Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə32/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   28   29   30   31   32   33   34   35   ...   102

 
28 
Françesko  Krispi  Glavianon  (1852-1939)  nga  Sicilia,  studiuesin  e  letërsisë,  gjuhës  dhe  folklorit  shqiptar 
Mikele Markiano, publicistin Anselmo Lorekio nga provinca e Katanzaros si dhe poetin Salvatore Braile.
187
 
S. Braile lindi në 12 maj 1872 në San Demetrio Korone, një prej qendrave më të rëndësishme intelektuale 
arbëreshe,  njëkohësisht  qendër  e  kolegjit  të  famshëm  San  Adriano  (1794)  .  Në  shekullin  XIX,  kjo  u  bë 
qendra  më  e  rëndësishme  kulturore  në  Kalabri,  nga  e  cila  dolën  njerëz  të  shquar  të  jetës  kulturore  dhe 
politike arbëreshe, që dhanë kontributin e tyre duke mbështetur lëvizjen revolucionare italiane të Rilindjes. 
Prindërit e tij nuk kishin as dhe shkollimin fillor. Pavarësisht gjendjes jo të mirë ekonomike, arritën që një 
nga  pesë  fëmijët  e  tyre  ta  shkollonin.  Këtë  fat  e  pati  Salvatorja,  i  cili  ndoqi  kolegjin  e  San  Adrianos. 
Ndonëse, sipas të dhënave, thuhet që i ndërpreu studimet për shkak të vështirësive ekonomike, arriti që, duke 
punuar si telegrafist, të siguronte mundësitë ekonomike që të paguante kurse letërsie dhe të përfundonte në 
këtë mënyrë studimet liceale.
188
 U emërua, nga viti 1924-1926, nga Ministria e Arsimit si mësues i letërsisë 
në  Shqipëri,  në  gjimnazin  e  Françeskanëve  në  Shkodër,  drejtor  i  të  cilit  ishte  Gjergj  Fishta.  Braile  ishte 
lëvrues i gjuhës shqipe dhe shkrimtar i prozave dhe poezive të mira, origjinale dhe të përkthyera. Në 1924, 
botoi në Shkodër përkthimin bashkë me tekstin shqip origjinal të ―Komedianti-Satira për të ndershmit e San 
Mitër Koronës: të poetit popullor Kostandin Beluçi.
189
  
Jetoi deri në moshën nëntëdhjetëvjeçare. Gjatë jetës kaloi shumë faza të historisë kulturore-letrare dhe 
politike shqiptare. Nga shkrimet të tij është arritur të mblidhen 39 vepra lirike të periudhës kohore nga 1894 
deri  1915.  Periudha  më  produktive  e  tij  qe  koha  kur  u  gjend  në  Shkodër,  në  funksionin  e  mësuesit  të 
letërsisë. Në këtë kohë, realizoi përkthime me vlerë si ajo që përmendëm pak më lart, ―Komedianti‖ si dhe 
përfundoi, por pa arritur ta publikonte, përkthimin e historisë së Luçio Frikios të marrë nga ―Appendice” e 
Demetrio Kamardës.
190
 Gjatë periudhës së fashizmit, kaloi nga veprat satirike në vepra më tepër me karakter 
social-ekonomik. Vdiq në San Demetrio Korone në 1961.  
Bernardo Bilota (1843-1919) ishte nxënës në Kolegjin e Shën Adrianit. Për një periudhë njëvjeçare, 
qe profesor i letërsisë në kolegjin e Shën Mitrit. Ka realizuar shumë botime në italisht, në të cilat ka trajtuar 
problemet etimologjike të gjuhës shqipe. Rreth problematikave të përhapjes së gjuhës shqipe dhe vështirësisë 
të asimilimit të saj shfaqen hapur mendimet në letërkëmbimin mes Bilotës dhe De Radës. Në letrën dërguar 
De Radës nga Frashineto, krahas të hollave që i dërgon Bilota De Radës në këmbim të  gazetës ―Flamuri i 
Arbrit‖, i nis dhe disa lireta të tjera për të importuar vëllimin e Skënderbeut. Autori i letrës shprehet se ka 
shkruar shumë vjersha në gjuhën arbëreshe, të cilat do t‘i dërgojë më vonë për t‘i botuar në periodikun  ―F. 
Arbrit‖. Nga ana tjetër, De Rada shpreh keqardhjen e thellë se, me përpjekje e italianizimit, vendet dhe gjuha 
                                                 
187
  Bugliari, Il contributo di personalita italo-albanesi al unita dItalia, 118 
188
  Giuseppe Faraco,  Salvatore Braile, (Quaderni di Zjari, 1991), 11-12 
189
  Petrotta, In memoria di Papas Petrotta, Scuola, 381 
190
  Faraco, Salvatore Braile, 15-17 


 
29 
shqipe  do të  zhdukeshin  në  një  kohë  të shkurtër.
191
  Në  letërkëmbimet  mes  tyre  shfaq interes  dhe  një  tjetër 
letër  dërguar  De  Radës.  Më  4  maj  1886  nga  Frashineto,  Bilota  dërgon  një  tjetër  letër  ku  shprehet  hapur 
mendimi i tij, sipas të cilit kishte ardhur koha për të luftuar hapur kundër Turqisë në një moment kur disa 
fuqi të mëdha kishin interesa që Turqia të qëndronte në këmbë. Ai mendon se, si armë e parë dhe e fuqishme
duhet  të  jetë  mësimi  dhe  propagandimin  i  gjuhës  shqipe.  Këtë  fakt  ia  shprehu  hapur  atij  pikërisht  në  këtë 
letër,  si  më  poshtë:  “Për  rilindjen  e  popujve  të  shtypur  në  luftën  paqësore  kundër  tiranëve  të  tyre,  duhet 
ringjallur ndjenja e atdhedashurisë nëpërmjet gjuhës dhe penës.”
192
 Sipas tij, përhapja e gjuhës së folur dhe 
të shkruar shqipe është paresore dhe ka rëndësi të veçantë që populli shqiptar të mos asimilohet. Kjo është 
mënyra më e mirë për të luftuar dhe fituar pavarësinë e dëshiruar. Publikoi pak vepra në gjuhën shqipe, një 
ndër më të rëndësishmet është vepra ―Shpata e Skënderbeut‖ botuar në Shqipëri.
193
 Në dialektin e tij, botoi 
në 1894 librin ―Vjersha të Përljipem‖. Ka botuar vjersha dhe artikuj filologjie në të përkohshmet ― Flamuri i 
Arbërit”,    “La  Nazione Albaneze.”  Bilota  ka  lënë dorëshkrime  të  pabotuara:“Skënderbeu  ndër fusha  të 
Dibrës  së  poshtme‖,  poemë  në  dymbëdhjetë  këngë,  “Minosse”,  poemë  epike,  “E  bukura  e  botës”  si  dhe 
“Martesa,  doket  e  zakonet  e  Frashinetos”,  përralla  legjenda  e  novela  të  mbledhura  nga  populli  për 
folkloristin  Anxhelo  De  Gubernatis,  një  fjalor  filologjik  shqip.  Poezitë  e  Bilotës  shquhen  si  dokumente  të 
rëndësishme që na pasqyrojnë të dialektin shqip të Frashinetos.
194
  
Françesko  Krispi  Glaviano,  poet  arbëresh,  ishte  kushëriri  i  shtetarit  të  madh  F.  Krispi.  Lindi  në 
koloninë arbëreshe të Palaxo Adrianos më 27 qershor 1852
195
. Mësuesi i parë i tij ishte prifti Thanas Rixo, 
më pas, për pesë vjet me radhë, studioi te Prof. Zef Grani veprat e klasikëve grekë dhe latinë, si dhe veprat e 
shkrimtarëve  të  mëdhenj  të  letërsisë  italiane.  Më  vonë,  shkoi  dhe  studioi  në  Institutin  privat  Pizanti  në 
Palermo. Dëshira për të ndjekur studimet e larta e shtyu të shkonte në Romë, pranë kushërinjve të tij. Në këtë 
kohë,  F.Krispi  ishte  kryetar  i  Parlamentit  Italian.  Në  1883,  folkloristi  sicilian  Zef  Pitre  po  punonte  për  të 
mbledhur  këngë  të  vjetra,  elemente  të  zakoneve  dhe  tradita  të  arbëreshëve.  Ai  kërkoi  mbështetjen  e 
Françesko Krispi Glavianos dhe arriti, në bashkëpunim me të, të mbledhë rreth treqind fjalë të urta dhe dy 
përralla. Zef Pitre më pas botoi në vëllimin XXIV të Bibliotekës së tij të traditave popullore, dy përralla dhe 
70  proverba.  Veprimtarinë  letrare  F.  Glaviano  e  realizoi  në  fshatin  e  vet  për  një  periudhë  30  vjeçare.  Ai 
shkroi  vjersha,  përktheu  këngë  dhe  poema  në  gjuhën  shqipe  nga  italishtja,  njëkohësisht  shkroi  poezi  në 
gjuhën italiane me subjekte shqiptare.
196
 F. K. Glaviano nuk arriti të futej në ndonjë fakultet, po u gjend duke 
punuar në zyrat e Krispit. I gjendur në këtë situatë, u kthye në vendin e tij. Në gazetën ―Kombi‖, më 21 janar 
1908,  botoi  tri  lirika  të  tij:  Kjeni  Muskomed,  Flamuri,  Jasht  Arbris,  njëkohësisht  një  sprovë  e  përkthimit 
                                                 
191
  AQSH, F.24, D.54, 1885, 144-145 
192
  AQSH, F.24, D.54, 1886, 161-162 
193
  Demetrio Arbëria: storia, cultura, folklore, 84 
194
  Kamsi, Shqipëtarët e Italisë, 367. 
195
  Po aty,  429 
196
  Po aty,  430 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   28   29   30   31   32   33   34   35   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə