Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə56/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   52   53   54   55   56   57   58   59   ...   102

 
77 
I nderuar zoti Anselmo Lorekio 
Me shumë gëzim morëm vesh për publikimin e gazetës “La Nazione  Albanese”. Jemi të lumtur për 
këtë  vepër  tuajën  të  nderuar  ndaj  atdheut  tonë,  Shqipërisë.  Ky  gjest  shton  më  shumë  vlerat  e 
shqiptarëve  të  Italisë,  të  cilët,  ndonëse  të  larguar  nga  mëmëdheu  prej  kohësh,  kontribuuan  në 
lulëzimin  e  gjuhës  dhe  ruajtjen  e  kombësisë  shqiptare.  Kësaj  shoqërie  së  nderuar  i  dërgojmë 
përshëndetjet nga ana e shoqërisë “Vëllazëria shqiptare” me në krye zoti Nikola Daci.  
Vëllazëria jonë do bëjë çdo gjë për t’i dhënë ndihmën e saj gazetës “La Nazione Albanese”.
366
 
  
 
 
 
 
 
Sekretar Kristo Laskara 
   
 
 
 
 
 
President Nikola Daci 
Jehona  e  botimit  të  gazetës  ―La  Nazione  Albanese‖  u  ndje  edhe  në  Greqi.  Një  telegram  i  gazetës 
Akropoli‖ të Athinës u botua në një numër të gazetës ―La Nazione Albanese‖. Në këtë shkrim thuhej: ―
përjavshmja  “La  Nazione  Albanese”  ka  nisur  të  publikohet  në  një  qytet  të  Italisë  nën  parullën  “Përpara 
Shqipëria”.
367
 Edhe shoqëria ―Drita‖ e Bukureshtit nuk ndalet së shprehuri dhe vlerësuari Anselmo Lorekion 
dhe  nismën  e  tij  patriotike  për  themelimin  e  një  gazete  shqiptare  në  Itali.  Në  mbledhjen  vjetore  të  saj, 
shoqëria  shqiptare  ―Drita‖  me  në  krye  zotin  Xhorxhio  Mexi,  publicist i  njohur,  shprehet  në  shqip:  ―Duke 
lënë  mënjanë  shoqërinë  tonë  të  Kostandinopolit,  atë  të  Sofjes,të  Egjiptit  dhe  të  Italisë,  që  të  gjitha  kanë 
punuar me vendosmëri dhe efikasitet, propozoj që ne të paraqesim nota vlerësimi për të gjithë patriotët tanë 
në vendet e tjera. Mbi të gjitha vlerësimet drejtuar patriotëve të Italisë, në krye të të cilëve qëndron Jeronim 
De  Rada,  i  denjë  për  t`u  vlerësuar  nga  të  gjithë  shqiptarët.  Njëkohësisht  të  vlerësojmë  dhe  publicistin  e 
njohur Anselmo Lorekio, i cili ka treguar vlerat e një politikani të vërtetë duke i dhënë shtysë lëvizjes sonë 
kombëtare.
368
  Në  gazetën  ―Shqipëria‖  botuar  në  Bukuresht,  gazeta  ―La  Nazione  Albanese‖  më  1897 
përmendet sërish për vlerat e Lorekios dhe rëndësinë e Lëvizjes Kombëtare shqiptare. 
Aty shkruhet si më poshtë: 
Lëvizja Kombëtare shqiptare është thellësisht racionale dhe patriotike dhe ato që e përfaqësojnë në 
shtyp  janë  shqiptarë  të  mirëfilltë,  siç  është  dhe  zoti  Anselmo  Lorekio  pasardhës  i  luftëtarëve  të 
Skënderbeut gazeta e së cilit “La Nazione Albanese” botuar në Itali është kthyer në zërin e popullit 
shqiptar.
369
 
                             Shqipëria, Viti parë, 1897 nr 9 fq. 2 Bukuresht 
 
Edhe  nga  Bejruti  (Siri)  vijnë  falënderime  dhe  theksojnë  se  gazeta  “La  Nazione  Albanese”  është  e 
destinuar  t`i  ofrojë  shërbime  atdheut  tonë  Shqipërisë  duke  u  munduar  të  shpluhrosë  dhe  eliminojë 
                                                 
366
  Albania, Nr.23,1923, 30. 
367
  Po aty 
368
  Po aty 
369
  Albania,Nr.11,1923,33 


 
78 
errësirën në të cilën ndodheshin për një kohë të gjatë vëllezërit tanë. Ndonëse larg nga vendi im për 
një kohë të gjatë mund të shpresoj që dhe unë të bëj diçka për vendin tim. 
                             La Nazione Albanese 
Anselmo  Lorekio,  në  një  nga  numrat  e  gazetës  së  tij,  shprehet  përmes  një  artikulli:  ―Është  i  madh 
numri  i  letrave  që  më  vijnë  jo  vetëm  nga  kolonitë  tona  në  Itali,  por  dhe  të  shumta  nga  Shqipëria,  Turqia, 
Greqia, Egjipti, Bullgaria, Rumania nga të gjitha vendet ku banojnë shqiptarë. T’u përgjigjem të gjithëve më 
është  e  pamundur,  prandaj  u  lutem  të  gjithëve  të  vijojnë  të  më  shkruajnë  kështu,  mund  të  ruajmë  raportet 
shumë  të  domosdoshme  për  gazetën  tonë,  tashmë  organ  transmetues  i  mendimit  shqiptar  të  jashtëm.
370
 
Anselmo Lorekio sërish shprehet në një tjetër artikull botuar në ―La Nazione Albanese‖ më 15 gusht 1897: 
Fjalët inkurajuese dhe lavdëruese më vijnë nga të gjitha anët për publikimin e “La Nazione Albanese” , dhe 
pse nuk arrij t`i botoj të gjitha, më japin forcë për të vazhduar rrugën e nisur, rrugë tashmë e shënjuar nga 
populli ynë. Shqipëria duhet të jetë e shqiptarëve. Populli ynë ka qartësi të plotë për nacionalitetin e tij dhe 
asnjë i huaj nuk duhet të merret me punët tona.
371
  
Në  një  tjetër  artikull,  botuar  nën  titullin  ―La  Nazione  Albanese‖,  Anselmo  Lorekio  shprehet:  ―La 
Nazione  Albanese”  është  tashmë  e  bërë  e  njohur  për  të  gjithë...  Popullit  tonë  duhet  t`i  njihet  e  drejta  e 
autonomisë dhe e kombësisë. 
372
Do të ishte “çmenduri” të mendosh që Porta e Lartë të na krijojë pengesa 
për përhapjen e gazetës tonë”. Letër iu dërgua Anselmo Lorekios edhe nga Borgo Erizo nga Zara (Dalmaci). 
Letra u paraqit në gazetën ―La Nazione Albanese‖, në një prej numrave të saj. Letra vijon si më poshtë: 
Zoti Anselmo Lorekio 
Përpara Shqipëria! Me këtë moto patriotike ju keni skalitur në një gazetë e cila është e destinuar të 
mbrojë traditat dhe aspiratat e atdheut tonë Shqipëri. Ne bashkatdhetarët nga Borgo Erizo nga Zara 
(Dalmaci) jemi shumë të gëzuar dhe kemi vendosur t’ju konsiderojmë ju si një nga përfaqësuesit tonë 
në  botën  civile.  Në  gazetën  “Shqipëria”  në  Bukuresht  jepen  vlerësime  për  punën  e  De  Radës  dhe 
rolin që kishte gazeta e botuar prej tij. Të gjitha letrat e botuara në gazetën “La Nazione Albanese” 
tregonin  mbështetjen  që  i  vinte  Anselmo  Lorekios  nga  bashkatdhetarët  e  patriotët  nga  vende  te 
ndryshme të botës. Në të gjitha artikujt, del në pah vlera dhe rëndësia e gazetës përmes së cilës ne 
mund  të  njohim  të  gjitha  ngjarjet  më  të  rëndësishme  të  këtyre  viteve.  Ngjarje  të  cilat  lidheshin  me 
Lëvizjen  Kombëtare  shqiptare  jo  vetëm  në  Itali,  por  dhe  kudo  në  botë  ku  gjendeshin  vatra 
shqiptarësh.   
 
 
 
 
 
 
Borgo Erizzo nga Zara (Dalmaci) 
                                                 
370
  Albania,Nr.11,1923, 6 
371
  Po aty,.56 
372
  Po aty,.57 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   52   53   54   55   56   57   58   59   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə