Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə48/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   44   45   46   47   48   49   50   51   ...   102

 
61 
mënyrë të fshehtë me Greqinë, duke bërë plane e projekte për të na shuar.‖
318
 Gazeta ―Flamuri i Arbrit‖ vuri 
në  plan  të  parë  çështjet  politike,  pa  lënë  mënjanë  dhe  ato  letrare.  Në  artikuj  të  ndryshëm,  vihet  re  fryma 
luftarake  dhe  forca  goditëse  kundër  prapaskenave  dhe  planeve  të  Fuqive  të  Mëdha  dhe  shteteve  fqinje  që 
përpiqeshin te copëtonin Shqipërinë. Kjo e përkohshme përçoi në aspektin politik jo vetëm zërin e popullit 
shqiptar  dhe  arbëresh,  por  ndihmoi  në  afirmimin  e  lidhjeve  ndërmjet  tyre  si  popullsi  me  një  gjuhë  të 
përbashkët. Ajo diti të bëjë për vete shumë lexues të huaj të cilët shprehnin ndjenjën e nderimit dhe dashurisë 
ndaj  popullit  shqiptar.  J.  De  Rada  mbrojti  me  forcë  para  opinionit  të  Evropës  çështjen  e  ekzistencës  së 
kombit shqiptar duke provuar e argumentuar se shqiptarët kishin gjuhën e tyre të vjetër, historinë e tyre të 
lashtë, letërsinë e tyre, shtypin e tyre periodik dhe gazetën ―Flamuri i Arbrit‖, që i mblidhte dhe i bashkonte. 
Në një artikull të datës 20 shkurt 1886, De Rada i përgjigjet letrës së historianit të njohur Çezare Kantu ku, 
krahas të tjerave, shprehet për rëndësinë e ―Flamurit të Arbrit‖. Kantu, në letrën e tij shprehet si më poshtë: 
Kam  marrë  dhe  lexuar  shpesh  “Flamurin  e  Arbrit”,  por  pranoj  se  nuk  më  pëlqen  qëndrimi  juaj  dhe 
deklaratat kundër Greqisë. Që nga 1829, ne na figuron se Epiro-Janina janë të bashkuara me Greqinë dhe 
nuk  mund  ta  përfytyroj  të  shkëputur  në  një  shtet  të  izoluar...  Nuk  ju  duket  e  arsyeshme  një  Federatë 
Ballkanike? Më thoni se si e shihni të ardhmen e vendit tuaj e të të parëve tuaj, të nënshtruar nga turqit”.
319
  
Më poshtë jepet përgjigja e De Radës:  
“Pasi lexova në gazetën “Opinione di Firence” letrën tuaj drejtuar profesor Billias, u nxita për të 
shkruar  për  ato  që  shpreheni  rreth  Shqipërisë.  Së  pari,  kombi  shqiptar  është  në  çdo  aspekt  i 
ndryshëm me atë helen dhe gjuha jonë është krejt e ndryshme nga ajo helene, që do të thotë se nuk 
ka  asnjë  afrimitet  kombëtar  midis  të  dyjave.  Unë  mendoj  që,  edhe  nëse  formohej  një  Federatë 
Ballkanike, shumë shpejt do të zotërohej nga sllavët dhe të tjerë që qëndrojnë pas tyre. Megjithatë, 
krijimin  e  Federatës  Ballkanike  nuk  e  dëshirojnë  as  grekët,  të  cilët  duan  të  mbizotërojnë  mbi 
Perandorinë Bizantine, dhe as shqiptarët që duan të krijojnë kombin e tyre dhe të përhapin gjuhën e 
tyre. Atëherë Shqipëria vendosi të themelonte një revistë drejtimin e së cilës ma dha mua.”  
Dihet  se  botimi  i  ―Flamurit  të  Arbrit‖  në  gjuhën  amtare  nxiti  atdhetarët  shqiptarë  të  Rumanisë  të 
formojnë, në fund të vitit 1884, një kuvend të posaçëm nga ku u themelua Shoqëria ―Drita‖ që, më 1880, 
ishte veç një degë e shoqërisë shqiptare të Stambollit. Prandaj De Rada i thotë Kantuit: “Më vonë ndodhi që, 
duke parë “Flamurin e Arbrit”, u themelua në Bukuresht një komitet me 300 nga bashkatdhetarët me qëllim 
që  të  lëvrohej  gjuha  shqipe‖.
320
  Në  fund,  De  Rada  shton:  ―Tashti  Flamuri  i  Arbrit,  i  nderuari  zotëri,  nuk 
mund  të  ishte  gjetiu  pa  njollë  e  pa  rrezik  përveçse  në  kampin  shqiptar‖.  Për  këtë  arsye,  më  vonë,  dijetari 
                                                 
318
  ―De Rada a Guztavo Majer‖, Flamuri i Arbrit, 1888 
319
  Flamuri i Arbrit, Nr.1, 20 shkurt 1888 
320
  Flamuri i Arbrit,Nr.10,V.III,20 shkurt 1888 


 
62 
Kantu do të shprehej kështu: “Jeronim De Rada nxori revistën “Flamuri i Arbrit”. Ai ka hartuar poema me 
tema të vendit në gjuhën shqipe dhe është konsideruar si patriarku i asaj gjuhe”.
321
 
Krahas çështjeve politike si dhe evokimit të së kaluarës, në gazetën e De Radës vend me rëndësi zënë 
dhe  çështjet  letrare-kulturore.  Shumë  shkrimtarë  dhe  publicistë  bashkëpunuan  me  të  duke  botuar  veprat  e 
tyre  në numra  të ndryshme  të revistës,  ku  u  botuan  e ribotuan  pjesë  të Jul Varibobës,  Zef  De  Radës,  Filip 
Shirokës, etj. Ndër të tjera, De Rada i kishte vënë detyrë vetes që ta pasqyronte  gjuhën shqipe me të gjitha 
pasuritë e saj. Lidhur me  këtë çështje, hedh dritë një letër e tij dërguar Gustav  Majerit në të cilën shkruan 
edhe  këto:  “Në  të  përkohshmen  “Flamuri  i  Arbrit”  është  detyrë  e  posaçme  që  të  paraqiten  në  mënyrë  të 
plotë tingujt e gjuhës, duke shënuar, ku të jetë e mundur, ndryshimet dialektore dhe shpresoj se, kur të marrë 
udhë ndihma që do të kem nga të gjitha anët, do të më japë krahë në arritjen e qëllimit‖.
322
 Përmes letrës së 
historianit  Kantu,  zë  një  vend  me  rëndësi  dhe  aspekti  kulturor  dhe  letrar.  Revista  përshëndeti  krijimin  e 
Shoqërisë kulturore ―Drita‖ në Bukuresht, duke bërë të njohur veprimtarinë fillestare të saj. Thimi Mitko, në 
letrën dërguar nga Egjipti De Radës më 25 mars 1885, botuar në revistën ―Flamuri i Arbrit‖ në datën 20 maj 
1885, njoftonte: “Në Bukuresht Sillogu (Shoqëria – A.K) vete mbarë. Janë shkruar deri më sot 300 anëtarë”.  
Në një tjetër letër dërguar historianit Kantu më 20 shkurt 1886, De Rada njoftonte: “Shoqëria Drita në 
Bukuresht, me 300 anëtarë nga bashkatdhetarët tanë, u themelua me qëllim që të lëvrohet dhe ngrihet lart 
gjuha shqipe”. 
323
 Për ta kryer sa më mirë detyrën e saj patriotike, revista u lidh edhe me grupime të tjera 
bashkatdhetarësh,  jo  vetëm  në  Shqipëri,  por  edhe  në  kolonitë  arbëreshe.  Këtij  qëllimi,  ndër  të  tjera,  i 
shërbyen edhe shkrimet mbi historikun e qytetit të Lezhës, Korçës, etj, si dhe të qendrave të tjera arbëreshe 
nga të cilat kanë dalë njerëz të shquar. Në revistën ―Flamuri i Arbrit‖ zënë vend shkrimet për të kaluarën e 
popullit shqiptar, për qëndresën 25 vjeçare në udhëheqjen e Skënderbeut kundër pushtuesit osman. Me vlerë 
për t`u përmendur është dorëshkrimi i vjetër i arbëreshit Agostin Toçi, i gjetur nga De Rada, ku bëhet fjalë 
për rrethanat e shpërnguljes nga Shqipëria me det në Italinë Jugore, të një shumice të madhe shqiptarësh, të 
udhëhequr nga Gjon Kastrioti e bashkëluftëtarë të Skënderbeut si Kol Mark Gjini, Mark Mata, etj. Evokimi i 
të  kaluarës  dhe  sidomos  i  periudhës  së  heroit  tonë  kombëtar  Gjergj  Kastrioti  Skënderbeu,  u  bë  simbol  në 
luftën  heroike  të  popullit  tonë  gjatë  viteve  të  Lidhjes  së  Prizrenit  (1879-1881),  në  atë  kohë  kur  Fuqitë  e 
Mëdha vendosën copëzimin e Shqipërisë. Ngjarjet e këtyre viteve, redaktori i revistës ―Flamuri i Arbrit‖ i ka 
ndjekur  me  kujdes.  Ai  vinte  në  dijeni  në  lidhje  me  një  ngjarje  të  përgjakshme,  në  të  cilën  20.000  të  rinj 
shkodranë, nën komandën e Ibrahimit nga Peja, u ndeshën me një ekspeditë të ushtrisë otomane prej 600.000 
vetësh, të komanduar nga Pasvan Ogllu dhe u thyen. ―Lavdia e kësaj ngjarjeje ka ndodhur njëqind vjet 
pas largimit tonë nga Atdheu, këndohet sot e kësaj dite në Shqipëri. Dhe për të treguar shpirtin luftarak e 
                                                 
321
  Po aty 
322
  ―Lajme të mira‖, Flamuri i Arbrit, Nr.12,Coriliano,30 tetor 1887, 2 
323
   Po aty 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   44   45   46   47   48   49   50   51   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə