Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə34/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   30   31   32   33   34   35   36   37   ...   102

 
32 
përkohshmen ―Revista indo-greko-italika‖ të F. Ribexos. Ndër veprat e tjera me rëndësi është dhe kthimi i 
fjalorit të Bardhit nga shqip-latinisht. Nilo Borxha
209
 ishte nga Piana deli Albanezi të Sicilisë. Në vitin 1930, 
botoi  një  koment  liturgjik,  më  të  vjetrin  dokument  gjuhësor  të  toskërishtes.  Ky  botim  ka  titullin  Pericope 
evangelica in lingua Albanese del secolo XIV, da un manoscrito greco dellla Bibloteca Ambrosiana. Borxha 
mendon  se  kemi  të  bëjmë me  përmendoren  më  të lashtë të shqipes.  Merita  e  Borxhës  ishte  se  ai  ia  bëri  të 
njohur  këtë  tekst  të  vjetër  një  publiku  të  gjerë.  Interes  të  veçantë  tregoi  ky  studiues  për  misionet  e 
arbëreshëve  të  Italisë,  sidomos  gjatë  shekujve  XVII  e  XVIII.
210
  Studimi  u  botua  në  dy  pjesë  në  vitet  1932 
dhe 1942. Në këto botime, janë nxjerrë në dritë dokumente historike të panjohura më parë, me njoftime për 
Shqipërinë  e  Jugut,  për  jetën  popullore  dhe  etnografike  shqiptare  të  asaj  kohe.  Krahas  botimit  të 
lartpërmendur,  Borxha  la  dhe  vepra  të  tjera  si,  ―Një  gramatikë  e  vogël  e  gjuhës  shqipe”  më  1710,  në 
―Diturija‖  Vol  I,  Nr.12    f.366-370.  Dorëshkrimi  i  kësaj  gramatike  gjendet  në  Bibliotekën  e  Mungadës  së 
Grotaferatas.  Tjetër  botim  është    ―Tribuna  gramatike  dhe  gjuhësie‖,  në  ―Diturija‖  Vol.III  Nr.1  f.33-34. 
Përmendim ―I monaci baziliani d’Italia in Albania‖- Instituto per L‘Europa Orientale-Roma 1934, si dhe ―
monaci basiliani d’Italia in Albania-Appunti di storia missionaria secoli XVI-XVIII‖.
211
 Borxha e kaloi gjithë 
jetën  e  tij  në  Grotaferata,  afër  Romës.  Punoi  dhe  i  kushtoi  interes  të  veçantë  çështjes  së  formimit  dhe 
pasurimit  të  shqipes  letrare.  Vetëm  vdekja  e  ndaloi  që  të  jepte  të  dhëna  konkrete  rreth  çështjes  së 
lartpërmendur. Megjithatë, kujtimi i tij do te mbetet i gjallë në lëmin e albanistikës.  
De Rada kishte një sërë miqsh në katundet arbëreshë. Një ndër këta ka qënë Xhuzepe Anxhelo Noçiti 
(1832-1899) me prejardhje nga katundi i Spixanës. Noçiti është konsideruar, deri sot, si një autor arbëresh 
―minor‖, kurse zbulime të reja mbi veprën e tij do t‘i jepnin,  post mortem, vendin që meriton në letërsinë 
shqiptare. Xh. A. Noçiti lindi në Napoli dhe, disa vjet pas, i vdiqën nëna dhe babai. Si të gjithë pinjollët e 
familjeve  pasanike,  studioi  në  Kolegjin  e  Shën  Adrianit,  ku  pati  si  mësues  Don  Jeronim  De  Radën.  Pas 
studimeve dhe pas revolucionit të 1848-ës, Noçiti u vendos në katundin e familjes, Spixana, ku mbahen nën 
kontroll nga policia burbone. Ky kufizim i rreptë e detyroi të studionte, sidomos klasikët  e kulturës italiane 
(Dante  dhe  Petrarka)  dhe  latine.  Ai  kishte  teorinë  se  katundi  i  Spixanës  mund  të  zhvillohej  vetëm  me 
përdorimin e italishtes dhe prandaj konsideronte arbërishten ―gjuhë barbare‖! Për fat të mirë, ka shkruar në 
gjuhën  arbërishte  ―Rrëmënxa  t’arbresha‖  (të  botuara  në  vitin  1992)  dhe  ―Poezi  të  truzëmra  t’arbëresha‖ 
(1866),  poezi  të  traditës  arbëreshe  të  botuara  në  librat  e  Kamardës,  ―Ndihma  e  Krojes‖.  Është  përmendur 
edhe nga Dora d‘Istria (1866) si studiues me talent. Gjatë jetës së tij mbajti kontakte epistolare jo vetëm me 
De Radën, por edhe me Gustav Majerin, Emil Legrandin, Xhenaro Lusin, Demetrio Kamarden dhe dijetarë 
të  tjerë  arbëreshe  e  të  huaj.  Në  ditarin  e  vitit  1898, Xhuzepe  Anxhelo  Noçiti, thotë  qartë  se shpesh  fati  ka 
                                                 
209
  Po aty 
210
  Po aty 
211
  Kamsi, Shqipëtarët e Italisë, 306-307. 


 
33 
vepruar  kundër  tij,  sepse  nuk  ka  pasur  mjetet  ekonomike  të  botonte  veprat  dhe,  kur  kishte  mundësinë, 
shtëpitë  botuese  i  shkruanin  se,  për  lëndën  që  kishte  trajtuar,  nuk  kishte  më  interes.  Në  ditët  e  sotme,  me 
mjetin  e  internetit,  mësojmë  se  Noçiti  është  përmendur  nga  dijetarët  gjermanë  si  gjuhëtar  dhe  filolog  me 
vlerë, sidomos për krijimin e fjalëve të reja shqipe.
212
  
Zef Kamarda (1831-1878), studioi në Seminarin italo-shqiptar të Palermos. Përktheu Ungjillin e Shën 
Mateut dhe shkroi disa këngë fetare, për të cilat Zef Skiroi e quan poet shijehollë. Në përmbledhjet e tij, ka 
shkruar dhe poezi për Dora d‘Istrian, që është e dhjeta mes atyre të përmbledhjes. Kozmo Serembe është një 
tjetër përfaqësues i letërsisë arbëreshe. Që kur ishte ende student, botoi në vitin 1898 disa poezi shqipe në 
vëllimin e titulluar: ―Kënka lirie‖ me 16 faqe, në Bukuresht, në të cilat i këndon fatkeqësive të Shqipërisë 
nën zgjedhën e turkut. Po atë vit botoi ―Aleksandri i madh i Shqiptar” 
213
,  ligjëratë  e  mbajtur  në  klubin  e 
studentëve  të  Kozencës  më  1898  dhe  studimin  ―Atdheu  në  këngët  popullore  shqiptare‖  në  ―La  Nazione 
Albaneze” (1898). Disa vite më parë, kur ishte student në gjimnazin e Korilianos, kishte filluar të botonte 
gazetën ―Albania letteraria‖. Ka shkruar artikuj tërheqës mbi gjuhën dhe historinë e Shqipërisë. Po në këto 
vite,  botoi  në  Milano  një  libër  me  një  format  të  madh  me  40  faqe,  të  titulluar:  ―Për  kërkimet  e  varrit  të 
Skëndërbegut”, ku janë marrë në shqyrtim dhe disa tekste këngësh popullore. Zef Skiroi, lindi në Piana dei 
Greçi  më  1865.  U  arsimua  në seminarin e  Palermos.  Që  në  moshë të  re,  shkroi në  gjuhën  shqipe  poemën: 
Skënderbeu”, që më vonë e quajti ―Kruja‖. Për një kohë të shkurtër, u bë i njohur dhe jashtë vendit, por 
sidomos në Itali. Pasi doli nga Seminari i Palermos, ndoqi kursin e studimeve në Liceun Viktor Emanueli. 
Krahas  botimeve  në  gjuhën  amtare,  shkroi  dhe  në  gjuhën  italiane,  botime  të  cilat  u  pasqyruan  në  gazetën 
Nuova  Eta.  Në  1890,  diplomohet  për  drejtësi.  Nga  viti  1888  deri  në  1894,  dha  mësim  të  gjuhës  latine, 
greke dhe italiane në Liceun Garibaldi të Palermos. Në vitin 1887, në bashkëpunim me Prof. Françesko Stasi 
Peta  nga  Piana,  nisi  botimin  e  së  përkohshmes  ―Arbri  i  Ri”  në  gjuhën  italiane  dhe  shqipe  dhe,  më  1890, 
themeloi “Archivio Albanese”.
214
 Dolën katër numra të ―Archivio Albanese‖. Në numrin e fundit u botua një 
ndër poemat e para të Skiroit, ―Mili dhe Hajdhia‖ (1889 - 1900 - 1907) vepër e cila u cilësua si kryevepra e 
tij.  Krahas  saj,  përmendim  ―Te  Dheu  i  Huaj”  (1900  -  1940),  ―Këthimi”  (1965).  Në  vitin  1904,  botoi  në 
Napoli  fletoren  ―  Flamuri  i  Shqipërisë”,  përmes  së  cilës  bëri  të  njohur  çështjen  shqiptare  në  arenën 
ndërkombëtare.  Në  1887,  botoi  veprën  ―Rapsoditë‖  të  cilën  e  ndau  në  tri  pjesë:  ―Rrethimi  i  Krujës‖,  e 
përbërë nga 16 rapsodi të shkurtra. Pjesa e dytë përbëhej nga 9 këngë. Pjesa e tretë përmbante 5 himne. Në 
1907, boton poemën “Këngët e Luftës‖. Në 1900, boton në Palermo veprën ― Te Dheu i Huaj‖. Pjesa e parë e 
kësaj poeme u botua në Palermo në 1900, me tekst në shqip dhe përkthyer në italisht. Botimi i dytë, prej 403 
faqesh, doli në dritë në 1940, pas vdekjes së tij. Poema ―Te Dheu i Huaj‖, shkruan Gaetano Petrota, ―është 
                                                 
212
  Francesco Marchiano, ―G.A.Nociti dhe veprat tij të pabotuara‖, Jetarbereshe,nr.77, janar-shkurt 2014, 6 
213
  Petrotta Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare, 395 
214
 Kamsi, Shqipëtarët e Italisë, 301. 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   30   31   32   33   34   35   36   37   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə