Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə39/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   35   36   37   38   39   40   41   42   ...   102

 
42 
i ati e dërgon të kryejë studimet juridike në Napoli.
245
 Më 1 dhjetor 1834, De Rada gjendet në Napoli. Ja si 
shprehet vetë poeti: “Pasi shkova në Napoli, në nëntor të vitit 1834, duke mos ditur të flas mirë italisht, për 
një  ndrojtje  që  nuk  munda  ta  mposhtja,  nuk  vlejta  gjë  për  shkollë  dhe  kjo  e  shtoi  kundërshtimin  tim  ndaj 
fakultetit të  drejtësisë,  por  nuk  munda  të  pranoj  në mënyrë të heshtur,  asgjësimin  tim”
246
.  Drejtësia  nuk  i 
pëlqeu poetit tonë, por megjithatë nuk i ndërpreu studimet. Nga prilli 1835, u pranua në shkollën e gjuhës 
italiane  të  markezit  Puoti,  një  filolog  napoletan  i  përmendur  në  atë  kohë.  As  studimet  e  letërsisë  nuk  e 
tërhiqnin, por ai vazhdonte t`i ndiqte për të mos brengosur të atin. Studimet për drejtësi, kursi i klasicizmit 
nuk e kënaqën shpirtin e poetit. Kjo qe arsyeja që u dha pas letërsisë moderne evropiane. Periudha e parë e 
qëndrimit në Napoli ka rëndësi për poetin tonë, pasi jo vetëm  që u afirmua si shkrimtar dhe folklorist, por 
zgjeroi më tej kulturën e vet letrare. Në verë të 1836-ës, poeti dha provimet përfundimtare në Universitetin e 
Napolit. Doli me rezultate të larta dhe u diplomua.
247
 Për shtatëdhjetë vjet me radhë, që nga viti 1832 e derisa 
vdiq,  më  28  shkurt  1903,  ai  hartoi  mbi  30  vepra  të  ndryshme,  në  shqip  dhe  në  italisht,  me  karakter  letrar, 
folklorik,  estetik,  sociologjik,  publicistik.  De  Rada  iu  kushtua  dy  idealeve  kryesore:  atdheut  dhe  artit.  Ai i 
kushtoi  gjithë  jetën  e  tij  poezisë  dhe  atdheut.  Megjithëse,  në  kushte  të  vështira  politike,  shoqërore, 
ekonomike dhe familjare ai ruajti përherë kthjelltësinë mendore të poetit dhe thellësinë e sintezës së dijetarit 
dhe  lëvruarit  të  gjuhës.
248
  De  Rada  krijoi  një  poezi  në  kuptimin  e  mirëfilltë  të  fjalës,  një  poezi  kombëtare 
artistike. Kjo poezi u mbështet fuqimisht në poezinë popullore dhe atë tradicionale. Në të gjithë veprimtarinë 
e tij poetike, De Rada i këndoi Shqipërisë së shekullit XV dhe heroizmit të popullit tonë, lartësoi me fisnikëri 
personalitetin e gruas shqiptare, evokoi të kaluarën tonë të lavdishme dhe shprehu besimin e patundur për një 
të  ardhme  të  lumtur  të  atdheut.  De  Rada  punoi  shumë  për  përforcimin  e  ndërgjegjes  kombëtare  të 
shqiptarëve, të cilët vuanin në atdheun e të parëve prej katër shekujsh, nën zgjedhën e rëndë të osmanëve. Ai 
njëkohësisht punoi për lulëzimin e letërsisë shqiptare me frymë kombëtare dhe popullore. Me veprimtarinë e 
gjerë dhe me talentin e tij poetik, De Rada ndikoi në krijimin e një plejade të tërë poetësh, veprat e të cilëve 
hynë  në  fondin  e  artë  të  letërsisë  shqiptare.  Merita  e  tij  qëndron  në  faktin  se,  i  gjendur  në  brendësi  të 
komunitetit arbëresh të  emigruar  në  Itali në  shekullin  e  XV,  krijoi  në shekullin e  XIX  një  poezi  me  tipare 
thellësisht kombëtare, me cilësi të larta artistike. Përmes kësaj poezie, De Rada arriti jo vetëm që të zgjojë 
ndjenjat  kombëtare  të  atdhetarëve  të  tij,  por  zgjoi  edhe  opinionin  publik  të  Evropës  për  çështjet  e  kombit 
shqiptar, qenien e të cilit disa shtete e mohonin me vetëdashje. Krahas veprimtarisë letrare, De Rada u mor 
dhe me veprimtari shkencore, duke përpunuar një varg punimesh gjuhësore rreth shqipes, shkruar në italisht 
dhe  botuar  në  shumë  organe  të  shtypit  të  kohës  ose  në  libra  të  posaçëm.  De  Rada  i  kushtoi  shumë  kujdes 
çështjes së prejardhjes së gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve. Ai luajti një rol të rëndësishëm dhe në historinë e 
                                                 
245
  Klara Kodra, Erdhi dita e Arbrit  me rastin e 100 vjetorit të Jeronim De Radës  (Erik, 2000), 70 
246
  De Rada,  Autobiologjia..., 15 
247
  Kastrati, Jeronim De Rada, 39 
248
  Po aty,  f.5 


 
43 
shkollave  shqipe  duke  botuar  dhe  redaktuar  shumë  tekste  shkollore.  Në  këto  tekste,  përfshihen  mjaft 
programe  mësimore,  abetare,  antologji,  gramatika,  fjalorë,  konferenca  pedagogjike,  libra  për  letërsinë 
popullore,  botime  të  posaçme  për  historinë  e  institucioneve  arsimore  ndër  arbëreshët  e  Italisë,  kërkesa  për 
themelimin  e  katedrës  së  gjuhës  shqipe  dhe  shkolla  në  gjuhën  shqipe.  Këtë  fakt  e  dëshmojnë  dhe 
letërkëmbimet e ndryshme midis De Radës dhe personaliteteve të huaja arbëreshe dhe shqiptare, ndër të cilat 
janë  letrat  shkruar  nga  Dora  d‘Istria  De  Radës.  Këto  letra  janë  me  rëndësi,  sepse  hedhin  dritë  mbi 
veprimtarinë  pozitive  të  saj,  nga  ana  tjetër  sjellin  të  dhëna  për  historiografinë  e  periudhës  së  Rilindjes. 
Veprimtaria e dendur shkollore dhe atdhetare e De Radës, në lidhje me shkollat shqipe dhe me arsimin tonë 
kombëtar, luajtën një rol me rëndësi në krijimin e një opinioni publik  të huaj në favor të Shqipërisë.
249
 Pas 
publikimit  të  veprës  së  parë  në  1833    ―Odiseu‖,  aktiviteti  i  tij  letrar  dhe  publicistik  nuk  u  ndërpre,  por 
vazhdoi më tej me të tjera vepra. Në fund të 1835-ës, De Rada shkon në zyrën e ―Omnibusit‖, gazeta e parë 
letrare që ishte themeluar në Napoli. Aty gjeti në studion e vet drejtorin Vinçens Toreli. I paraqiti Torelit tri 
poezi në shqip, të cilat evokonin të kaluarën e arbëreshëve. Toreli, mjaft entuziast për këtë të ri patriot dhe 
atdhedashës,  e  priti  me  admirim  dhe  ia  botoi  vjershat  të  përkthyera  në  prozë  italishte,  në  pesë  numrat  e 
gazetës. Te ―Omnibusi‖ De Rada botoi këto poezi: ―Për vdekjen e Françesko Panës‖, patriot arbëresh të cilin 
De Rada e njihte mjaft mirë. Soneti u botua më 5 prill 1834. Vepra ―Vallja‖, e botuar më 2 janar 1836. Kjo 
odë u përfshi në poemën ―Milosao‖ që u botua në Napoli, më 1836. ―Odë shqiptare‖, botuar në 9 janar 1836. 
E  vërteta‖,  poezia  ―Këngë  për  vdekjen  e  Skënderbeut‖,  botuar  20  shkurt  1936,  etj. Këto  krijime  poetike, 
botuar te ―Omnibusi‖, paraqesin interes për brendinë e tyre, sepse japin një pasqyrë të qartë të konceptimit të 
jetës  nga  ana  e  De  Radës.
250
  Suksesi  që  pati  te  organi‖  Omnibus‖  e  nxiti  të  përpunojë  veprën  ―Odiseu‖  të 
cilën  e  kishte  përpiluar  që  në  kolegj.  Më  1836,  botoi  veprën  e  tij  të  parë  të  plotë,  poemën  ―Këngët  e 
Milosaos‖, me temë të dyfishtë: atdheu dhe dashuria. Poema spikati për bukuri dhe freski, u prit me  mjaft 
ngrohtësi  nga  kritika  dhe  publiku  dhe  u  vlerësua  më  vonë  madje  dhe  jashtë  Italisë.  Natyrisht,  vlerësim  të 
lartë dhe vend të merituar De Rada ka marrë edhe në atdheun mëmë, në Shqipëri, me studimet, botimet dhe 
trajtesat e shumta që iu kushtuan jetës dhe veprës së tij. Breza të tërë nxënësish kanë përjetuar emocionin dhe 
mesazhin  e  fortë  që  përcjellin  ―Këngët e  Milosaos‖. Shprehja  e Milosaos, heroit  shqiptar  që  dashuron  me 
forcë  jetën,  por  që  në  të  njëjtën  kohë  vdes  si  ushtar  për  mbrojtjen  e  mëmëdheut  ―Erdhi  dita  e  arbrit‖ 
tingëllon ende sot si burim frymëzimi, krenarie dhe atdhedashurie për shqiptarët e kudondodhur nëpër botë. 
Vepra e tij madhështore është burim frymëzimi dhe objekt studimi për një plejadë albanologësh, gjuhëtarësh 
dhe mësuesish të gjuhës shqipe. Tre vjet më vonë, boton një tjetër vepër që ngjason me të parën nga tema 
dhe  problematikat,  por  kjo  vepër  ka  më  tepër  qartësi  mendimi  dhe  ngjyrë  më  të  theksuar  historike.  Vepra 
                                                 
249
   Po atyf.8 
250
  Klara Kodra, Fillimet poetike të De Radës dhe poema “ Këngët e Milosaos”, ― Studime filologjike‖, viti XXXII,   
       nr.3, Tiranë (1978), 72 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   35   36   37   38   39   40   41   42   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə