Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə4/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   102

 

“Shpirti i Arbrit rron”, na flet për arbëreshët dhe historikun e vendosjes së tyre në Itali. Sipas Shkurtaj, 
mërgimi i tyre ka qenë valë-valë mes shekujve XV-XVIII. Ngujime arbëreshe pati në krahinën e Kozencës 
në Sicili, Pulia, Napoli etj. Sipas të dhënave pasqyruar nga autori i këtij libri, rreth 50 fshatra me 200 
mijë banorë u vendosën në Italinë e Jugut. Ata ruajtën kulturën, traditat, njëkohësisht dhe gjuhën e tyre, 
duke  mos  u  asimiluar  me  vendasit.  Shkurtaj  njëkohësisht  trajton  në  veprën  e  tij  edhe  përpjekjet  e 
arbëreshëve  për  arsimim,  që  shfaqen  me  hapjen  e kolegjeve  me  rëndësi,  si  kolegji  i  Shën Adrianit  apo 
kolegji arbëresh i Palermos, ku u përgatitën mjaft figura të njohura që ndihmuan në përhapjen e gjuhës 
amtare.  Njëkohësisht,  në  vepër  ka  dhënë  një  pasqyrë  të  qartë  për  njohjen  e  mjaft  figurave  me  rëndësi, 
shkrimtarë e studiues, të cilët njihen për kontributin e dhënë në aspekte të ndryshme të jetës arbëreshe. 
Figura si Dorsa, Kamarda, Gavril Dara i Riu, Sartori apo Serembe, kontribuuan përmes punës së tyre 
në  fushën  e  studimeve  shqiptare,  si  në  folklor,  gjuhë,  letërsi  etj.  Gj.  Shkurtaj,  krahas  veprës  së 
lartpërmendur,  e  ka  trajtuar  çështjen  e  arbëreshëve  edhe  në  një  tjetër  vepër  të  tij,  “Ligjërimet 
arbëreshe”.  Në këtë  botim  të  tij,  Shkurtaj na  paraqet  si fillim  historinë e  vendosjes  së  arbëreshëve në 
Itali, arsyet e këtij emigrimi si dhe vendet ku u vendosën ata. Sipas Shkurtaj, arbëreshët gjatë periudhës 
pesëshekullore  në  Itali,  kanë  arritur  të  formojnë  fizionominë  e  tyre  në  fushën  e  kulturës,  artit  dhe 
letërsisë. Nga kjo diasporë, kanë dalë poetë dhe studiues shqiptarë si Jeronim De Rada, Vinçens Dorsa, 
Zef Skiroi etj., të cilët mbeten figura të mëdha politike e kulturore të Rilindjes shqiptare në shekullin e 
XIX. Si rezultat i studimeve të kryera nga studiues shqiptarë të diasporës, por edhe të tjerë, janë sjellë 
dëshmi  dhe  të  dhëna  jo  vetëm  për  ngujimet  e  arbëreshëve,  por  edhe  për  gjuhën  e  kulturën  arbëreshe. 
Sipas këtij botimi të Shkurtaj, rëndësi të veçantë ka pasur dhe harta e vendbanimeve shqipfolëse në Itali, 
e  realizuar  nga  Katedra  e  gjuhës  shqipe  dhe  dialekteve  arbëreshe  pranë  Universitetit  të  Kalabrisë. 
Krahas  të  tjerave,  Shkurtaj  trajton  në  mënyrë  të  veçantë  përpjekjet  e  arbëreshëve  të  Italisë  për 
shkollimin në gjuhën shqipe. Këtë e arritën përmes hapjes së institucioneve të tilla mjaft të dëgjuara si 
Kolegji  Shën  Adrianit,  në  Shën  Benedikt  Ullano,  i  transferuar  më  pas  në  Shën  Mitër  Koronë,  apo 
Seminari i Palermos, themeluar nga Gjergj Guxeta, si dhe puna e mëtejshme që kanë bërë arbëreshët, 
deri  në  ditët  tona,  qoftë  për  mësimin  e  gjuhës  shqipe  me  anën  e  nismave  vetrjake  private,  përmes 
botimeve  të  thjeshta  e  deri  në  nivel  universitar,  siç  janë  ndërtimi  i  katedrave  apo  institucioneve 
shkencore.  Krahas  autorëve  të  sipërpërmendur,  një  njohës  mjaft  i  mirë  i  çështjes  arbërore  është  edhe 
Koli  Xoxi.  Në veprën  e tij  “Shqiptarët  dhe  Garibaldi”,  ai trajton arsyet e  emigrimit  të  shqiptarëve  në 
Itali, periudhën kohore kur ndodhi ky emigrim si dhe qytetet kryesore në të cilat u vendosën ata. Sipas tij
emigrimi  më  i  madh  i  shqiptarëve  drejt  Italisë  ishte  pas  vdekjes  së  Skënderbeut  dhe  pas  rënies  së 
Shqipërisë në duart e turqve. Ata u vendosën në zonën e Kalabrisë, në krahinën e Bazilikatës, në Pulja, 
Palako Adriano, Piana deli albanezi (Hora Shqiptarëve), etj. Për sa u përket shkaqeve që i detyruan të 


 
vi 
vendosen  në  Itali,  mendohet  se  ishte  fakti  që  shqiptarët  nuk  mund  ta  duronin  të  qenurit  nën  zgjedhën 
turke. Ata ruajtën doket, zakonet, traditat, kulturën e tyre. Emigrimi drejt Italisë ka qenë valë-valë, me 
disa  ndërprerje,  nga  shekulli  XV  deri  në  shekullin  XVIII.  Shqiptarët  u  vendosën  kryesisht  në  vende  të 
shpopulluara,  me  qëllim  të  veçoheshin  nga  popullsia  vendase,  për  të  ruajtur  traditat  kombëtare.  Koli 
Xoxi, në veprën e tij, flet dhe për disa figura të rëndësishme arbëreshe të cilët ndihmuan Garibaldin në 
luftën  revolucionare  për  bashkimin  e  Italisë.  Përmendim  figura  si  Domeniko  Mauro,  Xhuzepe  Paçeja, 
Domeniko  Damisi,  Domeniko  Beliçi,  Axhensilao  Milano,  Vinçenso  Stratiogoi,  Xhenaro  Plako,  etj.  Një 
kontribut të rëndësishëm ka dhënë në studimin e kësaj periudhe një grup autorësh shqiptarë me botimin 
“Historia  e  popullit  shqiptar”  Vëll.  II  (  Tiranë,  2002).  Në  këtë  botim,  gjejmë  informacione  shumë  të 
hollësishme për zhvillimet në Lëvizjen Kombëtare që në fillimet e saj e deri në shpalljen e pavarësisë së 
Shqipërisë.  Stavro  Skëndi,  në  botimin  “Zgjimi  Kombëtar  Shqiptar  1878-1912”,  flet  për  përpjekjet  e 
atdhetarëve, si brenda dhe jashtë atdheut, për afirmimin kombëtar dhe kulturor. Dy nismëtarët e lëvizjes 
kulturore shqiptare në Itali ishin Jeronim De Rada dhe Dhimitër Kamarda. De Rada, përmes botimit të 
periodikut “Flamuri i Arbrit”, i bënte të njohur perëndimit traditat shqiptare, qenien një komb shqiptar 
si  dhe  aspiratat  për  liri  dhe  pavarësi  të  popullit  shqiptar.  Kontributi  i  arbëreshëve  u  vu  re  dhe  në 
veprimtarinë e dendur kombëtare. Kjo gjë shihet në nismat e ndërmarra nga atdhetarë shqiptarë, si De 
Rada,  Skiroi  dhe Anselmo  Lorekio,  për  mbajtjen  e kongresit  të  parë  gjuhesor  në  Koriliano  Kalabro,  si 
dhe kongresit të dytë në Lungro të Kalabrisë. Programi i dy kongreseve kërkonte së pari një alfabet të 
njehsuar, themelimin e një shoqërie kombëtare shqiptare, si dhe afrimin e lidhjeve me mëmëdheun. Një 
tjetër studiues shqiptar që ka trajtuar gjerësisht çështjen arbëreshe, që nga ngujimet e tyre në Itali dhe 
deri gjuha, është Eqerem Çabej. Në veprën e tij “Në botën e arbëreshëve”, krahas problemeve gjuhësore 
dhe  strukturave  dialektore  të  arbëreshëve  të  Italisë,  Çabej  na  jep  të  dhëna  për  shpërnguljen  e 
shqiptarëve drejt Italisë. Sipas dëshmive historike, shprehur në veprën e Çabej, rezulton që shpërngulja e 
shqiptarëve  për  në  Itali  të  ketë  ndodhur  prej  mesit  të  shekullit  XV  gjer  nga  mesi  i  shekullit  XVIII.  Në 
dokumente që disponojmë, është vërtetuar që grupe sporadike shpërnguljesh ka pasur edhe para dyndjes 
së osmanëve, në vitet 1272, 1388, 1393 etj. Çabej na jep të dhëna për vendosjen e shqiptarëve në Italinë 
e  Mesme  dhe  në  Napoli.  Në  veprën  e  tij,  ai  flet  dhe  për  emra  të  shquar  burrash  arbëreshë,  të  cilët 
shfaqën veçoritë e tyre në fusha të ndryshme studimi. Një tjetër vepër mjaft cilësore është ajo e përkthyer 
nga  Fotaq  Andrea  “Arbëreshët  e  Italisë  1413-2007:  antologji  e  autorëve  francezë,  udhëpërshkrime, 
portrete, histori, gjuhë, letërsi, art, kulturë”. Në këtë antologji, autorë të ndryshëm francezë flasin për 
çështje të ndryshme të botës arbëreshe. Bota e arbëreshëve, në këtë vepër, shihet nën një këndvështrim 
tjetër,  pikërisht  në  atë  të  studiuesve  të  ndryshëm  francezë,  të  cilët  na  japin  përshkrimin  e  tyre  të  kësaj 
bote,  duke  filluar  që  nga  periudha  e  mërgimit  të  tyre  drejt  Italisë  e  deri  në  shekujt  XVIII-XIX.  Sharl 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə