Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə46/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   42   43   44   45   46   47   48   49   ...   102

 
57 
origjinën fillimi i shtypit shqiptar. Njëkohësisht, De Rada i bëri të njohur Evropës se ekzistonte një popull 
shqiptar  që  kishte një  histori,  një  gjuhë  dhe tradita të forta,  dhe  aspironte  pa  frikë  lirinë  dhe  pavarësinë.
298
 
Kjo  revistë  u  themelua  në  20  korrik  1883,  në  Koriliano  Kalabro.  Duke  filluar  nga  20  shtatori  1885,  e 
përkohshmja  vazhdoi  të  botohej  në  Kozencë.  Prej  saj  dolën  31  numra.  Në  këtë  revistë  bashkëpunuan 
shqiptarë dhe arbëreshë të ndryshëm si Dara i Ri dhe Mitkoja.
299
 ―Flamuri i Arbrit‖ doli në fillimet e viteve 
‗80  të  shekullit  XIX,  pas  shpërndarjes  së  Lidhjes  së  Prizrenit,  në  ato  vite  kur  lufta  e  popullit  shqiptar  po 
kalonte  nga  qëndresë  e  armatosur  në  lëvizjen  për  fuqizimin  e  vetëdijes  kombëtare,  me  anë  të  shoqërive 
shqiptare, në gjirin e të cilave kishte nisur të krijohej një plejadë pendash në fushën e gjuhës e të botimeve 
shqipe.
300
  Revista  njihet si organ  luftarak  që  ndihmoi  shumë  në  njohjen  e luftës  të popullit  shqiptar  në ato 
vitet e jetës së saj (1883-1884), në një kohë kur fuqitë monarkiste fqinje synonin copëtimin e Shqipërisë për 
të kënaqur interesat. Në kundërshtim me këto plane armiqësore, zgjerohej dhe lëvizja kombëtare shqiptare, 
përhapej gjerësisht dhe ideja e sigurimit të autonomisë së Shqipërisë. Atdhetari De Rada nxori revistën me 
qëllim  që  t`i  tregonte  botës  se  Shqipëria  nuk  është  shprehje  gjeografike,  sikundër  u  tha  në  Kongresin  e 
Berlinit  të  vitit  1878.  Revista  e  De  Radës  kishte  një  numër  të  madh  bashkëpunëtorësh  nga  vende  të 
ndryshme. Vetë De Rada njihej si një figurë e madhe në opinionin publik evropian, jo vetëm si shkrimtar me 
kulturë  të  gjerë,  po  si  lëvrues  i  palodhur  i  gjuhës  shqipe  e  si  personalitet  politik,  publicist  me  një  dinjitet 
kombëtar. Studiues të dëgjuar të kohës si Nikolla Tomazeo, Çezare Kantu, Herman Boholc, Dora D‘Istria, 
Anton  Simagoi,  Gustav  Majer  e  mjaft  të  tjerë,  kanë  shprehur  mendime  për  të  duke  e  quajtur  si  pionier  i 
shtypit  shqiptar.
301
  De  Rada  e  shfrytëzoi  këtë  të  përkohshme  për  një  mision  fisnik,  për  të  pasqyruar  me  të 
gjitha  format  dëshirën  e  tij  dhe  të  shqiptarëve  të  kudondodhur  në  botë,  për  të  siguruar  pavarësinë  e 
Shqipërisë.  Për  sa  kohë  qarkulloi  kjo  revistë,  u  prit  me  shumë  ngrohtësi  nga  arbëreshët.  Arbëreshi  G.  B. 
Kadikamo, i drejtohej më këto fjalë inkurajuese themeluesit të saj, Jeronim De Radës: ―Me ndërmarrjen tuaj 
fisnike,  ne  të  rinjtë  arbëreshë  presim,  në  çdo  çast,  të  tingëllojë  kambana  e  kryengritjes  kombëtare  në 
Shqipërinë  sonë,  sepse  dëshirojmë  të  derdhim  edhe  pikën  e  fundit  të  gjakut  për të  mirën  e  atdheut  tonë  të 
dashur‖.
302   
Përgëzime për themelimin e ―Flamurit të Arbrit‖ mori edhe nga Dora d‘Istria. Ja si e përgëzon 
ajo De Radën në një ndër letërkëmbimet e tyre të shumta:  
Firence, 5 shtator 1883 
Zotëri, po matesha t’ju shkruaja se me sa kënaqësi e kam marrë numrin e parë të “Flamuri i Arbrit” 
dhe  se  nëpërmjet  letrës  tuaj  mësova  që  edhe  të  tjerë  veç  meje  e  kanë  vlerësuar  drejt  fletoren  tuaj 
patriotike  dhe i  kanë  çmuar  siç  duhet  përpjekjet tuaja  fisnike. Me  sa dukët  se  në  fillim  dhe numri i 
                                                 
 
299
  Kondo, Flamuri i Arbrit : çështja kombëtare, 16. 
300
  Oreste Camilo Mondalari, Girolomo De Rada  precursore della Nuova Albania, Archivo Storico dei Reduci di  
      Guerra, (Roma, 1939), 15. 
301
  Po aty 
302
  Kastrati, Girolomo De Rada  precursore della Nuova Albania,164. 


 
58 
pajtimeve është i kënaqshëm. Dua të besoj se flamuri i Shqiptarëve ka për të marshuar triumfues dhe 
ka për t’u ngritur një ditë mbi majat e Shkodrës, fitimtar dhe udhëheqës i të mirave. Besoni zotëri se 
askush më shumë se unë nuk e uron këtë gjë dhe kini mirësinë të pranoni të falat e mia vëllazërore.
303
  
 
 
 
 
 
 
 
 
Dora d’Istria   
 
Më 15 janar 1844, në artikullin me titull ―E përkohshme botërore‖, De Rada shkruan kështu: “Ndjejmë 
gëzim  t`ju  njoftojmë  se  Flamuri  ynë,  i  sapolindur,  ka  nisur  të  bëhet  një  e  përkohshme  botërore.  Duke  u 
kërkuar në Francë, në Gjermani, në Austri, prej saj, tashmë, shkojnë 12 kopje në Amerikë, 3 në Azi, 12 në 
Rumani,35  në  Turqi,  11  në  Greqi,  50  në  Egjipt...”.
304
  Të  njëjtin  fakt  e  konfirmon  dhe  Oreste  Kamilo 
Mondalari në veprën e tij, i cili thekson se e përkohshmja u prit mjaft mirë në Evropë dhe kishte abonentë 
njerëz të shquar të letërsisë, kulturës, shkencës dhe politikës. Rreth 300 abonentë në Itali, Francë, Gjermani, 
Austri,  Hungari,  Greqi,  Turqi,  Rumani,  Egjipt,  Shqipëri,  ShBA,  Argjentinë,  Azi  etj.
305
  Në  5  qershor  1884, 
revista  ―  Melusine‖  e  Parisit,  një  nga  të  përkohshmet  më  të  përmendura  të  Evropës,  nën  titullin  ―Organ 
Kombëtar‖, ja si e recensonte ― Flamurin e Arbrit‖: ―Në një koloni shqiptare të Italisë del fletorja e zotni De 
Radës.  Ajo  është  një  organ  kombëtar,  jo  vetëm  i  ngujimeve  arbëreshe  të  Italisë,  por  dhe  i  Shqipërisë  së 
mirëfilltë, që sot është ende nën turkun”. Revista, nga numri në numër, tërhiqte mjaft lexues dhe studiues 
nga më të ndryshmit: arbëreshë, shqiptarë dhe të huaj. Më maj 1885, Tomaxo Kanifero shënonte se ―Flamuri 
i Arbrit‖ është një botim që pritet me interes nga një skaj i Evropës në tjetrin‖.
306
 Kjo revistë u jepte një vend 
të dobishëm krijimeve letrare, sidomos atyre të të rinjve arbëreshë. Aty u botuan tri aktet e para të dramës 
Ermira
307
 të Santorit. Në bashkëpunim me arbëreshët nga Kalabria dhe Sicilia, midis të cilëve Gavril Dora 
i  Riu,  B.  Bilota,  Zef  Skiroi,  Pietro  Kjara.  Ndërmjet  të  tjerëve  bashkëpunon  dhe  Thimi  Mitro,  P.  Doci,  A. 
Cikozi, N. Naco, etj., të cilët i dërgonin shkrime të ndryshme, por më tepër njoftime mbi jetesën dhe ngjarjet 
në  Shqipëri.  Në  këtë  organ  bashkëpunuan  dhe  shkrimtarë  e  studiues  të  huaj,  miq  të  Shqipërisë,  si  Dr.  H. 
Buhole, J. Knor, L. Berloev, R. Simogi, etj., të cilët janë marrë me probleme të gjuhës dhe letërsisë shqipe. 
Marrëdhëniet  e  rregullta  me  udhëheqës  të  lëvizjes  kombëtare  dhe  personalitete  politike,  letrare  dhe 
shkencave  në  Evropë,  si  C.  Kante,  N.  Tomaleo,  H.  Buhole,  L.  Benloev,  G.  Majer,  etj.,  e  bënë  revistën 
Flamuri i Arbrit‖ një organ me dinjitet publicistik në opinionin publik të Evropës dhe një mjet luftarak për 
çështjen shqiptare. De Rada pasqyroi në revistën e tij dëshirat e mëdha të popullit shqiptar për të jetuar i lirë 
dhe  i  pavarur,  sikurse  del  nga  letrat  që  i  kanë  dërguar  lexuesit  por  edhe  figura  të  shquara  të  kohës  ku 
shprehnin  përgëzimet,  fjalët  e  ngrohta  dhe  dashamirësinë  për  çështjen  shqiptare.
308
  Mjafton  të  përmendim 
disa  nga  letrat  për  të  kuptuar  dashamirësinë  me  të  cilën  u  prit  botimi  i  gazetës  ―Flamuri  i  Arbrit‖. 
                                                 
303
  Kondo, Erdhi dita  e Arbrit, 212 
304
  Kastrati, Girolomo De Rada  precursore della Nuova Albania,165. 
305
 Mondalari, Indipendenca Shqiptare,15 
306
  Jub Kastrati, Tribuna e Gazetarit,Nr.5,1983,f.33 
307
  Kodra, Erdhi dite e Arbrit75 
308
   Po aty 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   42   43   44   45   46   47   48   49   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə