Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə50/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   46   47   48   49   50   51   52   53   ...   102

 
65 
Krujës  pasi  ranë  në  duart  e  turqve  pas  vdekjes  së  Skënderbeut.  Ishin  2000,  vozitën  nga  Lezha  dhe 
shkuan  në  Katania.  Ata  mbetën  2 vjet  nëpër  tenda e kasolle  pa vend e  pa  tokë, të  gënjyer  me  sot e 
nesër,  sa  më  në  fund  mbreti  i  Napolit  u  dhuroi  livadhet  ku  ndërtuan  katundin.  Në  ato  kohë  këto 
livadhe i përkisnin Manastirit te Gropës së Re dhe mbaheshin nga Xhovani Vilarao me të cilin bënë 
marrëveshje të paqtë më 18 maj 1482. Njëqind vjet më parë se të mbërrinin arbëreshët, ai vend ishte 
një  fshat i  vogël,  por  në  1482  ai  kishte  ndryshuar  aq  sa  Boko  Pirri  shkroi  se  ai  vend  ku  u  ndërtua 
Palac Adriani shtrihej mbi një vend rrëzë malit në luginën e Maxores në Palermo. Pjesa më e madhe 
ishte  fushë.  Në  krye  të  fshatit  të  kroit të  madh buron  një  lumë  që  e ndan  katundin  më  dysh.  Rrugët 
janë të gjera, të gjata dhe të ndërtuar bukur. Shtëpitë janë të rregulluara dhe të ndërtuara bukur. Të 
ardhurit ishin bujarë, të pasur, të afërm të heroit Skënderbe dhe prunë me vete shumë pasuri.  
Pas pak vjetësh fshati nisi të lulëzojë, si u shkulën pyjet dhe drizat u mbushën me vreshta, ullishta, 
pemëtore e kopshte. Njëqind vjet me pas, në kohën e Perandorit Karl V, arritën arbëreshë të tjerë të 
cilët zunë vend në atë rrugë që dhe sot quhet “Rruga Korenejve”.  
Gavril  Dara  shprehet  se  palaxiotët  janë  të  gjatë,  të  bëshëm,  të  zgjuar,  trima  e  besnikë.  Gratë  janë  të 
bukura e të hijshme. Ato janë të kujdesshme, pastërtore dhe të urta. Në Palaxo Adriano kanë lindur burra të 
ditur, të shquar si Pal Prifti, Zef Krispi, Jani Bidrro, gjyshi i tij Gavril Dara që i dha shkrimet, ndër të tjera 
shumë proverba si dhe një fjalor italisht-arbërisht.
333
  
Në  artikullin  që  Gavril  Dara  (i  riu)  botoi  mbi  historikun  e  Palaxo  Adrianos  në  revistën  ―Flamuri  i 
Arbrit‖  më  30  prill  1884,  me  sa  duket  me  kërkesë  të  De  Radës,  ka  vënë  në  dukje  disa  faktorë  që  nuk 
përmenden në këtë letër, si pjesëmarrjen e arbëreshëve të këtij fshati në luftë krahas Xhuzepe Garibaldit për 
bashkimin  kombëtar  të  Italisë.  Ai  ka  shtuar  gjithashtu  familje  të  tjera  arbëreshe  të  atjeshme.  Në  hyrje  të 
letrës, shfaq ndjenjën e dashurisë dhe të respektit për De Radën, duke ngritur lart meritat e mëdha patriotike 
të tij. Si letra, ashtu dhe artikulli, janë dy dokumente të rëndësishme që dëshmojnë për patriotizmin e poetit 
arbëresh  Gavril  Dara,  për  qëndrimin  e  tij  afër  popullit  shqiptar  e  të  popullsisë  arbëreshe,  si  atdhetar  i  së 
njëjtës gjuhë. Krahas familjes së Darenjëve, De Rada ruajti raporte të mira edhe me të tjerë patriotë, të cilët e 
ndihmuan në luftën e tij për zhvillimin e kulturës dhe ideve revolucionare shqiptare. Të tillë ishin vëllezërit 
Frashëri, ku secili prej tyre ka vlera të veçanta në ndihmën e dhënë për afirmim kombëtar të shqiptarëve. Në 
gazetën  ―Flamuri  i  Arbrit‖  shprehen  në  artikuj  të  veçantë  raportet  që  kanë  ekzistuar  midis  De  Radës  dhe 
vëllezërve Frashëri, si dhe angazhimi dashamirës i tyre në aspektin kulturor dhe politik. Një artikull i tillë, 
është ai i datës 30.11.1883,
334
 ―Lajme nga Janina‖ ku nga njëra anë shprehet optimizmi për fatin e Lidhjes si 
dhe hidhërimi i ndjerë nga gjithë patriotët e vërtetë. Shprehen dhe reprezaljet e pushtetit turk ndaj atyre që 
organizuan Lidhjen dhe protestën e De Radës ndaj një politike të tillë. Revista ―Flamuri i Arbrit‖ me artikujt 
                                                 
333
  Ahmet Kondo,‖Nji  letër e Gavril Darës‖, Ylli, Nr.12, dhjetor 1975, 26 
334
  Hysa, ―Veprimtaria publicistike e De Radës në revistën ―Flamuri i Arbrit‖, 33. 


 
66 
e saj, jo vetëm trajtoi problemet jetike të popullit shqiptar, por shërbeu edhe si informatore e ngjarjeve më të 
fundit lidhur me rezistencën pas shkatërrimit të Lidhjes së Prizrenit. I tillë është artikulli ―Vrasja e Mehmet 
Ali  Pashës‖,  botuar  më  20  qershor  1883,  i  cili  u  botua  posaçërisht  për  t`i  treguar  opinionit  lexues  se 
rezistenca shqiptare vazhdon edhe pas shkatërrimit të Lidhjes, se ata mbeten kundër vendimeve të Kongresit 
të Berlinit dhe se nuk tuten as para autoriteteve te larta si Mehmet Ali Pashë Maxhorit dhe ushtrisë së tij të 
armatosur.
335
  Lufta  kryengritëse  e  shqiptarëve  është  pasqyruar  përmes  botimeve  të  artikujve  të  veçantë  në 
gazetën ―Flamuri i Arbrit‖. Artikulli me titull ―Lidhja e malësorëve‖, botuar më 20 qershor 1883, pasqyron 
zjarrin kryengritës të Lidhjes, ku flitet për besëlidhjen e malësorëve të Shkodrës për të mos lejuar zbatimin e 
vendimeve të Berlinit. Përveç gazetës ―Flamuri i Arbrit‖ lidhur me rezistencën e shqiptarëve, informata kanë 
dhënë  dhe  gazetat  e  huaja  nga  të  cilat  De  Rada  ka  nxjerrë  disa  shënime.  Në  artikullin  ―Kërkesat  e 
shqiptarëve‖  më  10  qershor  1885,  jep  lajme  të  botuara  në  shtypin  evropian  ku  shkruhet  se  kryengritja  e 
shqiptarëve ende nuk është shuar, sidomos në Prizren, ku kryengritjet vazhdojnë dhe kryengritësit kërkojnë 
edhe të mos paguajnë taksa të reja. Po në këtë artikull, jepet informatë tjetër për Korçën, për të cilën thonë se 
është djegur sepse, në kohë të fundit, ndihmoi Lidhjen e Prizrenit. Në lajmin e fundit të këtij artikulli, bëhet 
fjalë përsëri për një besëlidhje të shqiptarëve të veriut, të cilët kërkojnë të paguajnë vetëm taksat e vjetra që 
kanë paguar të parët e tyre dhe të lirohen krerët e Lidhjes së Prizrenit, të cilët kërkuan nga Kongresi i Berlinit 
autonominë e Shqipërisë
336
. Në artikullin ―Lëvizje e madhe në afërsi të Prizrenit‖ botuar më 20 maj 1885, De 
Rada boton korrespondencën e një bashkëpunëtori i cili flet për një lëvizje të madhe shqiptare në Prizren në 
rrugën  për  Ferizaj.  Kjo  luftë  përfundon  në  1  mars  1885  kur  kryengritësit  mbërrijnë  në  Prizren.  Suksesi  i 
kryengritësve tregon më së miri jehonën e vazhdueshme të Lidhjes, gjendjen e gatshme të shqiptarëve për të 
luftuar  dhe  më  tutje,  derisa  të  realizojnë  autonominë.  Një  artikull  tjetër  pragmatik  është  ai  me  titull  ―Ç`i 
lipset Shqipërisë”, botuar vetëm pjesa e parë në numrin e fundit të revistës, më datë 15 shtator 1887, pjesa e 
dytë  nuk  u  botua  sepse  u  ndërpre  dalja  e  revistës.  Në  këtë  artikull  paraqiten  mendime  rreth  rregullimit 
shtetëror të Shqipërisë dhe tregohet mënyra e daljes nga kriza politike apo asgjësimi i rrezikut nga shtetet e 
huaja.
337
  De  Rada  nuk  ka  sjellë  aspak  qëndrime  utopike,  por  ka  parashtruar  vizionin  politik  të  një  të 
ardhmeje, pa u larguar nga mundësitë reale, të një të ardhmeje bazuar ne kushte reale për një zhvillim normal 
të  një  shoqërie  dhe  një  shteti,  ndonëse  aty-këtu  mund  të  shohim  edhe  pikëpamjet  e  gabuara  të  De  Radës, 
rreth  autonomisë  që  propozon  ai  nën  shtetin  turk  e  të  tjerë.  Edhe  pse  nuk  e  kemi  në  tërësi  të  shprehur 
mendimin e tij, pasi i mungon pjesa e dytë, ―Flamuri i Arbrit‖ u bë një organ luftarak kundër planeve dhe 
propagandës  të  shkombëtarizimit  të  popullit  shqiptar.  Siç  paraqitëm  dhe  më  lart,  në  faqet  e  saj  u  botuan 
artikuj dhe letra me anë të të cilave De Rada vinte në dijeni gjendjen brenda dhe jashtë vendit si dhe fatin e 
                                                 
335
  ―Lajme nga Janina‖, Flamuri i Arbrit, 30.IX.1883 
336
  Hysa, ―Veprimtaria publicistike e De Radës në revistën ―Flamuri i Arbrit‖,. 30. 
337
  ―Ç‘i lipset Shqipërisë‖, Flamuri i Arbrit Nr.715.IX.1887,1 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   46   47   48   49   50   51   52   53   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə