Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə37/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   33   34   35   36   37   38   39   40   ...   102

 
38 
nxjerrë njerëz të ditur në lëvizjen arbëreshe. Zef Serembe ngjante me të atin, Mikelanxhelon, i cili ka hyrë në 
historinë  e  Rilindjes  italiane.  Zefi  u  rrit  nën  shembullin  e  tij.  Ishte  vetëm  5  vjeç  kur  ndodhën  ngjarjet  e 
revolucionit të 1848-ës. I ati, me sa shkruajnë dokumentet, ishte zëvëndëskomandanti i  “Rojës Kombëtare‖ 
dhe, së bashku me të famshmin Aleksandër Mauro,
229
 ngriti në këmbë popullin e Strigarit e të Vakaricos dhe 
hodhi në luftë mbrëmjen e 29 qershorit vullnetarët arbëreshë kundër trupave burbone, luftë nga e cila dolën 
të  fituar.  Pas  përfundimit  të  revolucionit, Mikelanxheloja  u  dënua  me  vdekje  nga  gjykata  e  lartë  ushtarake 
dhe, për t`i shpëtuar dënimit, u arratis. Kjo e vështirësoi më tepër gjendjen ekonomike, por edhe shpirtërore 
të  Serembes  i  cili,  pavarësisht  vështirësive,  si  shumë  të  rinj  arbëreshë,  filloi  studimet  në  Kolegjin  e  San 
Adrianit.
230
 Gjatë qëndrimit në këtë kolegj, filloi të rritet dhe ndjenja për të shkruar poezi. Gjendja e vështirë 
ekonomike  e  familjes,  bëri  që  Serembe  të  tërhiqet  nga  kolegji.  Sipas  të  dhënave,  gojëdhënave  dhe 
dokumenteve  arkivore,  Serembe  jetoi  dhe  punoi  në  vendlindje  gjysmë  shekulli,  me  përjashtim  të  kohës  së 
shkurtër  të  studimeve  në  Kolegjin  e  San  Adrianos.  Pas  vitit  1873,  sipas  të  dhënave  që  na  jep  i  nipi  i  tij 
Kozmo  Serembe,  largohet  nga  vendi  drejt  Brazilit,  nga  ku  u  kthye  shpejt  pa  mbushur  vitin.  Nga  Strigari, 
largohet përfundimisht më  1895, për të mos u kthyer më  kurrë. Në kohën kur qëndroi në Strigar, thonë se 
shërbeu  në  administratën  bashkiake  si  nëpunës.  Dëshmohet  se  qe  njeri  i  kohës,  mbi  të  gjitha,  patriot  ndaj 
origjinës. 
Nga  letrat  që  i  ka  dërguar  Kamardës  apo  De  Radës,  dëshmohet  se  ishte  në  dijeni  të  gjendjes  dhe 
problemeve të kulturës shqiptare, të letërsisë e të gjuhësisë. Përpiqet të merret dhe vetë me studime filozofike 
për gjuhën dhe letërsinë shqipe. Zef Serembe bënte një jetë prej intelektuali, por, në të njëjtën kohë, kalonte 
gjendje të vështira shpirtërore.
231
 Në saje të mbështetjes së miqve, botoi në Kozecë në 1883 një  grup prej 5 
poezish italiane dhe 32 përkthime të shkruara në gjuhën shqipe. Thuhet që, po në këtë periudhë, shkroi një 
vepër autobiografike në italisht, ―Soneti vari”. Shumë shpejt, rikthehet në vendlindje, periudhë gjatë së cilës 
shkruan disa poezi, përmendim këtu sonetin ―Shën Mëria e Virgjër‖ apo ―Kultim‖. Në shkurt të 1895, në Nju 
Jork, bëhet pjesëtar i shoqërisë amerikane-shqiptare ku përpiqet të nxjerrë në pah vlerat e tij. Në vitin 1883, 
sipas  të  dhënave,  është  publikuar  në  Kosencë  një  libër  i  Serembes,  “Poesie  italiane  e  canti  originali-
përkthyer  nga  shqipja‖.
232
  Poemat  e  tij,  një  sërë  dramash,  njëkohësisht  dhe  përkthimet,  u  ruajtën  dhe  u 
publikuan në 1926 nga i nipi, Kozmo Serembe në Milano. Kozmo Serembe u përpoq me të gjitha mundësitë 
që të bënte t‘i njohur rëndësinë e figurës së Serembes jo vetëm komunitetit të San Kozmo Albanese, por dhe 
gjithë  popullsisë  arbëreshe  të  Italisë.  Kozmo  Serembe  u  mundua  të  nxjerrë  në  pah  vlerat  e  veprave  të 
Serembes, vepra të cilat janë pasuri kulturore e popullsisë shqiptare. Disa nga veprat e poetit ishin: ―Zonja 
Madhe Perëndeshë Elenës Gjika‖, ―Poesie italiane e canti originali tradoti dall’albanese‖, ―Këngë malli‖, 
                                                 
229
  Nasho Jorgaqi, Udhëve të Mërgimit Tiranë: Albin 1994), 72-73 
230
  Domenico Cassiano, Poeti i Strigharit: (Zef Serembe), (Cosenza,1977 ), 14 
231
  Jorgaqi, Udhëve të Mërgimit, 81-82 
232
  Vincenzo Belmone, Omaggio a Giuseppe Serembe (Edizioni, Vatra, 1988),  15 


 
39 
në ―Arbri i Ri‖, Palermo, 1887, ―Il reduce soldato‖, Koriliano (1893), ―A Dio‖, Buenos Aires, (1897), ―La 
bandiera  albanese‖,  në  ―La  Nuova  Albania‖,  Napoli,  (1899).Vepra  të  tjera,  ―Buzëkuqes”  ”  Agimi‖, 
Shkodër, 1921,
233
 ―Vjershë, Manoscritti‖ botuar nga Dhimitër Shuteriqi, ―Autorë dhe Tekste‖, Tiranë, 1977. 
Mendohet se ka vepra të tjera të Serembes ende të pabotuara. Asnjë poet nuk i është drejtuar më bukur se 
Serembe vendlindjes, Arbërisë, si në këto vargje:  
Hapet para meje, det i shkëlqyer 
Që zgjon të trut’ e mi mendime shumë 
E llahtara mendjen time ushqen 
Aq sa vetëm pushoj kur bie në gjumë, 
Arbëria që pas detit na kujton, 
Se ne të huaj jemi te ky dhe
Sa vjet shkuan! E zemra nuk harron
Se për turkun qëndruam pa Mëmëdhe
234
.  
Arbëria e kohës së Skënderbeut e bënte të ndjehej krenar, por shqetësimi, dhimbja e tij më e  madhe 
ishte gjendja e atëhershme e atdheut. Serembe thurte vargje të çastit, kohë pas kohe. I lidhte vargjet e tij me 
rrethanat që kalonte dhe raportet me njerëzit. Ishte gjithnjë i frymëzuar.  
Krijonte  duke  ecur  apo  në  udhëtim  e  sipër.  Prej  kësaj  ka  dalë  gojëdhëna  se  Serembe  nuk  qëndronte 
kurrë në një vend, por lëvizte vazhdimisht, se jeta e tij nuk qe veç një udhëtim i pandërprerë. Ai kapërceu 
kufijtë e provincës së Kozencës, shkoi kudo ku kishte arbëreshë, në Bazilikatë e në Molisë, në Katanzaro e 
deri  në  jug  të  Sicilisë,  në  Palaxo  Adriano  e  në  katundin  e  Darenjve.  Pasionet  për  udhëtimet,  arsyet 
ekonomike  dhe  sentimentale  e  shtynë  Seremben  të  shkonte  deri  në  Brazil  e  në  Amerikën  e  Veriut.
235
  Në 
shkurt të 1895, gjendet në Nju Jork, ku kërkon të hyjë në rrethet e shoqërisë amerikane, por më kot. Dy vjet 
më  vonë,  në  1897,  vendoset  në  Argjentinë.  Boton  vjershën  ―Zotit‖  ku,  me  gjithë  gjendjen  e  rëndë 
shëndetësore, ai nuk ndahet nga fati i atdheut të robëruar. Dashuria e tij për atdheun shfaqet fuqishëm dhe në 
vjershën e fundit të tij, atë të vitit 1898, të cilën e shkroi me rastin e vdekjes së arbëreshit garibaldin Pjetër 
Irianit.  Ditë  pas  dite,  sëmundja  përparon  dhe  poeti  gjendet  i  vetëm  duke  përballuar  një  situatë  të  vështirë 
fizike dhe mendore. Në një ditë të zakontë të vitit 1901, thuhet se gjendet i vdekur në sheshin e tregut të San 
Paolos. 
Një  tjetër  përfaqësues  i  familjes  Serembe  ishte  dhe  Kozmo  Serembe.  U  diplomua  për  juridik  në 
Milano,  ku  qëndroi  derisa  vdiq  në  13.12.1938,  duke  ushtruar  profesionin  e  avokatit.  I  arsimuar  pranë  një 
shkolle në të cilën studiuan shumë patriotë të shquar arbëreshë të periudhës së Rilindjes, bëri që dhe Kozmo 
                                                 
233
  Cassiano, Poeti i Strigharit: (Zef Serembe), 17 
234
  Jorgaqi, Udhëve të Mërgimit, 76 
235
   Po aty, 77 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   33   34   35   36   37   38   39   40   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə