Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə27/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   23   24   25   26   27   28   29   30   ...   102

 
18 
dhe  privilegje  që  gëzonin  deri  atëherë  shqiptarët,  në  sajë  të  qëndresës  së  tyre.  Ky  fakt  përmendet  edhe  në 
letërkëmbimet e kohës mes Dora d‘Istrias dhe De Radës. Raportet dashamirëse shqiptaro-italiane u theksuan 
edhe më tej, siç kemi përmendur edhe më lart. Garibaldi ishte një ndër figurat që e shihte me dashamirësi 
lëvizjen kombëtare shqiptare.  
Duke  çmuar  kontributin  që  dhanë  arbëreshët  e  Sicilisë  dhe  Kalabrisë,  i  pushtuar  nga  ndjenja  e 
simpatisë  për  ta,  me  dekret  të  veçantë,  më  2  tetor  1860,  i  dha  kolegjit  arbëresh  kompetenca  të  gjera,  me 
qëllim që të bëhej qendër e vërtetë arsimore. Nga letërkëmbimi me Dora d‘Istrian, del se ai e pa me simpati 
luftën  çlirimtare  të  popullit  shqiptar,  ndërsa  zotohej  ta  përdorte  jetën  e  mbetur  për  të  mirën  e  këtij  populli 
trim‖. Për kryengritjet e vitit 1866, për të cilën vetë Garibaldi qe i interesuar, u shkrua në shumë organe të 
shtypit  të  kohës.  Në  dhjetor  1866,  gazeta  italiane  ―  Tempo‖  dhe  shumë  të  tjera,  folën  për  një  valë 
kryengritjesh  që  kishin  shpërthyer  në  Shqipëri.  Sulltani  kishte  frikën  e  një  kryengritje  të  përgjithshme.  Në 
letërkëmbimin  mes  Dora  d‘Istrias  dhe  De  Radës  shprehet  hapur  dashamirësia  e  Garibaldit  ndaj  popullit 
shqiptar.  Njëkohësisht  vihen  re  dhe  përpjekjet  për  lëvizje  kryengritëse.  Letra  e mëposhtme  e  vërteton  këtë 
fakt.  Sipas  letrës  dërguar  De  Radës,  të  datës  29.12.1866,  theksohet  se  gjeneral  Garibaldi  ka  miratuar 
mendimin e hapjes të një Akademie shqiptare. Nga ana tjetër, në letër paraqitet gatishmëria e Dora d‘Istrias 
për të ndihmuar në organizimin e kryengritjes të përgjithshme në Shqipëri. Gazeta e Ausburgut, njoftonte se 
kjo kryengritje do të shpërthente në mars 1867. Për këtë qëllim, Dora d‘Istria porosiste De Radën t`i thoshte 
shkrimtarit  Vinçens  Dorsa  se:  “kemi  15000  deri  në  20000  pushkë  pesëmbëdhjetë  frëngëshe  të  një  cilësie 
shumë të mirë, të cilat mund t`i kem në dorë, sapo ai të më lajmërojë.
144
 Ngjarjet e viteve 1866-1867, Dora 
d‘Istria i shihte si paralajmërime të rëndësishme që do të çonin në fitoren dhe pavarësinë e kombit shqiptar. 
Në një tjetër letër mes tyre, më 14.11.1866, disa nga paria shqiptare i kanë drejtuar një kërkesë qeverisë që të 
japë fonde të caktuara. Duhet investuar mbi lidhjet e vjetra miqësore shqiptare-italiane dhe mbi interesat që 
këta  të  fundit  kanë  në  brigjet  e  Adriatikut.
145
 Kjo  u  mbështet nga  Garibaldi dhe Krispi.  Por  mangësitë  dhe 
kufizimet e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare ndikuan në ecurinë e përmasat për vendosjen e lidhjeve të ngushta 
mes  qarqeve  demokratike  italiane  dhe  veprimeve  luftarake  në  anën  tjetër  të  Adriatikut.  Pavarësisht  se  kjo 
lëvizje nuk arriti të kurorëzohej, nderimi dhe respekti i shqiptarëve për Garibaldin mbeti i pacenuar.  
Si përfundim, mund të themi se arbëreshët dhanë kontribut të rëndësishëm përmes pjesëmarrjes së tyre 
në luftën për unitetin e Italisë. Nga ana tjetër, për këtë kontribut të dhënë, u vlerësuan nga vetë Garibaldi, i 
cili  nuk  la  rast  pa  përmendur  aftësitë  ushtarake  dhe  politike  të  popullsisë  arbëreshe.  Dhe  pikërisht  qe  ky 
kontribut i dhënë që nxiti Garibaldin të ndihmonte Shqipërinë dhe shqiptarët për të arritur të çliroheshin nga 
pushtuesit osmanë. 
 
                                                 
144
  AQSH, F.24,D.54/1,1866 
145
  AQSH, F.24,D.54/1,1866, f.112 


 
19 
KREU II 
 
F
ILLIMET E LËVIZJES LETRARO
-
KULTURORE NË RADHËT E ARBËRESHËVE
 
 
2.1 Figura të shquara të botës letraro-kulturore-artistike arbëreshe 
                                          
Arbëreshët  e  Italisë  kanë  kontribuar  në  zhvillimin  e  një  veprimtarie  të  gjerë  në  ndihmë  të  çështjes 
shqiptare. Aktiviteti i italo- shqiptarëve qe nxitje e fortë për lëvizjen kombëtare shqiptare. Ndihmesa e tyre 
shihet  në  ―propagandën  këmbëngulëse  me  shtypin,  me  mocione  në  parlament,  me  mitingje  dhe  me 
konferenca‖.
146
  Synimi  i  italo-shqiptarëve  ishte  të  zgjonin  ndërgjegjen  kombëtare  në  Shqipëri  dhe  të 
kujdeseshin  të  përhapnin  atje  programin  e  tyre  politik,  duke  dyfishuar  përpjekjet  për  të  bërë  për  vete 
opinionin  publik  të  Italisë.  Lorekio  pati  pohuar  haptazi  se  dy  parime  themelore  udhëhiqnin  përpjekjet 
politike  të  italo-shqiptarëve.  Njëri  qe  ―Shqipëria  për  shqiptarët‖,  i  cili  përputhej  me  politikën  italiane  dhe 
tjetri,  ―Adriatiku  është  një  det  italian  dhe  shqiptar‖,  diçka  që  italianët  nuk  e  pohonin,  duke  dëshiruar  që 
Adriatiku të ishte një det vetëm italian.
147
 Kontributi i shqiptarëve në realizimin e këtyre qëllimeve qe i madh 
dhe u shfaq në forma të ndryshme. Lëvizja letraro-kulturore dhe artistike e patriotëve italo-shqiptarë, në të 
njëjtën kohë edhe lëvizja politike, po jepte ndihmesë në zgjidhjen e kauzës kombëtare. Në këto lëvizje dhanë 
kontributin e tyre kolonitë italo-shqiptare në rajone të ndryshme si Sicili, Kalabri, Napoli, etj. Këto koloni, 
shfaqën  një  ndjeshmëri  të  lartë  lidhur  me  fatin  e  atdheut  të  tyre.  Ishte  fundi  i  shekullit  XVIII  dhe  mesi  i 
shekullit  XIX,  kohë  në  të  cilën  arbëreshët  e  hodhën  vështrimin  te  bashkatdhetarët  e  tyre,  duke  dashur  të 
kujtojnë jo vetëm të kaluarën heroike, por duke dëshiruar edhe një të ardhme më të mirë. Ata u përpoqën që, 
përmes  veprave  të  tyre,  të  ndihmonin  në  njohjen  më  të  mirë  të  historisë  së  atdheut  dhe,  njëkohësisht,  të 
kontribuonin në rilindjen e tij. 
148
 Të shqetësuar për të ardhmen e vendit dhe pjesëmarrës aktivë në lëvizjet 
për  të  siguruar  pavarësinë  apo  autonominë  e  Shqipërisë  ishin  figura  si  Jeronim  De  Rada,  Vinçens  Dorsa, 
Xhuzepe  Skiroi,  krahas  tyre  dhe  Françesko  Krispi.
149
  Arbëreshët,  gjatë  periudhës  pesëshekullore  në  Itali, 
kanë  formuar  edhe  një  fizionomi  të  tyren  në  lëmin  e  kulturës,  të  artit  dhe,  sidomos,  të  letërsisë.  Kolonitë 
shqiptare në Itali paraqesin një ndër dukuritë më kureshtare të mbijetesës etnike dhe më interesanten, thekson 
në  realizimin  e  tij  Prof.  G.  Andriulli.  Ai  thekson  se  janë  rreth  300  mijë  shqiptarë  të  shpërndarë  në  79 
lokalitete  në  gjithë  Italinë.
150
  Shqiptarët  e  Italisë  kanë  një  letërsi  tepër  të  pasur.  Dëshmi  për  këtë  fakt  janë 
                                                 
146
  Skëndi, Zgjimi kombëtar shqiptar, 214 
147
  Po aty,  214 
148
   Costanza, Cenno storico sugli albanesi d’Italia,  24 
149
  Ennio  Maserati, Comitati "Pro Patria" e il Consiglio Albanese d'Italia nelle carte di Ricciotti Garibaldi :N:  
       Rasegna storica del Risorgimento Italiano.- Anno 46, fasc. 4, ottobre-dicembre, 1979, 24 
150
   G.Andriulli, Le colonie albanesi d’Italia: Primo Congresso di etnografia Italiana,(Roma, 19-20 tetor, 2011), 1 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   23   24   25   26   27   28   29   30   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə