Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 1.01 Mb.

səhifə24/102
tarix25.07.2018
ölçüsü1.01 Mb.
1   ...   20   21   22   23   24   25   26   27   ...   102

 
12 
shqiptarë, Paskuale Skura, Luixhi Gjuria, Françesko Krispi. Ndonëse nuk pati mbështetjen e Mbretërisë së 
Piemontit, Garibaldi vazhdoi ekspeditën e tij në drejtim të Sicilisë, të përmbyste qeverinë burbone dhe, më 
pas,  të  hynte  triumfalisht  në  Napoli.  Në  gusht  1860,  Garibaldi  bëri  thirrje  për  mobilizim  të  përgjithshëm, 
thirrje së cilës iu përgjigjën dhe shumë shqiptarë, të cilët prisnin zbarkimin e çlirimtarëve në jug. Një  ndër 
figurat kryesore të lëvizjes ishte Domeniko Damisi, i cili i shkruante vëllait të tij:  
I  dashur  vëlla,  ndodhem  në  Sicili  prej  rreth  një  muaj  e  gjysmë.  Për  çka  dhe  çfarë  qëllimi,  nuk  ka 
nevojë  ta  them,  sepse  ti  e  di  mirë.  Do  të  vijmë  dhe  aty  për  një  kohë  të  shkurtër  dhe  për  të  njëjtin 
qëllim... Ti përgatitu të na presësh mirë. Para meje do të arrijnë... tre shokët e mi shumë të dashur, 
Antonio Plutinioja, Françesko Stokoja dhe Ferdinando Bianki. Kjo letër e imja do të mbërrijë tek ti 
përmes njërit prej tyre. Përpiqu të takosh dhe mbledhësh sa më shumë njerëz të armatosur, sepse i 
duhen luftës sonë. Do të ftosh për këtë punë të gjithë miqtë e vendeve të ndryshme të krahinës sonë 
dhe  krahinave  të  tjera.  Shkruaju  Tabanit,  vëllezërve  Oliverio,  Brunove,  Balsanove,  Luçëve, 
Gramotit, Severinos, vëllezërve Migaldi dhe gjithë të tjerëve që mendon se janë përkrahës të luftës 
sonë... Mungesa e armëve të mos ju shqetësojë, sepse do të kemi mjaft dhe nuk do të jeni të vetmuar, 
se ne do të arrijmë shumë shpejt atje.
120
  
         Në letër shihet qartë se autori i bën thirrje jo vetëm vëllait të vet, por gjithë shqiptarëve kalabrezë dhe 
italianë  të  mobilizohen  për  luftë  dhe  të  përgatiten  për  fitore.  Radhët  e  ushtrisë  së  Garibaldit  u  shtuan  me 
vullnetarë shqiptarë.  Nga  San  Benedeto  Ulano  shkuan  500  prej  2.500 banorëve  sa  kishte  gjithë  fshati,  nga 
Lungro  u  nisën  500,  nga  Spexano  Albaneze  130,  një  numër  i  konsiderueshëm  vullnetarësh  shkuan  nga 
fshatrat Firmoza, Frashineto, Kasano, etj.
121
 Gjatë lëvizjes çlirimtare në Sicili, thuhet që patriotët e vjetër dhe 
të rinj shqiptarë, e shoqëruan Garibaldin deri në Napoli. Thuhet që morën pjesë rreth 500 italo-albanezi, ndër 
të cilët përmendet heroi Sapri Batista Falkone, i cili u arsimua në kolegjin San Demetrio Korone. Krahas tij, 
mes ―Të Njëmijëve‖ përmendet dhe emri i Mikelanxhelo Barones nga Mexojuso
122
. Kontributi i shqiptarëve 
shihet dhe në pritjen dhe mbështetjen që i dhanë Garibaldit dhe luftës së tij shqiptarët e Kalabrisë. Mbërritja 
e  Garibaldit  në  Kalabri  u  prit  me  entuziazëm  nga  banorët  e  Lungras  dhe  Spexano  Albanezes.  Sipas  të 
dhënave, vetëm nga fshatrat shqiptare të Kozencës u mblodhën 1300 shqiptarë të armatosur. Korpusi i parë 
që  u formua  më  1860  ishte  vetëm  me  shqiptarë, të  cilët i  detyruan  trupat  burbone  të  dorëzonin  armët.  Një 
element  tjetër  për t`u  shënuar,  krahas  pjesëmarrjes  të  burrave  shqiptarë  në lëvizjen  për  pavarësi,  është  dhe 
pjesëmarrja e grave të reja shqiptare si Paskualina Toskareli nga San Benedetoja. Ajo luftoi së bashku me 
luftëtarë të tjerë në Napoli, në Volturno, dhe ra heroikisht në Kompotenezë.
123
 Babai i saj vdiq në lëvizjen 
                                                 
120
  Xoxi, Shqipëtarët dhe Garibaldi, 367. 
121
  Po aty 
122
  Francesco. Bulgari, Il contributo di personalita italo-albanesi al unita dItalia, Risorgimento in Atti II Congreso  
      storico calabrese  (Fausto Fiorentino Editore, Napoli, 1961), 23 
123
  Po aty, 392. 


 
13 
revolucionare të 1844-ës dhe vëllai iu vra në Kastrovillari. Ajo deklaroi se donte të merrte hakun e tyre ndaj, 
ashtu si dhe Anita Garibaldi, u bë pjesë e lëvizjes revolucionare garibaldine, duke e ndjekur Garibaldin në 
betejën  e  Volturnos,  si  dhe  në  hyrjen  ngadhënjimtare  në  Napoli.  Kjo  ishte  P.  Toskareli.
124
  Sipas  Dora 
d`Istrias,  gratë  shqiptare  thyen  të  parat  akullin  nën  nxitjen  garibaldine,  pa  pasur  frikë  nga  mallkimet  e 
priftërinjve katolikë reaksionarë. Ky pohim i Dora d`Istrias shpreh qartë mendimin se jo vetëm burrat, por 
dhe  gratë  shqiptare,  të  pajisura  me  ndjenjën  e  fortë  të  trimërisë  dhe  dëshirën  për  liri,  kanë  ndihmuar  në 
realizimin  e  objektivave  garibaldine.  Nuk  duhet  harruar  dhe  kontributi  i  shqiptarëve  në  Italinë  e  Jugut,  ku 
përmendet emri i një figure të rëndësishme të quajtur Axhensilao Milano. Ai u shqua për atentatin që i bëri 
Mbretit të Napolit, Ferdinandit II . Gjesti i tij heroik rrëmbeu Italinë e asaj kohe. Ky veprim, i kryer nga një 
shqiptar, tregon rolin e madh që kanë pasur shqiptarët në politikën italiane të kohës. ―Kujtimi i Axhensilao 
Milanos  mbetet  i  shenjtë  për  vendin,  i  cili  me  heroizëm  luftoi  për  lirinë  kundër  pushtuesit‖.
125
  Këto  janë 
fjalët e Xhuzepe Garibaldit, i cili në 1860, vendosi t‘i japë një pension mujor rreth tridhjetë dukatë nënës të 
të dënuarit, Madalena Ruso, si dhe motrave të tij. Ky gjest i Garibaldit tregon konsideratën e tij për Milanon, 
i cili dha jetën për lirinë e Italisë. Ai u konfirmoi hetuesve që e morën në gjykim e më pas e dënuan, se nuk 
kishte asnjë pendesë për gjestin e kryer. Madje konfirmoi që tentoi ta vriste mbretin për idealin e tij, i cili 
ishte liria dhe lumturia e popullit të tij
126
. Këto ishin fjalët e tij nën tortura. Me figurën e Axhensilao Milanos 
u morën studiuesit Rafaele De Çezare dhe Mikelanxhelo Mendela. Sipas tyre, Axhensilao Milanoja studioi 
në kolegjin italo-shqiptar në San Demetrio Korone, kolegj i cili përgatiti të rinj revolucionarë. Milano ishte 
një ri revolucionar me ndjenja të forta liridashëse. Ai krijoi një komitet të shpëtimit publik, i cili qe përbërë 
nga  figura  të  shquara  si  Damis,  Milano,  Bafa,  etj.  Atentati  që  realizoi  Axhensilaoja  nuk  qe  rastësi  ose  i 
pamenduar,  por  një  komplot  i  menduar  kundër  politikës  proburbone.  Në  kolegjin  San  Demetrio,  Milanoja, 
përveç se frymëzohej nga ide revolucionare
127
, ndau dhe mendimet rreth një Italie të re plot mirëqenie, fakt 
të  cilin  e  shprehu  edhe  në  çastin  e  fundit  të  jetës.  Mesazhi  i  fundit  i  Axhensilao  Milanos,  kur  u  kryetari  i 
gjykatës  i  dha  të  drejtën  e  fjalës  për  të  shprehur  dëshirën  e  fundit,  i  kushtohej  gjendjes  së  popullit  nën 
qeverisjen e burbonëve. Kur kryetari i gjykatës i kërkoi në kishte gjë tjetër për të shtuar, ai u përgjigj:“Jo. 
Mbrojtësi  im  bëri  gjithçka  ishte  e  mundur”,  dhe  vazhdoi  fjalinë  duke  theksuar  se  tashmë  për  të  gjithçka 
kishte përfunduar. ―Por, ju lutem, të bëni të mundur të arrijë te sovrani lutja ime, që ai të shkojë të vizitojë 
provincat për të parë nga afër gjendjen e rëndë në të cilën jetojnë nënshtetasit e tij.
128
 Jo vetëm shqiptarët e 
Italisë, por dhe banorë aktualë nga trojet shqiptare, morën pjesë aktive në këtë luftë. Pjesëmarrja e Pashko 
Vasës  dhe  ndihmesa  e  tij  e  drejtpërdrejtë  në  luftën  për  çlirimin  e  Italisë  fqinje,  dëshmohet  nga 
                                                 
124
  Bulgari, Il contributo di personalita italo-albanesi al unita d’Italia,  33. 
125
  Michelangelo Mendella, Agesilao Milano e la cospirazione antiburbonica dell 1856, Parte 1-2, 1 
126
  Bulgari, Il contributo di personalita italo-albanesi al unita d’Italia, 22 
127
  F.I.Fortino, ―Agensilao Milano: Patriota Arbëresh, tra storia e letteratura‖, Hylli i Dritës, nr.3, 44 
128
  Po aty 




Dostları ilə paylaş:
1   ...   20   21   22   23   24   25   26   27   ...   102


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2017
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə