Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə54/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   50   51   52   53   54   55   56   57   ...   102

 
73 
legjitime që i takon, pasi Adriatiku është det italian dhe shqiptar dhe kombësitë e tjera që do të donin 
të luftonin për mbizotërimin e tij janë të huaja dhe të paftuara”.  
Ndërsa në vitin 1902, në numrin e 15 shtatorit të ―La Nazione Albanese‖, në kryeartikull, shkruante: 
Mbi flamurin që me nderimin më të madh na besohej nga Jeronim De Rada, flamur i ngjyrosur me 
ngjyrat  e  urrejtjes  së  përligjur  dhe  të  papajtueshme  kundër  të  gjithë  armiqve  të  emrit  dhe  nderit 
shqiptar, kemi dy moto: 1-Shqipëria për shqiptarët 2-Adriatiku det italian dhe shqiptar, pa u lëkundur 
kurrë, pa rënë në ujdi, pa lënë veten të verbohemi nga kompromise të çdo lloji.
357
  
Ky  mendim  i  Lorekios  qe  përherë  i  qartë  dhe  i  pa  lëkundur,  i  pasqyruar  në  të  gjithë  koleksionin  e 
njëzeteshtatë viteve të ―La Nazione Albanese‖. Rreth pozitës dhe qëndrimeve që mbajti Lorekio për çështjen 
shqiptare, duket sikur vihet në dyshim në çaste të caktuara synimi i tij. Në Fjalorin Enciklopedik shqiptar, 
botuar  në  Tiranë  në  1985,  thuhet  shprehimisht  se  Anselmo  Lorekio  i  paskërka  përkrahur  përpjekjet  e 
qeverisë italiane për ta vënë atë në shërbim të politikës së saj në Shqipëri dhe se ai qenkërka shprehur për 
përforcimin e ndikimit të imperializmit në Shqipëri”. Por në fakt kjo nuk është e vërtetë ndonëse në dukje 
shihet pak i dyshimtë qëndrimi i tij pro Italisë. Për sa i përket politikës në veçanti Anselmo Lorekio ndoqi dy 
drejtime  që  mund  të  duken  të  kundërta  me  synimin  përfundimtar.  Aty  nga  mbarimi  i  shekullit  XIX,  kur 
Perandoria  Osmane  tashmë  e  rrënuar  ishte  drejt  fundit  të  saj,  Shqipërisë  i  kanosej  rreziku  i  copëtimit  nga 
Fuqitë  e  Mëdha.  Si  shumë  udhëheqës  së  Rilindjes sonë  kombëtare,  Anselmo  Lorekio  mendonte  se  e  keqja 
më e pakët ishte statusquoja. Për Shqipërinë ishte më mirë zgjedha robëruese e Turqisë, sesa copëtimi apo 
zhdukja nga harta politike. Por, nëse me statusquonë ishte e pamundur të ruhej tërësia tokësore shqiptare në 
kuadrin  e  Perandorisë  Osmane,  atëherë  kundrejt  copëtimit  tonë  nga  Rusia,  Serbia  e  Mali  i  Zi,  arbëreshi 
Anselmo  Lorekio  parapëlqente  bashkimin  e  Shqipërisë  me  Italinë,  duke  menduar  se  përndryshe,  copëtimi 
vendit do të ishte shkatërrim i mirëfilltë që do të dëmtonte rëndë identitetin tonë kombëtar.
358
 Për këtë arsye, 
shoqata  arbëreshe  e  kryesuar  nga  Lorekioja,  hodhi  këndvështrimin  për  mbrojtjen  e  të  drejtave  të  kombit 
shqiptar për liri dhe pavarësi. Shpresat e arbëreshëve dhe Lorekios për një mbështetje nga Italia duket se u 
zbehën pasi u zhgënjyen nga politika qeveritare italiane. Përsëri, Lorekioja vazhdoi t`i bënte thirrje opinionit 
publik që të pajtohej me atë politikë qeveritare. Ndonëse rreth tij pati dhe gjykime jo pozitive për politikën e 
dyshimtë  pro  Italisë,  figura  e  Anselmo  Lorekios  është  dëshmi  e  ngritjes  dhe  e  vetëdijes  etno-kulturore, 
nderim dhe lavdi për vetë Shqipërinë që e nxori nga gjiri i vet. I nderuari profesor Mario Ferrari Vrasagi nga 
Puhëria e Kalabrisë, duke përkujtuar Anselmo Lorekion pati thënë: ―Ai është luftëtar i madh për pavarësinë 
e  Shqipërisë  së  asohershme.  Shkroi  dhe  përjetoi  për  idealet  tona,  madje  prishi  pasurinë  e  vet  për  t`i 
përhapur idetë e guximshme, për të mbajtur gjallë e famën e madhe të “La Nazione Albanese” që e botonte 
në Puhëri pastaj në Romë, gjatë viteve 1904-1905Duhet të jemi fatlumë që jemi bashkëvendës të Lorekios, 
                                                 
357
  La Nazione Albanese, Nr1, janar-shkurt,1921 
358
  Sokoli, Arbëreshi Anselm Lorecchio dhe revista La Nazione Albanese ,48. 


 
74 
duhet të krenohemi që quhemi shqiptarë për gjakun tonë fisnik e të zjarrtë. Le ta duam ta studiojmë, ta flasim 
e  t’ua  mësojmë  vogëlushëve  tanë  gjuhën  shqipe,  që  na  dallon  për  një  theksim  veçanërisht  të  njerëzishëm 
edhe  kur  flasim  italisht.  Le  të  kërkojmë  që  rrugës  së  quajtur  “Viktor  Emanueli”  t`i  vihet  emri  i  Anselmo 
Lorekios, madje ka ardhur koha të mendojmë për një përmendore që të kujtojmë figurën e madhërishme të 
tij,  që  u  bë  zëri  titanik  i  gjithë  shqiptarëve  duke  tërhequr  vëmendjen  e  Italisë  si  dhe  të  shteteve  të  tjera 
evropiane rreth çështjes së pavarësisë së Shqipërisë.
359
 Veprimtaria e Lorekios u vu re që në hapat e para të 
krijimit të lëvizjes kombëtare shqiptare deri në shpalljen e pavarësisë. Ai, bashkë me atdhetarë të tjerë si De 
Rada, Ribero, Bilota, Skiroi, etj., ishte nismëtar i organizimit të Kongresit të parë gjuhësor të shqipes që u 
hap më 1 tetor 1895. Më pas, në 20-22 shkurt 1897, drejtoi Kongresin e dytë të shqipes. Në këtë Kongres u 
mor një sërë vendimesh që synonin njehsimin e alfabetit, çka do të mënjanonte turbullirat, por njëkohësisht u 
vendos krijimi i një shoqate kombëtare shqiptare, ―Societa Nazionale Albanese‖, si dhe botimi i një reviste 
italo-shqiptare.  Revista  që  u  botua  ishte  pikërisht  ―La  Nazione  Albanese‖.  Po  si  u  vlerësua  nga  atdhetarët 
shqiptarë botimi i saj? Si u vlerësua nga të huajt? Çfarë u pasqyrua në faqet e saj gjatë viteve të botimit? Në 
redaksinë  e  ―La  Nazione  Albanese‖  erdhën  shumë  letra  vlerësimi  dhe  falënderimi  nga  të  gjithë  vendet  ku 
kishte shqiptarë. Një letër e tillë është ajo e dërguar nga një grup atdhetarësh nga Bukureshti. Letra vijon si 
më poshtë: 
Bukuresht 16 mars 1897 
I dashur bashkatdhetari Anselmo Lorekio 
Kush është ai shqiptar që nuk është gëzuar nga botimi i gazetës “La Nazione Albanese” të drejtuar 
nga zotëria juaj. Gjithkush që lexon shkrimet tuaja mbetet i mahnitur dhe ju do dhe admiron. Ne jemi 
shumë  shqiptarë  që,  si  ju,  gjendemi  në  tokën  italiane,  atdheun  tonë  të  dytë,  por  nuk  e  harrojmë 
atdheun tonë të vërtetë, Shqipërinë. Ndiejmë një gëzim të pamasë në zemër dhe falënderojmë Zotin që 
nuk e lë Shqipërinë pa njerëz të mëdhenj si ju, të cilët mund të thërrasin me zë të lartë se ajo nuk ka 
vdekur, por është gjallë dhe nuk do të zgjasë shumë kohë që do ta shohim të zërë vendin që i takon në 
shoqëri. Besoj se gazeta që ju drejtoni do t’i shërbejë shumë çështjes shqiptare, sepse do t`i paraqesë 
Evropës që Shqipëria dëshiron të jetë një shtet i vogël, por i denjë për të qëndruar në mes të Evropës. 
Kur doli në dritë “Flamuri i Arbrit” e “Arbri i Ri” nga Jeronim De Rada e Xhuzepe Skiroi, nuk ishin 
pjekur ende kushtet.
360
 
Visar Dodani 
31 mars 1897 
Letrat  falënderuese  jo  vetëm  vlerësojnë  Anselmo  Lorekion  dhe  punën  e  tij,  por  afrojnë  lidhjet  mes 
arbëreshëve dhe shqiptarëve të kudondodhur në botë. Periodiku ―La Nazione Albanese‖ bëhet që nga fillimi i 
                                                 
359
  Po aty 
360
  ―Gli italo-albanesi per laredenzione della loro patria diorigine‖,Albania Nr.11, 1923, 32 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   50   51   52   53   54   55   56   57   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə