Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə29/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   25   26   27   28   29   30   31   32   ...   102

 
22 
heroizmit,  nderit  dhe  besimit  të  figurave  të  shquara  të  së  kaluarës,  arbëreshët  synonin  të  frymëzonin  ndër 
arbëreshë detyrën e ruajtjes së gjuhës, kulturës, traditave dhe veshjeve popullore.  
Gjuhëtari arbëresh  Dhimitër Kamarda  lindi më 1821 në Piana deli Albanezi (Hora e Arbëreshëve), 
ngulmim  arbëresh  në  Sicili,  vdiq  në  Livorno  më  1882.  Në  vitin  1832,  pas  një  promovimi  të  thjeshtë  në 
Montreal, u përzgjodh nga kryepeshkopi Benedeto Balarmi të vijonte Kolegjin e Shën Athanasit në Romë. 
Kur përfundoi studimet, u gradua prift, u dërgua në vendlindje, ku shërbeu në Oratorin e PP Filipinëve në 
Piana për tre ose katër vjet. Kontribuoi, së bashku me banorë të tjerë napolitanë, duke u ardhur në ndihmë me 
mjete  financiare  dhe  mjete  jetese  kryengritësve  që  morën  pjesë  në  lëvizjen  revolucionare  siciliane  të  vitit 
1848,  me  në  krye  gjeneral  Ribotin.  U  dëbua  nga  Napoli  dhe  u  vendos  përkohësisht  në  Romë.  Për  shkaqe 
vetjake, por dhe i përndjekur nga burdonët, Dhimitër Kamarda u detyrua të linte kuvendin papnor dhe gjeti 
strehë  në  Çezena,  në  një  manastir  benediktinësh.  Por  sërish  u  përndoq  dhe  u  detyrua  të  shpërngulej  në 
Toskanë. Në vitet 1870-1875, Kamarda kishte botuar disa vepra letrare dhe kishte shpalosur studimet e tij, 
me të cilat kishte pajisur dhe Bashkinë e Livornos, e cila e emëroi mësues dhe profesor të gjuhës greke. 
157
 
Kamarda  u  mor  gjatë  gjithë  jetës  me  studimin  e  gjuhës  shqipe.  Ai  ishte  autori  i  veprës  ―Saggio  di 
gramatologia  comparata  sulla  lingua  albaneze‖.  Kjo  vepër,  ndonëse  e  vjetër,  ishte  fryt  i  një  studimi  të 
vlefshëm të gjuhës shqipe. Megjithëse hynte në radhët e studimeve të gjuhësisë shqipe, shihet si një vepër 
me vlera për njohjen e gramatikës së saj. Libri zuri një vend të rëndësishëm në mes studimeve të tjera. Emri i 
Dhimitër  Kamardës,  sipas  Majerit,  meriton  të  përmendet  e  të  ngrihet  në  historinë  e  shkencave.  Askoli 
theksonte kështu për të: ―Libri i tij i siguron një vend të zgjedhur midis shqiptarëve dhe një stoli të vërtetë 
për  literaturën  filologjike.‖
158
    Një  vepër  tjetër  e  tij  ―Appendice”  është  një  antologji  e  poezisë  popullore 
shqiptare.
159
  Në  dy  vëllime,  përfshihet  në  tërësi  një  përmbledhje  këngësh  të  të  gjitha  krahinave  ku  jetonin 
arbëreshë. Kamarda ndihmoi gjithashtu në letrarizmin e gjuhës shqipe. Në 1867, përktheu në shqip studimin 
e Dora d‘Istrias për kombësinë shqiptare. U mundua që, përmes këtij përkthimi, të krijonte një gjuhë letrare 
duke e spastruar nga termat turke e duke huazuar nga gjuha greke. Përkthimi u shoqërua edhe me një poemë 
me përmbajtje revolucionare. Përmes poemës, u bëhej thirrje bashkëkombësve të ngrinin krye ndaj turqve e 
të  bashkoheshin,  pa  marrë  parasysh  ndarjet  fetare.  Dy  veprat  kryesore  që  e  lidhin  Kamardën  me  Dora 
d‘Istrian janë: ― Fytelia arbënore‖ që u botua në Livorno më 1867 dhe libri tjetër i tij ―Shqiptarët për Dora 
d’Istrian‖ që u botua në Livorno më 1870.
160
 ―Fyletia arbënore‖ është përkthimi i artikullit të Dora d‘Istrias 
Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore‖, që u botua në revistën ― Revue des deux Mondes‖ në Paris, 
më 1866. Një vepër e pabotuar e Kamardës është gjetur e në bibliotekën e Pal Skiroit me titull: ―Shkurtore e 
                                                 
157
  Dhori Qiriazi, Dhimitër Kamarda:Studim,  (Botimet Toena, Tiranë, 199), 24 
158
  Jub Kastrati, Historia e Gramatologjisë shqipe,
1635-1944,( Prishtinë: Rilindja1980), .86. 
159
  Çabej, Në botën e arbëreshëve të Italisëpërmbledhje studimesh, 29 
160
  Qiriazi, Dhimitër Kamarda:Studim, 27. 


 
23 
gramatikës së gjuhës shqipe-epiriote.”
161
 Vepra është shkruar në italisht dhe ka datën e vitit 1882. Përmban 
113 faqe në një kopje të daktilografuar, prej së cilës nxirren paradigma e rregulla për një gramatikë praktike 
të shqipes. Më 1869, Kamarda botoi një abetare të vogël të titulluar ―Alfabeto Generale Albano-Epirotico‖, 
ku  propozonte  përdorimin  e  dy  alfabeteve,  njëri  me  bazë  latine  për  gegërishten,  tjetri  me  bazë  greke  për 
toskërishten.  Dhimitër Kamarda  nuk  u  shqua  si  folklorist i  mirëfilltë,  nuk  u  mor  me  mbledhje folklori, siç 
bënë  disa  nga  arbëreshët  e  tjerë  në  Kalabri  apo  Sicili,  si  Keta,  Krispi,  Dorsa,  Gavril  Dara,  De  Rada  apo 
Skiroi. Ai mblodhi të dhëna nga folklori që kishin mbledhur të tjerët dhe i përdori këto materiale për studime 
filologjike, duke e pajisur me tekst, me shënime të shumta dhe me vlerë si në fushën historike, ashtu dhe në 
atë filologjike dhe etimologjike.
162
 Ai botoi këngë të krahinave të Toskërisë, Gegërisë, të folme të krahinës 
së Kalabrisë dhe të Sicilisë, si dhe të kolonive arvanitase në Greqi. Ndër këto këngë të botuara përmendim, 
Rina  dhe  Radavani‖,  ―Duel  e  bukura  në  derë‖,  ―Ligjëron  plaku  me  malet‖.  Nga  këngët  e  Sicilisë 
përmendim këngën mallëngjyese ―O e bukura More” apo ― Atje lart në Muskovat‖, etj. Në vitin 1870, botoi 
një përmbledhje me poezi në nder të Dora d‘Istrias, ku përfshiheshin shkrime të reja dhe këngë popullore.
163
 
Askoli në ―Studimet Kritike‖ të tij (1877) shkruan kështu:  
Në fushën ngushtësisht historike lëviz një gjuhëtar që është italian dhe epiriot në të njëjtën kohë: 
Dhimitër Kamarda, shqiptar i Sicilisë, të cilit i detyrohemi për punimin më të gjerë të gramatikës së 
krahasuar  që  ka  dalë  në  dritë  deri  më  tash  në  gadishull.  Libri  i  tij  siguron  një  vend  të  lartë  mes 
shqiptarëve dhe është një stoli e vërtetë e literaturës filologjike të Italisë së sotme. Gjithashtu, është 
një  nder  për  shqiptarët  e  Italisë  që  mund  të  vënë  këtë  monument  të  qëndrueshëm  që  i  ka  falur 
Kamarda gjuhës së tyre krahas punimeve të vlefshme me të cilët dy italo-shqiptarët e tjerë të ndritur, 
De Rada dhe Dorsa, kujdesen në ditët tona t’i japin shkëlqim.
164
  
Një tjetër burrë i shquar në radhët e arbëreshëve të Italisë është Vinçens Dorsa (1823-1885).  
Dorsa hyri në listën e shkrimtarëve të njohur shqiptaro-italianë të shekullit XIX. Ai shkroi pak në shqip, por 
qe  një  ndër  mbështetësit  kryesorë  të  çështjes  sonë  kombëtare.
165
  Njihet  si  prift  arbëresh,  mbështeti  ritin 
bizantin-  grek,  i  lindur  nga  Vitoria  Belushi  (e  mbesa  e  peshkopit  M.  Belushi)  dhe  Frangjisk  Dorsa, 
magjistrat. Studioi në kolegjin Shën Adriani dhe Kolegjin Grek në Romë. Në Frasnitë, hapi një shkollë për 
rininë arbëreshe, në vitin 1845. Dorsa ka qenë studiues i gjuhës shqipe dhe njohës shumë i mirë i greqishtes. 
Dorsa  është  një  ndër  personalitetet  më  pak  të  popullarizuar  të  kulturës  shqiptare,  por  i  njohur  për 
veprimtarinë e tij në shërbim të kulturës kombëtare. Ai ka hyrë në historinë e kulturës sonë, si i pari studiues 
i  historisë  së  mendimit  letrar  dhe  historian  i  letërsisë  shqipe.  Shfaqet  si  figurë  mjaft  komplekse:  si  kritik 
                                                 
161
  Kastrati, Historia e Gramatologjisë shqipe,1635-1944, 111 
162
  Po aty, 36 
163
  Fotaq Andrea,Arbëreshët e Italisë 1413-2007:antologji e autorëve francezë, udhëpërshkrime, portrete, histori,gjuhë  
       letërsi, kulturë, Nathaly Clayer, Italo-shqiptarët në kërkim të origjinave të tyre, (Tiranë:Via Egnatia, 2012), 517 
164
  Gaetano Petrota, Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare, ( Tiranë : Botimet Almera, 2008), 497 
165
   Bugliari, Il contributo di personalita italo-albanesi al unita dItalia, 118 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   25   26   27   28   29   30   31   32   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə