Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə44/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   40   41   42   43   44   45   46   47   ...   102

 
53 
viti  ‗40 i  shekullit XIX  si bashkëpunëtor  dhe  drejtues  në  shtyp,  duke  pasur  në qendër  të  vëmendjes  së  tij 
çështjen  shqiptare  dhe  të  kaluarën  historike  të  popullit  shqiptar.  Pavarësisht  vështirësive  që  lidheshin  me 
ngjarjet në Itali, De Rada e çoi më tej punën në fushën e shtypit, duke mos qëndruar larg luftës së popullit 
shqiptar për liri kombëtare. Gazeta ―L’Albanese d’Italia‖ qe një tribunë e fuqishme që kërkonte ringjalljen e 
atdheut të robëruar dhe pavarësinë e tij. Një vend me rëndësi në këtë të përkohshme zë dhe botimi i këngëve 
dhe folklorit arbëresh, si një pjesë e ndërgjegjes së këtij ngujimi të vendosur atje 400 vjet më parë. Studiuesit 
e kanë konsideruar atë si një ndër pionierët e historisë së gazetarisë shqiptare, të shtypit periodik kombëtar të 
shekullit XIX, si lajmëtare e lëvizjes sonë kombëtare.
286
 Botimi i kësaj gazete nuk ishte realizimi i dëshirës 
së një intelektuali arbëresh me ndjenja të flakta, siç ishte Jeronim De Rada, atëherë 34 vjeç, por një kërkesë e 
kohës,  shprehje  e  idealeve  kombëtare  shqiptare.  Ishin  faktorët  e  ndryshëm  historikë,  politikë  e  shoqërorë, 
kombëtarë  e  ndërkombëtarë,  të  cilët  shtruan  nevojën  e  daljes  së  një  gazete  shqiptare  mbi  Shqipërinë. 
Njohuritë që De Rada kishte marrë si shkrimtar dhe publicist, duke punuar për një kohë të gjatë si redaktor i 
revistës ―Il Viaggiatore‖(―Udhëtari‖), botuar në Napoli rreth viteve ‗40 të shekullit XIX, i shërbyen për të 
botuar  këtë  gazetë,  e  cila  nisi  dhe  vazhdoi  si  e  përkohshme  e  rregullt
287
.  Tirazhi  i  saj  erdhi  duke  u  shtuar, 
sepse u shfaq interes nga qarqe të ndryshme në Napoli, në Kozencë, etj. Tirazhi nga 500 kopje numri i parë, 
arriti  në  një  shifër  mesatare    prej  1000  kopjesh.  Dora  d‘Istria  (Elena  Gjika,  një  ndër  bashkëkohëset  e  De 
Radës) e cilësoi këtë gazetë si ―lajmëtare të lëvizjes sonë kombëtare‖.  
Ndonëse njohja për këtë gazetë është e mangët, vetë titulli i saj, shkrimet në gjuhën shqipe që u botuan 
në  të,  janë  prova  bindëse  për  të  pohuar  që  ky  organ  qe  gazeta  e  parë  shqiptare  dhe  drejtuesi  i  parë,  është 
pionieri i parë i gazetarisë shqiptare.
288
 Periudha në të cilën doli gazeta përkonte me ngjarje të rëndësishme të 
kohës.  Ishte  viti  1848,  pikërisht  viti  i  revolucioneve  që  shpërthyen  në  shtete  të  mëdha  të  Evropës  kundër 
qeverive dhe regjimeve despotike, si revolucioni në Francë, më pas në Itali, Austri, Hungari etj. Në Italinë e 
Jugut, revoltat nuk mungonin ndaj regjimit të burbonëve. Në Shqipëri vazhdonte rezistenca dhe kryengritjet 
e  masave  popullore  kundër  Tanzimatit  (Reformave  centralizuese  të  ndërmarra  nga  Porta  e  Lartë  për  të 
zëvendësuar sistemin feudal osman me një administratë me nëpunës turq). Ishin këto ngjarje dhe shumë të 
tjera që do të pasqyroheshin në shtypin e kohës. Dhe figura intelektuale si De Rada e të tjerë, ishin të parët 
që, përmes veprimtarisë publicistike, pasqyruan në shtyp të gjitha ngjarjet sociale, kulturore dhe politike të 
kohës.  Gazeta  nisi,  siç  përmendet  më  lart,  si  e  përkohshme  e  rregullt  dhe  ashtu  vazhdoi  gjatë,  deri  kur 
problemet ekonomike u bënë shkak për ndalimin e botimit të saj. Puna e De Radës nuk ishte aspak e lehtë, as 
e ndihmësit të tij, studentit abrucez Nikolla Kastanja. Vështirësitë ekonomike në të cilat gjendej De Rada në 
atë kohë e bënin shpesh, siç e ka deklaruar vetë ai, të punonte në orë të vona për të korrektuar gazetën. Ishte 
                                                 
286
  Hamit Borici, ―Shqiptari i Italisë‖, Tribuna, nr.4, 1998, 38. 
287
  Polak Darka,‖Arbëreshi Italisë‖, Tribuna, nr.1, 1973, 41 
288
  Po aty, f. 42 


 
54 
njëkohësisht  redaktor,  kryeredaktor,  korrektor  teknik  dhe  letrar.  Gazeta  ishte  organ  politiko-kulturor  dhe 
letrar.  Ajo  botonte  lajme  dhe  shkrime  informative,  artikuj  të  ndryshëm  për  ngjarjet  ne  Itali.  Ajo  fitoi 
popullaritet  me  artikujt  pamflete,  të  shkruara  plot  patos  kundër  dinastisë  së  burbonëve  në  përkrahje  të 
popullit.  Gazeta  ―Arbëreshi  i  Italisë‖  ishte  tribunë  e  arbëreshëve  ku,  përmes  shkrimeve  të  larmishme 
publicistike, paraqiteshin dhe çështjet kombëtare
289
. U demaskuan hapur synimet e fqinjëve për copëtimin e 
Shqipërisë  si  dhe  politikat  antishqiptare  të  Fuqive  të  Mëdha.  Gazeta  luftoi  për  të  drejtat  e  kombit,  duke 
shtruar dhe mbrojtur çështjen shqiptare përpara opinionit ndërkombëtar dhe atij evropian. Kjo e përkohshme 
paraqet interes dhe nga ana publicistike. Në të janë shkruar artikuj të llojeve të ndryshme, kryeartikuj, lajme, 
intervista,  pamflete  e  deri  te  letrat  e  lexuesve.  Përmes  letrave  të  botuara,  De  Rada  komunikonte  mes 
arbëreshëve, por njëkohësisht tregonte rëndësinë e ndikimit të gazetës dhe reputacionin politik dhe shoqëror 
që  gëzonte  ajo.  Krahas  problematikave  të  ndryshme,  u  botuan  dhe  peticione  apo  thirrjet  në  ndihmesë  të 
çështjes së kombit. Në nr. 27, është botuar një peticion drejtuar Dhomës së Deputetëve të Napolit në emër të 
arbëreshëve. Me anë të këtij dokumenti, kalabrezët kërkonin të jetonin të lirë e të pavarur nga Kisha e Romës 
e cila, me anë të asimilimit kombëtar, përpiqej t‘i përfshinte në ritin e saj latin. Në peticion thuhej: ―Kujtoni 
se si arbëreshët e parë erdhën këtu në përleshje të armatosura me forcat osmane. Erdhën të mjeruar, por të 
fortë nga betejat dhe bënë që zëri i tyre të dëgjohej në Itali, sidomos në Mbretërinë e Napolit, ku është ndier 
më afër nevoja e kësaj mbretërie për ndihmën e heronjve të vendit tonë‖.
290
 Letra nga lexuesit është një nga 
llojet  e  shkrimeve  që  ndeshen  dendur  në  gazetën  ―Arbëreshi  i  Italisë‖.  Përmes  letrave,  De  Rada 
propagandonte idetë kombëtare dhe komunikonte me arbëreshët. Një nga letrat e botuara në një ndër numrat 
e saj ishte ajo që De Rada i dërgoi shokut të tij, Saverio Prato, komandanti i vullnetarëve arbëreshë në frontin 
e Venedikut. Në këtë letër, thuhet se De Rada evokon kujtimet rinore të dy shokëve, por kjo bëhet që të sillet 
ndërmend  lufta  për  një  Itali  të  bashkuar.  De  Rada  thekson  në  letrën  e  tij  se  synimi  i  luftërave  të  Saveries 
është dhe duhet të jetë që të gjitha krahinat të gëzojnë liri e të drejta të barabarta. De Rada shkruan: “Një det 
pambarim  vitesh  e  qeverish  qëndrojnë  midis  nesh,  mërgimtarë  të  trojeve  të  vjetra  arbërore.” 
291
  Vend  të 
rëndësishëm i kushtohej krijimtarisë letrare në gjuhën shqipe. Janë botuar pjesë nga poema ―Serafina Topia‖ 
në  numra  të  tjerë.  U  botua  vjersha  ‖Frozina‖,  një  poemë  e  A.  Sartorit  ―Vallja  e  Haresë  së  madhe‖.  E 
përkohshmja pati jehonë të madhe te arbëreshët dhe u erdhi në ndihmë për të çuar përpara traditat e kombit, 
për të propaganduar çështjen shqiptare në Napoli, në Sicili, në Kalabri dhe në vende të ndryshme të Evropës. 
Shkrimtarja  Elena  Gjika  e  ka  quajtur  fletoren  ―Arbëreshi  i  Italisë‖  paralajmëtare  të  lëvizjes  kombëtare 
shqiptare. De Rada pati shumë vështirësi të nxirrte këtë organ, por ai vazhdoi botimin e saj duke marrë dhe 
vlerësime  nga  lexuesit  arbëreshë,  të  cilët  nuk  reshtnin  së  shprehuri  entuziazmin  e  tyre  dhe  urimet  për 
                                                 
289
  Borici, ―Shqiptari i Italisë‖…, 39. 
290
  Po aty, 39 
291
  Po aty 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   40   41   42   43   44   45   46   47   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə