Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə26/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   22   23   24   25   26   27   28   29   ...   102

 
16 
Shteti italian u krijua në 1861, pas peripecish të shumta. Megjithatë, procesi i bashkimit nuk u realizua 
lehtësisht. Nga njëra anë, përplasjet me Austrinë dhe, nga ana tjetër, rezistenca e Papatit, i mbështetur edhe 
nga Franca,vështirësuan përpjekjet e italianëve për krijimin e shtetit kombëtar.
137
 Për sa i përket qëndrimit të 
Austrisë, deklarohet nga dokumente të shumta se lëvizja garibaldine ishte gjithnjë e vëzhguar nga autoritet 
diplomatike, konsullore e policore të Austrisë. Numri i atdhetarëve italianë të përndjekur nga austriakët, të 
cilët mundën të gjenin strehim në trojet shqiptare, nuk qe i pakët. Ky qëndrim dashamirës i palës shqiptare 
dukej  shqetësues  për  autoritetet  konsullore  austriake.  Në  një  letër  që  konsulli  i  Perandorisë  Austriake  në 
Durrës  i  dërgonte  ipekshvit  katolik  Xhovani  Topiç,  më  4  shkurt  1856,  i  vinte  në  dukje  veprimtarinë  e 
qytetarit Dr. Orencio Dedano. Sipas këtij njoftimi, personi në fjalë ishte pjesëtar i Shoqërisë ―Italia e Re‖, 
qëllimi i të cilës ishte shkatërrimi i shtëpive mbretërore, formimi i unionit politik të Italisë dhe lufta kundër 
pushtetit të Selisë së Shenjtë, synime të cilat binin ndesh me interesat perandorake të Vjenës. Më parë, Dr. 
Orencioja veprimtarinë e tij e kishte zhvilluar në krahinën e Leçes. Pas rivendosjes së ―rregullit dhe qetësisë‖ 
në atë krahinë, siç thuhet në dokument, gjykata e kishte dënuar me shumë vite burg. Për t`i shpëtuar dënimit, 
u largua nga Italia, në fillim në Korfuz, më pas, në Shkodër. Këtu, sapo ishte themeluar një klub me emrin 
―Mbledhje për leximin e gazetave dhe revistave‖. Një klub i tillë kishte tërhequr mjaft banorë të Shkodrës. 
Pikërisht  jehona  pozitive  që  gjente  veprimtaria  këtij  personi  në  Shkodër  shqetësonte  konsullin  austriak. 
Prandaj kërkoi që, në mënyrë urgjente, ipeshkvi i Shkodrës të ndërhynte për të ndërprerë aktivitetin e këtij 
klubi,  veprimtaria  e  të  cilit,  nën  udhëheqjen  e  këtij  revolucionari,  përbënte  rrezikshmëri. 
138
  Emigrantin 
napoletan  Orencio  Denado  e  gjejmë  më  pas,  në  1859,  në  shërbim  të  zëvendës  konsullatës  angleze  të 
Shkodër,  në  vend  të  Spiridon  Bonatit.  Elementë  të  tillë  qenë  vendosur  në  Shkodër  e  vise  të  tjera  dhe 
shërbenin  si  bazë  për  zgjerimin  e  lidhjeve  midis  qarqeve  përparimtare  shqiptare  dhe  atyre  italiane  në  dy 
brigjet  e  Adriatikut.  Nga  ana  tjetër,  dokumentet  e  gjetura  na  japin  informacion  për  veprimtarinë  e  mjaft 
atdhetarëve  shqiptarë  si  Pashko  Vasa,  veprimtari  që  shkonte  në  mbështetje  të  reparteve  arbëreshe,  të  cilat 
vazhdonin të vepronin përkrah Garibaldit dhe nën udhëheqjen e tij. Pavarësisht nga përmasat dhe rezultatet e 
planeve  garibaldine,  dokumentacioni  i  huaj  dhe  vendas  flet  për  lidhjet  e  forta  dhe  bashkëpunimin  që  kanë 
pasur  mes  tyre  shqiptarët  dhe  italianët,  në  vitet  1856-1866.  Qarqet atdhetare  të kohës,  edhe  pas  vitit  1866, 
vazhdonin  të  kishin  besim  në  përkrahjen  e  qarqeve  përparimtare  italiane,  siç  kishin  besim  se  Xhuzepe 
Garibaldi  do  ta  përkrahte  sërish  çështjen  shqiptare,  gjë  e  cila  do  të  shihet  në  ngjarjet  në  vazhdim  të  këtij 
punimi.  Jehona  e  luftërave  për  bashkimin  e  Italisë  vazhdonte  të  ushtronte  ndikim  e  të  ndihej  fuqishëm  në 
Shqipëri. Më 1 janar të vitit 1897,vinte lajmërimi nga Shkodra se, të premten e fundit të vitit, më 27 dhjetor 
1878, në shtëpinë e një zotërie shkodran, u dha pasdreke një pritje, ku ishin ftuar familje të nderuara dhe në 
të cilën morën pjesë shumë njerëz. Është thënë dhe është pranuar se bëhet fjalë për shtëpinë e Zef Jubanit. 
                                                 
137
  Doumanis, Italy Inventing the nation, 37 
138
  AQSH, F.132, D. nr.10,V.1856, f.1-2 


 
17 
Me  këtë  rast,  u  brohorit  “Rroftë  Liria!‖…  Autori  i  këtij  dokumenti  arrin  në  përfundimin  se  qëndrimet  e 
mbajtura  në  këtë  mbrëmje  janë  shprehje  e  hapur  e  ndjenjave  dhe  mendimeve  të  pjesëmarrësve  të  saj.  Kjo 
demonstratë,  siç  e  quan  ai,  mund  të  merret  si  shprehje  e  ndjenjës  së  popullit  shkodran  apo  e  pjesës  më  të 
madhe të tij. 
139
Qëndrime të tilla nuk qenë të rastit. Ato qenë plotësisht të lidhura me raportet bashkëpunuese 
mes qarqeve atdhetare italiane dhe shqiptare në dy anët e Adriatikut, ku rol të rëndësishëm padyshim kishin 
arbëreshët. Demonstrime të tilla ishin shprehje e shpresës që kishin shqiptarët se tashmë kishte ardhur koha 
që  Garibaldi  të  vinte  në  jetë  angazhimet  që  kishte  marrë  për  të  ndihmuar  popullin  shqiptar  në  luftën  për 
çlirim. Bashkimi i Italisë i atribuohet kryesisht rolit të Mbretërisë së Sardenjës dhe Piemontit, e cila shërbeu 
si  bërthamë  e  ideve  kombëtare  italiane.  Rol  të  padiskutueshëm  luajtën  dhe  personazhe  si  Kavuri  dhe 
Garibaldi, të cilët janë konsideruar si arkitektë dhe zbatues të bashkimit politik të italianëve.
140
 Por rrethanat 
nuk  e  favorizuan  kurorëzimin  me  sukses  të  ekspeditës  garibaldine.  Mbreti  i  Piemontit  dhe  kryeministri 
Kavur  nuk  mund  ta  shihnin  Garibaldin  të  vinte  në  krye  të  vendit,  për  këtë  arsye  u  bënë  pengesë  që  ai  të 
vazhdonte  luftën  për  bashkimin  e  Italisë.  I  gjendur  në  një  situatë  të  tillë,  Garibaldi  pranoi  që  Italia  të 
bashkohej  nën  Piemont  edhe  pa  Romën  dhe  Venedikun.  Më  1861,  u  mblodh  parlamenti  i  parë  i  Italisë  së 
bashkuar,  i  cili  shpalli  Italinë  Mbretëri  dhe  Viktor  Emanuelin  II,  mbret  të  saj.  Përpjekjet  e  Garibaldit 
vazhduan sërish derisa, në 1866, arriti të çlirojë Venedikun dhe, më 1870, çliroi dhe bashkoi me Italinë edhe 
Romën.  Roma  u  bë  kryeqytet  efektiv  i  Italisë  në  1871.
141
  Tensionet  e  shfaqjes  së  një  fuqie  të  gjashtë 
madhore,  të  ndërthurura  në  koncertin  evropian,  nxorën  në  pah  problemet  e  njohjes  së  Italisë 
ndërkombëtarisht. Lidhur me këtë çështje, pavarësisht udhëzimeve që u kishte dhënë Kavuri përfaqësuesve 
të Italisë në kryeqytete të ndryshme të botës, këta të fundit nuk jepnin deklarata të qarta lidhur me njohjen e 
Italisë.  Këto  shtete  fillimisht  njihnin  vetëm  titullin  e  ri  të  mbretit  italian  Viktor  Emanueli  II,  proces  ky  që 
justifikohej me njohjen graduale. Në mbledhjen e Torinos, mes shumë përfaqësuesve diplomatikë nga vende 
të ndryshme, ishte Britania e Madhe ajo që ndërmori hapin e parë, më 30 mars 1861, për njohjen e Italisë si 
shtet.
142
  Konfederata  e  sapozgjedhur  e  shteteve  të  jugut  njohu  bashkimin  e  Italisë  me  30  mars  1861  dhe 
SHBA-ja më 13 prill 1861.
143
 Në të gjithë këtë lëvizje të fuqishme, shqiptarët dhanë kontribut të madh , fakt 
i cili i afroi më tepër dy popujt që lagen nga një det. Lidhjet dypalëshe u forcuan më tepër dhe si rezultat i 
afrimit që Garibaldi po tentonte të realizonte. Përpjekjet për bashkërendimin e veprimeve midis atdhetarëve 
shqiptarë dhe Garibaldit, janë të fuqishme  gjatë viteve 1856-1866, periudhë e cila lidhet me përpjekjet për 
organizmin  e  një  ekspedite  garibaldine  në  Shqipëri.  Është  koha  kur trojet  shqiptare  zienin  nga  kryengritjet 
kundër reformave centralizuese të administratës osmane, e cila po zhdukte dhe atë pak autonomi krahinore 
                                                 
139
  AQSH,F.132, V,1879. D. Nr.35, f.35 
140
  R. Palmer, J. Colton, Ll. Cramer. A history of the modern world, (Ninth EditionAlfred A. Knopf, 2002),514 
141
  Bandi, Shqipëtarët dhe Garibaldi, 11 
142
  Ch. Seton-Watson,  L’Italia dal liberalizmo al fascizmo 1870-1925.. volume 1, (Editori Laterza,1999),104 
143
  Paolo Alatri. L’unità d’Italia. 1859–1861, Vol. II (Roma: Orientamenti, 1960), 213 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   22   23   24   25   26   27   28   29   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə