Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə51/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   47   48   49   50   51   52   53   54   ...   102

 
67 
revistës, pengesat që ndeshte ajo nga autoritetet turke, greke, etj. De Rada, përmes gazetës ―Flamuri i Arbrit‖ 
paraqiti  luftën  e  shqiptarëve,  shpirtin  luftarak,  si  dhe  bënte  thirrje  të  mbanin  gjallë  ndjenjën  e  luftës  të 
armatosur për çlirim kombëtar. Lëvizja kombëtare vazhdoi si gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, edhe pas 
shkrirjes së saj. Ngjarjet gjatë viteve 1883-1885 paraqitën interes dhe De Rada i parashtroi këto ngjarje në 
faqet  kryesore  të  ―Flamurit  të  Arbrit‖.  Fletoret  italiane  vinin  në  dukje  se  Mali  Zi  nuk  arriti  të  marrë  me 
dhunë krahinat shqiptare dhe kërkoi ndihmën e Rusisë për marrjen e Plavës dhe e Gucisë. Forcat malazeze 
ishin thyer disa herë nga forcat shqiptare, sepse populli ynë bënte një luftë të drejtë. ―Ai nuk donte t’ia dinte 
për Malin e Zi, e vitin e kaluar luftoi bile kundër sulltanit‖ 
338
, shkruante atë muaj ―Flamuri i Arbrit‖. Përmes 
botimeve, u vunë në dukje kryengritjet e Lidhjes së Prizrenit, arrestimet e krerëve të Lidhjes. Ndonëse Lidhja 
Shqiptare e Prizrenit u shua, pati sërish lëvizje sporadike të formës së kryengritjes. Të gjendur në një situatë 
të  tillë,  fqinjët  tanë  ballkanas  filluan  të  veprojnë  më  gjerë  duke  kombinuar  plane  të  përbashkëta  kundër 
Shqipërisë.  Nëpërmjet  ―Flamurit  të  Arbrit‖,  De  Rada  ngrinte  zërin  kundër  pretendimeve  serbe  për  të 
ashtuquajturën  ―Serbi  e  vjetër‖  apo  planeve  greke.  Në  këtë  periudhë,  nuk  mund  të  lihen  në  heshtje  edhe 
synimet  e  Austrisë  dhe  Italisë  ndaj  Shqipërisë.  Austria  dilte  me  kërkesën  për  krijimin  e  një  principate 
shqiptare në veri, e cila duhej të ishte nën kujdesin e saj. Në lidhje me këtë, De Rada shprehej kundër Gustav 
Majerit, i cili shkruante në vitin 1883 se shqiptarët, me rastin e vizitës së tij në vendin tonë, i kishin shprehur 
dëshirën  për  bashkimin  e  Shqipërisë  me  Austrinë.  Ky  aneksim,  sipas  Gustav  Majerit,  do  të  ishte  i 
përkohshëm. Qeveria austriake, sipas tij, do t‘i jepte Shqipërisë kulturën dhe qytetërimin e saj. De Rada i 
përgjigjej me forcën e një të riu atdhetar se Shqipëria nuk i varte shpresat tek Austria dhe as tek Italia, por 
tek  bijtë  e  saj  të  përhapur  në  Rumani,  në  Egjipt,  në  kolonitë  shqiptare  të  Italisë  dhe  tek  vetë  populli 
shqiptar.
339
 Në një artikull të botuar në ―Flamuri i Arbrit‖ në datën 20 shtator 1883, me titull ―Austria dhe 
Shqipëria‖,  De  Rada  ngriti  zërin  kundër  politikës  agresive  të  Austrisë  ndaj  Shqipërisë  së  veriut  duke  e 
akuzuar atë se ku ishte bazuar dhe kush e kishte këshilluar, që Shqipëria e poshtme të lihej mënjanë. Me këtë 
rast, ai u tërhiqte vëmendjen shteteve të mëdha të Evropës:“Ne donim që Evropa të jetë në paqe e të dojë të 
mirën e Shqipërisë, të mos zgjidhet kjo çështje nga Turqia, e cila nuk ka aspak të drejtë të ndërhyjë në fatet e 
këtij  populli  të  lashtë,  i  cili  kërkon  vetëm  autonominë  në  territorin  e  tij  dhe  asgjë  tjetër.
340
  De  Rada  dhe 
patriotët e tjerë shqiptarë shprehnin, nëpërmjet botimeve të ndryshme, dëshirën për të njohur Shqipërinë në 
arenën  ndërkombëtare.  Ideja  për  autonomi  ishte  përhapur  gjerësisht  në  katër  anët  e  Shqipërisë.  Sipas  De 
Radës,  Shqipërinë  e  vogël  dhe  pa  përkrahje  do  ta  shpëtonin  vetëm  bijtë  e  saj,  duke  luftuar  me  armë  dhe 
pendë në dorë. Në një këngë botuar tek ―Flamuri i Arbrit‖ më 30 mars 1884, populli thotë ndër të tjera: 
O sulltan mos jip pëlqim 
                                                 
338
  Kondo, ―Merita patriotike e Jeronim De Radës pasqyruar në revistën Flamuri i Arbrit‖....,.102. 
339
 Po aty, 104. 
340
  ―Austria dhe Shqipëria‖, Flamuri i Arbrit, Nr.2, Koriliano Kalabro, 20 shtator 1883, 1 


 
68 
E mbajmë vetë Shqipërinë 
Ne nuk shkojmë në Mal të Zi 
As me serb as me Austri 
As me turk as me Greqinë 
Duam vetëm autonominë
341
 
Atdhetari  De  Rada  ka  meritë sepse,  nëpërmjet  organit  të  tij,  u  lidh  më  afër  me  atdhetarët  përtej  Adriatikut 
dhe  bashkë  me  ta,  rrahu  mendime  në  fushën  politike,  arsimore  dhe  gjuhësore,  si  elemente  kryesore  që 
ndihmonin  në  punën  e  madhe  për formimin  e  mëtejshëm  të  unitetit  kombëtar. Me  anë të  kësaj  reviste,  De 
Rada transmetoi zërin e popullit shqiptar. Ai i tregoi botës se atje tej Adriatikut, ndodhet një popull i lashtë 
që kurrë nuk u është përkulur pushtimeve dhe sulmeve të huaja, por ka luftuar me trimëri përballë armikut që 
të  rrojë  i  lirë  si  komb.  Megjithatë  kjo  revistë  nuk  pati  jetë  të  gjatë,  qoftë  për  mungesë  fondesh  financiare, 
qoftë  për  arsye  të  pengesave  që  i  nxirrte  censura  turke,  madje  dhe  ajo  greke,  dobia  e  saj  për  çështjen 
shqiptare qe e madhe. Pengesat nisën të shkaktoheshin njëkohësisht dhe nga politika antishqiptare e Turqisë, 
Austrisë, Italisë, Serbisë, Bullgarisë, Malit të Zi. Përdoreshin lloj-lloj mënyrash dhe formash për të penguar 
botimin, shpërndarjen, shfrytëzimin e së përkohshmes. Por sërish Dora d‘Istria e këshillonte të ishte i duruar. 
Në letrën e 18 prillit të 1844, ajo shkruante: ―Kam parë me dëshpërim letrën tuaj, se ju kanë dalë telashe për 
botimin e një vepre aq të dobishme si “Flamuri i Arbrit” . Është për të ardhur keq, që shpeshherë hasim 
pengesa në punë që përpiqemi t`i bëjmë vetëm me devotshmëri dhe dashuri. Por durimi është i domosdoshëm 
dhe  ne  duhet  të  jemi  gjithnjë  këmbëngulës  për  të  marshuar  përpara”.
342
  Pavarësisht  përpjekjeve  për  ta 
mbajtur  në  jetë  këtë  të  përkohshme,  De  Rada  nuk  ia  arriti  qëllimit.  Sidoqoftë,  e  përkohshmja  ―Flamuri  i 
Arbrit‖ qe një flamur dhe një flakë e gjallë atdhedashurie e një shqiptarizmi të  kulluar. Në këtë organ, De 
Rada  shtroi  me  forcë  çështjen  politike  të  kombit  duke  mbrojtur  të  drejtat  e  popullit  tonë,  duke  e  bërë  të 
njohur çështjen shqiptare në Evropë. Kjo revistë i dha të kuptojë diplomacisë evropiane se në bregun lindor 
të  Adriatikut  kishte  lindur  një  çështje  tjetër,  çështja  shqiptare.  Nëpërmjet  kësaj  të  përkohshmeje,  De  Rada 
krijoi marrëdhënie mes arbëreshëve të Italisë dhe arbëreshëve të Shqipërisë, si dhe atyre që gjenden në vise 
të  huaja,  si  Turqi,  Egjipt,  Greqi,  Rumani,  etj.  Kjo  revistë  luftoi  me  patriotizmin  më  të  madh  kundër 
pushtuesit  osman  si  dhe  synimeve  të  huaja  në  vendin  tonë.  Ai  demaskoi  qëllimet  e  shovinistëve  fqinjë  në 
Ballkan,  serbë,  malazezë,  grekë,  si  dhe  politikën  ekspansioniste  italiane  dhe  austriake.  Mund  të  thuhet  se 
Flamuri i Arbrit‖ është i vetmi organ i parë i shtypit periodik shqiptar që bashkoi inteligjencën shqiptare të 
asaj  kohe,  të  shpërndarë  në  katër  anët  e  botës.  Në  faqet  e  kësaj  reviste,  De  Rada  mbrojti  me  zjarr  para 
opinionit evropian çështjen e ekzistencës së kombit shqiptar, duke provuar se shqiptarët kishin një gjuhë të 
                                                 
341
   Kondo, ―Merita patriotike e Jeronim De Radës pasqyruar në revistën Flamuri i Arbrit‖, 106. 
342
   Po aty 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   47   48   49   50   51   52   53   54   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə