Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə43/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   39   40   41   42   43   44   45   46   ...   102

 
51 
realizuar këtë zhvillim, ndihmuan rrethanat politike e kohës, por edhe grupet politiko-kulturore që vepronin 
jashtë  administratës  turke,  në  vende  të  ndryshme  të  botës.  Të  tilla  ishin  klubet  dhe  komitetet  që,  në  atë 
periudhë, dhanë kontribut të madh në fushën arsimore, letrare dhe publicistike.
278
 Por krahas komiteteve apo 
shoqërive  të  kohës,  rol  të  rëndësishëm  luante  dhe  shtypi  që,  siç  përmendet  më  lart,  ndihmoi  lëvizjen 
kulturore e cila zgjati afro 100 vjet. Në periudhën e Rilindjes Kombëtare, shtypi botohej jashtë administratës 
turke,  edhe  pse,  gjatë  asaj kohe,  kemi  pasur  dhe  gazeta  apo revista  që  dolën  brenda  kufijve  të  Perandorisë 
Osmane. Shtypi, si brenda dhe jashtë, në vende të ndryshme të Ballkanit, Evropës dhe gjetiu, luajti një rol në 
afrimin politik dhe kulturor të popullit shqiptar në përmasa botërore dhe u angazhua në përhapjen e arsimit 
në masat e popullit, në qytet apo fshat. Roli që luajtën shqiptaro-italianët (arbëreshët) në këtë proces të gjatë 
zhvillimit arsimor, politik, social dhe kulturor, ka qenë i vazhdueshëm në periudha të ndryshme. Kryesisht
ky fakt u vu re gjatë Rilindjes Kombëtare. Karakteri demokratik i Rilindjes italiane u pasqyrua në faktin se, 
në lëvizje, mori pjesë jo vetëm popullsia e qyteteve, por edhe e fshatrave, veçanërisht në krahinat e Italisë 
Jugore.  Format  përmes  së  cilës  vepruan  rilindësit  për  çlirimin  kombëtar  ishin  të  ndryshme.  Nga  gjiri  i 
fshatrave  të  jugut  dolën  emra  të  intelektualëve  të  rinj,  të  cilët  njihen  ende  sot  e  kësaj  dite  dhe  përbëjnë 
krenarinë e kolonive shqiptare. Ndihma për mëmëdheun e largët dhe dëshira për të çuar zërin e këtij atdheu 
përpara opinionit publik botëror, karakterizojnë veprimin e gjithë patriotëve shqiptarë të shekullit XIX. Këto 
synime të përmendura më sipër, ishin objektivi i luftës së atdhetarëve shqiptarë, si brenda dhe jashtë vendit. 
Një  ndër  mënyrat  për  të  realizuar  synimet  e  tyre  ishte  dhe  veprimtaria  edukative  dhe  propagandistike  në 
masat e popullit. Figura të ndryshme patriotike si De Rada, Anselmo Lorekio, Terenc Toçi, etj., do ta nxisin 
këtë veprimtari përmes themelimit  me plot sakrifica të periodikëve të parë shqiptarë si ―Flamuri i Arbrit‖, 
L’Albanese  d’Italia‖,  ―La  Nazione  Albanese‖.  Gazetarë  italo-shqiptarë  përkrahën  në  shtypin  botëror  të 
drejtat  e  popullit  shqiptar,  njëkohësisht  themeluan  shoqëri  shqiptare  dhe  komitete  të  cilat,  më  vonë,  dhanë 
përkrahjen për ngritjen e kongreseve gjuhësore shqiptare.  
 
 
3.2 Jeronim De Rada dhe e përkohshmja “L’Albanese d’Italia” 
 
De Rada nisi të merrej me gazetari që në moshë të re, që në vitet e para të krijimtarisë së tij letrare. 
Prirjet e De Radës u panë që në rini, kur Instituti Kozenti, duke vlerësuar meritën e tij letrare, e emëron në 
sesionin e 11 prillit të vitit 1839, si anëtar korrespondent. De Rada nisi të bëjë emër në rrethet intelektuale të 
kohës. Më 1 korrik 1842, Jeronimi bëhet anëtar korrespondent i Ankarasë Valentini në Napoli.
279
 Ajo që i 
                                                 
278
   Sherafidin Hoxha, ―Roli edukativ arsimor i shtypit periodik të periudhës së Rilindjes Kombëtare‖, Shkëndija, 
Prishtinë, 1974, 20 
279
  Po aty, .14 


 
52 
rriti vlerën De Radës, nga pikëpamja e rrugës që ndoqi si publicist, është gazeta ―L’Albanese d’ Italia‖ apo 
Arbëreshi i Italisë‖.
280
 De Rada tashmë, përmes kësaj të përkohshme, shihet si një gazetar me një pjekuri 
më të madhe politike. E nxori këtë gazetë në kushte të vështira ekonomike dhe politike, sepse viti 1848 ishte 
viti  i  ngjarjeve  të  rëndësishme  politike  në  shtetet  evropiane  dhe  ballkanike.  Në  Shqipëri,  më  1848,  kishte 
filluar  lufta  për  autonominë  kombëtare.  Prej  shumë  vitesh,  është  pranuar  zyrtarisht  fakti  se  organi  i  parë  i 
shtypit  shqiptar  është  një  gazetë  e  vogël  e  botuar  në  verë  të  1848,  nga  Jeronim  De  Rada,  në  Napoli.  Kjo 
gazetë  është  pikërisht  ―Arbëreshi  i  Italisë‖,  prej  të  cilës  dolën  në  botim  27  numra  deri  në  verën  e  vitit 
1849.
281
 Numri i parë i revistës doli në Napoli më 23 shkurt 1848 dhe është një datë e shënuar, sepse, përmes 
saj, nis në Itali një lëvizje e njohur si lëvizja Pro-Albania, një lëvizje e cila do të mbronte fuqishëm çështjen 
shqiptare. Si fillim, kjo gazetë doli në një format të vogël, me katër faqe dhe me një letër të dobët. Kështu 
shkruan vetë De Rada në veprën e tij ―Autobiologjia‖. Ai kujton: ―Kisha pak të holla por, sidoqoftë, atë ditë 
bëra kontratën me shtypshkronjën “Trani” dhe kështu doli me një letër të varfër e me një karakter të vjetër 
Arbëreshi  i Italisë‖. 
282
  Në  Napoli  ajo  pati  pak  lexues,  por  në  krahinën  e  Kozencës  u  abonuan  150  veta. 
Shumë shpejt, gazeta fitoi popullaritet në masën e gjerë të lexuesve arbëreshë dhe e shtoi tirazhin. De Rada 
tashmë filloi të njihet në rrethet intelektuale të Napolit përmes kësaj të përkohshmeje. Aty shkroi mbi lavdinë 
historike të popullit shqiptar. Në gazetë, krahas ngjarjeve politike të botuara në gjuhën italiane, janë shkruar 
dhe artikuj në të folmen arbërishte, e kjo e bën atë të quhet gazeta e parë shqiptare.
283
 Shumë shkrimtarë janë 
shprehur në forma të ndryshme rreth rëndësisë së kësaj të përkohshmeje. Shkrimtari A. Gikosi në 1896 në 
gazetën ―Messagerul‖ në Bukuresht, shkruan rreth kësaj çështjeje: ―Patrioti i madh Jeronim De Rada, poet 
dhe  profesor  i  gjuhës  shqipe,  nxori  në  botim  në  1848  gazetën  “L’Albanese  d’Italia”.”
284
  Fillimet  e 
diskutimeve rreth çështjes shqiptare thuhet se kanë nisur në Itali dhe pikërisht në këtë vend kanë lulëzuar dhe 
shoqëritë e para kulturore.  
Ndjenja  e  atdhedashurisë  u  përçua  në  të  gjitha  shkrimet  që  u  botuan  në  këtë  të  përkohshme.  Shumë 
atdhetarë  shkruanin  të  mallëngjyer  për  vlerat  që  solli  botimi  i  kësaj  reviste.  Më  3  mars  1848,  Gaetan 
Kantivani nga San Marko, i shkruan me fjalë prekëse De Radës: “Kam marrë dy numrat e parë të gazetës 
“Arbëreshi i Italisë” dhe pothuaj shpesh herë i kam lexuar dhe rilexuar duke qarë... Nuk ka shqiptar të mos 
ushqejë  ndjenja  të  tilla  për  një  ndërmarrje  që  nderon  gjuhën  e  Epirit...‖  .
285
  Në  faqet  e  kësaj  gazete  janë 
botuar  mjaft  shkrime  dhe  madje  dhe  pjesë  nga  poema  të  ndryshme.  Përveçse  pjesë  nga  poema  ―Vallja  e 
Haresë së madhe‖ e Anton Sartorit, u botuan në disa numra me radhë edhe disa pjesë nga poema e Serafinës. 
Si përfundim, përmes këtyre burimeve të ndryshme, mësohet se De Rada e nisi veprimtarinë publicistike nga 
                                                 
280
  Kondo, Flamuri i Arbrit: çështja kombëtare, 17. 
281
  Blendi Fevziu, Historia e Shtypit shqiptar 1848-2005, (Tiranë: Onufri, 2005), 7. 
282
  Kondo, Flamuri i Arbrit : çështja kombëtare , 17. 
283
  Po aty 
284
  Mondalari, Girolomo De Rada  precursore della Nuova Albania , 10. 
285
  Kondo, Flamuri i Arbrit: çështja kombëtare, 18. 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   39   40   41   42   43   44   45   46   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə