  Epirit,  ndonëse  që  të  dy  nuk  ia  arritën  synimit.  Fakte  të  tjera  që  na  tregojnë  për  afërsinë  mes  dy 
popujve janë dhe lidhjet martesore mes tyre. Përmendim martesën e Elenës në 1228, vajzën e Mikel Komnenit 
të II, despot i Arbrit, me djalin e Frederikut II. Në 1272, si rezultat i disa lëvizjve sizmike, shumë shqiptarë 
mbërritën  në  Brindisi.  Të  dhëna  të  tjera  kemi  dhe  për  vitin  1396,  ku  shumë  familje  shqiptare  erdhën  dhe  u 
vendosën  në  tokat  italiane.
12
  Sipas  të  dhënave  sjellë  nga  E.  Demetrio,  ka  pasur  shtatë  valë  emigracioni  nga 
Shqipëria  drejt  Italisë:  Nga  1416-1446,  1459-1461,  1468-1506  (pas  vdekjes  së  Skëndërbeut),  1532-1434, 
1647 dhe 1744, 1759-1825. Fakte të ngjashme konfirmohen dhe nga të tjerë studiues. Sipas Eqerem Çabejit, 
mendohet se shtegtimi i shqiptarëve drejt Italisë nuk ka ndodhur përnjëherë, por me disa valë të ndryshme që 
nga mesi shekullit 15 e deri në 1744.
13
 Në fillim, emigrimi i shqiptarëve drejt Italisë nuk ka qenë i organizuar, 
por vihen re lëvizje të karakterit sporadik. Lëvizje të tilla vihen re në vitet 1272, 1388, 1393 etj. Mendohet se 
vala e parë më e madhe e shpërnguljeve të shqiptarëve drejt Italisë të ketë qënë e karakterit ushtarak, në vitet 
1416-1446.  Gjenden  të  dhëna  që  provojnë  se  në  ndihmë  të  Alfonsit  të  Aragonës,  mbret  i  Napolit,  të  kenë 
shkuar tri skuadra ushtarësh shqiptarë me në  krye Dhimitër Rërësin dhe dy bijtë e tij, Vasilin dhe Gjergjin. 
Për shërbimet e kryera, Dhimitër Rërësi qe emëruar guvernator i provincës së Rexhio Kalabrias. Pasuesit e tij 
ripopulluan disa ngujime në anët e Katanxaros, si: Andali, Amato, Arieta, Zangorana, Pelagorio, etj. Shumë të 
tjerë pasues së Rërësit u vendosën përgjithmonë në Kontesa Entelina (1450). Të tjerë u vendosën në Taormina 
ku, deri sot, njihet si lagja e shqiptarëve. 
14
 Ekspedita e heroit tonë komëtar në Pulja, në vitet 1461-1462, në 
ndihmë të saj, la pas shumë shqiptarë të cilët u vendosën në Pulja, Kalabri dhe Sicili. Për marrëdhëniet e mira 
dypalëshe  mes  Italisë  dhe  Arbërisë,  në  kohën  e  të  madhit  Skëndërbej,  na  flet  dhe  studiuesi  tjetër  Petro 
Skalione, i cili jep dëshmi rreth këtyre raporteve dashamirëse të ndërsjella në veprën ―Historia e Shqiptarëve 
të Italisë‖. Skalione dëshmon për marrëdhëniet e mira mes Alfonso d‘Aragonës, mbret i Napolit, dhe Gjergj 
Kastriotit. Sipas dëshmive, thuhet se mes të dyve ishte krijuar një marrëdhënie miqësie, e shprehur shpeshherë 
me ndihmë reciproke mes palëve. Dëshmohet se, në kohë vështirësie, Alfonso d‘Aragona e kishte ndihmuar 
Skëndërbeun  me  ndihma  ushtarake  dhe  financiare.  Të  njëjtën  gjë  kishte  bërë  dhe  Gjergj  Kastrioti  kur  iu 
                                                 
10
  Francesco Altimari, Profi li storico–letterari in Altimari F., Bolognari M., Carrozza P., L’esilio della parola. 
  La minoranza linguistica albanese in Italia: profi li storico-letterari, antropologici e giuridico–istituzionali 
  (Ets editrice, Pisa, 1986), 1. 
11
  Giussepe Schirò, Canti tradizionali ed altri saggi delle colonie albanesi di Sicilia (Piana-Palermo, 1986), XX e    
XLVI. 
12
  Demetrio, Arbëria: storia, cultura, folclore, .26. 
13
  Eqerem Çabej,  Në botën e arbëreshëve të Italisëpërmbledhje studimesh  ( Tiranë: 8 Nëntori, 1987), 47 
14
   Shkurtaj, Ligjërimet arbëreshe, 14-15 


 
xviii 
kërkua ndihma nga Alfonso d‘Aragona për të qetësuar lëvizjet kryengritëse në Kalabri. Në këmbim të këtij 
nderi, thuhet se Skëndërbeut iu dhanë ssi dhuratë shumë vende, në të cilat më pas shqiptarët ngritën fshatrat e 
tyre  në  zonën  e  Katanxaros
15
.  Dëshmitë  e  mjaft  studiuesve  që  shkruan  lidhur  me  valët  e  emigrimit  të 
shqiptarëve  të  Italisë,  bien  dakort  në  një  pikë  të  përbashkët,  sipas  së  cilës,  vala  e  parë  e  emigrimit  të 
shqiptarëve  drejt  Italisë  shfaqet  e  bashkangjiitur  me  figurën  e  Dhimitër  Rërësit.  Dh.  Rërësi  së  bashku  me 
ushtarët  e  tij u  dërgua  nga  Skënderbeu  në  ndihmë  të  Alfonso  d‘Aragonës.  Më pas,  njerëzit  e  tij  populluan 
shumë fshatra të Kalabrisë si: Amato, Andali, Arieta, Kazalnuvola, Zangorana, etj. Dëshmohet gjithashtu që 
bijtë e Dhimitrit, së bashku me ushtarët e tij, u vendosën në Sicili dhe formuan tri koloni arbëreshe: Kontesa 
Entelina, Palaco Adriano dhe Mesojuso.
16
 Të tjera shpërngulje mendohet se ndodhën në vitin 1461 me ardhjen 
e Skënderbeut në Itali. Nga 1461-1480, mendohet se u formuan kolonitë shqiptare në Faxhano, San Pietro di 
Galantina, Martigiano, Montepafano, Rokoforcata, San Martino, San Marzano, Sternazia, Koriliano, Zolino, 
provincë  e  Leçes.  Në  këtë  periudhë,  u  krijuan  dhe  kolonitë  e  Kasalnovos,  Kasalvekios,  San  Paolos,  Greçi, 
Pani, Kasteluçio de Sauri dhe Fakta in Kapitana provinca di Foxhia, Provinca e Kampobasos, San Demetrio, 
Makia,  San  Kozmo,  Vakarizo,  San  Xhorxhio  Albaneze,  Spezano,  Lungro,  Firmo,  Akuaformoza, 
Kastrorexhio, S. Kostantino, Çervikato, S. Bazilio, Falkonara Albaneze në Kalabri etj.
17
 Por vala më e madhe, 
siç pranohet nga shumë studiues, është pas vdekjes së Skëndërbeut. Në vijim, pati dy shpërngulje të tjera me 
rëndësi, shkaktuar një pas rënies së Krujës nga turqit në 1478 dhe e dyta pas rënies së qytetit të Koronit në 
More  në  1533-1534.  Këtë  fakt  e  dëshmojnë  dhe  të  dhënat  arkivore.  Sipas  një  letre  të  dërguar  De  Radës, 
dëshmohej ky fakt krahas të tjerëve. Letra vijonte si më poshtë:  
Zoti im i nderuar  
Ju këkoj ndjesë për vonesën e përgjigjes…… Për sa dimë nga prindërit tanë arbëreshë, ata u nisën nga 
Kruja  pasi  ajo  ra  në  duart  e  turqve
18
,  atëherë  vëllezërit  e  Skënderbeut  u  larguan  dhe  lundruan  në 
drejtim të Italisë. Aty, për kohë të gjatë, qëndruan jo të stabilizuar, derisa i kërkuan ndihmë Papës, i cili 
ndërhyri te mbreti i Napolit duke kërkuar t`i ndihmonte, duke u gjetur një vend për të qëndruar. 
 
  
Shqiptarët  e  emigruar  u  vendosën  në  Molise,  Kalabri,  Puglie  dhe  Sicili.  Kur  erdhën  në  këto  vise, 
ishin në gjëndje të rënduar dhe të lodhur nga luftrat e gjata në vend. Ata u vendosën në zona jo të banuara 
dhe  gradualisht  krijuan  dhe  fshatrat  e  tyre,  duke  dashur  të  mos  përzihen  dhe  asimilohen  me  popullsinë 
vendase.  Shqiptarët  u  vendosën  në  zona  të  pabanuara  të  Molises,  e  cila  ishte  shpopulluar  si  rezultat  i  një 
tërmeti në 1456. Ata u vendosën ne rajonet e Kampomarinos, Portokanones, Ururit, Monteçilfones e Santa 
                                                 
15
   Pietro Scaglione, Historia e Shqiptarëvet  t’Italisë (New York,1921). 3 
16
   Ahmet Kelmendi, ―Arbëreshët e ItalisëRilindja, 3 gusht 1970, 9-10 
17
   Anselmo Lorecchio, Noti e documenti: Pensiero politico albanese in raporto agli interesi italiani ( Trani: V.Vecchi, 
1902),174-175 
18
   AQSH, F.24, D.54/1, f.50 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə