Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə53/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   49   50   51   52   53   54   55   56   ...   102

 
71 
Anselmo Lorekion armik të fesë katolike, por shumë shpejt iu dha përgjigja e merituar nga vetë shqiptarët e 
mirëfilltë  shkodranë.  E  përdyjavshmja  ―La  Nazione  Albanese‖,  e  cila  u  botua  rregullisht  nën  drejtimin  e 
Anselmo Lorekios nga 15 janari 1897 deri në 22 mars 1924, bëri gjatë 27 viteve punë të vyer për çështjen 
shqiptare. Në 1897, kur nisi botimi, pati shumë reagime pozitive dhe përshëndetëse nga opinioni shqiptar. E 
përjavshmja ―Shqipëria‖ e Bukureshtit, me daljen e numrit të parë të ―La Nazione Albanese‖ shkruan: “Nuk 
besojmë të ketë shqiptarë nga ata që duan mëmëdhenë dhe dinë të lexojnë, që të mos i kenë dëgjuar emrin 
Anselmo Lorekios. Tani së fundmi, ai botoi revistën “La Nazione Albanese” e cila shkruhet me mendjen e 
një  politikani  dhe  i  shërben  shumë  kombit.”  Ajo  pasqyron  historikun  e  veprimtarisë  politike,  letrare, 
kulturore  të  asaj  kohe,  duke  i  bërë  jehonë  lëvizjes  sonë  kombëtare  si  dhe  duke  mbështetur  fuqimisht  me 
përkushtim çështjen e pavarësisë kombëtare. Krahas shënimeve letrare, recensioneve, përkujtimoreve, etj., te 
kjo  e  përdyjavshme  prej  12  deri  16  faqesh,  plot  me  lëndë  të  pasur,  gjenden  njoftime  për  ngjarjet  e  kohës, 
korrespondenca  nga  Shqipëria,  memorandume  e  protesta  parashtruar  Fuqive  të  Mëdha  për  mbrojtjen  e  të 
drejtave  tona  kombëtare.
352
  Koleksioni  i  ―La  Nazione  Albanese‖  është  thesar  i  paçmuar  dokumentesh, 
lajmesh,  shkrime  historike,  politike  dhe  letrare  që  i  përkasin  Shqipërisë  prej  shkrimtarëve  më  të  njohur 
shqiptarë dhe italo-shqiptarë.  
Anselmo Lorekio, shkrimtar dhe poet, mirëpriti në revistën e tij artikuj e poezi edhe të shkrimtarëve të 
rinj  që  rrisnin  grupin  e  vogël  të  lexuesve  të  gjuhës  dhe  letërsisë  shqipe.  Në  të  bashkëpunuan  De  Rada,  Z. 
Skiroi,  B. Bilota, Pjetër Komodeka, M.La Piana, T. Toçi, Manilo Beniçi, Luigji Lorekio e shumë të tjerë.
353
 
Anselmo Lorekio e pasqyroi koleksionin e 20 viteve të ―La Nazione Albanese‖ edhe në veprat e tij: Çështja 
Shqiptare, mendimi politik shqiptar në ndërlidhje me interesat italiane, Shqipëria (Albania) në 4 vëllime, si 
dhe  shumë  shkrime  të  tjera  u  shfaqën  në  periodikë  të  tjerë.  Krahas  botimeve  të  artikujve  të  ndryshëm, 
poezive dhe njoftimeve të shumta rreth botimeve për Shqipërinë, për gjuhën dhe letërsinë shqipe në faqet e 
revistës ―La Nazione Albanese‖, që nga dimri i parë i vitit 1900, filloi të botohej përkthimi italisht i veprës 
madhore të Marlin Barletit rreth jetës dhe bëmave të Skënderbeut dhe, po në atë revistë, mes monografive 
me vlerë, u botua përkthimi i punimit të Sami Frashërit ―Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç`do të bëhet‖ si dhe 
poema e Gavril Darës së Ri: ―Kënga e sprapsme e Balës‖.
354
Aktivisti e mendimtari Anselmo Lorekio mori 
pjesë gjallërisht në jetën politike dhe kulturore të shqiptarëve. I dukshëm ishte aktiviteti në Kongresin e dytë 
arbëresh  në  1897.  Ai,  përveç  revistës ―La  Nazione  Albanese‖  botoi  dhe  disa  libra  që  vlejtën jo  vetëm  për 
kulturën shqiptare, por edhe për historinë mbarë ballkanike të asaj periudhe plot trazira. Më 1898, Lorekio 
botoi  vëllime  me  titull  ―La  questione  albanese‖  me  përmbledhje  shkrimesh  të  ndryshme,  ndërsa  më  1904 
botoi vëllimin ―Il pensiero politico Albanese in rapporto agli interesi Italiani‖. Në këtë libër, ku shqyrtohej 
                                                 
352
 Sokolo, ―Arbëreshi Anselm Lorecchio dhe revista La Nazione Albanese‖,45 
353
  Petrotta Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare,411 
354
  Po aty,f.412 


 
72 
gjendja  ballkanike  pas  Traktatit  të  Berlinit,  është  përfshirë  një  dokumentacion  i  rëndësishëm  lidhur  me 
veprimtarinë  e  arbëreshëve  në  dobi  të  Shqipërisë.  Një  ndër  veprat  më  të  dëgjuara  është  ―Albania‖  me  4 
vëllime,  me  përmbledhje  aktesh  të  Rilindjes  Shqiptare,  memorandumet  (1919-1920-1922)  si  dhe  artikuj 
zgjedhur nga numrat e revistës ―La Nazione Albanese‖. Ai përpiqej të çante përpara me realizëm politik në 
vorbullën e ngatërresave ballkanike, duke ngulmuar në parimin thelbësor ―Shqipëria e shqiptarëve‖, në një 
kohë  kur  tërësia  tokësore  e  vendit  tonë  kërcënohej  nga  lakmitë  serbe  dhe  greke,  si  nga  synimet 
ekspansioniste të Austrisë dhe Rusisë.
355
 Në faqet e këtij organi, u mbrojtën të drejtat e popullit shqiptar si 
dhe iu bënë të njohura lexuesve shqiptarë e të huaj ngjarje të rëndësishme të lidhura me kombin tonë. Moria 
e artikujve dhe kronikave përbën një thesar për kulturën dhe letërsinë shqiptare. Vepra e Anselmo Lorekios 
nuk mbeti me kaq. E dukshme qe veprimtaria e tij në Kongresin e Parë arbëresh më 1895, për t`u bërë më e 
fuqishme në Kongresin e dytë arbëresh, më 1897. La një pasuri të çmuar letrare e dokumentare me veprën 
Çështja  shqiptare‖  botuar  më  1898,  ―Mendimi  Politik  Shqiptar‖  më  1904  dhe  veprën  me  disa  vëllime 
Albania‖  e  cila  përmban  dokumente,  memorandume,  thirrje,  peticione,  deklarata,  raporte  dhe  artikuj  të 
periudhës 1862-1893, të cilat paraqesin mjaft interes për historinë shqiptare. Anselmo Lorekio u çmua dhe u 
vlerësua nga personalitetet më të ndritura shqiptare të kohës si Ismail Qemali, Faik Konica, Luigj Gurakuqi, 
e  të  tjerë.  U  vlerësua  dhe  nga  Federata  ―Vatra‖  e  shqiptarëve  të  Amerikës  duke  iu  dhënë  mandate  për  ta 
përfaqësuar  Lorekion  në  mbrojtje  të  të  drejtave  të  kombit  shqiptar  në  Konferencën  e  Paqes  në  Paris.  E 
mprehtë ka qenë polemika e Lorekios me Konicën në dy organe të njohura, ―La Nazione‖ dhe ―Albania‖, por 
i madh ka qenë dhe respekti që ushqyen për njëri-tjetrin, pavarësisht pikëpamjeve herë-herë të kundërta. Më 
poshtë po sjellim disa nga vlerësimet e kujtimeve të Konicës për Lorekion: 
“Ja  dhe  një  tjetër  nga  kapedanët  e  vjetër  të  lëvizjes  shqiptare  u  zhduk  nga  mesi  ynë…  kohëra  të 
largëta  të  mbuluara  pakëz  me  mjegull  për  ata  që  bënin  sehir  por  jo  për  ata  që  merrnin  pjesë  në 
lodrën  e  shtypit.  Por  këto  luftëra  mendimesh  sado  të  ashpra  nuk  linin  shije  të  hidhur  në 
marrëdhëniet e mia personale me Don Anselmon kurdoherë të mira.” 
356
  
Dihet që marrëdhëniet mes Lorekios dhe Faik Konicës ishin përmirësuar, duke lidhur miqësi të fortë 
mes tyre. Lorekio ishte një burrë i drejtë që dha prova për ndershmërinë e tij, punoi deri në vdekje për një 
ideal  që  pjesërisht  e  pa  të  kthehej  në  realitet.  Rrëfeu  një  besim  të  pashembullt  për  rilindjen  e  kombit  të 
Skënderbeut dhe dëshiroi një bashkëpunim vëllazëror italo-shqiptar. Kjo vihet re në shumë shkrime të tij si 
dhe në një letër dërguar gazetës ―Secolo‖ të Milanos, në tetor të vitit 1901, ku shkruante:  
“Është  e  padyshimtë  se  Italia  ka  interesat  e  saj  jetike  dhe  të  drejtpërdrejta  që  të  marrë  masa 
mbrojtëse e të zhvillohet fort në Adriatik. Është pikërisht në të këtillë interesa që veprimi italian gjen 
pikëtakimin  e  tij  me  çështjen  shqiptare,  veprim  që,  i  mbajtur  në  caqet  e  drejta  të  tij,  është  e  drejtë 
                                                 
355
  Maksim Gjinaj, ―Anselmo Lorecchio-Figurë e shquar e qarkut kulturor arbëresh‖,  Rilindja,12 prill 1944,11 
356
 Gjinaj, ―Anselmo Lorecchio-Figurë e shquar e qarkut kulturor arbëresh‖,  11. 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   49   50   51   52   53   54   55   56   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə