Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə28/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   24   25   26   27   28   29   30   31   ...   102

 
20 
veprat e shkrimtarëve arbëreshë. Nga  kjo diasporë, kanë dalë poetë dhe studiues të shquar , si Jeronim De 
Rada,  Vinçens  Dorsa,  Zef  Skiroi,  etj.,  të  cilët  mbeten  figura  të  mëdha  mendore  politike  dhe  kulturore  të 
Rilindjes  Shqiptare  gjatë  shekullit  XIX.
151
  Rilindja  qe  një  epokë  e  zgjimit  të  ndërgjegjes  kombëtare  të 
shqiptarëve,  të  formimit  të  shtetit  dhe  kulturës  së  tyre.  Arbëreshët  i  dhanë  kësaj  kulture  dhe  lëvizjeje,  jo 
vetëm  emrat  e  shquar  të  përmendur  më  lart,  por  dhe  modelin  e  një  letërsie  e  cila  qe  shtyllë  e  fortë 
mbështetëse  e  lëvizjes  politike  për  liri  e  pavarësi.
152
  Gjatë  shekujve  XVIII  dhe  XIX,  krahas  letërsisë  me 
objekt  fetar,  iu  dha  rëndësi  dhe  veprave  me  karakter  folkloristik,  gjuhësor  dhe  politik.  Nisi  një  lëvizje 
kulturore  letrare  dhe  politike  që  i  hapi  rrugë  zgjimit  kombëtar  shqiptar.  Me  rëndësi  ishte  edhe  puna  e 
arbëreshëve të Italisë, në shekullin XIX e në fillim të shekullit XX, në lëmin e studimeve shqiptare, sidomos 
të folklorit, gjuhës e letërsisë shqiptare. Për mbledhjen e folklorit të arbëreshëve të Sicilisë e të Kalabrisë u 
dallua një numër i madh mbledhësish, ndër të cilët më të shquarit qenë De Rada, Dhimitër Kamarda, Anton 
Skura. Figurat më të shquara Xhorxho Guxeta (1682-1756), Paolo Maria Parrino (1710-1765), Nikollë Keta 
(1742-1803),  Xhuzepe  Krispi  (1781-1859),  Jeronim  De  Rada  (1814-1903),  Françesko  Krispi  (1818-1901), 
Dhimitër  Kamarda  (1821-1882),  Vinçens  Dorsa  (1823-1885),  Anselmo  Lorekio  (1843-1924),  Xhuzepe 
Skiroi  (1865-1927)  dhe  shumë  të  tjerë,  të  cilët,  përmes  veprave  të  tyre  letrare,  historike,  gjuhësore  dhe 
politike,  bënë  të  njohur  në  të  gjithë  botën  ekzistencën  e  kombit  shqiptar.
153
  Studiuesi  i  mirënjohur  i 
arbëreshëve të Italisë, K. Kamzi, i cili ka jetuar dhe punuar për një kohë jo të pakët në mjediset arbëreshe në 
fillim të këtij shekulli, shkruan për ta: 
Të pajisur me një karakter të fortë, mbetën për gati pesë a katër shekuj shqiptarë me gjuhë, me 
tradita e doke. Dhe këtë lidhje gjaku nuk e treguan vetëm duke ruajtur me më të madhin kujdes dhe 
një qëndresë të rrallë, vetitë dhe karakteristikat e veçanta të racës sonë, por këtë dashurie shfaqën 
dhe e treguan me shërbime të mëdha në letërsinë shqipe të Rilindjes sonë kombëtare… Shqiptari i 
Sicilisë, i Kalabrisë, i Bazilikës, qëndronte besnik i patundur i traditave të racës së vet… E, me këtë 
qëndresë e shpirt konservativ, u përpoq t`i bëjë ballë rrymave të ndryshme të jetës dhe ndikimit të 
elementit  të  huaj,  për  të  ruajtur  bashkë  cilësitë  etnike  të  kombit  shqiptar  edhe  një  visar  tjetër  të 
çmueshëm, gojëdhënat dhe këngët tradicionale të kohës së Skënderbeut, të cilat përbëjnë pasqyrën e 
gjallë dhe më të vërtetë të dokeve të etërve tanë”.
154
  
Më konkretisht, rreth kontributit kulturor dhe politik të këtyre atdhetarëve shqiptarë, do të diskutohet 
në vazhdimësi të punimit. Krahas figurave të lartpërmendura, shkrimtarë, poetë, studiues të tjerë arbëreshë 
dhanë  kontributin  e  tyre  në  ndërtimin  e  një  fondi  të  pasur  veprash  letrare,  poetike  dhe  gjuhësore.  Përmes 
                                                 
151
   Gjovalin Shkurtaj, ―Dialektologët shkodranë  për të folmet dhe ligjërimet arbëreshe‖ në  Shkodra , arbëreshët dhe    
        lidhjet shqiptaro-italiane―Studime shqiptare‖ nr. 20, Shkodër ( 2013): 149 
152
  Francesco Altimari, Fiorella De Rosa ― Akte të seminarit të III Ndër kombëtare për studimet e arbëreshëve :  
       (Rende- Lungro-Fraschineto- S. Basile, 18-21 Dicembre 1997), .21 
153
   Gaetano PetrottaLetteratura Albanese e Italo-Albanese  (Oficine Grafiche Carlo Ferrari:Venezia,1939), 25 
154
   Kol Kamsi, “Shqiptarët e Italisë‘ Leka, viti VI, Shkodër, 1934, 19 


 
21 
këtyre veprave, autorët nuk reshtin së shprehuri hapur dëshirën për një Shqipëri të lirë dhe të pavarur. Çdo 
katund  apo  qendër  arbëreshe  ka  pasur  dhe  ka  përfaqësuesit  e  vet  në  fusha  të  ndryshme  të  kulturës  dhe  të 
letrave. Vlen të përmendim një sërë emrash të shquar shkrimtarësh që formojnë një pjesë të lartë të historisë 
letrare  të  Shqipërisë.  Nga  Mexojuso:  Nikolo  Filio,  Xhovani  Barbaçi,  Nikolo  Dragota,  Onofrio  Buko, 
Athanasi Skiro, etj. Nga Kontesa Entelina: Nikolo Keta, Spiridone Lo Iakono, Alesandro Skiro, Françesko 
Keta Skiro. Nga Palaxo Adriano: Paolo M. Parrono, Gavril Dara, Andrea Dara, Gavril Dara i Riu, Xhuzepe 
Krispi, ipeshkv dhe professor i greqishtes në Universitetine Palermos, Nikolo Spata, Pietro Kiara, Emanuele 
Bidera,  Françesko  Krispi  Glaviano.  Nga  Piana  Dei  Greçi:  Nikolo  Brankato,  Xhuzepe  Borxhia,  Xhuzepe 
Kamarda,  Xhorxho  Kostandini,  Kristina  Xhentile,  Xhovani  Guxeta,  Xhuzepe  Muzakia,  Francesko  Parrino, 
Xhovani  Skiro,  Vinçenzo  Skiro,  Gernaldo  Beniçi  dhe  Dhimitër  Kamarda.
155
  Maqi  (Macchia  Albanese) 
shquhet si vendlindja e burrave të shquar si Jeronim De Rada, Mikel Markianoi, Dhimitër Mauro, Vinçens 
Dorsa,  Bernard  Bilota,  Françesco  Saluton.  Shën  Benedikti  (San  Benedeto  Ullano)  është  vendi  ku  u 
themelua kolegji arbëresh i Shën Adrianit, po njëkohësisht dhe vendi ku lindën burra të shquar si Arisritide 
Manes,  vëllezërit  Rodota,  Axhensilao  Milano,  etj.  Nga  ngujimet  shqiptare  në  Sicili  përmendim  Hora  e 
Arbëreshëve (Piana deli Albanezi), e cila ishte vatër e hershme dhe e pashuar e arbëreshëve. Në këtë vend 
lindën shkrimtarë dhe figura të mëdha të kulturës dhe letrave shqipe si Lekë Matrënga, Gjergj Guxeta, Zef 
Skiro.
156
 Ata dhanë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës arbëreshe. Këtë e realizuan 
duke  punuar  shumë  përmes  letërsisë  arbëreshe. Veprat  e  tyre  letrare  patën  rëndësi  të  madhe,  sepse  përmes 
tyre, mundën të ruajnë gjuhën e ta përhapin atë duke bërë që kolonitë shqiptare në Itali të mos asimiloheshin. 
Rezistenca shekullore e arbëreshëve lidh bashkë pasurinë kulturore që ishte, duke e ruajtur dhe zhvilluar më 
tej. Shkrimtarët arbëreshë përpiqeshin që, përmes veprave letrare, të pasqyronin botën e bukur shpirtërore si 
dhe ta zhvillonin atë, kurse, nga ana tjetër, të nxisnin dhe forconin dashurinë për atdheun. Një vepër e cila 
pasqyronte të dy këto aspekte ishte vepra e Leke Matrengës, Dottrina Cristiana - E mbësuame e krështerë, 
botuar  në  1592  në  Romë.  Në  letërsinë  artistike,  kontribut  dhanë  shumë  autorë  si:  Jeronim  De  Rada, 
Françesko  Antonio  Santori,  Gavril  Dara  i  Ri,  Zef  Serembe,  Zef  Skiroi  etj.  Këta  autorë,  si  dhe  të  tjerë 
bashkëkohorë,  në  veprat  e  tyre  paraqitën  ngjarje  dhe  problematika  që  lidheshin  me  të  shkuarën  dhe  të 
ardhmen. 
Duke shfaqur momentet historike të së kaluarës, poetët arbëreshë përpiqeshin të evokonin të kaluarën 
historike për të nxitur rritjen e ndërgjegjes kombëtare të popullit. Kjo vihet re dukshëm në evokimin e kokës 
së  artë  të  Skënderbeut,  siç  pasqyrohet  në  veprat  e  De  Radës  dhe  Skiroit,  ku  bashkëpatriotët  e  tyre  bënin 
thirrje  për  fitore  mbi  realitetin  e  vështirë,  duke  besuar  në  rezistencën  e  individit.  Përmes  paraqitjes  të 
                                                 
155
   Petrotta, Arbëreshët e Siqelisë, 70 
156
   Shkurtaj, Shkodra , arbëreshët dhe lidhjet shqiptaro-italiane..., 150 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   24   25   26   27   28   29   30   31   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə