Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə41/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   37   38   39   40   41   42   43   44   ...   102

 
46 
Tragjedinë ―Numidët‖ poeti e hartoi, së pari në shqip, në dialektin arbëresh, pastaj e përktheu vetë në prozë 
në italisht, ashtu siç veproi me të gjitha veprat e tij gjatë jetës së vet. Vepra ―Rrëfimet e Arbrit‖ u prit mjaft 
mirë dhe ngrohtë nga arbëreshët e Italisë. Poema ―Rrëfimet e Arbrit‖ përbëhet prej katër këngësh, ndërlidhet 
dhe përshkohet nga ideja kryesore që ishte bashkimi i shqiptarëve të shpërndarë dhe lufta e tyre për çlirimin 
e atdheut. Tri vepra të rëndësishme të De Radës janë ―Autograf”, “Autobiologjia” dhe “Testamenti Politik”
Në prill të vitit 1885, Jeronim De Rada shkroi, në katundin arbëresh Makia, disa shënime në lidhje me jetën e 
vet. Ato u botuan në 1909, në Trani, në një broshurë 33 faqëshe, me titull ―Një autograf i pabotuar i poetit 
De Rada përreth jetës së tij‖. Kur hartoi këto të dhëna, poeti ishte 71 vjeç. Autografi hedh dritë mbi fillimet 
e  krijimtarisë  poetike  të  De  Radës.  Aty  poeti  ka  bërë  disa  shënime  kritike  për  veprat  e  tij.  Autografi  i  De 
Radës u botua pas 24 vjetësh të hartimit të tij. Atë e nxori në dritë  Dr. Mikel Markianoi. Më mirë poetin e 
njohim  përmes  veprës  ―Autobiologjia‖ 
262
  (1898).  De  Rada,  përballë  akuzave  dashakeqëse  si  mbështetës  i 
Burbonëve, del i papërkulur, i pasur me një krenari të fortë. Ai qëndroi i patundur në bindjet dhe besimin e 
tij. Në veprën ―Autobiologjia‖ tregohen ngjarjet e jetës së De Radës, nga lindja deri në moshën 34 vjeçare. 
Ajo është e ndarë në katër periudha, botuar në broshura të veçanta. Periudha e parë dhe e katërt u botuan në 
1898, ndërsa periudha e dytë dhe e tretë u botuan më 1899. Autobiografia paraqet interes për të njohur botën 
shpirtërore dhe jetën plot veprimtari të poetit. Vepra mbeti e papërfunduar, sepse mungojnë periudhat e tjera. 
De Rada ka dashur t`i vazhdojë më tej, por fatkeqësitë e jetës nuk e lanë të përpunojë më tej veprën. Vepra e 
plotë ―Autobiologjia‖ u botua nga De Rada, kur ishte plot 85 vjeç. Katër vjet pas botimit, ai u nda nga jeta 
duke  na  lënë  një  dokument  me  shumë  rëndësi,  kryesisht  për  historinë,  letërsinë,  folklorin,  gazetarinë  dhe 
gjuhësinë  shqiptare.
263
  Vepra  madhore  e  Jeronim  De  Radës,  për  të  cilën  punoi  afro  gjysmë  shekulli,  është 
Skënderbeu i Pafan‖. Poema është krijuar nga poeti brenda një periudhe 42 vjeçare, që nga 1837 deri në 
1879. De Rada publikoi nga ―Skënderbeu i Pafan‖, nga seria e 12 librave, vetëm 5 libra. Synimi i shkrimit të 
kësaj vepre ishte dashuria e madhe për atdheun e të parëve, Shqipërinë. Përmes kësaj poeme të rëndësishme, 
ai u përpoq të ngrejë lart vlerat e gjuhës shqipe dhe traditave shqiptare, duke pasqyruar shpirtin patriotik dhe 
heroik të popullit shqiptar.
264
 Kjo vepër, theksonte De Rada, ishte shkruar me qëllim që të përgatiste zgjimin 
e ndërgjegjes kombëtare, rilindjen e kulturës shqiptare, besimin për të ardhmen e lumtur të ditës së çlirimit. 
Figura e Skënderbeut dhe epoka e tij u bënë frymëzim për gjithë letërsinë shqipe . De Rada ia kushtoi këtë 
vepër jo bëmave të Skënderbeut, por emrit të tij, heroit kombëtar, heroit të të gjithë shqiptarëve. Te figura e 
Skënderbeut,  ai  shihte  simbolin  e  ringjalljes  shqiptare.
265
  Në  ketë  poemë,  ai  krijoi  një  varg  personazhesh 
përmes heroizmave të të cilëve u ngjall ndjenja e dashurisë së thellë për atdheun. Ngjarjet e poemave të De 
                                                 
262
  Kastrati, Jeronim De Rada, 20 
263
  Po aty 
264
  Demetrio, Arbëria: storia,cultura, folclore, 78. 
265
  Franco Bulgari, Girolomo De Rada e la literatura albanese, ― Rasegnia di studi albanesi‖ nr.2, (Roma 1963):2. Atti   
      del 3 Convegnio di Studi Albanesi, Cozenza, 23-24 novembre 1963, Edizione Italba.       


 
47 
Radës i përkasin gjysmës së parë të shekullit XV, kohës së luftërave të popullit tonë kundër turqve. Me këtë, 
poeti u përpoq të ringjallte një epokë aq të lavdishme të historisë sonë, me skenat e çastet më dramatike e 
epike  të  saj,  për  të  fuqizuar  krenarinë  e  vetëdijen  kombëtare  ndër  arbëreshët  e  për  të  pohuar  para  botës  të 
drejtat  e  Shqipërisë.  Gjithë  botën  poetike  të  De  Radës  e  përshkon  ndjenja  e  dashurisë  për  atdheun.
266
 
Kontributi  i  De  Radës  shihet  dhe  në  lëmin  folkloristik.  Të  gjitha  materialet  folklorike,  i  përktheu  edhe  në 
italisht dhe i botoi në revistën ―Flamuri i Arbrit‖. Në këtë mënyrë, i jepte mundësinë e një frymëmarrje tjetër 
krijimtarisë  së  popullit  së  vet.  Ai  i  mblodhi  përrallat  nga  gratë  dhe  plakat  e  fshatit  të  tij  dhe  të  fshatrave 
përreth.  Në  vitin  1896,  De  Rada  nxori  në  botim  ―Antologia  Albanese‖  ku,  ndër  të  tjera,  gjejmë  disa 
përralla
267
  të  cilat,  ashtu  siç  shkruhet  në  nëntitull  (përgjithësisht  si  në  të  gjithë  punimet  e  studiuesve 
arbëreshë, apo të atyre që punuan me arbëreshët) janë të përkthyera edhe në gjuhën italiane. Në parathënie, 
shprehet:  “U  lëshojmë  vendin  e  parë  përrallave  që  vijnë  nga  lashtësia  e  kohërave,  duke  sjellë  gjurmët  e 
shpirtit të pavdekshëm të popullit, gojët e të cilit kanë bërë që të transmetohen e të tingëllojnë deri në ditët 
tona‖.
268
  Përrallat  janë  përkthyer  besnikërisht  edhe  në  gjuhën  italiane.  Në  vitet  1888-1897,  revista,  ―La 
Calabria,  Revista  di  Cultura  Popolare‖,  e  drejtuar  nga  Luixhi  Bruxano,  në  Monteleone,  merrej  edhe  me 
botimin e përrallave arbëreshe. De Rada dha një kontribut të rëndësishëm e të padiskutueshëm në të gjithë 
artin  dhe  kulturën  shqiptare.  Si  i  ri  liberal,  qe  angazhuar  në  jetën  politike  dhe  pati  marrë  pjesë  në 
revolucionin e po atij viti, i cili kërkonte të adaptonte Mbretërinë e Napolit me idetë e revolucionit francez të 
korrikut 1848. Pas dështimit të revolucionit, u burgos së bashku me shumë të rinj të tjerë arbëreshë dhe nuk u 
lejua  të  largohet  nga  fshati  tij,  Makia.  Ky  internim  i  parë,  u  bë  shkak  për  mbylljen  e  gazetës  së  tij  dhe  të 
parës në historinë e saponisur të shtypit shqiptar. Që nga ajo kohë e deri në 1861, askush nuk dëgjoi më për 
De Radën. Dihet se jetoi në Makia po nuk dihen impenjimet e tij. Mendohet se mund të jetë marrë me poezi, 
pasi në 1936 pati botuar ―Këngët e Milosaos‖ dhe më 1843, ―Serafina Topinë‖. Aktiviteti i De Radës pas 
kësaj  kohe  është  i  njohur.  Ai  iu  kushtua  tërësisht  çështjes  shqiptare.  Vendosi  korrespondencë  me  shumë 
personalitete  politike  dhe  avokatë  të  çështjes  shqiptare.  Njohu  dhe  bashkëpunoi  ngushtë  me  disa  emra  të 
shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.  
Në  vitin  e  parë  të  rikthimit  në  qytet  botoi  veprën  ―Parimet  e  estetikës‖,  tre  vjet  më  vonë  veprën 
Lashtësia e Kombit Shqiptar‖ dhe në 1866 ―Rapsodia e një poeme arbëreshe‖. Kontributi i tij gazetaresk, 
siç  e  kemi  trajtuar  dhe  më  lart,  nuk  u  mbyll  me  kaq.  Ai  botoi  mes  viteve  1883-1887  revistën  ―Flamuri  i 
Arbrit.‖
269
  De  Rada  nuk  e  mësoi  kurrë,  deri  në  fund  të  jetës  së  tij,  më  1903,  se  gazeta  që  botoi  ai  për  27 
numra  në  vitin  1848,  qe  gazeta  e  parë  në  historinë  e  Shqipërisë.
270
  Vitet  e  fundit  të  jetës,  ndonëse  të 
                                                 
266
  Intervistë e V. Minishit, me rastin e 250-vjetorit të kolegjit të Shën-Adrianit, gazeta ―Drita”, 22 janar 1983.  
267
  Shefqet Pllana, Gjurmime albanologjike, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 14 – 1984, (Prishtinë, 1985), 11.  
268
  Girolamo,Rada, Antologia albanese, Tradotta fedelmente in italiano, (Napoli, 1896), 3 
269
  Fevziu, Historia e Shtypit shqiptar 1848-2005,108.  
270
  Po  aty, f.11 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   37   38   39   40   41   42   43   44   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə