Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə22/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   18   19   20   21   22   23   24   25   ...   102

 

historianëve italianë si ―Lufta e parë për pavarësi‖. Po cili ishte Xhuzepe Garibaldi? Ishte djali i një marinari 
dhe  lindi  në  Niza  në  1807.  Që  në  moshë  të  vogël,  i  ndikuar  dhe  nga  i  ati,  u  mësua  me  jetën  në  det.  Në 
moshën 26 vjeçare, drejtonte i vetëm anijen në Detin e Zi, udhëtim në të cili takoi një maxinist, i cili e nxiti 
drejt organizatës ―Xhovane Italia‖. Në Marsejë, njohu Maxinin, i cili e nxiti të promovonte në flotën e tij 
motot revolucionare. Me të u bashkuan jo vetëm revolucionarë italianë, por edhe arbëreshë, pa lënë mënjanë 
dhe  banorë  në  trojet  shqiptare,  të  cilët  luftuan  bashkarisht  në  mbrojtje  të  çështjes  së  lirisë.  Lëvizje 
revolucinare  pati  në  të  gjithë  Italinë  por,  me  gjithë  përpjekjet,  nuk  arritën  të  eleminonin  plotësisht  klasat 
sunduese reaksionare.  
Forcat reaksionare sollën në fuqi të ashtuquajturit ―liberalë‖, me Kavurin në krye, i cili i kishte vënë si 
qëllim vetes të arrinte bashkimin e Italisë nën spektrin e Mbretërisë së Piemontit. Sapo gjendja u kthye në 
favor  të  reaksionit,  Garibaldi  u shpall  si  ―element turbullues‖
103
  nga  Mbretëria  e  Piemontitm,  e  cila  i  vuri 
prangat e më pas e dëboi jashtë vendit. Jetoi për një kohë të gjatë si emigrant në SHBA, Kinë, Peru, etj, dhe 
u  rikthye  në  vend  më  1854,  bleu  një  tokë  me  ndihmën  e  miqve  dhe  kursimet  e  tij  dhe  punonte  si  bujk  i 
thjeshtë. Ndërkohë, në krye të qeverisë së re të Piemontit, i vetmi ndër shtetet italiane që ruajti monarkinë 
kushtetuese, u  vendos  konti  Kamilo  Benso  Di Kavur.  Kavur  ishte  djali  më  i  vogël  i  një  familjeje  të  vjetër 
fisnike,  i  futur i ri në  karrierën ushtarake  nga  i  ati,  por  që  e  braktisi shumë  shpejt.  Në  moshë  të  pjekur,  iu 
kushtua politikës. Me orientime politike të moderuara, pa ndonjë simpati për revolucionin dhe romantizmin 
politik të makinistëve, lidhi aleancë me rrymat e moderuara të së majtës dhe me përfaqësuesin e tyre më të 
shquar Urbano Ratacin.
104
 Politikani piemontez e kishte plotësisht të qartë para syve synimin për bashkimin 
e  Italisë,  të  cilin  fillimisht  e  shihte  nën  Mbretërinë  e  Piemontit.  Gjatë  revolucionit  të  1848-ës,  lëvizjet  për 
bashkimin e Italisë dështuan përsëri. Kjo gjendje solli që të shihej mundësia për marrjen e masave të tjera të 
cilat do të çonin në çlirimin e vendit.  
Mbështetës i ndjekjes së rrugëve të reja ishte Kamilo de Kavur, kryeministri i Mbretërisë së Sardenjës, 
i cili kishte treguar aftësi të shquara diplomatike. 
105
 Kavuri arriti në përfundimin se bashkimi i Italisë mund 
të realizohej vetëm duke zbatuar dy rrugë konkrete: së pari, fuqizimin e Mbretërisë së Sardenjës dhe së dyti, 
me  mbështetje  nga  aleatë  të  jashtëm.
106
  Ajo  që  ndihmoi  më  shumë  diplomacinë  piemonteze  ishte 
përkeqësimi  i  marrëdhënieve  austro-ruse.  Kavuri  ndoqi  një  politikë  të  adhurueshme,  nga  njëra  anë  duke 
nxitur  ekspeditën  e  njëmijë  vullnetarëve  garibaldinë  dhe,  nga  ana  tjetër,  duke  e  vëzhguar  nga  afër  këtë 
lëvizje,  në  mënyrë  që  prej  saj  të  përfitonte  Piemonti  dhe  jo  përkrahësit  e  Maxinit.
107
  U  vu  re  që  idetë 
maxiniste po gjenin mbështetje në të gjitha shtresat e shoqërisë. Intelektualët vendas ishin të ndjeshëm ndaj 
                                                 
103
  Bandi, ― Të Njëmijtët‖..., 9 
104
  Procacci, Historia e Italisë , 383 
105
 Gooch, The unification of Italy, 20 
106
  Cramer, A history of the modern world503 
107
  Rich, Diplomacia e Fuqive të Mëdha (1814-1914), 134 


 

ndryshimeve. Kurse tregtarët, sipërmarrësit vendas dhe industrialistët, gjenin veten në idetë e reja të cilat do 
të sillnin perspektiva të reja për ta dhe për vendin. Ndonëse përkrahja ishte e madhe, kishte dhe rezistencë. 
Së  pari,  lëvizja  kombëtare  ndeshi  rezistencën  që  vinte  nga  prania  e  ndjenjave  individuale.
108
  Së  dyti, 
strukturat  shoqërore  ishin  të  ndryshme  nga  një  rajon  në  tjetrin,  për  këtë  arsye,  dhe  interesat  nuk  ishin  të 
njëjta.  Pengesat  më  të  mëdha  vinin  nga  Vatikani.
109
  Papa  i  trembej  rënies  së  pushtetit  të  tij  dhe,  për  t`u 
mbrojtur nga ky rrezik, kërkoi mbështetje ne mjediset konservatore si dhe në rritjen e ndikimit te populli i 
thjeshtë, i lidhur me parimet fetare. Lufta e Krimesë (1853-1856) solli një klimë të përshtatshme që Kavuri të 
lidhte aleanca të mundshme. Lidhi me Anglinë dhe Francën Traktatin e 1855-ës, në bazë të të cilit Piemonti 
mori  pjesë  përkrah  anglo-franko-turqve  në  luftën  e  Krimesë,  kundër  Rusisë.  Lidhi  aleancë  me  Napoleonin 
III. Takimi u mbajt në vitin 1858 në fshatin Plombier të Francës. Sipas marrëveshjes, Franca do të hynte në 
luftë  përkrah  Piemontit  kundër  Perandorisë  Austriake.  Në  rast  fitoreje,  Piemonti  do  t`i  lëshonte  Francës 
Savojën dhe Nicën, vendlindjen e heroit Garibaldi, kurse Piemontit do t`i jepej Lombardia. Sërish sipas kësaj 
marrëveshjeje, pas dëbimit të austriakëve, shtetet italiane do të formonin konfederatë nën kryesinë e Papës. 
Kjo marrëveshje u vulos nga martesa e princeshës Klotildë, vajzë e mbretit Viktor Emanuelit II, dhe  princit 
Jeronim Bonaparti.
110
 Lufta mes aleancës franko-italiane dhe Perandorisë Austriake përfundoi me disfatë të 
austriakëve.  Kjo  fitore  e  koalicionit  solli  lëvizje  revolucionare  në  Itali,  lëvizje  të  cilat  nuk  u  pëlqyen  nga 
Franca, e cila nuk e dëshironte një Itali të bashkuar, të fortë ushtarakisht dhe politikisht. Kjo bëri që, shumë 
shpejt, ta prishte aleancën me  Italinë e të nënshkruante armëpushim me austriakët. U takuan në Vilafranka 
dhe vendosën që Lombardia t‘i jepej Piemontit, kurse Venediku t‘i kalonte Austrisë.   
Ky akt nuk qe i papritur për Garibaldin, pasi ai asnjëherë nuk kishte besuar se Italia mund të çlirohej 
nga  Franca,  ndaj  dhe  e  kritikonte  ashpër  politikën  e  Kavurit.  Sipas  Garibaldit,  bashkimi  i  Italisë  mund  të 
arrihej  vetëm  me  mobilizimin  e  gjithë  popullit  italian  në  një  kryengritje  të  përgjithshme.  I  ndodhur  në  një 
gjendje të tillë, Kavuri në 1859 ftoi Garibaldin në Torino për të biseduar lidhur me luftën kundër Austrisë. 
Garibaldi,  i  cili  tashmë  jetonte  i  qetë  në  pronat  e  tij  në  Kaprera,  i  hodhi  pas  krahëve  të  këqijat  që  kishte 
pësuar nga mbretëria e Piemontit dhe u vu në krye të alpinëve, me gradën gjeneral. Korri një fitore të madhe 
në Vareze dhe hyri triumfalisht në Komo. Kjo marrëveshje mes Kavurit dhe Garibaldit, ndikoi që të krijonte 
një  klimë  uniteti  të  të  gjitha  forcave  patriotike  kundër  Austrisë.
111
  Duke  parë  sukseset  e  Garibaldit, 
Napoleoni III, i cili luante rolin e aleatit të devotshëm, hodhi në sulm kundër Austrisë forcat franko-italiane 
të  komanduar  prej  tij.  Ato  hynë  triumfalisht  në  Milano,  ndërsa  Garibaldi  nga  ana  tjetër  mori  Breshian, 
Bergamon  dhe  Salon.  Bolonjia  dhe  Romana  kërkuan  të  bashkoheshin  me  Piemontin,  duke  parë  sukseset  e 
arritura. Të njëjtën gjë kërkonte dhe Modena. Kjo bëri që, në mars 1860, në Toskanë dhe Emilie  të mbahej 
                                                 
108
 Luigi Salvatorelli, Storia d’Italia dai tempi preistorice ai nostri giorni (Torino: Giulio Einaudi Editore, 1986), 2 
109
  Nicholaos Doumanis, Italy Inventing the nation (Arnold : London 2001), 87 
110
  Po aty, f.389. 
111
  Bandi, ― Të Njëmijtët‖, .9 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   18   19   20   21   22   23   24   25   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə