Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə11/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   7   8   9   10   11   12   13   14   ...   102

 
xix 
Kro,ce di Malianaos.
19
 Vala e dytë e shpërnguljeve mendohet të këtë qenë sërish e karakterit ushtarak. Pas 
vdekjes  së  Alfonsit  të  Aragonës,  në  fron  hipi  Ferdinandi  I.  Por,  me  të  ardhur  në  pushtet,  u  gjend  përballë 
sulmeve të baronëve që nuk e dëshironin në fron. Për këtë arsye, Ferdinandi i kërkoi ndihmë Skëndërbeut, i 
cili  zbarkoi  në  Barleta,  mundi  rebelët në  betejën  e  Orsarës  dhe çliroi  nga  rrethimi  Molfetën.  Si  shpërblim, 
Skënderbeut iu dha titulli ―Signor‖ i Garganës dhe zotërues i feudeve të Tranit dhe San-Xhovani Rotondos. 
Nga ana tjetër, aragonasit ndihmuan me armë ushtrinë shqiptare që ishte e zënë në luftëra kundër turqve. Në 
këtë periudhë, Perandoria Osmane shpresonte të mbërrinte deri në portat e Romës. Duke përfituar nga situata 
ballkanike tepër e dobët, u sul mbi popujt e Gadishullt Ballkanik. Vetëm Arbëria arriti t`u bëjë ballë sulmeve 
turke për një periudhë të gjatë. Por, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit (17 janar 1468), filloi rënia e Arbërisë, e 
cila  pasi  rezistoi  dhe  10  vjet të tjera,  ra  nën  protektoratin  e Venedikut  dhe,  më  pas,  nën  zgjedhën osmane. 
Studimet historike tregojnë se i biri i Skëndërbeut, Gjoni, së bashku me nënën e tij, Donikën, pas vdekjes së 
Gjergj Kastriotit, u mikpritën nga Ferdinandi i Aragonës dhe u vendosën në Napoli. Ferdinandi i Aragonës 
gjeti mënyrën për ta shpërblyer Gjonin. Ai u bë Kont i Salentos dhe Duka i San Pietro  Galantinas në 1495. 
Kjo pritje e mirë e miqve të parë, bëri që shumë familje shqiptare, duke mos e duruar më dominimin e turqve 
myslimane, te vendosnin të emigronin drejt Italisë.
20
 Pikërisht në këtë kohë filloi edhe dyndja më e madhe e 
mërgimit arbëresh drejt brigjeve italiane, dyndje e cila vazhdoi në disa valë të njëpasnjëshme.  
Midis viteve 1468-1471, sipas dokumenteve, ka pasur shpërngulje të shqiptarëve drejt Molisës si dhe 
Kapitanasë, në Pulia, San Demetrio, Makia, San Kosmo, disa feude të San Severinos
21
 etj. Një dyndje tjetër e 
arbëreshëve në Itali qe pas rënies së Krujës në 1478 dhe Shkodrës në 1479. Kryesisht, kjo popullsi u vendos 
në  Sicili  dhe  Kalabri.  Në  këtë  kohë  dëshmohet  se  janë  themeluar  shumë  krahina  që  sot  mbajnë  emra  të 
njohur  si:  Ungra,  Ferma,  Firmoza,  Qana,  Frasnita,  Shnë  Vasili,  Shën-Benedikt  Ullano,  Shën  Sofia, 
Mongrasano,  Shën  Lorenco,  etj.  Historiani  Tajani  shkruan  se  ngujimet  e  para  të  shqiptarëve  në  Itali  u 
përkasin viteve 1467-1471, dëshmi të cilat janë konfirmuar më parë dhe nga studiues dhe historianë të tjerë. 
Në vitet 1467-1471, u themeluan fshatrat si: Shën Elena, Kroçe di Miliano, Shën Demetrio Korona, Makia, 
Vakanzaro  Albanesz,  Shën  Kozmo  Albanese,  Shën  Xhorxho  dhe  Spezano  Albaneze.  Të  njëjtin  fakt  e 
konfirmon dhe C. Kostanza në ―Cenno storico sugli albanesi d‘Italia‖. Sipas të dhënave, u ripopulluan toka 
të  pabanuara  si  Foxhiano,  Martinjano,  Monteperano,  Rokaforcata,  S.Xhorxho,  S.Martino,  S.Marzano, 
Sternatia,  Zolino,  Kieuti,  Kasalnuovo,  Kampomarino,  Kasalvekio,  S.Paolo,  Portokanone,  S.Kroçe  di 
Maliano, Ururi.
22
 Në 1473-1474, u themeluan fshatrat Fraxhiano, Martinjano, Monteposano, Roka Forcata, 
Taranto,  Shën  Martino,  Greçi,  Shën  Paolo  në  Kapitana  etj.  Në  1476-1478,  u  themeluan  Lungro,  Firmo, 
Akuaformoza,  Kastrorexhio,  Kavalerizo,  Çerzeto,  Çivita,  Falkonara,  Fraskineto,  Shën  Bazilio,  Shën 
                                                 
19
   Alberto Maria Cirese, “Per una storia delle relazioni tra il Regnio di Napoli e gli Albanes,  Albania, Nr.19  
 
janar, 1941 
20
   Antonio Scura, Origini europee, religioni, viaggi, studi etnografici(Milano: G.Daelli, 1865),127 
21
   Demetrio, Arbëria: storia, cultura, folklore, 31 
22
   Carla Costanza., Cenno storico sugli albanesi d”Italia (Termoli: Adriatika,1935),18 


 
xx 
Benedeto Ullano, Shën Katerina, Shën Lorenzo, Shën Martino, Paltani, Rora Greka
23
, etj. Të dhëna të tjera, 
na  dëshmojnë  për  shpërngulje  të  shqiptarëve  drejt  Italisë  rreth  viteve  1481-1492.  Në  këtë  periudhë,  u 
formuan në Sicili shumë koloni si: Palaco Adriano, Piana dei Greçi, Sanata Kristina, Gela dhe Mezojuso në 
Palermo,  Sant  Anxhelo  në  provincën  e  Girxhentit,  San  Mikele  di  Bogaria  në  provincën  e  Katanias.
24
 
Shpërngulje të shqiptarëve drejt Italisë ka pasur pas rënies së Moresë në duart e osmanëve. Një grup me rreth 
200 anije kaloi në 1543 dhe njerëzit u vendosën në Napoli dhe në rrethina, të tjerë u vendosën në Potenca të 
Kalabrisë, sot Potenca Albaneze, më pas në Shën Mitër. Këta arbëreshë të Moresë, sot e kësaj dite e kujtojnë 
rrugëtimin  e  tyre  drejt  Italisë,  vështirësitë  që  kishin  hequr  dhe  dashurinë  për  Morenë,  vendin  e  tyre,  që 
tashmë e kishin lënë shumë larg. Ende sot kanë lënë pas një këngë mallëngjyese për Morenë e tyre të bukur: 
“Mori e bukura More 
 Si të le e më së të pë! 
 Atje kam zotin tatë, 
 atje kam zonjën mëmë, 
 atje kam edhe tim vëlla: 
Gjithë të mbuluar në dhe!
25
 
Të njëjtin fakt e konfirmon dhe Pietro Skalione në veprën ―Historia e Shqiptarëvet t’Italisë‖. Thuhet se, 
pas rënies së Moresë, shumë shqiptarë u vendosën në Itali. Ata u vendosën në Barrile, Maskite, Shën Kostantino 
Albaneze, Shën Paolo Albaneze, Brindizi dela Montaja në Provincën e Bazilikatës, në Farneta dhe Provincën e 
Kozencës.
26
  Edhe  sipas  Antonio  Skuras,  në  veprën  ―Origini,  europee,  religioni,  viaggi,  studi  etnografici‖, 
thuhet  se  italo-shqiptarët  u  vendosën  në  Itali  përmes  disa  valëve  të  emigracionit.  Ai  përmend  se  një  valë  e 
madhe shqiptarësh u vendos në Taranto. Ata u vendosën në tokat dhënë prijësit të tyre, Gjergj Kastrioti, në San 
Pirtro in Galatina.  
Më pas, krijuan kolonitë e tyre në tokat e Faxhianos, Roka mbretërore San Krispëri, Monteparano e San 
Marzano. Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve u vendosën në afërsi të Pulias. Një pjesë tjetët u vendosën 
në  Sicili  dhe  Kalabri.  Qendrat  më  me  rëndësi  të  tyre  ishin  Piana  dei  Greçi,  Palaco  Adriano.  Njëkohësisht,  u 
formuan dhe fshatrat si: Zangorana,Vena, Karafa, Andali, San Nikola del‘Alto dhe Karfizi. Rreth 5 mijë banorë 
u vendosën në Lungro, 3 mijë në San Demetrio dhe 2 mijë në San Benedeto.
27
 Të gjitha burimet konfirmojnë se 
emigracioni  drejt  Italisë  ka  ndodhur  në  faza  të  ndryshme  dhe  jo  në  mënyrë  të  menjëhershme.  Këto  valë 
emigrimi  kanë  zgjatur  që  nga  vitet  1400-1500.  Fillimet  e  valëve  emigruese  më  të  fuqishme,  ashtu  siç  citon 
shumica e studiuesve, i takon viteve 1460-1461, periudhë në të cilën Skëndërbeu gjendet në Itali, kurse faza e 
                                                 
23
   Scaglione, Historia e Shqiptarëvet  t’Italisë , 11 
24
   Lorecchio, Pensiero politico albanese ...,174-175 
25
   Kelmendi, ―Arbëreshët e Italisë...‖., 10 
26
   Scaglione, Historia e Shqiptarëvet  t’Italisë, 11 
27
   Scura, Gli Albanesi in Italia, 130-131 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   7   8   9   10   11   12   13   14   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə