Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə3/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   102

 
iii 
letrar  e  kulturor,  por  edhe  politik  të  atdhetarëve  shqiptarë  si  De  Rada,  Xh.  Skiroi,  Serembe,  por  edhe 
mjaft të tjerë, pa lënë mënjanë figura të rëndësishme politike si Krispi,i cili, ndonëse kryeministër italian 
për  një  periudhë  të  gjatë  kohore,  nuk  e  mohoi  faktin  e  të  qenurit  shqiptar  apo,  siç  citohet  në  vepra  të 
ndryshme, “albanese di sangue e di cuore”. Ishte pikërisht Krispi që nxiti dhe forcoi marrëdhëniet mes 
shqiptarëve  në  dy  anët  e  Adriatikut.  Ajo  që  nxiti  më  tepër  kureshtjen  për  ta  vazhduar  studimin  e  kësaj 
teze qe studimi i kryer nga Stavro Skëndi. Skëndi, në veprën e tij “Zgjimi kombëtar shqiptar 1878-1912”, 
hedh  dritë  mbi  mjaft  çështje  të  rëndësishme  të  marrëdhënieve  shqiptaro-italiane.  Në  këtë  vepër  të 
Skëndit,  përmendet  kontributi  i  padiskutueshëm  i  arbëreshëve  në  mbrojtje  të  çështjes  kombëtare, 
kontribut i cili u shpreh në forma të ndryshme. Së pari, përmes kongreseve gjuhësore që do të ndihmonin 
jo  vetëm  në  arritjen  e  krijimit  të  një  alfabeti  të  njehsuar  apo  themelimin  e  një  shoqërie  kombëtare 
shqiptare,  por  edhe  nisjen  e  forcimin  e  marrëdhënieve  në  shkallë  më  të  gjerë  me  mëmëdheun.  Krahas 
kongreseve gjuhësore, ndihmesa e tyre shihet në propagandën këmbëngulëse me shtypin, me mocione në 
parlament,  me  mitingje  dhe  me  konferenca.  Fillimi  i  shekullit  të  XX,  shënon  një  rritje  të  veprimtarisë 
kombëtare të italo-shqiptarëve. Lëvizja letraro-kulturore e patriotëve italo-shqiptarë, në të njëjtën kohë 
dhe lëvizja politike, po jepte ndihmesë në zgjidhjen e kauzës kombëtare. Synimi i arbëreshëve ishte zgjimi 
i  ndërgjegjes  kombëtare  në  Shqipëri  dhe  kujdesi  për  të  përhapur  atje  programin  e  tyre  politik  ndërsa, 
nga ana tjetër, ata dyfishuan përpjekjet për të bërë për vete opinionin publik italian. Nuk mund të lihet 
pa përmendur ndihmesa që dhanë arbëreshët në luftën për bashkimin e Italisë. Përmendim pjesëmarrjen 
e mjaft figurave të shquara luftëtarësh arbëreshë, të cilët nuk nguruan të rroknin armët e të luftonin krah 
të  madhit  Garibaldi.  Nga  ana  tjetër,  për  këtë  kontribut  të  dhënë, u  vlerësuan  nga  vetë  Garibaldi,  i cili 
nuk la rast pa përmendur aftësitë ushtarake dhe politike të popullsisë arbëreshe.  
Hulumtimi  i  të  dhënave  për  këtë  studim  nuk  ka  qenë  aspak  i  lehtë.  Hapi  i  parë  ishte  puna  në 
Bibliotekën  Kombëtare,  si  dhe  në  Sektorin  e  Albanologjisë  në  Durrës,  ku  falë  dashamirësisë  së 
punonjësve,  munda  të  siguroj  materiale  të  rëndësishme  për  studimin  tim.  Më  pas,  puna  hulumtuese  u 
drejtua në Institutin e Historisë, duke vazhduar më tej në kërkimin e materialeve arkivore në Arkivin e 
Shtetit  në  Tiranë.  Si  fillim,  shfrytëzova  libra  të  autorëve  bashkëkohorë  shqiptarë  si:  Stavro  Skëndi, 
Gjovalin Shkurtaj, Koli Xoxi, Kolë Kamsi, Ahmet Kondo, etj. Krahas autorëve shqiptarë që kanë dhënë 
një  kontribut  të  rëndësishëm  në  trajtimin  e  çështjes  kombëtare  shqiptare,  nën  këndvështrimin  e  tyre, 
mjaft autorë të tjerë, kryesisht italianë, por edhe autorë me kombësi të tjera, kanë paraqitur mendimet e 
tyre  në  formën  e  botimeve  të  plota  apo  punimeve  të  shkurtra,  të  botuara  në  gazetat  dhe  periodikët  e 
kohës.  Përmendim  autorin  italian  Gaetano  Petrota,  i  cili,  në  mënyrë  të  veçantë,  ka  pasur  në  fokus  të 
studimeve  të  tij  problemet  shqiptare.  Një  libër  me  vlerë  nga  ky  autor  është  libri  me  titull  “Francesco 
Crispi  e  l’Albania”  (Palermo,  1927)  ku  autori  analizon  në  mënyrë  të  përmbledhur  marrëdhëniet  e 


 
iv 
Krispit me komunitetin arbëresh dhe me çështjen kombëtare shqiptare. Sipas autorit, shqiptarët besonin 
se Krispi, si një burrë shteti italian, do të ndihmonte Shqipërinë me qëllim që kjo e fundit të pavarësohej. 
Ai përpiqet të argumentojë pikërisht këtë dimension prej atdhetari të Krispit. Një tjetër studim me vlerë i 
Gaetano Petrotës, i përkthyer në shqip, është “Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare”,  Tiranë, Botimet 
Almera, 2008. Ky studim paraqet rëndësi për tezën time, lidhur kjo me një trajtim të veçantë që autori i 
ka bërë autorëve arbëreshë dhe kontributit të tyre të rëndësishëm në çështjen kombëtare shqiptare. Një 
studiues me vlerë është Kol Kamzi, me veprën e plotë të tij, “Shqiptarët e Italisë”. Kol Kamzi njihet në 
historinë  e  albanologjisë  si  personalitet  dhe  figurë  e  dalluar  e  arsimit  dhe  kulturës  shqiptare, 
njëkohësisht  historian,  filolog,  gjuhëtar,  etno-folklorist  etj.  Kamzi  u  njoh  që  herët  me  botën  e 
arbëreshëve  të  Italisë,  duke  trajtuar  me  imtësi  çështjen  e  ruajtjes  të  gjuhës  dhe  traditave  shqiptare  në 
mjediset e arbëreshëve në Itali. Studimi “Shqiptarët e Italisë” si fillim u botua në disa numra të revistës 
“Leka” (1934-1944), vepër e cila botohet e plotë 45 vjet pas vdekjes së autorit. Kjo vepër paraqet një 
rëndësi  të  veçantë  për  njohjen  më  nga  afër  të  botës  arbëreshe.  Ka  trajtuar  me  hollësi  ngulmimet 
arbëreshe,  arsyet  e  emigrimit  të  tyre  në  Itali  si  dhe  vendbanimet  kryesore  të  tyre.  Të  dhëna  të 
mjaftueshme  na  jep  kjo  vepër  edhe  lidhur  me  figura  të  rëndësishme  arbëreshe  si:  Jeronim  De  Rada, 
Demetrio Kamarda, Jul Varibova, Xhuzepe Skiroi, Zef Serembe, Gavril Dara i Riu, Vinçenso Stratigoi, 
Françesco Krispi, Paskuale Skura etj., figura të cilat kanë kontribuar thellësisht në aspekte të ndryshme 
të jetës arbëreshe, jo vetëm kulturore-artistike dhe letrare, por edhe politike. Krahas të tjerave, autori na 
jep informacion lidhur me jetën arsimore dhe kulturore të arbëreshëve. Kjo shihet në trajtimin e zgjeruar 
që  u  bën  kolegjeve  kryesore  arbëreshe,  si  ai  i  San  Demetrio  Koronës  apo  Shën  Adrianos.  Vinçenso 
Dorsa është një tjetër studiues, i cili ka dhënë kontributin e tij përmes studimit të përkthyer “Shqiptarët, 
Hulumtime dhe mendime” titulli origjinal i të cilit është “Sugli Albanesi, Ricerche e Pensieri”. Studimi i 
tij  ka  rëndësi,  sepse  na  jep  një  kuadër  të  qartë  të  gjendjes  së  Shqipërisë  jo  vetëm  gjatë  kohës  së 
Skënderbeut,  por  sidomos  pas  vdekjes  së  tij,  si  dhe  emigrimin  e  shqiptarëve  në  drejtim  të  rajoneve  të 
ndryshme  të  vendit  fqinj, Italisë.  Krahas  sqarimit të  arsyeve të emigrimit  të shqiptarëve,  Dorsa  jep  një 
pasqyrë të qartë dhe të disa familjeve fisnike shqiptare të cilat, pas vdekjes së Skënderbeut, u vendosën 
në  Mbretërinë  e  Dy  Sicilive,  ku  u  pritën  mjaft  mirë  dhe  fituan  një  sërë  privilegjesh.  Jo  vetëm  kaq,  por 
Dorsa  na  jep  edhe  një  kuadër  të  qartë  të  ecurisë  së  kolegjeve  të  rëndësishme  të  kohës,  si  Kolegji 
Ortodoks në Palermo apo kolegji Ullano-Orsini në Kalabri, kolegje të cilat, jo vetëm arsimuan figura të 
rëndësishme  të  kohës,  por  njëherësh  u  udhëhoqen  nga  personalitete  të  cilët  ndihmuan  në  ngritjen  e 
forcimin  e  tyre.  Përmendim  Stefano  Rodotën,  Feliçe  Samule  Rodotën,  Paskuale  Bafinin,Françesko 
Bulgarin, Mikele Belushin, etj. Një tjetër autor që ka marrë në studim çështjen e arbëreshëve, është dhe 
studiuesi  mirënjohur  shqiptar  Gjovalin  Shkurtaj.  Në  librin  e  tij  kushtuar  arbëreshëve,  të  titulluar 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə