Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə42/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   38   39   40   41   42   43   44   45   ...   102

 
48 
shoqëruara nga varfëria dhe vetmia, nuk e shteruan vrullin krijues të shkrimtarit të madh. Ai botoi dy librat e 
fundit të ―Skëndërbeu i Pafan‖ dhe vepra të ndryshme historike, gjuhësore, letrare si ―Pellazgë e shqiptarë‖, 
Konferenca mbi gjuhën shqipe‖(1894), një pjesë jetëshkrimi me titull ―Autobiologjia‖, ripërpunon veprën 
Numidët‖  me  subjekt  nga  luftërat  e  Romës  me  Kartagjenën.  Në  këtë  kohë  poeti  ripërpunon  rrënjësisht 
Këngët e Serafina Topisë‖ dhe kurorëzimin e punës së vet të gjatë krijuese me botimin e poemës nën titullin 
e  ri  ―Një  pasqyrë  e  jetës  njerëzore‖(1908).  Gjithashtu,  De  Rada  merr  përsipër  të  organizojë  dy  kongrese 
gjuhësore arbëreshe, një më 1895 dhe një në 1897. Në vitet e fundit të jetës, De Rada ishte përsëri mësues i 
shqipes në Shën Adrian. Pesë muaj para vdekjes, më 1902, De Rada boton veprën e vet të fundit ―Testamenti 
Politik‖. Po atë vit, botohet nga kritiku i shquar Mikel Markianoi dhe kushëriri i tij, një monografi për jetën 
dhe veprimtarinë e De Radës. Jeta e De Radës shuhet më 28 shkurt 1903.
271
 Jeronim de Rada mbetet si një 
nga figurat e shquara të Rilindjes sonë. Ai luftoi pa u epur, kundër çdo armiku të çështjes sonë kombëtare, 
kundër politikës së shovinistëve ballkanas, e në mënyrë të veçantë atyre grekë, që donin të mbytnin lëvizjen 
kombëtare të popullit tonë. Admiruesit e De Radës qenë të shumtë dhe ndonjëherë nga figurat më të njohura. 
Një  revistë  e  Parisit,  ―Melusine‖,  e  quajti  atë  ―Orfeu  pellazg  dhe  Homer  shqiptar‖,  ndërsa  Dora  d‘Istria 
shkruante se ―poezitë e tij janë agimi i ditëve të lumtura të Shqipërisë”. 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
                                                 
271
 
 Kodra, Erdhi dite e Arbrit, 76. 


 
49 
KREU III 
 
S
HTYPI ARBËRESH DHE ÇËSHTJA KOMBËTARE
 
 
3.1. Roli i shtypit të shkruar në mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare 
 
Në fillimin e shekullit XIX, mes shqiptarëve filluan të shfaqeshin, ashtu si kishte ndodhur me popujt e 
tjerë ballkanikë, rizgjime kulturore dhe kombëtare që, në masë të madhe, i atribuoheshin veprimtarisë nxitëse 
kushtuar atdheut nga qendrat e emigrimit jashtë shtetit, më shumë se nga ato në brendësi të shtetit turk. 
272
 
Nxitjet në këtë drejtim vinin sidomos nga kolonitë shqiptare të Italisë Jugore, që ndiqnin moton e Rilindjes 
italiane  dhe  që  i  kishte  tërhequr  perspektiva  e  përhapjes  së  kësaj  lëvizjeje  edhe  në  Shqipëri,  duke  çuar  në 
rizgjimin kombëtar të këtij vendi. Në kuadër të një rilindjeje të tillë kombëtare u shfaqën nismat e para në 
fushën  e letrave  në  Itali  nga  ana e Vinçens  Dorsës, Jeronim  de  Radës  dhe  Demetrio Kamardës.  Ndërsa  në 
Shqipëri  këto  nisma  u  ndërmorën  nga  disa  intelektualë  lokalë  si  Zef  Jubani.  Kështu,  pikërisht  i 
sipërpërmenduri  Jubani,  i  cili  në  Shkodër  kishte  detyrën  e  sekretarit  të  Konsullit  të  Francës,  porositi  më 
1871,  në  tipografinë  e  Triestes  të  kompanise  austriake  Lloid,  shtypjen  e  një  përmbledhjeje  këngësh  të 
Shqipërisë  Veriore,  të  përkthyera  në  italisht,  duke  u  bashkëngjitur  një  tabelë  fonetike  të  tyre  në  gjuhën  e 
origjinës,  si  dhe  disa  konsiderata  paraprake  mbi  ―gjendjen  morale  dhe  kulturën  intelektuale  të  popullit 
shqiptar‖.
273
 Nisma të ngjashme kishin lulëzuar në Egjipt nga Thimi Mitko, edhe në Rumani e Bullgari. Këto 
nisma ishin të drejtuara kryesisht nga përcaktimi i alfabetit dhe i rregullave gramatikore të gjuhës shqipe, si 
dhe në mbledhjen e rapsodive, këngëve popullore dhe studimeve mbi folklorin. Por nuk mungonte edhe ideja 
e pavarësimit të Shqipërisë.
274
 Pararendës të lëvizjes që po ndiqnin pavarësinë ose, të paktën, autonominë e 
Shqipërisë,  ishin  studiuesit  e  njohur  shqiptaro-italianë  si  Jeronim  de  Rada,  veprimtar  sidomos  që  prej  vitit 
1848 me gazetën e tij ―Shqiptari i Italisë‖ e më pas me botimin periodik ―Flamuri Arbrit‖ i 1848-1887.
275
 
Krahas  tij,  kishte  edhe  një  brez  të  tërë  arbëreshësh  të  angazhuar  në  çështjen  shqiptare  si  Vinçens  Dorsa, 
Dhimitër Kamarda dhe Zef Skiroi. Shtypi i kohës mbetet një burim me vlerë për ndriçimin sa më të plotë të 
kësaj periudhe. Rrethanat në të cilat gjendej Shqipëria nën sundimin otoman, nuk lejuan që të lindte dhe të 
përhapej shtypi periodik brenda vendit. 
Vetëm  jashtë  Shqipërisë  u  arrit  të  krijoheshin  periodikë  të  cilët  ngritën  zërin  përpara  Evropës,  me 
qëllim njohjen e ekzistencës së kombit shqiptar dhe të së drejtës së tij për të qenë shtet i lirë dhe i pavarur. 
Gazetaria  shqiptare  luajti  një  rol  të  çmuar  duke  ndihmuar  çështjen  kombëtare.  Arbëreshë  si  Jeronim  De 
                                                 
272
   Clayer, Arbëreshët e Italisë 1413-2007: antologji e autorëve francez..., 332. 
273
   Zef Jubani, Raccolti di canti populari e rapsodie di poemi albanesi, (Trieste 1871), 23 
274
   Historia e Shqipërisë...,130 
275
  Ahmet Kondo, Flamuri i Arbrit: çështja kombëtare, (Tiranë: Naim Frashëri, 1967), 82 


 
50 
Rada, Anselmo Lorekio, Terenc Toçi, Zef Skiroi, etj., kontribuuan duke e bërë të njohur çështjen kombëtare 
shqiptare në arenën ndërkombëtare. Këtë e realizuan duke u bërë nismëtarë në krijimin e organeve të para të 
shtypit  shqiptar  në  Itali.  Nga  ana  kronologjike,  sipas  të  dhënave  që  kemi  deri  sot,  njihet  si  organ  i  parë  i 
shtypit shqiptar gazeta ―L’Albanese d’Italia‖ (―Arbëreshi i Italisë‖). Kjo gazetë doli në Napoli më 23 shkurt 
1848. Në krye të saj qëndronte figura e Jeronim De Radës, rilindës i shquar i kohës. Jeronim de Rada botoi 
një nga organet e shtypit më me rëndësi të kohës të quajtur ―Flamuri i Arbrit”, i cili filloi doli në Kalabri në 
vitet 1883-1887, në dialektin e arbëreshëve të Kalabrisë dhe italisht. De Rada, përmes ―Flamurit të Arbrit‖ i 
bëri  të  njohur  Evropës  se  ekzistonte  një  komb  shqiptar,  i  cili  ka  pasur  një  histori,  një  gjuhë,  një  traditë 
historike  e, si rezultat, kishte mjaft të drejtë të aspironte për lirinë dhe pavarësinë e tij. Krahas gazetave të 
lartpërmendura,  me  nismën  e  poetit  arbëresh  Xhuzepe  Skiroi,  u  botua  në  1887  në  gjuhën  arbëreshe  dhe 
pjesërisht  italisht  Revista  ―Arbëri  i  ri‖.  Një  gazetë  tjetër  me  rëndësi  ishte  ―La  nazione  Albanese  me 
drejtuesin e saj Anselmo Lorekio. Shtypi i kohës na tregon, edhe një herë, që ka dhënë ndihmesën e tij në 
fushën shoqërore, kulturore dhe politike gjatë periudhës së Rilindjes kombëtare shqiptare.  Shtypi arbëresh 
lindi  si  nevojë  e  domosdoshmëri  për  vetë  ekzistencën  kombëtare  dhe  shoqërore  të  dhjetëra-mijëra 
pasardhësve  të  breznive  që  emigruan  nga  viset  e  ndryshme  shqiptare,  duke  u  ngulitur  në trevat italiane  në 
dhjetëvjeçarin  e  dytë  të  shekullit  XV,  sidomos  pas  vdekjes  së  Skënderbeut.
276
  Shtypi  arbëresh,  që  në 
zanafillë  dhe  sot,  ka  vijuar  dhe  vijon  të  zhvillohet  duke  lënë  gjurmë  në  jetën  e  arbëreshëve,  në  lidhjet 
shqiptare dhe marrëdhëniet me Shqipërinë amë. Në gazetat e kohës, u trajtuan problematika të ndryshme të 
fushave  letrare,  kulturore,  gjuhësore,  folkloristike,  shoqërore,  pa  lënë  mënjanë  çështjet  politike.  Shtypi 
arbëresh ka veçoritë e tij të krijimit dhe zhvillimit, që e bëjnë të ndryshëm nga zhvillimi i shtypit në vende të 
tjera ku kishin emigruar shqiptarët. Gazetaria arbëreshe shfaqet si nismë e dy apo tre personaliteteve, të cilët, 
për  motive  atdhetare,  kulturore  e  shoqërore,  botojnë  një  gazetë  apo  revistë  (Jeronim  De  Rada,  Zef  Skiroi, 
Françesko Stesi Petka, Antonio Argondiza, Genaria Lusi, Françesko Cicero, Rosalina Petrota, etj.).
277
 Në të 
njëjtën kohë, ai lindi dhe u krijua me synime të qarta për të paraqitur jo vetëm problematikat kulturore, por 
dhe problemet sociale dhe politike që ndikonin në jetën e arbëreshëve jashtë vendit, por edhe atyre brenda 
vendit.  Shtypi  u  shfrytëzua  për  qëllime  të  qarta  nga  ana  e  figurave  të  rëndësishme  të  kohës  si  Anselmo 
Lorekio, Terenc Toçi, Manilo Boniçi, etj., për të paraqitur orientimin e politikës zyrtare të shtetit ku kishin 
lindur dhe jetuar.  U botuan organe të shtypit si nismë e përfaqësuesve të qarqeve politike italiane në gjuhën 
shqipe dhe italiane, me një platformë të qartë mbi Shqipërinë. Në këto organe të shtypit, numër pas numri, 
shfaqeshin  problematika  të  ndryshme.  Aty  trajtoheshin  hapur  çështjet  politike,  të  paraqitura  si  nismë  e 
qarqeve politike të kohës. Në periudhën e Rilindjes kombëtare, depërtuan idetë iluministe, u hapën mundësi 
konkrete  për  zhvillimin  e  arsimit  në  gjuhën  shqipe  në  krahinat  e  banuara  nga  popullsi  shqiptare.  Për  të 
                                                 
276
  ―Shtypi arbëresh mes informimit dhe kulturës‖, Albania, e shtunë 29 janar 2005, 21 
277
   Po aty, f.21 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   38   39   40   41   42   43   44   45   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə