Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə30/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   26   27   28   29   30   31   32   33   ...   102

 
24 
letrar,  historian,  filolog,  etimolog,  folklorist,  etnograf,  studiues  i  traditave  letrare.
166
  Ai  iu  vu  shkrimit  të 
veprave gjuhësore, duke u mbështetur në përgatitjen shkollore të marrë në Kolegjin e Shën Adrianit, që ishte 
shkollë e mesme, dhe në atë të kolegjit të Propagandës Fide, që ishte institucion i lartë fetar
167
. Me interes 
shfaqet  vepra  e  tij  ―Sugli  albanesi-ricerche  e  pensieri”  botuar  në  1847
168
.  Në  këtë  punim  të  ndarë  në  20 
kapituj, Dorsa shtjellon gjeografinë dhe historinë e Shqipërisë. Ai jep një shënim të shkurtër rreth ardhjes së 
shqiptarëve  në  Itali,  duke  treguar  dhe  përfitimet  që  pati  mbretëria  prej  tyre.  Vepra  e  tij  madhështore 
Ricerche  e  pensieri  sugli  albanesi”(  1847),  e  cila  dallohet,  shkruan  Q.  Haxhihasani  në  Fjalorin 
Enciklopedik Shqiptar, Tirana 2008, ―për pasurinë e të dhënave historike, gjuhësore, folklorike, etnografike, 
letrare… Vepra karakterizohet nga ndjenja atdhetare dhe besimi në të ardhmen të Shqipërisë‖
169
. Kjo vepër 
është  cilësuar  gjithashtu  si  manifest  i  fortë  arbëresh  i  kohës,  në  favor  të  lëvizjes  kombëtare  të  Shqipërisë: 
“Persekutimi i ashpër kundër të atit të tij, magjistratit Frangjisk Dorsa, i dënuar me 19 vite burg në vitin 
1852  për  konspiracion  antiburbonik,  pengoi  rëndë  aktivitetin  letrar  të  Viçensit,  i  cili  shkonte  në  burgjet  e 
Kozencës dhe të Napolit për të vizituar dhe të ngushëlluar të atin. Në librin tim “Regesto” janë të botuara 
këto letra nga burgjet, të dërguara nga i ati t’birit.‖ V. Dorsa kishte lidhje miqësie me De Radën dhe me 
papas Bernardo Bilota (1845-1918), shkrimtar i njohur dhe famullitar në Frasnitë. Në vitin 1860, i ati del nga 
burgu  dhe  V.  Dorsa  ishte  emëruar  profesor  i  gjuhës  greke  dhe  latine  në  Liceun  Klasik  ―B.  Telezio‖  në 
Kozencë,  ku  dha  mësim  deri  në  vitin  e  vdekjes,  1885. 
170
  Botoi  libra  mbi  studime  etimologjike  dhe  mbi 
zakone  popullore.    Në  vitin  1869,  përktheu  arbërisht dhe  botoi  në  Londër Vangjelin  e  Shën  Mateut.  Botoi 
artikuj politikë, ekonomikë dhe letrarë në organet e shtypit kalabrez dhe arbëresh.  Ishte i jashtëzakonshëm 
për  kulturën  dhe  për  mbrojtjen  e  besimit  ortodoks  dhe  të  ritit  bizantin  tek  arbëreshët.  Në  shekullin  XIX, 
shkëlqeu  me  një  dritë të  veçantë,  më  shumë  se të tjerët,  sepse,  me  shkrime  dhe  me  veprime,  luftoi  kundër 
sundimin  e  Burbonëve.  Familja  Dorsa  mori  pjesë  edhe  në  luftë  me  Garibaldin.  V.  Dorsa,  në  Liceun  ―B. 
Telezio‖ në Kozencë, ishte udhëheqësi më i rëndësishëm i rinisë arbëreshe që studionte atje. Të rëndësishme 
janë dhe të dhënat që na jep rreth formimit të Seminarit italo-shqiptar të Palermos dhe për kolegjin Albano-
Korsini  të  Kalabisë,  si  dhe  përkujtesat  e  shkurtra  për  njerëzit  e  shquar  italo-shqiptarë.
171
  Vlen  për  t`u 
përmendur dhe libri tjetër i tij ―Studi etimologici sulla lingua Albanese messa a confronte colla greca e la 
latina‖, botuar në 1862. Jub Kastrati përqendrohet te kjo vepër në tezat për lashtësinë e gjuhës shqipe, që e 
përfshin  në  familjen  e  gjuhëve  indoevropiane.  Vepra  e  tij  ―La  tradizione  greco-latina  nei  dialetti  della 
Calabria citerore‖, tregon se, në Kalabrinë Jugore, flitej greqisht, tezë e mbështetur dhe prej gjuhëtarëve të 
                                                 
166
  Kolec Topalli, Të folmet arbëreshe në studimet dialektologjike të Martin Camaj, Shkodra , arbëreshët dhe lidhjet  
       shqiptaro-italiane ,―Studime shqiptare‖ nr. 20, Shkodër (2013), 42 
167
  Po aty, .42 
168
   Çabej, Në botën e arbëreshëve të Italisë, 29-30 
169
  Antonio Bellusci, Jetarbëreshe, nr. 75, gennaio-giugno 2013, f. 26-30 
170
   Po aty, 26-30 
171
  Petrota, Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare, 487 


 
25 
tjerë.  Vepra  të  tjera  përmendim,  Le  nozze  albanesi,  Il  Calabrese,  Cosenza,  15,  1844,  Il  Vangelo  di  San 
Matteo  tradotto  dal  greco  nel  dialetto  calabro-albanese  di  Frascineto,  Londra  1869.
172
  Vinçens  Dorsa 
shquhet dhe për punën që bëri në mbledhjen e këngëve popullore të Kalabrisë. Dorsa zë vend të rëndësishëm 
mes  arbëreshëve  që  u  morën  me  problemet  e  gjuhësisë,  historisë  dhe  etnografisë.
173
  Shkrimet  e  tij  janë 
dëshmi e sigurt e jetës dhe e gjuhës shqipe të ngujimeve arbëreshe.  
Një  tjetër  studiues  dhe  poet  ishte  Françesko  Antonio  Santori.  Ishte  nga  Shën  Katerina,  provincë  e 
Kozencës.  Në  moshën  16  vjeçare,  botoi  në  Napoli  vëllimin  me  disa  poezi  plot  ndjenjë  dhe  admirim  për 
bukuritë natyrore. Lëvroi gjuhën shqipe dhe shkroi një roman të titulluar ―Sofia Kominiate‖. ―Vallja e haresë 
së madhe‖ qe e para këngë që Sartori botoi me rastin e kushtetutës së shpallur në Mbretërinë e dy Sicilive, në 
vitin  1848,  në  gazetën  L‘Albaneze  d‘Italia.
174
  Krahas  veprave  të  përmendura,  Sartori  shquhet  dhe  për 
botimin e dramës së parë në gjuhën shqipe ―Ermira‖. Në ―Flamuri i Arbërit‖ të De Radës (viti III, n.7, 15 
nëntor 1887), u botua akti III i dramës ―Ermira‖, ndërsa aktet e tjera janë botuar në numra të mëparshëm të 
gazetës. Krahas dramës. ―Ermira‖, përmenden dhe vepra e tjera të tij. Prej veprave të shkruara nga Sartori 
panë  dritën  e  botimit  në  vëllime  të  veçanta:  Il  prigioniero  politico,  La  figlia  maledetta,  Il  Cristiano 
Santificato
175
.  
Një tjetër poet arbëresh ishte dhe Vinçens Stratigoi (1882-1886). Rridhte nga një prej familjeve më të 
vjetra shqiptare të ardhura në Itali nga Korona e Moresë, në shekullin XV, pas vdekjes së Skënderbeut, kur 
Shqipëria  ra  në  duart  e  turqve.  U  rrit  dhe  u  edukua  bazuar  në  traditat,  kulturën  dhe  zakonet  shqiptare.  Në 
moshën dymbëdhjetëvjeçare, u dërgua në Kolegjin e Shën Mitrit për t`u arsimuar. Ky kolegj ishte një ndër 
qendrat  më  të  njohura  të  kryengritjes  së  Rilindjes  së  Italisë.  Në  vitin  1848,  luftoi  dhe  drejtoi  kryengritjen 
kundër Burbonëve të Napolit. Në vitin 1860, Vinçens Stratigoi, së bashku me pesëqind luftëtarë lungërezë, 
luftoi për të fituar lirinë e Italisë.
176
 Ai luftoi me armë në duar për çështjen kombëtare italiane. Ishte poet që 
mbështeste  idetë  përparimtare  të  kohës,  duke  qenë  i  pari  që  pasqyroi  në  letërsinë  tonë  këto  ideale.  Krahas 
veprave  politike  të  shkruara  në  italisht,  shkroi  dhe  këngë  po  në  këtë  gjuhë.  Përmendim  ―L‘  Albanese‖ 
(Arbëreshi),  përmes  së  cilës  përshkruan  historinë  e  Shqipërisë. 
177
  Veprat e  tij  më  të  rëndësishme  ishin  ―Il 
Proletario” dhe “Il bersargliere”
178
 si dhe ―Katundet e Rusisë‖. Vdiq në Lungër, në 29 shtator 1886.  
Një    tjetër  studiues,  shkrimtar,  dhe  atdhetar  i  flaktë,  që  nuk  duhet  lënë  pa  përmendur,  ishte  Nikolla 
Keta
179
,  cili  ruajti  gjuhën  e  të  parëve  dhe  përçoi  përmes  veprave  të  tij  te  arbëreshët  dashurinë  për 
                                                 
172
  Jetarbëreshe, artikull i cit, f. 26-30 
173
  Çabej, Në botën e arbëreshëve të Italisë, 30 
174
  Petrotta, Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare,275. 
175
  Kamsi, Shqiptarët e Italisë, 322. 
176
  Bugliari, Il contributo di personalita italo-albanesi al unita d’Italia, 118 
177
  Po aty, 412-415 
178
  Demetrio, Arbëria: storia, cultura, folklore , 83. 
179
  Çabej, Në botën e arbëreshëve të Italisë, 28
 
 
 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   26   27   28   29   30   31   32   33   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə