Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə49/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   45   46   47   48   49   50   51   52   ...   102

 
63 
liridashës  të  vëllezërve  tanë  po  botojmë  një  pjesë  nga  një  këngë”,  shkruante  De  Rada.
324
  Është  fjala  për 
këngën ―Zani Kasnecave‖, të cilin De Rada e mori nga veprat e Zef Jubanit.
325
  Me  interes  për lexuesit  ka 
qenë  dhe  letërkëmbimi  që  bën  fjalë  për  mënyrën  e  vrasjes  nga  kryengritësit  shqiptarë  të  mareshalit  turk 
Mehmet  Ali  Pashë  Mexhari,  i  cili  kishte  ardhur  në  Shqipëri  me  mision  qeveritar  për  të  marrë  masa,  nëse 
shqiptarët  bindeshin  për  të  dorëzuar  me  të  urtë  krahinat  e  tyre  veriore.  Vrasja  e  këtij  misionari  të  lartë 
ushtarak  turk  kishte  rëndësi  sepse  krijoi  zemërimin  e  popullit  shqiptar  kundër  synimit  të  padrejtë  për  t‘i 
dorëzuar Malit të Zi Plavën dhe Gucinë.
326
 Revista ―Flamuri i Arbrit‖ kishte për qëllim, në këtë rast, të njihte 
lexuesit me veprimtarinë e Lidhjes së Prizrenit, jehona e së cilës vazhdoi të ndihej edhe pas shpërndarjes së 
saj.  Revista  i  bën  jehonë  qëndresës  së  forcave  shqiptare  kundër  ekspeditave  të  mëdha  otomane.  Më  20 
shtator 1885, revista njofton lexuesit se në atë muaj do të merrej nisma për krijimin e një besëlidhje nga ana 
e krerëve të Shqipërisë së Veriut, të cilët kishin bërë mbledhje të shpeshta.
327
  
Nëpër faqet e revistës shpesh vihet re që, krahas luftës për mbrojtjen e vendit nga rreziku i copëtimit, 
del  në  pah  përpjekja  për  autonomi,  një  kërkesë  tjetër  themelore  që  shtroi  Lidhja  Shqiptare  e  Prizrenit.  De 
Rada në artikujt e tij botuar në revistë ka shprehur mendimin se, Shqipërinë e vogël dhe pa përkrahje do ta 
shpëtonin vetëm bijtë e saj, ata vetë do të vendosnin autonominë duke luftuar me armë e penë. Në revistë, një 
vend me rëndësi zinin dhe shkrimet ku paraqitet lëvizja për sigurimin e autonomisë. Në artikullin me titull 
Ç’i  lipset  Shqipërisë‖  botuar  në  këtë  revistë,  dalin  qartë  idetë  kombëtare  të  De  Radës  në  lidhje  me 
strukturën organizative të një shteti autonom shqiptar mbi parime demokratike.
328
 Në artikujt që përmban kjo 
revistë, shihet fryma luftarake dhe forca goditëse kundër prapaskenave dhe planeve të Fuqive të Mëdha ndaj 
çështjes  shqiptare.  De  Rada  nuk  u  shkëput  nga  jeta  shoqërore,  kulturore  e  politike  te  vendit.  Revista  gjeti 
popullaritet në masën e lexuesve arbëreshë të Kalabrisë dhe Sicilisë. Ajo arriti të pasqyrojë deri në një farë 
mase jehonën e vendit. Në të u botuan pjesë nga vepra të shkrimtarëve arbëreshë si Anton Santori, Françesco 
Krispi Glloviaroi, Pietro Kiara, Gavril Dara (i riu), etj. Revista nxiste gjithashtu lëvizjen letrare të të rinjve 
arbëreshë dhe përpjekjet në fushën e lëvrimit të gjuhës shqipe.
329
 De Rada kërkon zhvillimin e arsimit, duke 
theksuar qëllimin e themelimit të shkollave shqipe, të shoqërive patriotike dhe daljen e revistave, botimeve, 
veprave te ndryshme, të cilat i konsideron si zgjim nacional me dobi për të ardhmen e tërë populli shqiptar. 
Sipas  tij,  kjo  nismë  duhej  përkrahur  sepse  ishte  baza  e  zhvillimit  të  një  shteti,  sepse  pa  arsim  nuk  ka 
ekonomi, kulturë, shëndetësi, nuk ka liri. Vatrat shqiptare që shkëlqejnë përmes shoqërive, ndriçojnë qiellin 
e errët shqiptar dhe japin shpresa optimiste për një të ardhme më të mirë. Në këtë zjarr të madh, duhet dalluar 
lëvizja e madhe patriotike, që është ndezur nga arbëreshët në Itali. Arbëreshët dhe lëvizja e tyre  letrare dhe 
                                                 
324
  Ahmet Kondo.‖100 vjetori i revistës,‖Flamuri i Arbrit‖,Ylli, nr.7,198,f .15 
325
  Ahmet Kondo, ―Tribunë luftarake e çështjes shqiptare‖(1183-1887), Tribuna e Gazetarit,Nr.1,1972, 36 
326
  ―Vrasja e Mehmet Ali Pashës‖, Flamuri i Arbrit,Nr1,Coriliano,20 korrik 1883,2 
327
  Po aty 
328
  Kondo, 100 vjetori i revistës luftarake e çështjes shqiptare ―Flamuri i Arbrit‖,.36 
329
  Mahmut Hysa, ―Veprimtaria publicistike e De Radës në revistën ―Flamuri i Arbrit‖, Jehona, Nr.6, Shkup,1969,.40 


 
64 
politike do të shprehej edhe vihej në pah në gazetën ―Flamuri i Arbrit‖. Vetë De Rada nxjerr në pah rolin e 
Flamurit të Arbrit‖ për të cilin thotë: ―Kumboi në veshët e shqiptarëve boria e parë që thërriste bijtë e saj të 
ngriheshin për nderin e mëmëdheut‖. Revista doli në një kohë kur lëvizja iluministe-letrare ishte në kulmin e 
zhvillimit të vet. Atëherë kur ishin formuar shumë shoqëri dhe ishin botuar shumë vepra letrare me frymëzim 
patriotik.  Propaganda  e  bërë  në  këtë  kohë  mundësoi  hapjen  e  shkollave  shqipe,  formimin  e  shoqërive 
patriotike,  botimin  e  veprave  letrare  dhe  teksteve  shkollore  të  cilat  kanë  qenë  e pranishme  në  këtë  revistë. 
Një ndër artikujt e pasqyruar në revistë është ajo e datës 20.12.1885 ―Epiri nuk është vend grek
330
 ku bëhet 
fjalë,  veç  të  tjerave,  për  hapjen  e  shkollave  shqipe  në  Shqipëri,  pa  u  futur  në  faktet  më  konkrete  që  të 
tregojnë  në  cilin  vit  janë  hapur,  në  cilat  fshatra,  cilët  janë  arsimtarët  e  parë  dhe  në  ç‘kushte  punojnë.  Në 
artikullin “Fryn erë e lirë” të datës 15.11.1886, De Rada është i mendimit se duhet të pranohet alfabeti latin 
i  Kristoforidhit,  pasi  atëherë  veprat  e  botuara  do  të  shpërndaheshin  në  të  gjitha  brigjet  ku  rreh  zemër 
shqiptari.
331
 Rol të rëndësishëm në zhvillimin e kulturës arbëreshe dhanë dhe familja e Darenjve. Dallojmë 
kontributin e njërit prej tyre atë të Darës së Ri, jo vetëm si autor i një poeme me cilësi artistike, por dhe si 
person  politikisht  i  afirmuar  dhe  shkencëtar  i  njohur.  Ai  është  një  ndër  bashkëpunëtorët  e  ―Flamurit  të 
Arbrit‖  dhe  ―Reformës  së  Françesko  Krispit‖.
332
  Në  një  letër  të  dërguar  De  Radës,  Gavril  Dara  shpreh 
dashurinë  dhe  respektin  e  madh  që  ekziston  për  stërgjyshërit  arbëreshë  të  larguar  nga  Kruja  në  drejtim  të 
Italisë  në  fshatin  Palaxo  Adriano,  për  t`u  shpëtuar  forcave  osmane.  Kjo  letër  u  nis  të  botohej  në  revistën 
Flamuri i Arbrit‖, por ka shumë mundësi të jetë vënë mënjanë nga De Rada, në pritje ndoshta të një varianti 
tjetër pak më të gjerë në formën e një artikulli. Kjo letër ka rëndësi sepse e shkroi në variantin arbërisht, por 
ka rëndësi edhe si material burimor për studimin e gjuhës sonë amtare. Gavril Dara vinte nga një familje ne 
Palaxo Adriano. Gjyshi i tij Gavril Dara (plaku) ishte doktor në mjekësi dhe për drejtësi, si dhe ka qenë një 
ndër mbledhësit e parë të folklorit arbëresh në Italinë e jugut. Këtë punë e çoi më tej i biri Andre Dara, i ati i 
Gavril  Darës  së  Ri.  Punën  e  gjyshit  dhe  babait  të  tij  e  nxiti  dhe  e  çoi  më  tej  Gavril  Dara  i  Riu.  Në  letrën 
dërguar De Radës, evokoi të kaluarën dhe historinë e popullit të tij, duke u bërë thirrje bashkëkohësve të tij 
për  bashkim  kombëtar  shqiptar.  Letra  është përshtatur  në  shqipen  e sotme.  Ai i shkruante  De  Radës si  më 
poshtë:  
“Zot im i shquar, së pari lyp ndjesë pse vonova të të përgjigjesha për të shkruar për këtë e për atë, 
druaj se jam fajtor ndaj tyre,ndaj tyre që qysh i ri mësova të nderoj si më i pari e më i kujdesshmi i të 
gjithëve  që kanë tretur  errësirën  e  moçme  që  mbulonte  gjuhën e  lavdisë  së  arbrit.  Tashti  vij  dhe  të 
plotësoj  dëshirën  tënde  që  më  kallëzoi  miku  dhe  vëllai  im  i  zemrës  Frederik  Ferrioli.  Nga  sa  kemi 
dëgjuar prej prindërve tanë, arbëreshët që ndërtuan Palac Adrianin u nisën nga Kruja, nga viset afër 
                                                 
330
  Hysa, ―Veprimtaria publicistike e De Radës në revistën ―Flamuri i Arbrit‖,  41. 
331
  Po aty 
332
  Po aty,.37 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   45   46   47   48   49   50   51   52   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə