Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə20/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   16   17   18   19   20   21   22   23   ...   102

 

kohës, mbështetën revolucionin për bashkimin e Italisë. Shumë familje të shquara dhanë kontributin e tyre në 
mbështetje jo vetëm të çështjes kombëtare, por edhe në mbështetje të ideve iluministe të kohës. 
 
1.2 Pjesëmarrja e arbëreshëve në organizatën “Italia e  Re” të Xhuzepe Maxinit 
 
Për të forcuar më tej lëvizjen përparimtare, revolucionarët italianë themeluan organizatën ―Italia e Re‖ 
në 1831, në krye të së cilës u vendos një ndër figurave më të rëndësishme të kohës, Xhuzepe Maxini. Ai lindi 
në Gjenovë, në vitin 1805. Në 1820, përfundoi studimet për mjekësi dhe, në 1822, filloi studimet për drejtësi, 
ku u diplomua katër vjet më vonë. Që në moshë të re, filloi të botojë në ―Antologjia‖ dhe në të përkohshme 
të tjera.
89
 I frymëzuar nga vepra të autorëve të parapëlqyer si Tit Livi, Bajroni, Shekspiri, Gëte, Taciti, etj., u 
formua si politikan, filozof dhe shkrimtar i cili, në shkrimet e tij, kritikonte sistemin reaksionar të qeverisjes 
edhe bënte thirrje për përmbysjen e tij. Duke e ndier rrezikun e Maxinit, shumë shpejt nxorën një mandat për 
arrestimin e tij. Në këto kushte, Maxini u largua përkohësisht jashtë vendit. Maxini shfaqte në luftën politike 
një angazhim moral, me një konceptim në thelb romantik, duke e parë si një mision të rëndësishëm luftën për 
bashimin e Italisë. Kjo lëvizje politike e Maxinit u identifikua me ―Italinë e Re‖, një organizatë politike e 
krijuar prej tij, e cila do të përfaqësonte luftën për bashkimin e Italisë.
90
 Edhe autori Xhorxho Kandeloro, në 
veprën “Problemi dell’unitá d’Italia, atti del Convegno di studi gramsciani” konfirmon se lëvizja maxiniste 
nisi  në  1831  dhe  kishte  si  synim  lirinë  e  pavarsinë  e  Italisë,  duke  bërë  thirrje  se  bashkimi  ishte  e  vetmja 
mënyrë  që  do të sillte  zgjidhte  per  gjendjen  politike në  vend,  duke  e  konceptuar  këtë  bashkim  jo  vetëm  si 
territorial,  por  edhe  politik,  ekonomik  dhe  social.
91
  ―Italia  e  re‖  ishte  një  formë  e  ndërmjetme  midis 
organizatave të mëparshme sektare të shoqërisë së fshehtë dhe asaj që donte kohë të vinte, partisë politike. 
Qëllimi i programit politik të Maxinit ishte jo vetën të realizonte bashkimin e Italisë por, sipas tij, forma më 
e përshtatshme për ta udhëhequr Italinë e bashkuar do të ishte vendosja e Republikës Unitare. Ishte kundër 
monarkisë sepse, sipas tij, ―Liria e Italisë nuk mund të pritej nga ata që e kanë zhdukur në vendet e tyre”
Një  komb‖,  argumentonte  ai,  ―nëse  është  vërtet i  tillë,  pra  nëse  ka  fe,  gjuhë,  zakone  të  përbashkëta,  nuk 
mund  të  jetë  veçse  një  organizëm  unitar‖.  Veç  kësaj  ,  Maxini  thoshte  se  federalizmi  ruante  privilegjet  e 
aristokracisë,  ndërsa  unitarizmi  përkrahte  një  shkallë  barazimi  më  të  madhe  e,  si  pasojë,  kjo  do  të  sillte 
ngritjen morale dhe shoqërore të popullit.  
Duke  vënë  popullin  në  qendër,  Maxini  e  paraqiste  revolucionin  italian  si  vepër  të  popullit  që  do  të 
shpërthente  brenda  shoqërisë  italiane.
92
  Filozofia  maxiniste  për  krijimin  e  Republikës  së  Italisë  ndeshi  në 
                                                 
89
  Giussepe Procacci,  Historia e Italisë  (Toena, Tiranë.2000), 355 
90
  Po aty. f.366. 
91
  Giorgo Candeloro, Problemi dell’ unita d’Italia, atti del Convegno di studi gramsciani: tenuta a Roma 19-21      
     Marzo, 1960, 27. 
92
  Procacci, Historia e Italisë, 357 


 

kundërshtime të hapura nga anëtarë dhe drejtues të ―Italisë së Re‖, të cilët mbështesnin bashkimin e Italisë në 
një monarki dhe jo republikë. Degët e ―Italisë së Re‖ u përhapën në të gjithë vendin, kryesisht në Mbretërinë 
e  dy  Sicilive,  ku  pakënaqësia ndaj  regjimit  burbon  dhe  shtetit  të  Papës  kishte  arritur  kulmin.  Fillimi  i  vitit 
1837 u shoqërua me kryengritje, fillimisht spontane, e më pas më të shpeshta, në qytete si Katania, Sirakuzë, 
Mesinë, Kozencë, Akuila, etj. Në korrik të 1837-es, në krahinën e Kastrovilarit, shpërtheu një kryengritje e 
armatosur kundër regjimit burbon, pjesë e së cilës u bënë dhe shumë shqiptarë. Shtypja e kësaj kryengritjeje 
solli  mjaft  arrestime,  vrasje  e  burgosje  të  shumë  pjesëmarrësve.  Nga  gjykatat  e  burbonëve  u  ekzekutuan 
Denjinjo  Bota  dhe  Françesko  Françeze  nga  Çerzetoja,  Kostandin  Pulieze  nga  San  Balizeja,  etj.  Roli  i 
arbëreshëve në periudhën e Lëvizjes Revolucionare në Itali ka qenë i madh. Kjo tregohet nga pjesmarrja e 
mjaft krahinave të populluara me shqiptarë në luftën revolucionare të viteve 1848-1849 dhe në vitet pasuese, 
luftë e cila përfshiu gjithë popujt evropianë. Kryengritjet në Itali u përhapën në gjithë vendin, në Toskanë, 
Firence,  Milano,  në  Mbretrinë  e  e  dy  Sicilive,  në  Lombardi,  etj.  Qëllimi  i  revolucionit  italian  ishte  lufta 
kundër  feudalëve  dhe  çlirimi  i  vendit  nga  pushtuesit  e  huaj.  Ajo  që  gëzoi  popullin  italian  ishte  rikthimi  i 
Garibaldit  nga  Amerika,  i  cili  i  dha rëndësi  çështjes së  bashkimit  kombëtar  pavarësisht  klasave,  ideve  apo 
interesave. Me të u bashkuan jo vetëm revolucionarë italianë, por dhe shqiptarë, të cilët luftuan bashkërisht 
në mbrojtje të çështjes së lirisë. Në revolucionin e 1848-es, në Mbretërinë e dy Sicilive morën pjesë figura si 
Xhovani Emanuele nga Palazo Adriano apo Pietro Piedeskalci (Bidera), Xhuzepe Karnezi apo Spiridon Peta 
nga fshati shqiptar i quajtur Piana deli Albanezi ose Hora e Arbëreshëve. Në lëvizjet revolucionare të 1848-
ës,  krahas  arbëreshëve  të  fshatit  Piana deli  Albanezi, morën  pjesë  edhe nga  Krahina  e  Lungros, Kozencës, 
Kalabria, etj. Nga Kalabria morën pjesë 825 shqiptarë: 14 nga Akuaformoza, 10 nga Kastrorexhioja, 3 nga 
Qeretoja, 16 nga Qivita, 8 nga Falkonare Albaneze, 1 nga Farneta, 33 nga Firmoja, 155 nga Lungroja, 69 nga 
Plaza, 65 nga San Benedeto Ulano, 13 nga Frashinetoja, 36 nga San Kozmoja, 70 nga San Demetrioja, 62 
nga  Specano  Albaneze,  14  nga  San  Martino  di  Finita,  77  nga  Santa  Sofia,  4  nga  San  Xhakomo,  51  nga 
Vakaricoja, etj.
93
  
Një  ndër  figurat  shqiptare  që  u  kthye  në  frymëzuesin  e  lëvizjeve  revolucionare  ishte  Domeniko 
Mauro.  Lindi  në  13  janar  1812  në  San  Demetrio  të  rrethit  të  Kozencës  dhe  vdiq  në  17  janar  1873  në 
Firence.
94
  Studioi  për  drejtësi  në  Napoli.  Mauro,  deri  në  fund  të  vitit  1842,  nuk  ishte  marrë  me  politikë 
aktive, por me letërsi dhe qe një ndër revolucionarët e parë pjesëmarrës në shoqërinë e Maxinit ―Italia e Re‖. 
Qe arrestuar shumë herë nga regjimi burbon për veprimtari politike kundër regjimit. Sipas Dora d‘Istrias, u 
dallua për këmbënguljen dhe trimërinë e tij. Mori pjesë në lëvizjen revolucionare të vitit 1848, ku u bë dhe 
anëtar  i  Asamblesë  Legjislative.
95
  Domeniko  Mauro  ishte  gazetar,  poet,  novelist.  Një  ndër  veprat  më  të 
                                                 
93
  Xoxi, Shqiptarët dhe Garibaldi, 220 
94
  Francesco .Bugliari, Il contributo di personalita italo-albanesi al unita d’Itali, Risorgimento, in Atti II Congreso  
     storico calabrese, (Napoli:Fausto Fiorentino Editore, 1961), 19 
95
  Xoxi, Shqiptarët dhe Garibaldi, 95 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   16   17   18   19   20   21   22   23   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə