Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə15/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   11   12   13   14   15   16   17   18   ...   102

 
xxvii 
të ndërlikuar të Italisë së Jugut. Megjithatë, ruajtja e gjuhës shqipe, e kostumit të grave, e këngëve popullore 
tradicionale,  e  zakoneve  dhe  e  traditave  të  bukura  shqiptare,  përbëjnë  kudo  një  tipar  dallues.  Emigrimi  i 
shqiptarëve  në  Itali  ndikoi  që  të  formoheshin  koloni  të  rëndësishme,  ndër  të  cilat  përmendim  Provincën  e 
Kozencës. Brenda kësaj province ndodhen një sërë fshatrash, të cilët u kolonizuan nga shqiptarët. Përmendim 
Akuaformoza,  Kastrorexhio,  Çervikati,  Çerzeto.  Provinca  e  Katanias  ka  në  përbërje  të  saj  këto  fshatra: 
Biankavila,  Çivita  Albaneze,  Falkonar,  Firmo,  Frazineto,  Santa  Kristina  Çela.  Përmendim  koloninë  e 
Palermos e cila përbëhet nga fshatrat e mëposhtëm : Lungro, Plataçi, Mongrasano, Rota Greça, San Bazile, 
Santa  Katerina  Albaneze,  San  Benedeto  Ulano,  San  Kozmo  Albaneze.  Kolonitë  e  Sicilisë  përfshijnë: 
provincën  e  Katanzaros,  të  Potencës,  Tarantos,  Palermos,  Kampobasos,  Foxhias  dhe  Avelinos.  Provinca  e 
Katanzaros përbëhet nga katundet Amato, Andali, Arieta, Kasalnuovo, Karfizi, Marçedusa, Palagori, Karafa, 
Palaco Adriano, San Nikola del‘Alto, Xhizeria,Vena, Zangarona, Zagaria. Provinca e Potencës përbëhet nga 
krahinat  Barile,  Xhinestra,  Maskito,  San  Kostantino  Albaneze,  San  Paolo  Albaneze.  Provinca  e  Tarantos 
përbëhet nga Foxhiano. Provinca Teramo ka në përbërje të saj Vila Badesa, Monteparano, Rokaforcata, San 
Xhorxho,  Ururi,  San  Martino,  San  Krisperi,  Santa  Kroka  di  Maliniano,  San  Marzani  di  San  Xhuzepe. 
Provinca  e  Kampobasos  përbëhet  nga  Kampomarino,  Portokanone,  Greçi,  San  Demetrio  Korone,  Makia 
Albaneze, San Xhorxho Albaneze, San Martino di Finita, Santa Sofia D‘Epiro, Hora e Arbëreshëve, Spezano 
Albaneze,  Vakarizo  Albaneze.
49
  Më  poshtë,  do  të  rendis  dhe  flas  më  gjerësisht  rreth  qendrave  më  të 
rëndësishme  ku  u  vendosën  arbëreshët.  Krahas  çështjeve  që  diskutuam  më  lart,  në  bazë  të  të  dhënave 
historike, thuhet se ka pasur emigracione të brendshme nga një rajon në tjetrin. Nga këto zhvendosje, shpesh 
janë krijuar dhe komunitete të reja. Lidhur me raportet mes dy popujve, pra mes banorëve vendas dhe atyre të 
ardhur,  u  krijuan  herë  -herë  raporte  të  mira  dhe,  në  raste  të  tjera,  ekulibrat  nuk  ishin  aq  të  lehtë  për  t‘u 
vendosur.  Nga  ana  tjetër,  në  shumë  vende  ku  u  vendosën  arbëreshët,  duket  se  u  mikpritën  nga  kisha  dhe  u 
zbatuan ritet fetare greko-bizantine. Një dukuri e tillë u vu re në Piana deli Albanezi, ku u ruajt gjuha dhe ritet 
fetare. Por në komunitete të tjera si në Molise, Pulia, Bazilikatë dhe në Kalabri, u detyruan t‘i braktisin ritet 
fetare  dhe  t‘i  nënshtroheshin  ndikimit  të  kishës  latine.
50
  Megjithatë,  pjesa  më  e  madhe  e  tyre  arriti  t`i  bëjë 
ballë trysnive e të ruajë gjuhën, traditën, kulturën dhe ritet fetare. Familjet që u vendosën në brigjet italiane 
qenë  të  shumta.  Shumë  prej  tyre  gjetën  përkrahje  dhe  fituan  një  sërë  privilegjesh  nga  sovranët  vendas,  në 
formë  shpërblimi  për  shërbimet  ndaj  tyre.  Përmendim  dekretin  e  Xhovanit  të  Aragonës,  ungj  i  mbretit 
Ferdinand të Napolit, dërguar shqiptarëve të vendosur në Sicili. 
Ne,  Xhovani,  për  hir  të  zotit,  mbret  i  Aragonës,  etj.  Përmes  letrave  të  të  shumëndriturit,  Mbret  të 
Napolit, Ferdinandit, nipit tim, m’u rekomanduan Petrush Emanuele Pravata, Zaharia Gropa, Petrush 
Gucia dhe  Palush Manushi, fisnikë  arbër  dhe  epiriotë,  trima  kundër  turqve,  shumë  të  njohur  dhe të të 
njëjtit  gjak  me  të  pathyeshmin  Gjergj  Kastriot  Skëndërbeu,  prijës  i  Arbërisë,  gjithashtu  dhe  fisnikë  të 
                                                 
49
    Kamsi, Shqiptarët e Italisë,  183-276 
50
   Altimari, Profi li storico-letterari
 … , 5. 


 
xxviii 
tjerë albanë, të cilët kanë kaluar në mbretërinë tonë të Sicilisë bashkë me kolonë të tjerë dhe kërkojnë të 
zënë vend atje. Prandaj ne, duke qenë të bindur në besimin e tyre katolik, në integritetin e tyre, i çlirojmë 
ata dhe të gjithë fisnikët arbër dhe epiriotë, për sa kanë jetën, nga të gjitha taksat dhe detyrimet… 
  
Dekrete të tjera tregojnë se shqiptarët u pritën në mënyrë miqësore dhe iu falën detyrimet. Përmendim 
dekretin  e  nxjerrë  nga  Karli  V  më  8  prill  1533,  për  Markezin  e  Vila  Frankas,  zëvendësit  të  mbretërisë  së 
Napolit. Lexohen në këtë letër fjalët e mëposhtme spanjisht:  
I shumëshkëlqyer Markez, zëvendës mbreti ynë i parë dhe komandant i përgjithshëm, siç do të shihni në 
letrën tonë, kemi pranuar në këtë mbretëri disa kalorës që vijnë nga Korona, Patrasa e viset e tyre. Të 
trajtohen si miq derisa t’u jepet rasti që të mund të na shërbejnë. Urdhërojmë që t`u jepen në ndonjë 
fshat  toka  në  Pulia,  në  Kalabri  e  në  ndonjë  tjetër  zonë  të  kësaj  mbretërie,  ku  ju  mendoni  se  mund  të 
jetojnë  e  të  mbajnë  veten...  të  jenë  të  lirë  nga  detyrimet  fiskale  dhe  nga  çdo  detyrim  tjetër,  që  t’u 
lehtësohet jetesa… dhe nga thesari i kësaj mbretërie t’u jepet çdo vit, për sa do të kenë dashamirësinë 
tonë, 70 dukatë të monedhës së kësaj mbretërie….
51
  
Dekreti i dytë, i lëshuar po nga Karli V dhe dërguar më 18 korrik 1534, me të cilin, pasi ka deklaruar 
të lirë nga çdo taksë qytetin e Koronës dhe krahinën e saj, vazhdon:  
―… dhe meqenëse qyteti i Koronës dhe në këtë çast ndodhet në dorë të turqve, arsye për të cilën shumë 
banorë të Koronës, besnikë të madhërisë sonë, të mërguar, të zhveshur nga të gjitha pasuritë që kishin, 
kërkuan të banojnë në mbretërinë tonë për të ruajtuar fe dhe besë.  
Nga lutjet e këtyre mjaft të drejta, Ne, të prirur për mirë, ju porositim dhe ju kërkojmë të gjithë juve të 
sipërpërmendurve  dhe  cilitdo  prej  jush,  me  kusht  që  të  ruhet  forma  e  neneve  ligjore  të  përfshira,  të 
respektoni  dhe  të  zbatoni  imunitetet  e  parashikuara  aty  për  të  gjithë  koronezët  që  kanë  qëndruar  në 
mbretërinë  tonë  dhe  t’i  lejoni  që,  plotësisht  dhe  lirshëm,  të  përdorin,  të  shfrytëzojnë  dhe  të  gëzojnë 
imunitetet e veta...
52
  
Ndër lehtësimet që iu dhanë koronasve nga Filipi III, gjejmë si vijon:  
Neni III… nënshtetasit e lartpërmendur lejohen të mbajnë armë në të gjitha mbretëritë dhe viset nën 
juridikionin tonë, madje edhe brenda dhomave të Madhërisë së tyre dhe zyrtarëve të tyre, ashtu siç ua 
kanë lejuar mbretërit paraardhës.‖ 
53
  
Hora  e  Arbëreshëve  ose  Piana  deli  Albanezi,  është  kolonia  më  e  madhe  e  shqiptarëve  në  Sicili. 
Banorët e thërrisnin dhe ―Sheshi i Arbëreshëve‖, ndonëse sicilianët, deri vonë, e njihnin me emërtimin Piana 
dei  Greçi,  për  shkak  të  ritit  grek  që  përdorën  arbëreshët.  Piana  deli  Albanezi  u  themelua  pas  vdekjes  së 
Skënderbeut.  Mendohet  se  kjo  koloni  u  themelua  nga  popullsi  e  ardhur  nga  krahina  e  Himarës  dhe  e 
Çamërisë. Pas përballjes me turqit, ata humbën dhe u detyruan të largohen drejt Italisë. Si fillim, u vendosën 
                                                 
51
    Dorsa, Shqiptarët, hulumtime dhe mendime,  102 
52
    Po aty, .103 
53
    Po aty, .104 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   11   12   13   14   15   16   17   18   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə