Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 1.01 Mb.

səhifə19/102
tarix25.07.2018
ölçüsü1.01 Mb.
1   ...   15   16   17   18   19   20   21   22   ...   102

 

 
Luftërat e Napoleonit ndryshuan hartën politike të Italisë dhe sollën një sërë shndërrimesh ekonomike 
e politike me karakter borgjez. Megjithatë, Napoleoni e bëri vendin gjysmë-koloni dhe periudha e sundimit 
të tij shpejtoi procesin e shthurjes së feudalizmit, si dhe ndihmoi në forcimin e vetëdijes kombëtare në masat 
popullore  të  Italisë.
78
  Kështu,  në  maj  1812
79
,  krijohet  në  Italinë  e  Jugut  shoqëria  e  fshehtë  e  karbunarëve, 
synimi i të cilës ishte lufta për të realizuar bashkimin e Italisë. Në 1815, Italia nuk ishte gjë tjetër veçse një 
territor  i  përbërë  nga  tetë  shtete  të  ndara,  pjesa  më  e  madhe  e  të  cilave  nën  kontrollin  e  drejtpërdrejtë  të 
Austrisë.
80
 Populli nisi luftën kundër zgjedhës së huaj në vitet 1820-1821 dhe 1830, i drejtuar nga organizata 
e  fshehtë  karbunarëve  dhe  borgjezia  liberale,  të  cilat  arritën  vetëm  të  kufizonin  absolutizmin  me  anë  të 
kushtetutës.
81
  Ndërsa  shtetet  që  mbeteshin  qeveriseshin  nga  mbretër  absolutë.  Përpjekjet  e  para  për 
bashkimin  e  Italisë  nisën  në  vitet  1820.  Nismëtari  i  parë  ishte  Xhuzepe  Mazini,  me  krijimin  e  organizatës 
―Italia e Re‖.
82
 Udhëheqës të saj ishin karbunarët italianë, synimi i të cilëve, krahas bashkimit të Italisë, ishte 
ta rendisnin atë përkrah vendeve të fuqishme evropiane të kohës. Nën trysninë e saj, mbretërit e shteteve të 
Toskanës dhe Piemontit miratuan kushtetutat e para me karakter liberal. Në këtë kohë, Mbretëria e Sardenjës 
i shpalli luftë Austrisë. Në Romë u krijua Republika Romane, në krye të qeverisë së të cilës u caktua Mazini. 
Rol  të  rëndësishëm  luajtën  dhe  personazhe  si Kavuri dhe  Garibaldi, të cilët janë  konsideruar  si  projekte  të 
bashkimit politik të italianëve.
83
 Lufta mori hov të ri pas vitit 1830. Në këtë periudhë, Mazini, udhëheqës i 
organizatës ―Italia e re‖, organizoi një sërë kryengritjesh të kufizuara, të cilat dështuan. Lufta për bashkimin 
e  Italisë  vazhdoi  edhe  në  vitet  1840,  duke  vijuar  në  vitet  1848-1849,  dhe  përfundoi  në  vitin  1861  me 
bashkimin e Italisë, i cili u krye plotësisht në vitin 1871. Në këtë luftë të gjatë të popullit italian për liri dhe 
pavarësi,  Kalabria  dhe  Sicilia,  që  bënin  pjesë  në  Mbretërinë  e  Napolit  dhe  të  Dy  Sicilive,  u  shquan  për 
pjesmarrjen e tyre. Populli i Mbretërisë së Napolit e të Sicilisë e priti me entuziazëm krijimin e Republikës, e 
cila largoi për një kohë të shkurtër burbonët dhe tronditi themelet e feudalizmit dhe absolutizmit. Kushtetuta 
e  saj  qe  shëmbëlltyrë  e  kushtetutës  frënge  të  1795-ës,  ku  bujaria  dhe  kleri  humbisnin  privilegjet  klasore. 
Luftën për bashkimin e Italisë e mbështetën fuqishëm arbëreshët të cilët, prej kohësh, kishin krijuar ngujimet 
e tyre në gjithë Italinë. Shqiptarët e gjendur nën Perandorinë Osmane në një situatë jo të mirë ekonomike dhe 
shoqërore, menduan se zgjidhja më e mirë do të ishte emigrimi drejt vendeve fqinje. Një pjesë e mirë e tyre, 
gjatë shekujve XIV-XV, emigroi drejt Italisë. Popullsia shqiptare nuk u asimilua, por diti të ruajë origjinën, 
kulturën dhe traditat e vendit të tyre të origjinës.  
                                                 
78
   Zllaku, Me Arbëreshët , 12 
79
   Xhulio Bandi, ― Të Njëmijtët‖. Kujtime për Garibaldin, (Tiranë,1974), 7 
80
   JohnGohch, The unification of Italy,(London : Routledge, 1986), 12 
81
   Zhllaku, Me Arbëreshët , 12 
82
   Spencer M. Di Scala, Italy, from revolution to republic, (U.S.A : Westview  Press, 2009), 81 
83
   
R.Palmer, J.Colton, Ll.Cramer, A history of the modern world, (Ninth EditionAlfred A. Knopf, 2002), 514 


 

Përmendim fshatin shqiptar Piana deli Albanezi (Hora e Arbëreshëve), i cili, sipas gazetës ―Shqypeja 
Shqypenis‖ cilësohet si:“Qytet i ngulmun vetëm me shqyptarë, të cilët kanë ruajtur gjuhën, huqet (doket) e 
zakonet  e  prindërve  që  lanë  atdheun  e  vet  para  400  vjetësh  se  e  shkeli  tyrku  i  zi
84
.  Ajo  që  bashkonte  dy 
popujt  qe  përqafimi  i  çështjes  të  lirisë  dhe  pavarësisë  së  popujve  ballkanikë  kundër  Turqisë.  Historia  e 
Italisë, në këta katër-pesë shekujt e fundit, dëshmon se arbëreshët janë shquar gjithandej si bujq e punëtorë të 
mirë,  si  qytetarë  të  devotshëm,  dhe  kanë  rrojtur  e  rrojnë  në  harmoni  të  plotë  me  fqinjët  e  tyre  italianë, 
ndonëse kanë ruajtur me krenari gjuhën shqipe, traditat kulturore e lidhjet shpirtërore me etninë e zanafillës. 
Edhe sot, arbëreshët thonë se janë ―gjak i shprishur nga Albania‖, por kjo gjë nuk i ka penguar të përfshihen 
plot  dinjitet  në  rrjedhat  e  zhvillimeve  pozitive  të  jetës  në  atdheun  e  tyre  të  dytë,  në  Itali.  Ndihmesa  e 
arbëreshëve të Italisë në shumë fusha (dhe në të gjitha periudhat historike me rëndësi për popullin italian), ka 
qenë e dukshme dhe e njohur nga të gjithë. Në mënyrë të veçantë, mund të përmendet ndihmesa e tyre në 
luftërat  garibaldine  për  bashkimin  e  Italisë,  ku  arbëreshët  e  Kalabrisë  dhe  të  Sicilisë  qenë  në  ballë  të 
luftëtarëve  më  të  shquar,  aq  sa  vetë  Xhuzepe  Garibaldi  i  quante  ―heronj  të  njëmijë  luftërave‖  dhe,  si 
mirënjohje  e  shpërblim,  ofroi  një  shumë  të  madhe  të hollash  për  mëkëmbjen e Kolegjit  Arbëresh  të  Shën-
Adrianit  në  Shën-Mitër  Koronë
85
.  Marrëdhëniet  midis  dy  brigjeve  u  intensifikuan  së  tepërmi  në  shekullin 
XIX dhe sidomos në shekullin XX. Kjo shpjegohet me procesin e krijimit të komb-shtetit dhe përhapjen e 
ideologjisë nacionaliste kudo në Evropë. Në lëvizjet e organizuara nga karbunarët, morën pjesë shqiptarë të 
Italisë  së  Jugut  dhe  Sicilisë.  Pjesëmarrja  e  shqiptarëve  në  lëvizjen  revolucionare  për  bashkimin  e  Italisë 
dëshmohet  nga  të  dhënat  e  pohuara  në  veprën  e  autorit  italian  Françesko  Guardiana  ―Sicilia  në  Rilindjen 
Politike të Italisë, 1795-1860‖
86
. Ai përmend dy figura të shqiptarëve, Xhorxho Salutoja dhe Xhovani Pineli 
nga Hora e Arbëreshëve. Duke folur për dhunën ushtruar në proceset gjyqësore ndaj karbunarëve, ai thekson 
se,  në  këto  procese  politike,  kishte  edhe  mjaft  shqiptarë.  Xhorxho  Salutoja  akuzohej  si  propagandues  i 
rrezikshëm  dhe  person  që  cenonte  rendin  publik,  kurse  Xhovani  Pineli  akuzohej  si  armik  dhe  subjekt  i 
rrezikshëm  për  qeverisjen  e  vendit
87
.  Mes  të  dënuarve  politikë  përmendet  dhe  Matranga  Beliçi,  Paskuale 
Skiroi, Xhovani Piedeskali. Krahas emrave të përmendur më lart, të dhëna ka për pjesëmarrjen në lëvizjen 
karbunare edhe të figurave të tjera si Luigji Noçiti dhe Ferdinando Marini nga Spexano Albaneze, Françesko 
Belici  nga  San  Bazileja  dhe  Pietro  Anxhelo  Toçi.
88
  Në  vitet  30  të  shekullit  XIX,  kudo  në  Itali  u  shtuan 
lëvizjet revolucionare. Revolta të fuqishme pati në 1831 në Modena, Parma, Bolonjë, Umbria, Romë, etj. 
Nën  parrullën  ―Nuk  jemi  modenas,  parmitanë  e  bolonjezë,  por  jemi  italianë”,  u  bashkuan  jo  vetëm 
italianët  përparimtarë,  por  dhe  shumë  shqiptarë,  të  cilët,  të  frymëzuar  nga  idetë  iluministe  evropiane  të 
                                                 
84
  Koli Xoxi, Shqiptarët dhe Garibaldi, (8 Nëntori Tiranë 1979), 113 
85
  Gjovalin Shkurtaj, Ligjërimet  arbëreshe, (Tiranë, 2006), 5 
86
  Francesco Guardiana., La  Sicilia  nellle  rigenerazione politica d’Italia 1795-1860, (Palermo,1912), 279 
87
  Po aty. 
88
  Xoxi, Shqiptarët dhe Garibaldi, 85. 




Dostları ilə paylaş:
1   ...   15   16   17   18   19   20   21   22   ...   102


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2017
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə