Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə23/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   19   20   21   22   23   24   25   26   ...   102

 
10 
një  plebishit,  i  cili  arriti  të  bashkonte  ligjërisht  këto  vende.  Njëkohësisht  Nica  dhe  Savoja  iu  bashkuan 
Francës. Ky akt nuk i pëlqeu Garibaldit, i cili, si deputet i Nicës, e shihte si antikombëtare këtë veprim që 
cenonte bashkimin e Italisë. Viktor Emanueli II dhe Kavuri nuk e mendonin njëlloj me Garibaldin. Për ta, të 
dilje  hapur  kundër  Francës  nuk  ishte  lëvizje  e  mençur  politike  për  kohën.  Që  këtu  nisi  një  luftë  e  fshehtë 
politike mes Kavurit dhe Garibaldit, të cilët kishin qëndrime të ndryshme lidhur me luftën për bashkimin e 
Italisë. Kavuri e dëshironte bashkimin e Italisë nën Piemontin, por nuk donte të prishte aleancën me Francën. 
Nga  ana  tjetër,  nuk  mund  të  mbështeste  idenë  e  ekspeditës  të  ―Të  Njëmijtëve‖  të  Garibaldit,  kjo  dhe  për 
faktin se, në rast fitoreje, figura qendrore do të ishte Garibaldi me demokratët e tij dhe Kavuri do ta shihte 
veten nën hijen e tij. Mes strukturave ushtarake dhe politike italiane, kishte rryma të ndryshme. Më së shumti 
dalloheshin  radikalët,  monarkistët,  maxinistët  republikanë.  Radikalët  mendonin  se  lufta  për  dëbimin  e 
burbonëve nga Sicilia duhej kombinuar me dhënien e tokave fshatarëve, në mënyrë që të kishin përkrahjen e 
tyre. Në të njëjtën kohë, armiqtë e revolucionit duhej të merrnin dënime të ashpra. Republikanët maxinistë 
ishin  kundër  këtyre  metodave  të  radikalëve.  Sipas  tyre,  këto  metoda  do  të  cenonin  lëvizjen  revolucionare. 
Monarkistët ishin kundër vendosjes së regjimit republikan në Itali, sepse do të humbnin privilegjet. Ata ishin 
për  bashkimin  e  Sicilisë  nën  Monarkinë  e  Savojës.  Italia  e  Jugut  e  përkrahu  këtë  revolucion,  i  cili  nisi  në 
Sicili, kaloi në Napoli e më pas në Kalabri. Gjendja e Italisë së Jugut ishte e rëndë, ekonomikisht e pasigurt, 
dhe  varfëria  kishte  arritur  kulmin,  pa  lënë  mënjanë  urrejtjen  ndaj  burbonëve.  Ishte  kjo  një  ndër  arsyet  pse 
shqiptarët e Italisë së Jugut përkrahën lëvizjen garibaldine. Pas Italisë Qendrore, edhe jugu ngriti krye.  
Më  4  prill  1860,  nën  udhëheqjen  e  republikanëve  sicilianë  dhe  Rozalino  Pilos,  filloi  kryengritja  në 
Palermo,
112
  e  cila  u  shtyp  shumë  shpejt  dhe  udhëheqësit  u  dënuan.  Bërthama  e  lëvizjes  përbëhej  nga 
arbëreshë nga Sicilia dhe fshati Piana deli Arbëreshi. Përmendim  këtu Spiridon Petën, Pietro Piedeskalçin, 
Xhorxho  Piedeskalin,  Xhovani  Karnesin,  Françesko  Alezin,  etj.  Krahas  tyre,  në  mesin  e  republikanëve  të 
Sicilisë, gjendeshin dy ndër personalitetet më të shquara arbëreshe dhe përkrahësit kryesorë të ekspeditës së 
të ―Të Njëmijtëve‖. Një prej tyre ishte Françesko Krispi.
113
 Përgatitjet për kryengritje u bënë në fshatin Piana 
deli Arbëreshi, i cili shquhej për ndihmën e dhënë forcave garibaldine. Për shqiptarët e Pianës, ka vlerësime 
të shumta që vijnë nga figura si G. C. Aba. Ai ishte pjesëmarrës në ekspeditën e ― Të njëmijtëve ‖ dhe ka 
shkruar për popullsinë e Pianës: “Janë njerëz krenarë, të ndershëm, kryelartë për origjinën e tyre. Në këngët 
e  tyre,  e  ruajnë  të  gjallë  ndjenjën  e  katër  shekujve  dhe  ëndërrojnë  ende  që  një  prej  gjakut  të  tyre  do  të 
mundet një ditë t’i shpjerë në atdheun e vjetër, të largët‖. Shumë shqiptarë ndihmuan Garibaldin, shërbyen si 
udhërrëfyes në rrugët që nuk i njihte. Këtë e pohon vetë Garibaldi në kujtimet e tij. Ai shkruan: ―Popullsia e 
Pianës dhe Parkos na ndihmoi shumë si ndihmës dhe njerëz praktikë ‖. Krahas Garibaldit, për rolin e Pianës 
dhe  të  vendbanimeve  të  tjera  arbëreshe,  shkruan  dhe  Dora  D`Istria:  “Qyteti  i  vogël  i  Pianës,  qendra  më  e 
                                                 
112
  V.N.Nevler,  Xhuzepe Garibaldi, (Rilindja: Prishtinë. 1969), 38 
113
  Francesco Crispi ( 4 tetor 1819- 12 gusht1901)  ishte kryeministër i Italisë gjatë viteve 1887-1891 dhe 1893-1896. 


 
11 
madhe e banuar nga shqiptarë të Sicilisë, zuri një vend të rëndësishëm në kryengritje”. 
114
 Edhe shqiptarët e 
Lungros  ndihmuan  Garibaldin  dhe  lëvizjen  e  tij  për  liri  e  pavarësi.  Lidhjet  e  forta  mes  palëve  shqiptaro-
italiane  tregohen  nëpërmjet  shprehjes  të  respektit  dhe  adhurimit  për  figurën  e  Garibaldit.  Në  mesazhin 
―Shpata  e  Italisë‖,  citohet  respekti  dhe  adhurimi  ndaj  Garibaldit,  ku  shkruhej:  ―Bij  trima  të  Epirit  (të 
Shqipërisë)  pasardhësit  e  Skënderbeut,  Marko  Boçarit,  do  të  shënojmë  në  mermer,  orën,  ditën  që  patën 
nderin për t`i shfaqur një dëshmi dashurie çlirimtarit te Sicilisë dhe Napolit.‖
115
. Mendimi i Garibaldit për 
arbëreshët  shprehet  qartë.  Në  një  proklamatë  të  nënshkruar  nga  Anselmo  Lorekio,  president  i  ―La  Societa 
Nazionale Albanese‖ (Shoqëria Kombëtare Shqiptare), gjenden fjalët e mëposhtme:  
Ai fratelli di Shkjperia 
... Në shumë raste, jemi treguar bij të denjë të atdheut tonë, Shqipërisë, sepse në një ditë të shënuar, 
në të cilën luftuam për pavarësinë e atdheut tonë të dytë, Italisë, një grup vëllezërish tanë, ndër të 
cilët, Domeniko Damisi, na bëri me dije mendimin e Xhuzepe Garibaldit, sipas të cilit shqiptarët janë 
“Heronj që janë dalluar në të gjitha luftërat kundër dhunës dhe tiranisë…”
116
  
Krahas shqiptarëve të Pianas, edhe shqiptarët e Sicilisë morën pjesë në Rilindjen italiane. Ndër më të 
përmendurit  në  dokumentet  e  kohës  janë:  vajza  e  re  nga  Piana,  Xhovana  Peta,  e  cila  qe  e  para  që  solli 
flamurin  trengjyrësh  të  Italisë  së  bashkuar,  Françesko  Peta,  kryetar  i  Komitetit  të  fshehtë  në  Piana,  Pietro 
Piedeskali,  Antonio  Petrota,  Xhovani  Suli,  Xhuzepe  Beniçi,  Xhovani  Karnezi,  Nino  Stati,  Filipo  Karini, 
Salvatore Noçia e shumë të tjerë si Xhovani Dorsa, Luka Kuçia, Stefano Vacaroja, Nikola Mustaçia Antonio 
Martalanoja,  por  edhe  nga  Palaco  Adriano  dhe  Mexojusoja.
117
  Lajmi  për  kryengritjen  në  Sicili  u  përhap 
shumë  shpejt  në  gjithë  Italinë.  Garibaldi,  për  të  vazhduar  projektin  e  tij,  duhej  të  kishte  forca  të  shumta 
ushtarake,  gjë  që  e  arriti  deri  diku  më  mbështetjen  që  dha  popullsia  vullnetare  italiane  dhe  shqiptare.  Por 
nevoja  e  bëri  t‘i  drejtohej  Mbretërisë  së  Piemontit  për  ndihmë.  Nga  Kavuri  mori  përgjigje  negative  për 
ndihmën ushtarake, por jo vetëm kaq, ai u përpoq, përmes miqve të tij të afërt, të bindnin Garibaldin të hiqte 
dorë nga ekspedita.
118
 Arbëreshët qenë një mbështetje e fortë e Garibaldit dhe e veprimeve të tij luftarake në 
Sicili dhe Kalabri. Lëvizjes kryengritëse në Sicili i erdhën në ndihmë Garibaldi me 1000 këmishëkuqtë e tij. 
Arbëreshët morën pjesë dhe në qeverinë revolucionare të Garibaldit. Në vend që të shpallej republika, Italia e 
Jugut u bashkua me Piemontin nën dinastinë e Savojës.
119
 Por Garibaldi nuk u ndal dhe, më 6 maj 1860, me 
―Të Njëmijtët‖ u nis nga bregdeti gjenovez dhe, pas 5 ditësh, zbarkoi në Marsala të Sicilisë, korri fitore në 
Kalatafimi, hyri triumfalisht në Palermo ku u shpall ―diktator i Sicilisë‖, korri fitore në Milano dhe hyri në 
Napoli, në Kastelfidardo e në Volturno. Në Palermo, Garibaldi krijoi qeverinë e tij, me pjesëmarrës edhe tre 
                                                 
114
  Dora d‘Istria, ―Shqiptarët e Italisë”, Albania, nr.11 1923, 12-13 
115
  Xoxi, Shqipëtarët dhe Garibaldi, 208. 
116
  AQSH, F,6, D.3, f.1 
117
  Kol Kamsi, ―Shqiptarët e Italisë, kontributi i Italo- Shqiptarëve në Rilindjen ItalianeLeka, 1937, 75. 
118
  Po aty. 
119
  Historia e Letërisë shqipe, (Prishtinë 1975), 295-296 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   19   20   21   22   23   24   25   26   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə