Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə40/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   36   37   38   39   40   41   42   43   ...   102

 
44 
Serafina Topia‖ botohet në vitin 1840. Kjo vepër ribotohet sërish në 1843 dhe, për herë të tretë, e riboton në 
vitin 1898, në fund të jetës së tij, nën një titull të ri ―Një pasqyrë jete njerëzore‖. Në vitin 1848, boton një 
poemë  prej  katër  novelash  me  titull  ―Rrëfime  të  Arbrit‖,  novelën  ―Diana‖  dhe  një  tragjedi  ―Numidët‖.
251
 
Poeti iu përkushtua dhe mbledhjes së këngëve popullore. Ai botoi përmbledhjen e parë me këngë popullore 
arbëreshe,  ―Rapsodie  di  un  poema  albanese‖  në  vitin  1866.  Më  vonë,  De  Rada e  riboton  në  gazetën  e  vet 
Flamuri  i  Arbrit‖  me  titull  ―  Rapsodi  kombëtare‖. Edhe  ―Milosaon‖  edhe  ―Serafinën‖,  poeti  i  ribotoi  dy 
herë. Vepra e jetës së De Radës ishte poema e madhe ―Skënderbeu i Pafan‖, të cilën e botoi në dymbëdhjetë 
libra.  Nga  këto  u  botuan  vetëm  pesë.  Poema  epike  kishte  në  qendër  Skënderbeun  dhe  heronj  të  tjerë 
legjendarë. 
252
  Krahas  botimeve  të  përmendura  më  lart,  De  Rada  ka  botuar  dhe  vepra  me  karakter 
autobiografik,  vepra  të  cilat  meritojnë  vëmendje  të  veçantë.  Përmendim  ―Autograf”  botuar  në  1885, 
Autobiologjia”, në katër pjesë (1898-1899) dhe ―Testamenti poetik” (1902).
253
 Njohja e krijimtarisë së tij 
letrare, veprimtarisë shkencore, publicistike, politike dhe arsimore, na bën ta njohim më nga afër figurën e 
De Radës.  
Le të njihemi pak më nga afër me poemat e tij më të rëndësishme. Më poshtë do të flas për disa nga 
poemat me të cilat De Rada la gjurmë në historinë e letërsisë shqiptare. Më vitin1836, De Rada botoi verën e 
parë të plotë, poemën ―Këngët e Milosaos‖, me temë të dyfishtë, atdheu dhe dashuria. Me këtë vepër, poeti 
godet në shenjë: poema spikati për bukuri dhe freski, pritet me mjaft ngrohtësi nga kritika dhe publiku, dhe 
vlerësohet më vonë madje edhe jashtë Italisë. 
254
 Në kushtim të librit, De Rada theksonte se këto këngë do të 
jenë dëshmi të lidhjeve shpirtërore me zakonet e lashta mes shqiptarëve dhe arbëreshëve kudo të gjenden ata. 
De  Rada,  që  i  ri,  çlirimin  e  atdheut  të  të  parëve  e  shihte  në  bashkëpunim  mes  gjithë  shqiptarëve,  si  atyre 
brenda Shqipërisë, dhe atyre të shpërndarë në viset e tjera të botës, sidomos të arbëreshëve të Italisë, të cilët 
kurrë nuk mund ta harronin atdheun dhe origjinën e tyre.
255
 ―Këngët e Milosaos‖ qe sprova e parë e një poeti 
22  vjeçar
256
  dhe  ishte  një  arritje  mjeshtërore  e  tij.  E  nis  si  një  poemë  dashurie,  por  rrugës,  gjatë  punimit, 
sensibilizon  njerëzit  përmes  figurës  së  heroit  të  tij,  për  të luftuar  për  çlirimin  e  atdheut  të tyre.  Pra  poema 
Këngët  e  Milosaos‖  nuk  është  cilësuar  thjesht  si  poemë  lirike,  por  përmes  saj  bëhet  thirrje  për  bashkim, 
duke  na  dhënë  një  pasqyrë  të  qartë  të  betejave  që  po  zhvilloheshin  në  Shkodër  kundër  osmanëve,  në  vitet 
1833-1835. Poema ka rëndësi të madhe historike sepse me të fillon letërsia artistike, laike, demokratike dhe 
kombëtare  shqiptare.  Ajo  çfarë  e  përshkon  veprën  është  karakteri  patriotik.  Rikrijohet  një  periudhë  e 
lavdishme e së kaluarës historike të popullit shqiptar. De Rada, poet i ri i kombit shqiptar , ngriti zërin për të 
ardhmen e Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Përmes figurës së Milosaos bën thirrje për bashkim dhe luftë të 
                                                 
251
  Kodra, Erdhi dita e Arbrit., 72. 
252
  Po aty 
253
  De Rada, Autobiologjia, 11. 
254
  Kodra, Erdhi dita e Arbrit..,71. 
255
  Andrea Varfi,  Këngët e Milosaos, (Prishtinë: Rilindja,1976), 12. 
256
  Zotos, Jeronim De Rada dhe autorët e tjerë arbëreshe, 356 


 
45 
përbashkët kundër osmanëve. Kurorëzimi i veprës është vdekja e heroit në fushën e luftës kundër të huajve. 
Vepra u prit mjaft mirë nga kritika letrare e kohës. Në tetor të 1836, meqenëse në Napoli ra kolera, De Rada 
rikthehet në Maqë, në katundin e vet, ku qëndroi dy vjet duke studiuar dhe iu përvesh punës që të lëvronte 
dhe  ngrinte  lart  gjuhën  shqipe. 
257
  Tre  vjet  më  vonë,  pas  botimit  të  veprës  ―Këngët  e  Milosaos‖,  botoi  një 
poemë të dytë, që i ngjan nga tema dhe problemet të parës, por me një qartësi më të madhe të idesë dhe një 
ngjyrë më të theksuar historike. Poemën nuk e lënë të shohë dritë në Italinë e Burbonëve (shqetësohen dhe i 
tremb ideja e një populli që do të ngrihet në luftë).
258
 Kjo vepër ―Këngët e Serafina Topisë‖, ka në qendër 
tashmë  jo  një  djalë,  por  një  vajzë  me  origjinë  fisnike,  Serafinën.  Poemën  ―Serafina  Topia‖  poeti  nisi  ta 
botojë,  së  pari  si  nënfletë  te  e  përkohshmja  e  Konfortit  në  Napoli.  Më  pas,  poeti  arriti  ta  botojë  veprën 
pavarësisht vështirësive. Në këtë poemë, flet për luftën e drejtë të një populli kundër sundimit të huaj, për 
luftën  e  popullit  tonë  kundër  Turqisë  në  shekullin  XV.  Poema  ishte  njëkohësisht  thirrje  për  bashkim  të 
toskëve  dhe  gegëve,  në  kohën  kur  ndarja  krahinore  ishte  pengesë  për  lëvizjen  tonë  kombëtare.  Censura 
burbone, me sa dukej, e kuptoi veprën si një thirrje për bashkimin e Italisë. Për këtë arsye, nuk e la librin të 
qarkullojë. Poema e Serafina Topias ishte një ekuivalente e Milosaos. Edhe në këtë vepër, ajo që mbisundon 
është ndjenja e patriotizmit dhe e dashurisë për atdheun, e shprehur nga sakrifica e Serafina Topias. Letrat që 
i dërgonte të atit, Mikelit, gjatë viteve 1840, dëshmojnë për interesin e madh që ngjalli botimi, se në ―Këngët 
e  Serafina  Topisë‖  të  cilat  i  quante  ―Këngët  shqiptare‖,  ndjehej  dashuria  për  Shqipërinë.  Kjo  vepër  u 
vlerësua për mbajtjen gjallë të traditës arbëreshe në dhé të huaj. Deri më sot, njihen katër variante të kësaj 
vepre. Botimin e parë të një pjesë të saj e gjejmë në 8 tetor 1836 në të përkohshme ―Omnibus
259
. Varianti 
më i hershëm i ―Serafina Topisë‖ ndodhet në Arkivin e Shtetit. Është i shkruar me dorën e De Radës, mban 
titullin  ―Strofat e  Serafinës‖  dhe  ka  njëzet  këngë.  Ky  version  mund  të jetë i  vitit  1834.  Por,  në  lidhje  më 
datën e saktë të hartimit të poemës ―Serafina Topia‖ janë shprehur mendime kundërthënëse. Varianti i dytë 
dhe i plotë mendohet të ketë përfunduar në 20 shtator 1839. Varianti i tretë i botimit është i vitit 1843. Poema 
ripërpunohet dhe ribotohet në fund të jetës së poetit në 1898, me titullin ―Një pasqyrë jete njerëzore‖. Në 
vitet  pasuese,  De  Rada  tërhiqet  pak  nga  punimet  e  veprave  të  mëdha  duke  u  lokalizuar  drejt  botimeve  në 
gazeta  dhe  revista  të  kohës.  Shumë  artikuj  i  shkroi  në  të  përkohshmen  ―  Viaggiatore
260
  të  Domeniko 
Mauros, ku shprehu hapur qëllimet dhe idealet e tij patriotike dhe revolucionare, qëllime të cilat u mundua 
t`ia  transmetonte  lexuesit  arbëresh  të  Kalabrisë.  Sipas  tij,  arbëreshët  duhet  të  organizoheshin  në  një 
kryengritje të përbashkët kundër regjimit shtypës së mbretit të Napolit. Në vitin 1850, botoi një përmbledhje 
me  katër  poema  me  titull  ―Rrëfimet  e  Arbrit‖,  më  pas  novelën  ―Diana‖  dhe  një  tragjedi  ―  Numidët‖.
261
 
                                                 
257
  De Rada, Autobiologjia, .17. 
258
  Kodra, Erdhi dita e Arbrit , 71. 
259
  Kastrati, Jeronim De Rada, .50. 
260
  Po aty, f.52 
261
  Kodra, Erdhi dita e Arbrit, 72 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   36   37   38   39   40   41   42   43   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə